Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Ka të kaluar të dyshimtë”, mediat greke sulmojnë Fredi Belerin pasi tentoi të bëjë aleancë me mikun e Elon Musk
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > “Ka të kaluar të dyshimtë”, mediat greke sulmojnë Fredi Belerin pasi tentoi të bëjë aleancë me mikun e Elon Musk
KronikeLajmi i fundit

“Ka të kaluar të dyshimtë”, mediat greke sulmojnë Fredi Belerin pasi tentoi të bëjë aleancë me mikun e Elon Musk

Published: February 5, 2025
Shpërndaje

Mediat greke e kanë quajtur Fredi Belerin si një personazh “me të kaluar të dyshimtë”, pasi ky i fundit propozoi për postin e nënkryetarit të Komitetit Special të sapokrijuar të Parlamentit Evropian “Mburoja për Demokracinë Evropiane”, youtuberin dhe eurodeputetin qipriot Fidias Panajotu.

Gazeta greke “Kathimerini” thotë se iniciativa e Belerit për të mbështetur Fidias-in, të cilin e quan “një shakaxhi i Youtube” ka shkaktuar përplasje të forta midis eurodeputetëve grekë në Parlamentin Europian.

Përveç faktit se e vetmja arsye që Beleri dha për të mbështetur Fidiasin ishte fakti se ai është grek nga Qipro, “Kathimerini” thekson se eurodeputeti qipriot ka marrë publikisht mbështetjen e Elon Musk, i cili gjithnjë e më tepër është kritikuar nga politikanët e lartë europianë për ndërhyrje në politikat e BE-së.

- Publicitet -

“Zgjodha të mbështes deputetin e pavarur qipriot, Fidias Panayiotou, bazuar vetëm në origjinën e tij greke dhe asgjë më shumë. Komplekset e zotit Arvanitis nuk më prekin dhe as nuk më shqetësojnë”, deklaroi Beleri.

Ndërsa eurodeputeti Kostas Arvanitis, një anëtar i partisë së majtë Syriza, kritikoi mbështetjen e Belerit për Panayiotou në “X”, duke thënë: “Një partneritet midis Demokracisë së Re dhe ekstremit të djathtë në favor të Musk në Parlamentin Evropian”.

Ai e përshkroi më tej Panayiotou si “përfaqësuesin e Musk në BE dhe një mbështetës fanatik të sipërmarrësit amerikan të teknologjisë”.

Megjithatë, vlen të theksohet se mospëlqimi i publikut grek për Fidias, më tepër se shoqëria e tij me Elon Musk, mendohet se ka për bazë deklaratat kontroverse të Fidias, i cili njohu realitetin e “pushtimit turk të Qipros”, çka i revoltoi në masë grekët.

Gazeta greke thekson edhe faktin se Beleri është i dënuar me burg në Shqipëri për blerje votash.

Eurodeputetja e Demokracisë së Re, Eliza Vozemberg ndërhyri, duke e përshkruar mbështetjen e Belerit për Panayiotou si një “zgjedhje personale” që “nuk përputhet me qëndrimin politik të Eurogrupit të Demokracisë së Re”.

Vitin e kaluar, Fidias Panayiotou ngjalli zemërim në Japoni dhe u detyrua të kërkonte falje pasi postoi një video në YouTube ku shfaqej duke mos paguar biletën e trenit dhe si dhe u largua pa paguar faturën e mëngjesit në hotel me pesë yje.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
13 Comments
  • ILIR says:
    February 5, 2025 at 12:36 pm

    Ama ekzagjerime beni ju mediat.Car aleance mund te beje Beleri,nje cope gomar hinjorant.I neveritshem si lajm.

    Reply
    • prec Ulaj says:
      February 5, 2025 at 2:41 pm

      Ju a futi Edi edhe Grekeve.
      Mbajeni me shendet hidraulikun e Himares.
      Tani ja nxjerrin vete te palarat Greket Belerit, kriminel i Agimit te Arte.

      Reply
  • Rroft Luli says:
    February 5, 2025 at 1:43 pm

    Ja ku na doli edhe shoku i Intelektuhalesë, Fredis Beleris.

    Reply
    • pilo Lala says:
      February 5, 2025 at 2:46 pm

      Ju kujtohet ai Kacifanaqasi i famshem qe e vrane forcat Renea ne Dropull para 6-7 vjetesh?
      I bene edhe nje varr madheshtor Greket, erdhen nja 2-3 vjet e qanin e sillnin kurora me lule.
      Shkoni shikojeni tani, mbi varr bejne shurren gomaret e fshatit. Jo gomare dosido, te ardhur nga greqia.

      Reply
  • lato says:
    February 5, 2025 at 2:10 pm

    Idjoti quhet i mencur,sa s`ka hapur gojen.

    Reply
    • pilo Lala says:
      February 5, 2025 at 3:07 pm

      Flitet qe mund te vije ne vend te Janullatosit ne Kishen e Shqiperise.
      Suksese te metejshme Kryepeshkopit Fred Beleri.

      Reply
  • demo says:
    February 5, 2025 at 2:16 pm

    Do ta denojne greket,se shqiptaretr i hengren mutin.

    Reply
    • pilo Lala says:
      February 5, 2025 at 2:43 pm

      Shqiptaret e denuan, e shporren nga Shqiperia, ja dhane Grekut si dhurate, greku e hengri karremin, e beri veqil.

      Reply
  • Artan says:
    February 5, 2025 at 2:26 pm

    Pse nuk po vjen intelektuhalja te.mbroje dashnorin.e vet valle?

    Reply
  • Alban says:
    February 5, 2025 at 2:45 pm

    Me qafsh mua, nese ky debili vetullzi ka kuptuar per ca po votonte.

    Reply
  • Haka Tekizoti says:
    February 5, 2025 at 3:29 pm

    Mediave greke surrati e bëmat e Belerit u dhemb vetëm kur prek interesat e tyre, ndërsa kur e përdor Micoja i Taqisit dhe ekstremistët grekë kundër Shqipërisë e marrin në mbrojtje. Po, në fund të fundit kanë të drejtë përderisa kundër Shqipërisë e përdorin dhe Saliu e Meta.

    Reply
    • pilo Lala says:
      February 5, 2025 at 7:18 pm

      Sakte.

      Reply
  • chp says:
    February 5, 2025 at 4:20 pm

    Nese ka nje rast te vetem ne bote qe Amerika e Bidenit & Tampit…Europa e Melonit & Makronit dhe Shqiperia e Ramortjes & Berishales mbyllin syte para nje terroristi te CERTIFIKUAR nga mediat & drejtesia greke eshte rasti i felliqsires Beleri…Per tu bindur keni poshte ne anglisht (falje per mos perkthimin) Rezume zyrtare te tij )sekuenca) (CITOJ)
    On 18 March 1995, the Greek authorities arrested near Delvinaki seven passengers of two cars, including Beleris, after finding in the cars’ trunks nine Kalashnikov automatic weapons, two pistols, bayonets, camouflage, radio, and hoods. The Kathimerini journalist Stavros Tzimas in his book In the constellation of nationalism said: “There was no doubt that the arrested men were planning to attack a military target, which was the Longos camp, a short distance from the border. It was also revealed that it was roughly the same group, or at least some of its members, that had struck in Peskepi (Peshkepi-shqip).He has been identified as the MAVI member who under the nickname “Fanis”, discussed with journalist Stavros Tzimas his participation in the MAVI-related Episkopi and Longos incidents; as well as the group’s 2001 terrorist attack with a handgrenade in Peristeri, Athens, against Greeks of Albania cooperating with the Albanian state,(fund citimi)…Pra sa me shume te shani Enverin aq me shume do shijoni spermazoidet e Belerit…Nuk them se Enveri apo Zogu kane qene burra te mire por grekut i “cine” nonat ne kohen e tyre..

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • FOTO / Ortek njerëzor në Tiranë në Ditën 35 të protestës! Sheshi foli edhe njëherë qartë: Largim i pushteteve të vjetra dhe të korruptuara
  • ​”I gjetëm rusët!”
  • Lea Ypi shpërndan letrën e 11 organizatave drejtuar qeverisë shqiptare
  • Rama për ZDFheute: Nuk i themi dot jo 4 mld euro! I kuptoj protestuesit, kanë shumë arsye të tjera për të dalë në rrugë
  • Aksidenti tragjik në Librazhd, a u vra 42-vjeçari nga neglizhenca e ARRSH-së?

Komentet e Fundit

  1. lato on ​”I gjetëm rusët!”
  2. Berati on Krah flamingos dhe me kokën ulur, Rama: Faleminderit për urimet dhe sharjet në këtë ditëlindje
  3. Po on LISTA: BKH zbarkon në terren, gati prangat për 25 të kërkuar në disa qytete
  4. Genti on LISTA: BKH zbarkon në terren, gati prangat për 25 të kërkuar në disa qytete
  5. ANA on Krah flamingos dhe me kokën ulur, Rama: Faleminderit për urimet dhe sharjet në këtë ditëlindje

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?