Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Ka kryer fyerje dhe kërcënime ndaj ne të akuzuarve”, Thaçi i shpreh gjykatës shqetësimin për rojën që u bë prokuror
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kosovë > “Ka kryer fyerje dhe kërcënime ndaj ne të akuzuarve”, Thaçi i shpreh gjykatës shqetësimin për rojën që u bë prokuror
KosovëLajmi i fundit

“Ka kryer fyerje dhe kërcënime ndaj ne të akuzuarve”, Thaçi i shpreh gjykatës shqetësimin për rojën që u bë prokuror

Published: September 5, 2025
Shpërndaje

John Devaney, roje burgu në Qendrën e Paraburgimit në Hagë, ku po mbahen Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi, i ka keqtrajtuar dhe kërcënuar fizikisht katërshen e UÇK-së. Këtë e tha ish-presidenti Thaçi në seancën e 27 marsit të këtij viti, kur kërkoi fjalën nga kryetari i trupit gjykues, Charles Smith, raporton KosovaPress.

Devaney, tash prokuror, fillimisht ishte roje e thjeshtë në Sheveningen të Hagës, por u gradua në disa pozita brenda një periudhe të shkurtër.

Ish-eprorët e UÇK-së po mbahen në qendrën e paraburgimit prej vitit 2020. Ata po përballen me një proces të tejzgjatur gjyqësor nën akuzat për krime të pretenduara të luftës.

- Publicitet -

Më poshtë janë disa nga deklarimet e Thaçit të bëra në seancën e 27 marsit:

“Kjo Gjykatë është e Kosovës. E ka themelu Kuvendi i Kosovës me punu sipas kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës dhe besoj që kështu dhe do të përmbyllet ky proces. Por në të njëjtën kohë shqetësimet që i kemi kaluar në këto katër vite e gjysmë këtu, me të njëjtën periudhë kohore, në të cilën sot ballafaqohemi me Prokurorin përballë nesh, dëshiroj të shpreh shqetësime dhe të jeni të informuar dhe ju si Kryegjyqtar dhe në të njëjtën kohë si Panel. U çuditëm sot shumë kur dhe u befasova kur sot përballë nesh u shfaq zotëriu në fjalë. Emri nuk ia di as mbiemrin dhe s’është me rëndësi, që në qendrën e paraburgimit kur kemi ardhur fillimisht dhe për disa vite, është paraqitur si roje burgu, pastaj si hetues pranë qendrës së paraburgimit, pastaj si shef — si zëvendësshef i qendrës së paraburgimit dhe nganjëherë dhe shef i qendrës së paraburgimit. Për të gjitha këto që flas ekzistojnë faktet dhe dëshmitarë”, ka deklaruar Thaçi.

“I nderuar Gjykatës, zotëriu në fjalë – z. Prokuror sot, dje roje burgu. E ne, të katër që jemi të akuzuar në procesin numër, as cigaret s’përdorim. Okej. Personalisht ka kryer kontrolle, Prokurori aktual”.

“Në raste të caktuara, i nderuari Kryetar i Gjykatës, të nderuar Panel Gjykatës, ka kryer fyerje dhe kërcënime dhe fizike ndaj ne të akuzuarve. Na ka fyer dhe ka kryer dhe kërcënime fizike Prokurori që është sot përballë nesh. Nga praktikat e zotëriut, dhe të tjerëve edhe ma gjatë Edhe kjo praktikë mu më shqetëson kur sot e shoh këtë zotëri dje paraqitej si roje burgu dhe sot Prokuror, një praktikë e tillë as ndaj disidentit rus Navalny nuk është praktiku ku mbas 20 ditësh iu kanë ndalu, kanë reagu të gjithë. Dhe, krejt në fund, i nderuari Kryetar i Gjykatës, të nderuar Panel, zotëriu e avokatët”, ka thënë tutje ish-presidenti Thaçi.

Biseda në mes tij dhe kryetarit të trupit gjykues:

Devaney: I nderuar Gjykatës, është e saktë që unë kam punuar në njësinë e menaxhimit të objektit të paraburgimit para disa vjetësh. Nuk më kujtohet që t’i kem…

Gjykatësi Smith: Sa vjet ka?

Devaney: E kam shkëputur marrëdhënien e punës prej aty në fund të vitit 2022. Dhe kam dhe një [REDAKTUAR] e cila është e nënshkruar lidhur me këtë.

Gjykatësi Smith: Problemi është që nuk duan që të vijojnë me procesin. Kështu që do t’ju kërkoj që t’i përgjigjeni kësaj.

Devaney: Një çast, i nderuar Gjykatës.

Devaney: I nderuar Gjykatës, nuk kam argumente materiale për të bërë. Do të them vetëm që mund të them vetëm që znj.Iodice është e gatshme që të marrë rolin tim për të trajtuar ndonjë shqetësim të Mbrojtjes.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
8 Comments
  • km says:
    September 5, 2025 at 11:55 am

    Kjo eshte drejtesia europiane, è Europe’s ku duam te shkojme.Drejtesi qe, EDHE pse e ngritur nga ligjevenesit kosovare, funksionon me urdher at e Beogradit. Sic eshte pranuar edhe nga vete Prokuroret pararendes, Ne vec anti nga Ai prokurori zvicerian, miku I Lulzim Bashes, qe dosje kunder UCK I marrin nga funksionare te zbulimit serb ne stacione e trenit ne Zyrich. Shteti I kosoves duhet te reagoje, Duke e shkrire dhe e shpallur te pavlefshem kete gjukates dhe prokurori. Synimi I Tyre eshte te shpallin UCK formation terrorist ndersa pavarsine E kosoves te paligjeshme. Populli I kosoves, kudo ku Jane, duhet te ngrihet ne proteste dhe te kerkoje liri in e menjehereshme te krereve te UCK.

    Reply
  • intelektuali says:
    September 5, 2025 at 1:08 pm

    Hashim Thaci:

    PO NGATERRON KEKUN ME BYREKUN!

    Mbi ty si udheheqes i UCK dhe te bashkepuntoreve te tu rendojne akuza per “Krime kunder njerezimit” qe lidhen me torturimin dhe vrasjet me nje plumb pas koke te mbi 200 personave ne pyllin e Llapushnikut, shumica kundershtare politike nga LDK dhe gabele te akuzuar si “tradhetare” padrejtesisht, po keshtu mbi ty dhe bashkepuntoret e tu rendojne akuzat per likuidimin e deshmitareve nga Kosova dhe e ekzekutimit te emigranteve kudo ne Bote. Aleksej Navalni eshte perdorur gabim nga ju si shembell i trajtimit te Gjykates Bolshevike te Putinit ndaj nje kundershtari politik. Aleksej Navalni ishte disident antikomunist dhe sa ishte gjalle ASNJEHERE nuk ka mbajtur nje post shteteror. Aleksej Navalni u akuzua nga spiunet dhe bedelet e Putinit per “Agjitacion&Propagande” ne dem te Rusise. Aleksej Navalni nuk eshte akuzuar asnjehere per vrasje njeriu, akuzat per plagosjen e nje polici te infiltruar ishte vetem nje sajese e KGB sovjetike te Putinit. Aleksej Navalni nuk eshte angazhuar ASNJEHERE ne trafikun e organeve njerezore, nuk ka patur as “Shtepi te Verdhe” ne Burrel, as Klinike Frankenshtajn ne kerrthize te Prishtines dhe per Navalnin nuk ka hedhur as Carla Del Ponte dhe as Dick Marty asnje akuze per trafik organesh njerezore sic ka bere Gjykata e Greqise per Natasha Xhacken dhe Pranvera Strakoshen, dy kriminele qe Edi Rama i ngriti ne postet me te larta te Shtetit te tij mafioz enverist.

    ALEKSEJ NAVALNI ESHTE MERTIRI I DEMOKRACISE NE RUSI

    ndersa:

    Ti o Hashim Thaci do te mbetesh si Presidenti i Kosoves qe u arrestua nga Haga per krime kunder njerezimit.

    Reply
  • Dashi says:
    September 5, 2025 at 1:19 pm

    Bo bo çfarë dëshpërimi kam ndjerë kur i pashë nickun , Intelektuali ! Po neve të dinim të ngordhur , o satana , o demon , o njeriu më i qelbur i rruzullit tokësor . Po neve menduam që kishe shkuar me të shumtit , o dushman ,o rrezil e katil , Hosana baraba (Noli) . Sot kam besuar plotësisht shprehjen e urtë të shqiptarëve : “Nuk ha mortja mut” .

    Reply
  • Moisi Golemi says:
    September 5, 2025 at 2:16 pm

    E nxorri dhe një top tjetër nga vërra e b¥thës ky Intelektuhafi.
    E ka zakon të vjetër, nuk i shmanget dot.

    Reply
  • Çlirimtari says:
    September 5, 2025 at 3:04 pm

    Degjo mor klysh i shkines. Eshte per tu admiruar niveli i shqipes qe flisni por mbeteni serish kriminel serb. Nuk ndryshojne kriminelet. Jane te pandreqshem keshtu edhe ju. Shkone gjeji 200 kufoma ne pyllin e Llapushnikut. Por as ujqer te ngordhur nuk do te gjeni.

    Reply
  • intelektuali says:
    September 5, 2025 at 3:11 pm

    Spiunet e Edvinit dhe xhelatet ne ngordhje te Enverit qajne dhe vajtojne per te vertetat absolute qe poston intelektuali, po si nuk ju bie DAMLLAJA o karagjoze te ketij forumi qe nuk dini te hapni dhe te lexoni vete nje faqe ne internet, ne menyre qe beni debat inteligjent me argumenta bindese per lexuesit e ketij forumi te nerum, por ne vend te kesaj cfare beni ju o BOLE fanatike arkaike te regjimit enverist? Ju debatoni me BYTHE dhe MUT. Kjo fyen inteligjencen e te gjitheve qe preferojne te lexojne gazeten DITA. Prandaj o spiune te Edvinit dhe xhelate te Enverit, o kerma te regjimit me tollona dhe bunkere, intelektuali ju tregon fabulen:

    UJKU ENVERIST QIMEN E NDERRON, POR ZAKONIN S’E HARRON!

    dhe:

    Hashim Thaci te mos krahasoje veten me viktimen e Putinit, Aleksej Navalnin, por t’u kerkoje falje falje te qindra familjeve te viktimave te tij, t’u kerkoje falje familjeve te deshmitareve qe ekzekutoi kudo ne Bote, t’u kerkoje falje kosovareve qe nga lakmia per pushtet absolut i beri si nje fis kanibalesh prej Afrike Zulu, njashtu si Enver Hoxha do kohe me pare ne Shqypni dhe njashtu sic i ka bere Edi Rama me Rilindjen e tij enveriste.

    Reply
  • Edi says:
    September 5, 2025 at 4:06 pm

    Dashi i nenes dhe moisi qoftja
    Nuk keni argumenta vetem tifozllek

    Reply
  • Dashi says:
    September 5, 2025 at 5:57 pm

    Po ti ç’pate Edi , të doli emri gjëkundi ?

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 09 qershor 2025
  • Artan Dulaku: Investimi në Zvërnec do ndryshojë Shqipërinë
  • VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  • Këtë herë shpirti shqiptar nuk po njeh kufij: Fluturimi i Flamingove mbërrin edhe në Breshia
  • Shikoni protestat që ka shkaktuar Jared Kushner në Shqipëri. Ky mund të jetë një sinjal shprese për Europën

Komentet e Fundit

  1. prehistoriku on VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  2. Vlora 97 on VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  3. I juaji on Kurti shpall fitoren e pestë, por LVV humb ‘shkëlqimin’ e 51 përqindëshit, rënie e dukshme e pjesëmarrjes në votime
  4. Pellazg on Rama zbulon armikun e ri të popullit: Flamingot imagjinare po i vjedhin ‘likes’ në Instagram
  5. Eh, ç'na gjeti! Opo lere.. on FOTO – SHËNIM: Po këtë kush na i bëri? Grekët, serbët, apo iranianët?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?