Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Këshilltari i DASH: Kosova duhet të formojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kosovë > Këshilltari i DASH: Kosova duhet të formojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe
KosovëKryesore

Këshilltari i DASH: Kosova duhet të formojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe

Published: January 12, 2023
Shpërndaje

Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet tha se “Kosova duhet të përmbushë të gjitha zotimet në kuadër të dialogut, përfshirë edhe formimin e Asociacionin e komunave me shumicë serbe” dhe se presin që “Qeveria e Kosovës të vendosë disa propozime në tryezë”.

Kështu tha ai gjatë një bisede me gazetarët në Prishtinë.

“Ne besojmë se Asociacioni është një çështje urgjente, është një çështje urgjente në agjendën e dialogut, ka marrë një rëndësi edhe më të madhe pas ngjarjeve të fundit në veri. Presim që Qeveria e Kosovës të vendosë disa propozime në tryezë”, theksoi Chollet.

- Publicitet -

Ai shtoi se SHBA-ja nuk e mbështet diçka që i ngjan Republika Srpskës.

“Ne nuk po kërkojmë nga Kosova të mbështesë asnjë marrëveshje që nuk është në përputhje me Kushtetutën dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2015”.

“Ne besojmë se jemi në një moment kritik. Ne besojmë se Kosova me Serbinë duhet të angazhohen urgjentisht në dialogun e udhëhequr nga Bashkimi Evropian, i cili po punon drejt një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve të përqendruara në njohjen reciproke”, tha ai.

Chollet tha se SHBA-ja beson se dialogu është mjeti më i mirë për Kosovën për ta siguruar të ardhmen e saj të plotë evropiane dhe euroatlantike.

Ai tha se SHBA-ja dëshiron ta shpenzojë energjinë e saj diplomatike në punën drejt të ardhmes euroatlantike të Kosovës, dhe se do të donin të shpenzonin më pak energji në menaxhimin e krizave.

Chollet tha gjithashtu se mesazhi i tyre për Beogradin është që mos të ketë akte provokuese dhe të punohet drejt shtensionimit të situatës.

Zyrtari amerikan shtoi se marrëdhëniet e SHBA-së me Kosovën “mbeten shumë të forta”, dhe se vizioni i tyre për vendin është “një Kosovë multietnike, e pavarur, sovrane, e sigurt dhe demokratike”, duke shtuar se janë për integrimin e plotë të vendit në strukturat evropiane dhe euro-atlantike”.

“Ashtu si SHBA-ja, edhe Kosova është një shoqëri e larmishme, multietnike dhe ne besojmë se diversiteti i bën vendet tona më të forta. Ne besojmë se Qeveria e Kosovës duhet ta festojë atë diversitet dhe duhet të vendosë politika që sjellin sukses për të gjithë kosovarët, pa marrë parasysh përkatësinë e tyre etnike”.

Chollet tha se duhet të festohet për të gjitha ato që ka arritur Kosova ndër vite, por shtoi se do të “vijnë shumë sfida”.

“Ne nuk duam ta shohim duke u shpërdorur gjithçka që është arritur dhe nuk duam ta shohim atë potencial të madh, që mendoj se është real, të parealizuar”, tha ai

Para takimit me gazetarë, Chollet takoi liderët institucionalë dhe të partive politike opzitare në Kosovë.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
10 Comments
  • Arben says:
    January 12, 2023 at 9:45 am

    Sic e kan ba shqiperin kosh plehrash dhe bandash dhe trafiqesh me politikan hjdut vrasjes dhe shites te interesit kombetar ate pune kan ban ne kosove deri dje me pronton mafin e klanit thaci mustafa haradinaj po tenton me dhune tja inponoj kosoves marrveshjet e genocidit serbe ne kosove qe ti shkeputet pjesa me vitale per ekonomin e kosove ne te ardhmen pra kjo eshte amerika e hjdutavet te interesave te shqiptareve duke favorizuar njerzit qe e vjellin dhe e shesin vendin e tyre kete tip politikani done amerikanet ne pushtet dhe jo ata qe done qe interesat e vendit mos te shiten ne treg sic kan ba tash 30 vjet ne shqiperi dhe 20 e sa vjet ne kosove ne vend qe te vihet para drejtesia serbia per kriment ndaj shqiptareve dhe popujve te tjera po i brjne fovore dhe qoka athua nuk ka nsollur as dhe nje gje e keqe nga qeveri serbe dhe favorrizohet pas ardhesit e millishecicit dhe kryqezohet kosova nga haleatet e ish pushtetare qe i holli me vote populli i kosoves pra Amerikanet jane te pa bese si me indjanet qe i strehuan nga i ftofti dhe pastaj i vrane keshtu po ja bejne kosoves me tradhetaret qe vet i vune ne pushtet dhe kur nuk ju duheshin me ju futen shkelmin dhe tani ju thone zbatojeni se keshtu e don serbia qe te qetesohet se na sulmon me arme dhe ne nuk kemi fuqi ta perballojme.

    Reply
  • Ladi says:
    January 12, 2023 at 10:08 am

    Le të shikojnë shqipot e Kosovës udbashin Arben, që përpiqet të na armiqësojë me Amerikën

    Reply
  • Mala says:
    January 12, 2023 at 11:03 am

    “Zajednica” nuk duhet te behet!Kete duhet sqaruar aleateve tane, se kjo ka pasoja te vazhdueshme negative. Zajednica nese formohet,doemos duhet ne mbeshtetje te Kushtetutes se Kosoves, jo nje etnike dhe pa kompetenca ekzekutive.

    Reply
  • Ppsh says:
    January 12, 2023 at 12:22 pm

    Kjo eshte ajo qe po kerkon qeveria e kosoves
    1) jo nje bosnje e dyte
    2) njohja nga serbia ne te njejten pakete me asociacionin
    Por ka disa pika qe ju si amerike duhet ti jepni pergjigje
    1) shqiptaret pranuan kosoven shtet me kushtetuten e ahtisarit si sakrifice perkunder bashkimit kombtar
    2) kushtetuta e ahtisarit e cilson kosoven multietnike edhe pse ka 92% shqiptar (nje sakrifice tjeter e shqiptareve)
    Tani ajo kushtetute bie poshte ne favor te serbeve me 6% te popullsise cdo behet me kete kushtetute?
    Po shqiptaret ne mal te zi qe kan po ate peqindje do ta kene asociacionin? Po ata ne presheve?
    Po maqedonia do federalizohet?
    Sepse pare keshtu ne syte e shqiptareve te ketyre trevave amerika duket qe nuk eshte ajo qe njohin

    Reply
  • DRENICA E KUQE says:
    January 12, 2023 at 1:32 pm

    SHBA dhe bota demokratike duhet ta kuptojnë se Shqiperia eshte e copetuar ne 6 “shtete demokratike”, por asnjëra nuk eshte SHQIPERI e vertete, prandaj ftohen te gjithë miqtë e popullit shqiptar dhe popujt demokratike te botes qe te veprojnë sipas këtij teksti te mëposhtëm, per ta mbështetur “OREN E SHQIPERISE”:
    Ora e Shqipërisë, nuk po pushon për asnjë çast!
    Ora e Shqipërisë, i fton Fuqitë e Mëdha, me në krye SHBA, BE dhe NATO-n, që ta përurojnë Shqipërinë, duke i prerë kufijtë e saj të brendshëm.
    Me këtë gjest politik e diplomatik, njerëzor, nuk ndryshojnë kufijtë e jashtëm të Mesdheut Iliro-Shqiptar dhe del në dritë, siç shihet në hartën tonë:
    SHQIPËRIA – SHQIPËRI!

    DRENICA E KUQE

    Reply
  • demo says:
    January 12, 2023 at 1:45 pm

    Zonja Amerike,,Po e ben si lopa.E mbushe,e mbushe,Tani i re me shqelm.
    Nuk ka Associacion te komunave serbe ne Kosove,.Dashke qe 5% serbe te Kosoves te rrembejne gjysmen e territorit.
    Pregatitu per lufte Kosove!Dy duar per nje koke.Shqiptaret kudo ku jane te japin per Armatimin.
    Nen shembullin e Ukraines.

    Reply
  • Mollosi says:
    January 12, 2023 at 2:30 pm

    Asociacioni eshte i parapare me pakon e Ahtisarit. Pa kete pako nuk do te kishte shtet te Kosoves. Prandaj Kosova duhet ta beje asociacionin pa ra ne kundershtim me Kushtetuten e saj. Kete e garantuan edhe amerikanet dhe thane qe asociacioni nuk eshte i njejte me Republika Serbska. Shtyerja e formimit te asociacionit do te jete fatal per Kosoven.

    Reply
  • Gaqi says:
    January 12, 2023 at 2:40 pm

    O Mollos, associationi nuk eshte parapare tek Ahtisari, tek ahtisari eshte parapare nje shtet multietnik. Dhe shtete multietnike ke me qindra ne bote. Association do te thote nje structure si ajo ne Bosnje:Srpska Republica. Kur nuk ne j qarte mos hidh shashka tymi.

    Reply
  • epo kjo pune says:
    January 12, 2023 at 5:05 pm

    dikur hoqen emrin e Enverit duke e ndare universitetin, beni hile dhe ju, krijoni 4 asoc territoriale medemek prefektura veri, jug, lindje e perendim, pa fuqi ekzekutive por vetem gjera lokale… I mbyllet sqepi serboles nderrkohe reciprocitet me luginen dhe BE boll me demagogji por ta njohe kosoven si e tere

    Reply
  • Mollosi says:
    January 12, 2023 at 8:59 pm

    Z. Gaqi, ate qe e thash eshte e vertete. Dhe tjetra, asociacioni nuk do te thot qe eshte nje strukture si ajo ne Bosnje dhe Hercegovine. Asociacioni nuk ka kompetenca ekzekutive. Kete nuk mund ta kundershtoi as Serbia sepse ne vitin 2015 vet Vuciq e nenshkroi dokumentin ku thuhet se asociacioni do te behet ashtu sic do ta thot (interpretoje) Gjykata Kushtetuese e Kosoves.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • ARRSH hap procedurën, 6 mbikalime për këmbësorët do ndërtohen në autostradën Tiranë-Durrës
  • Alarm në Kremlin, Putini rrezikon humbjen historike në Kaukaz
  • Publikohet super-renditja e Botërorit 2026: Nga favoritët te skuadrat pa shpresa
  • Rama sjell shembullin e Bahamasit për zhvillimin e turizmit: Flamingot nuk janë problem, por privilegj
  • Me flamuj kuqezi dhe pankarta, shqiptarët protestojnë para selive të BE në Bruksel për Zvërnecin

Komentet e Fundit

  1. Aldrin on “Shqipëria nuk shitet”, sot protesta e tetë në Tiranë: Rama të japë dorëheqjen
  2. Patrioti on Gjendet i pajetë në lumin Mat, ish-drejtuesi i Gardës së Republikës
  3. ¿? on Deklarata e akademikes greke trazon rrjetin: “Athina kur ishte me shumicë shqiptare”
  4. Ppp on Protestuesit në Zvërnec, Rama ironizon: Mos i bëni për të qarë flamingot duke ua zhvirgjëruar plazhin
  5. ¿? on Karakaçi njofton subvencionimin e shoqërive të transportit publik

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?