Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Këngëtarja që përfaqësoi Shqipërinë në Eurovision: Më lanë në mes të rrugës, ja ç’më ndodhi për katër netë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Këngëtarja që përfaqësoi Shqipërinë në Eurovision: Më lanë në mes të rrugës, ja ç’më ndodhi për katër netë
Lajmi i funditLifestyle

Këngëtarja që përfaqësoi Shqipërinë në Eurovision: Më lanë në mes të rrugës, ja ç’më ndodhi për katër netë

Published: December 11, 2023
Shpërndaje

Ronela Hajati, e ftuar në “Më lër të flas”, ka folur për eksperiencën e saj në Eurovision dhe u shpreh se pavarësisht dëshirës së madhe për skenën, sërish u përball me shumë sfida.

Ajo foli për kritikat dhe komentet që i janë bërë:

“Në fakt, unë nuk kam folur asnjëherë për Eurovision-in si eksperiencë në media se e kam mbajtur për vete, por kur kam qenë andej kam parë që ka pasur një lumë kritikash dhe vërejtjesh për paraqitjen, veshjen”, tha Ronela, duke shtuar se jashtë shtetit, kënga ka qenë një hit.

- Publicitet -

“Këtu ma kthyen shpinën shumë njerëz dhe s’e prisja, sepse publiku mua më njeh dhe e di se çfarë natyre kam në skenë. Gjithçka ka ndodhur (në skenën e Eurovision), çdo gjest, ka qenë i mirëmenduar.

Ai nuk është një festival i këngëve kombëtare dhe nuk është se duhet të përfaqësosh traditat apo kulturën e shtetit tënd; ai është një festival ekstra modern, jashtë çdo pritshmërie dhe mbase tingëllon egoiste, por unë atje kam menduar që të bëj show për emrin tim, sepse të them të drejtën, marrëdhëniet që kam pasur atë vit me gjithë stafin e Radiotelevizionit Shqiptar kanë qenë shumë të serta”, u shpreh Ronela.

Më tej, rrëfeu më shumë mbi këtë raport:

“Unë kam dashur diçka të madhe, një skenë gjigante që të bëhej ekstra për mua, por ai buxhet nuk m’u dha kurrë dhe unë u detyrova që edhe klipin përfaqësues ta paguaja vetë”, tha këngëtarja.

Ajo tregoi për “hotelin” ku qëndroi:

“Të shihje shtetet e tjera në çfarë hotelesh rrinin, ne kemi fjetur në një motel jashtë Torinos dhe kur vinin fansat, sepse realisht ka fansa, nuk dinin ku të na gjenin, sepse aq në periferi ishte.

Ditët e fundit nuk mora kurrë një mesazh nga drejtori, asnjë “suksese”, jo se e ka taksative, por nuk kam pasur asnjë mbështetje dhe kjo është e turpshme”, tha ajo.

Ronela tha edhe se i kishte paguar vetë qëndrimin e stafit të saj për 4 ditë, sepse stafi i RTSH-së u largua:

“Duhet të rrinim edhe 4 ditë derisa se të mbaronte festivali dhe ata ikën. Unë jam detyruar të paguaj vetë hotelin për gjithë stafin, sepse stafi i RTSH-së krisi, iku dhe më la në mes të 4 rrugëve”, u shpreh ajo.

Ronela shtoi se s’e kuptoi pse ndodhi kjo eksperiencë, si dhe pranoi gabimet e saj në Eurovision:

“Unë s’e kuptoj pse ndodhi kjo sepse jam përpjekur me gjithë dashamirësinë dhe dëshirën më të madhe dhe kjo s’diskutohet sepse isha unë aty dhe kënga ime, por pavarësisht se unë pata shumë gabime që i bëra atje dhe i pranoj.

Mund të kisha lënë diçka të ngjashme me performancën që kisha lënë në RTSH, por isha shumë e gëzuar, sepse këndoja para 30,000 vetave në çdo dy ditë.

E prej gjithë atij gëzimi të madh, ti harron që s’duhet ta lodhësh zërin…kam pasur shumë gabime, por që mbështetja nga ata që vërtet të më mbështesnin ishte zero”.

Ajo tha se është e nerveritshme që njerëz të ndryshëm e kritikonin nëpër emisione për performancën e saj:

“Unë isha andej dhe shihja që bëheshin përditë emisione me burra e gra të një moshe të konsiderueshme që uleshin e flisnin për një gocë se si i kishte “turpëruar”, “ulur kokën”, “dalë e zhveshur”.

Realisht më mbushen sytë me lot dhe s’dua ta kujtoj fare këtë, por është e neveritshme të merresh me një artiste, e cila ka kënduar prej vitesh dhe të bësh emisione që janë edhe formate politike, për të sharë një artiste që është munduar pafund për të dalë atje, sepse kjo u pa, pasi kënga ime, mirë keq, është e vetmja këngë hit që ka dalë nga Shqipëria”.

“Realisht, më dhemb shpirti që ne mbështjetjen ndaj njëri-tjetrit e kemi zero”, tha ajo e zhgënjyer.

Ronela përfaqësoi Shqipërinë 2 vite më parë, me këngën “Sekret”.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
6 Comments
  • Andi says:
    December 11, 2023 at 10:29 am

    Ajo perrfomance qe bere ti ferkon nje femer fine nga trupi dhe mendja por ti nuk e kupton kaq gje

    Reply
  • tom says:
    December 11, 2023 at 10:53 am

    dava kurvash derisa i eshte merzitur dhe stafit te rtsh

    Reply
  • Filoeuropiani says:
    December 11, 2023 at 11:10 am

    Po ke menduar “te besh show per emrin tend” si thua ne interviste ke marre ate qe ke merituar.
    Perfaqesimi i nje kenge ne EuroSong mundesohet nga parate publike ashtu si rroga e babait tend qe ka qene drejtori RTSH. Keshtu qe egoizmin tend tregoje diku tjeter. Madje as ne publik jo se s’te ka borxh njeri.
    Kenga ne EuroSong duhet te jete produksion i nje stafi te RTSH dhe jo endrrash kengetari per te cuditur Europen.

    Reply
  • Dudumi says:
    December 11, 2023 at 12:01 pm

    Tu be padrejtesi e madhe. Edhe Bocelli ta kendonte ate kengen tende s’do arrinte ne finale. Mos mendo shume per vete kur parate duhet ti paguajne te tjeret. Hajde, suksese heren tjeter.

    Reply
  • demo says:
    December 11, 2023 at 12:35 pm

    Me ato pordhe te medhaa qe ke ti ,,je si brekushet e edi rames ne Samitin e EuroCudirave,.u te dy e keni cuditur Europen.Ay me brekushe,Ti me Ato Shtylla marshallah,si trung baobabi.

    Reply
  • muçua I tanes says:
    December 11, 2023 at 3:26 pm

    Ah moj vajze, ne eurovizjon ti perfaqesove shqiperine jo dy shtyllat e tensionit te larte te cilat sishin ne proporcion me kengen ne ate shkalle qe ti mendon, ne balance te jap noten-1
    por per te ardhur akoma me keq eshte yt at….korba ke kemi patur drejtor te RTSH?

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Rama për amendamentin e PE-së: Nuk ka lidhje me Zvërnecin por me Nartë-Vjosën
  • “Metamorfoza”, GJKKO dënon me 6 vite burg biznesmenin Pëllumb Gjoka dhe me 5 vite ish-shefin e Policisë
  • Balla sfidon Marjana Koçekun: Ta provojë nëse e merr dot mandatin pa “grushtin dhe trëndafilin”
  • Akuzohet se përdori postin për veprimtari politike, kryebashkiakja e Roskovecit shkon në GJKKO
  • Leksione morali me Aruba në sfond

Komentet e Fundit

  1. tio on Largimi që ka hapur një “Kuti Pandore”
  2. nona on Leksione morali me Aruba në sfond
  3. Ana on Leksione morali me Aruba në sfond
  4. xxx on Shkrihet’ kadastra e Dibrës, 14 urdhër-arreste për zyrtarë, mes tyre kandidati për deputet
  5. Shqipe on Leksione morali me Aruba në sfond

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?