Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kërcënohet me jetë Irena Gjoka, shtohen masat e sigurisë për gjyqtaren e SPAK
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Kërcënohet me jetë Irena Gjoka, shtohen masat e sigurisë për gjyqtaren e SPAK
AktualitetKronike

Kërcënohet me jetë Irena Gjoka, shtohen masat e sigurisë për gjyqtaren e SPAK

Published: April 29, 2026
Shpërndaje

Komisioni për mbrojtjen e gjyqtarëve, në të cilin bëjnë pjesë Ministria e Brendshme, Ministria e Drejtësisë, anëtarë të Këshillit të Lartë të Gjyqtarëve, drejtuesi i Gjykatës së Posaçme Erjon Bani dhe zyrtarë të Policisë së Shtetit, kanë aprovuar masa shtesë mbrojtjeje për gjyqtaren Irena Gjoka, ku veç gardës me detyrë për të ruajtur gjyqtarët dhe prokurorët e SPAK, do të ketë edhe oficerë nga njësia e mbrojtjes së veçantë.

Të dhënat e kërcënimit të gjyqtares antikorrupsion dhe indiciet për rrezikimin e saj mbahen sekret nga autoritetet.

Gjoka ka pasur edhe më herët mbrojtje, jo vetëm për shkak të detyrës që kishte si zv/kryetare e Gjykatës së Posaçme, por edhe si relatorë e çështjeve të forta dhe të njohura publikisht, një ndër to dosja Partizani.

- Publicitet -

Më herët, si gjyqtare e çështjes Partizani, në kulmin e akuzave ndaj saj, autoritetet vlerësuan se gjyqtarja ishte e rrezikuar dhe ndaj i vendosën truproja.

Aktualisht, nga komisioni ka ruajtje të veçantë nga shteti gjyqtarja Gentian Muça, pasi në automjetin që e përdorte ajo dhe bashkëshorti i saj prokuror u vendos tritol gati pesë vjet më parë.

Pamje nga mbledhja urgjente në KLGJ:

Si edhe ish-gjyqtari i Shkodrës Tonin Stërkaj, në banesën e të cilit hodhën tritol dhe autorët nuk janë gjetur ende.

Ish-gjyqtari e ka larguar familjen dhe ndërsa u shkarkua nga vettingu, komisioni i KLGJ ka vlerësuar se ai është i rrezikuar.

Shumica e të mbrojturve nga shteti janë prokurorë të SPAK, si edhe tre prokurorët e Elbasanit, njëri prej të cilëve për arsye sigurie u transferua në kryeqytet. / TCH

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Shkon në 90 numri i të helmuarve në Vlorë, dyshime për probleme me ujin e pijshëm
  • SPAK kërkon 2 vite burg për Benet Becin: Dënimi të konvertohet në 4 vite shërbim prove
  • Pse votuesit në mbarë botën po dynden drejt kutive të votimit?
  • Biden rrëfen betejën me kancerin: Sëmundja më ka ngadalësuar
  • ​Tërmet politik në Hungari: Vëllai i Viktor Orbán arrestohet me akuzën e trafikut të qenieve njerëzore

Komentet e Fundit

  1. Jugori on FOTO: Pamjet e rralla, Shqipëria një vit pas shpalljes së Pavarësisë
  2. demo on “Rama në fund do tërhiqet zvarrë”! Duhen ndaluar fjali të tilla në emisionet e opinioneve?
  3. Humoristi on HISTORI: Kush ishte fajtori dhe cila është e vërteta e Masakrës së Gërhotit?
  4. Humoristi on Pse humbi Trump, sipas vetë Trump: Pjesë nga intervista që po konsiderohet si “më e sinqerta” dhënë ndonjëherë prej tij
  5. MH on HISTORI: Kush ishte fajtori dhe cila është e vërteta e Masakrës së Gërhotit?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?