Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kim Jong Un kërcënon përsëri me përdorimin e armëve bërthamore
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Kim Jong Un kërcënon përsëri me përdorimin e armëve bërthamore
AktualitetBote

Kim Jong Un kërcënon përsëri me përdorimin e armëve bërthamore

Published: October 8, 2024
Shpërndaje

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka paralajmëruar përsëri se mund t’i përdorë armët bërthamore në konflikte të mundshme me Korenë e Jugut dhe me Shtetet e Bashkuara, raportuan mediat shtetërore të martën. Ai i akuzoi këto dy vende se po e provokojnë Korenë e Veriut dhe se po i rrisin armiqësitë në Gadishullin Korean.

Kimi Jong Un ka bërë disa herë kërcënime të ngjashme për përdorimin e armëve bërthamore për parandalimin e sulmeve kundër vendit të tij, por paralajmërimi më i ri vjen në një kohë kur ekspertët e jashtëm thonë se Koreja e Veriut mund t’i rrisë armiqësitë para zgjedhjeve presidenciale në SHBA muajin e ardhshëm.

Gjatë një fjalimi të hënën në një universitet që mban emrin e tij, Universiteti i Mbrojtjes Kombëtare Kim Jong Un, ai tha se Koreja e Veriut “do t’i përdorë pa asnjë ngurrim të gjitha armët sulmuese kundër armiqve të vet”, nëse ata përpiqen t’i përdorin forcat e armatosura kundër Koresë së Veriut, sipas agjencisë zyrtare të lajmeve të Veriut, KCNA.

- Publicitet -

“Në këtë rast, nuk përjashtohet as mundësia për përdorimin e armëve bërthamore”, shtoi ai.

Kimi tha se qëndrimi bërthamor i Koresë së Veriut duhet të përmirësohet plotësisht, sepse Koreja e Jugut dhe Shtetet e Bashkuara po përpiqen ta forcojnë aleancën e tyre ushtarake bazuar në planifikimin e përbashkët bërthamor dhe strategjik, një veprim që ai tha se do të rrisë rrezikun e prishjes së ekuilibrit të pushtetit në Gadishullin Korean.

Duket se ai iu referua udhëzimeve të reja mes Koresë së Jugut dhe SHBA-së për parandalimin e sulmeve, që këto dy vende i nënshkruan në korrik, për t’i integruar armët konvencionale të Koresë së Jugut me armët bërthamore të SHBA-së, për t’u përballur më mirë me kërcënimet e vazhdueshme që vjinë nga Koreja e Veriut.

Koreja e Jugut nuk ka armë bërthamore. Prej se e miratoi një doktrinë agresive bërthamore në vitin 2022, Koreja e Veriut është zotuar në mënyrë të përsëritur se do t’i përdorë armët bërthamore e para, nëse e parashikon se udhëheqësia e Penianit është e rrezikuar.

Por, shumë ekspertë dyshojnë nëse Koreja e Veriut mund ta bëjë vërtet këtë, pasi forcat e saj ushtarake janë mëtë dobëta se ato të SHBA-së dhe Koresë së Jugut. Zyrtarët e SHBA-së dhe të Koresë së Jugut kanë paralajmëruar se një përpjekje e Koresë së Veriut për të përdorur armë bërthamore do të kishte për pasojë fundin e Qeverisë së Kimit.

Tensionet në Gadishullin Korean janë thelluar në javët e fundit, me Korenë e Veriut që ka zbuluar një objekt për prodhimin e uraniumit të gradës ushtarake, një përbërës bërthamor, dhe ka vazhduar një sërë testimesh raketore.

Presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol, tha se zbulimi nga Koreja e Veriut i këtij objekti bërthamor ishte ndoshta një përpjekje për të tërhequr vëmendjen e SHBA-së para zgjedhjeve presidenciale të muajit të ardhshëm, dhe se Veriu ka gjasa të bëjë provokime të mëdha, si për shembull, testimin e një shpërthimi bërthamor dhe testimin e raketave me rreze të gjatë.

Shumë analistë thonë se Koreja e Veriut ka të ngjarë të përdorë arsenalin e saj të zgjeruar bërthamor për të fituar lëshime nga SHBA-ja, si për shembull lehtësimin e sanksioneve, pasi të inaugurohet administrata e re në SHBA.

REL

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Shqiptarët ndër më aktivët në rrjetet sociale, Shqipëria renditet e para në Europë
  • Ministria e Drejtësisë përcjell dokumentet për ekstradimin e Ermal Beqirit nga Franca
  • Çmimet mesatare të apartamenteve në 32 zonat kadastrale në Tiranë, rritje deri në 151% në 7 vjet
  • 302 milionë dollarë për mbrojtjen, SHBA ratifikon marrëveshjen me Shqipërinë
  • Zjarri del jashtë kontrollit në Finiq, flakët avancojnë drejt fshatrave

Komentet e Fundit

  1. Dashi on Bashki që shkrihen, qytete private që ngrihen
  2. Anonymous on Bashki që shkrihen, qytete private që ngrihen
  3. Djalli prane sheshit skenderbej...kijdes on Dalin fotot e kalasë së Beqirit: Nga tenderat e AKSHI-t, te fortesa shekullore në Francë, ja ku kanë përfunduar miliona euro të taksapaguesve shqiptarë
  4. Keegan Kent on VIDEO: Incident në koncertin e Dua Lipës, plagosen disa persona
  5. Anonymous on 534 shkencëtarë nga 32 vende i kërkojnë qeverisë Rama të ndalojë projektet në deltën e Vjosës

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?