Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kim urdhëron zgjerimin e arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Kim urdhëron zgjerimin e arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
AktualitetBote

Kim urdhëron zgjerimin e arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut

Published: January 1, 2023
Shpërndaje

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka urdhëruar një zgjerim “eksponencial” të arsenalit bërthamor të shtetit të tij dhe zhvillimin e më shumë raketave të fuqishme balistike ndërkontinentale, raportuan mediat më 1 janar.

Kjo deklaratë e Kim është në linjë me drejtimin e programit të tij bërthamor. Ai vazhdimisht është zotuar se do të rrisë kualitetin dhe kuantitetin e arsenalit bërthamor, për t’u përballur, siç ka thënë, me “armiqësitë” e Shteteve të Bashkuara.

“Ata tani duhen të izolojnë dhe ngufasin [Korenë e Verut], që është gjë e paprecedentë në historinë njerëzore”, tha Kim gjatë një takimi me partinë në pushtet, sipas Agjencisë Qendrore Koreane të Lajmeve. “Kjo situatë kërkon që të dyfishohen përpjekjet për të forcuar në masë të madhe muskujt ushtarakë”.

- Publicitet -

Kim kërkoi për “një rritje eksponenciale të arsenalit të armëve të shtetit”, të prodhohen armë taktike bërthamore për të shënjestruar Korenë e Jugut. Ai po ashtu kërkoi që raketat balistike ndërkontinentale të kenë aftësi “të kundërsulmeve të shpejta” dhe një armë e tillë, sipas Kim, i duhet për të sulmuar tokën amerikane.

Muajin e kaluar, Koreja e Veriut pretendoi se ka kryer teste kyçe për zhvillimin e një arme të re strategjike, që me gjasë është referencë për një raketë balistike ndërkontinentale.

Koreja e Veriut e sheh Korenë e Jugut si shtet armik, ndërkaq thotë se SHBA-ja dhe Koreja e Jugut kanë politika armiqësore ndaj Veriut.

Javën e kaluar, Koreja e Jugut paralajmëroi se çdo përpjekje e Veriut për të përdorur armë bërthamore “do të çonte në rrëzimin e Qeverisë së Kim Jong Unit”. Paralajmërime të tilla më herët ka bërë edhe ushtria amerikane.

Koreja e Veriut në orët e para të së dielës lëshoi raketa me rreze të mesme veprimi, që sipas Koresë së Jugut dhe Japonisë fluturuan për afër 400 kiometra.

Më 2022, Koreja e Veriut ka lëshuar mbi 70 raketa, përfshirë tri raketa balistike me rreze të shkurtër veprimi në drejtim të Koresë së Jugut gjatë së shtunës.

o.j/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • Andis says:
    January 1, 2023 at 1:22 pm

    Amerika e ka ne plan vrasjen e ketij diktatori ashtu sic beri me Sadam Husein .

    Reply
  • Patriot says:
    January 1, 2023 at 10:38 pm

    Pse beri me Sadamin nuk do thote se do te beje me te gjithe njelloje. P sh me Saliun nuk e bene. Me Sadamin kishte interest financiare.
    Vendimi i tije varfer on vetem popullin se nuk ka per ti perdorur asnjehere. Ashtu si Enveri qe kishte kallashe per cdo person ( Pra buxhetin shkonte ketu) dhe i perdorem ne 97 kinder beri- tjetrit. Thelbi eshte i njejte ne te gjithe boten vetem forma ( qe populli nuk e kupton) ndryshon. Shqiptaret cdo ndryshim e presin nga jashte, por te huajte po nuk paten interes financiar nuk veprijne. Kete e dine dhe e zbatojne me se miri udheheqesit tame te dashur.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Zgjedhjet në Izrael: Sondazhet e parë sinjalizojnë garë të ngushtë, asnjë fitues i qartë në horizont
  • Ndryshimet në Paketën Fiskale do ta lehtësojnë apo do ta shtrenjtojnë edhe më tej koston e jetesës në Shqipëri?
  • Nga TVSH për ushqimet te taksimi i ri i pagave, të gjitha ndryshimet në Paketën Fiskale 2027
  • Ndryshimet në Paketën Fiskale, Rama: Grini sallatën tuaj të urrejtjes. Gazetari: Pabesi e tillë s’ishte parë në histori të tranzicionit
  • Votimet në Izrael, shënohet pjesëmarrja më e lartë në 50 vjet, pritet rezultat i ngushtë

Komentet e Fundit

  1. Vlora 97 on Ndryshimet në Paketën Fiskale, Rama: Grini sallatën tuaj të urrejtjes. Gazetari: Pabesi e tillë s’ishte parë në histori të tranzicionit
  2. Laku on Ndryshimet në Paketën Fiskale, Rama: Grini sallatën tuaj të urrejtjes. Gazetari: Pabesi e tillë s’ishte parë në histori të tranzicionit
  3. Jorgaq Kacani on Ndryshimet në Paketën Fiskale, Rama: Grini sallatën tuaj të urrejtjes. Gazetari: Pabesi e tillë s’ishte parë në histori të tranzicionit
  4. demo on Ndryshimet në Paketën Fiskale, Rama: Grini sallatën tuaj të urrejtjes. Gazetari: Pabesi e tillë s’ishte parë në histori të tranzicionit
  5. Primitivi adhuron on ​Vala e komenteve në rrjetet sociale të Ramës tregon që zemërimi dhe revolta janë masive, pavarësisht nëse e shtyp apo jo me dhunë protestën në rrugë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?