Në 14 qershor të vitit 2018, 18-vjeçari Antonio Karaifili u gjet i varur, në pyll, në Voskopojë. Ngjarja tronditi zonën. Fillimisht çështja u raportua si vetëvrasje. Por, familja e Antonios ka pasur gjithnjë dyshime. Dyshimet silleshin rreth të fejuarës së Antonios, Kejsi Spahillari. Pas shtatë vitesh është zbardhur e vërteta tronditëse. Kejsi Spahillari kishte krijuar një lidhje paralele me 65-vjeçarin Rexhep Vathin. Sipas hetimit, Antonio Karafili i ka kapur në flagrancë në raport intim Kejsi Spahillarin dhe Rexhep Vathin.
Dy bandillët, për të ruajtur sekretin, vrasin Antonio Karafilin, të cilin më pas inskenojnë vetëvarjen e tij në një pishë. Dyshimet lindën nga fakti që Kejsi Spahillari kishte lajmëruar të afërmit e Antonios për ngjarjen, duke u treguar fiks vendin ku varej trupi i pajetë. Ku e dinte ajo vendin e ngjarjes? Së dyti, në trupin e viktimës nuk kishte asnjë shenjë rrëshire apo nga lëkura e pishësh gjatë ngjitjes. Pra, nuk kishte gjurmë ngjitje në pishë. Nga ana tjetër, janë gjetur gjurmë ADN-je të Vathit në çarçafët e të akuzuarës.
24-vjeçarja ndodhet në Kanada ku ka krijuar familje, ndërsa Gjykata e Korçës ka caktuar ndaj saj masën e sigurisë “arrest me burg” në mungesë. Ndërsa Rexhep Vathi i ka dhënë fund jetës në gusht të vitit 2024.
Bisedat mes Kejsit dhe Rexhep Vathi pas krimit:
Rexhep Vathi, i cili u konsiderua si dëshmitar okular është shprehur në atë kohë se mbrëmjen kur 18-vjeçari Antonio Karafili u gjet i varur në një pemë në pyll, kishte parë dhe dëgjuar 4 persona që bërtisnin.
Por Rexhep Vathi, në atë kohë 65-vjeç, në bisedat e zbardhura ku flet me Kejsin dëgjohet ta porosisë duke i thënë të ketë kujdes, pasi ai vetë nuk do të tregonte se çfarë kishte parë atë natë në pyll, raportoi Stop.
Dëshmitari Rexhep Vathi: Unë pranoj, të kam çuar fjalë sot, me të sinjalizuar, ti ke dëgjuar vetë, ti i di vetë ma mirë sesa unë, ti sot.., nuk je budallaqe, ti sot futesh te një femër e pjekur, ëëë…?
Kejsi Spahillari: Po!
Dëshmitari Rexhep Vathi: Nuk je, po veten do ta ruash shumë Kejsi! Me mu do hapesh, si me u hap me babën tënd dhe duhet të m’i tregosh të gjitha, pavarësisht di gjë, s’di gjë, kam qenë aty, s’kam qenë aty…Duhet të mi tregosh të gjitha, se më ke krahë si babë… A të ka thirrur policia?
Kejsi Spahillari: Po, që në fillim.
Dëshmitari Rexhep Vathi: Çfarë të kanë thënë?
Kejsi Spahillari: Thjesht çfarë ndodhi, dëshminë e ngjarjes edhe kaq!
Dëshmitari Rexhep Vathi: Për atë muhabetin, që të thashë, s’bëhet gjë, s’e zgjidhna dot…
Kejsi Spahillari: Seriozisht?
Dëshmitari Rexhep Vathi: Ehee, jo për ndonjë gjë, kisha nevojë edhe unë për një pikë mbështetje këtu, se unë do vij çdo vit, po ja shihe ndonjë grua, që të jetë…
Kejsi Spahillari: Do shikoj, do pyes prapë, se vetë kështu për të njohur, pyeta dy-tre shoqe të mia, i thashë po të keni ndonjë në lagje, kemi ne këtej i thashë…
Dëshmitari Rexhep Vathi: Dëgjo, të jetë një femër serioze, që t’ia vlejë..!
Kejsi Spahillari: Kuptoj, po!
Dëshmitari Rexhep Vathi: Kupto drejt?
Kejsi Spahillari: Ehë..
Dëshmitari Rexhep Vathi: Se kam dhe një tip unë, megjithë mend jam verior, po nuk shkoj degë më degë. Kejsi, llafet janë shumë, shumë, shumë keq, ama mos harro, shteti e merr avash-avash, kushdo, që të të thërrasë, civil apo ushtarak, nuk di gjë… Unë kam pas frikë të shkoj në pyll, kam dashur të ulërij, kanë qenë ca jabanxhi aty, më erdhi turp, më erdhi zor, nuk bërtita, mora vëllain në telefon. Këto llafe i thua, se masanej me na thirr ne, me më thirr mua, unë flas ndryshe, flas gjëra, që ti mos të cënohesh fare, po për t’u ruajtur, duhet të ruhesh shumë !E shpërndajmë për sot?
Kejsi Spahillari: Po!
Dëshmitari Rexhep Vathi: Kejsi, okej?
Kejsi Spahillari: Po!
Dëshmitari Rexhep Vathi: Kaq di me të thënë! Mirupafshim!
Kejsi Spahillari: Pafshim!
Dëshmitari Rexhep Vathi: Ruaj veten!
Reagimi i avokatit Arben Llangozi
E VËRTETA QË S’U VAR DOT NË PEMË – PAS 7 VITESH, DREJTËSIA TRIUMFON PËR ANTONIO KARAIFILIN
Pas 7 vitesh betejë të gjatë, lodhëse dhe shpeshherë të pashpresë, më në fund mund të them me zë të plotë: drejtësia u vu në vend për rastin tragjik të shtetasit Antonio Karaifili.
Një ngjarje që u përpoq të fshihej nën petkun e një “vetëvrasjeje”, por që në thelb ishte një vrasje e maskuar, e mbuluar dhe e shtrembëruar nga struktura të caktuara të sistemit të drejtësisë dhe mjekësisë ligjore në Korçë dhe mjeksia qëndrore Tiranë të cilët krijuan prova të rreme.
Antonio Karaifili u gjet i varur në një pemë. Një skenar i servirur si vetëvrasje, por që nga fillimi mbante erën e manipulimit, të fabrikimit dhe të shkeljes flagrante të së vërtetës. Që në ditët e para, u kuptua se diçka nuk shkonte. Aktet e ekspertimit mjeko-ligjor nuk përputheshin me realitetin.
Për të mbuluar vrasjen janë kryer mbi 10 ekspertime të manipuluara dhe mjekësia ligjore, në vend që të shërbente si garant i shkencës dhe së vërtetës, u bë vegël në dorën e atyre që kërkonin heshtjen.
Në vend që të hetohej si një vrasje, Prokuroria e Korçës u përpoq ta mbyllte çështjen si vetëvrasje. Kërkoi tre herë pushimin e hetimeve, por drejtësia kishte ende zë. Tre herë gjyqtari Arben Lera refuzoi pushimin, duke e kthyer çështjen për hetim dhe duke kërkuar të vërtetën, jo komoditetin e një dosjeje të mbyllur.
Gjyqtari Arben Lera, me kurajo dhe integritet, u bë mburojë e së drejtës. Në një sistem që shpesh i nënshtrohet presioneve dhe interesave të errëta, ai zgjodhi të bëjë gjënë e duhur. Në fund, ai urdhëroi Prokurorinë që të vijonte hetimet për vrasje, duke dhënë një mesazh të qartë: drejtësia nuk është pazari i askujt.
Ndërkohë, brenda Prokurorisë së Korçës, për 7 vite me radhë, kjo çështje kaloi në dorën e rreth 7 prokurorëve, të cilët ose u dorëzuan, ose zgjodhën të heshtin. Por më në fund, në skenë doli një zë i ri, një zë i ndershëm, prokurorja Vasjana Postoli. E re në detyrë, por e pajisur me kurajo, profesionalizëm dhe ndershmëri, znj. Postoli mori përsipër barrën e rëndë të zbardhjes së kësaj ngjarjeje. Dhe ja doli. Ajo e çoi hetimin deri në fund, duke zbardhur të vërtetën që ishte përpjekur të fshihej me çdo kusht.
Kjo çështje është një shembull i gjallë se si korrupsioni dhe heshtja institucionale mund të pengojnë drejtësinë, por nuk munden ta ndalin përgjithmonë. Është gjithashtu një dëshmi e fuqisë së këmbënguljes dhe përkushtimit, sepse unë si avokat, nuk kam reshtur së ndjekuri këtë çështje për 7 vite me radhë. Kam luftuar çdo pengesë, kam refuzuar të dorëzohem, dhe kam qëndruar përkrah familjes së viktimës deri në fund.
Një rol vendimtar në këtë betejë ka pasur edhe emisioni investigativ STOP dhe televizioni Ora News, të cilët dhanë zërin e tyre kur shumë media heshtën. Ata shërbyen si fenerë drite në një rrugë të errët, duke e mbajtur këtë ngjarje gjallë në opinionin publik dhe duke i dhënë shpresë një familjeje të shkatërruar nga padrejtësia.
Sot, them se Antonio Karaifili nuk u vetëvra. Ai u vra. Dhe tani kjo është provuar.Drejtësia vonon, por nuk harron.
Ky është një mesazh për çdo qytetar që është përballur me padrejtësi. Mos hiqni dorë. E vërteta ka fuqi. Dhe kur bashkohen njerëz të ndershëm — gjyqtarë, prokurorë, avokatë, media dhe qytetarë — asnjë krim nuk mund të mbetet i fshehur.
Unë do të vazhdoj të jem zëri i atyre që nuk kanë zë, për sa kohë do të kem forcë./prapaskena
Bravo…………….avokat !!!!! Bravo Korca ne pararoje ne shqiperi per civilizim dhe ne kete rast ne drejtesi, gjerat jane gjithmone te lidhura. Rreze drite ne ate batak te krijuar ne ate vend.
Një BRAVO të madhe dhe suksese të gjithë ekipit që punuan për vendosjen në vend të drejtësisë dhe për këmbënguljen e vazhdueshme kur të tjerët me heshtjen e tyre pengonin për të zbuluar të vërtetën tragjike.
Përgëzime gjyqtarit Arben Lera, prokurores Vasjana Postoli, emisionit investigative STOPdhe televizionit Ora News!
Ju falenderojmë për qëndrimin kurajoz dhe bashkëpunues, pavarësisht pengesave dhe heshtjes skandaloze të institucioneve shtetërore dhe mediave televizive.
Punë të mbarë, kurajo dhe guxim në misionin tuaj të nderuar!
Shume mire eshte te behet rihapja e hetimit dhe per Trebicken e vrare ne rrethana misterioze ne Voskopoje mbi nje makin qe dhe pasi eci mbi 30 metra pasi u vra i ndjeri Trebicka ndaloi vete diku ne koder ne menyre misterioze. Po ashtu duhet te hetohet vdekja e Sokol Olldashit shume e dyshimte ne nje rreshqitje makine rreth 2 m lartesi ai merr nje plage pas veshit brenda ne kabine shume te dyshimte. Po keshtu zhdukja e Remzi Hoxhes dhe fshehja e Kumbaros duhen hetuar ashtu si dhe 21 janari tragjik me 4 te vrare ne deren e vicidolit.
Tragjikja eshte qe per nje vrasje nga dy njerez krejt ordinere jane angazhuar ta fshehin per plot 7 vjet kushedi sa prokurore dhe eksperte ligjore.
Rob qe shiten per dy lek. Keta duhen nxjerre sa me shpejt nga sistemi i drejtesise dhe mbyllur tek Çmendina e Vlores.
Një BRAVO E MADHE për Gjyqtarin,Prekuroren,Avokatin,STOP,TV ORA.Ky është një shëmbull i shkëlqyer se si duhet të punoi drejtësia në Shqipëri në të ardhmen,DUKE NDËSHKUAR DREJTËSINË E PLEPAVE NERISHIST.
Gjyqtari,Prekurorja Avokati duhet të DEKOROHEN NGA PRESIDENTI VËNDIT PËR HEROIZMË NË ZBATDHJEN E TË VËRTETËS.
Këtë shëmbull pozitiv duhet ta përkthej në MISION SPAK+GJKKO për shumë krime në Dhqipëri të pa zbardhura QËLLIMISHT nga shkaktarët e KRIMEVE anti Shqipëtare si GËRDECI ME 17 VITE, 21 JABARA 14 VITE,KL.PARTIZANI,ÇEZ- DIA,THYERJA E EMBARGOS,FLORIRI KRRABËS,SHITJA E HECEVE,HOTEL DAJTIT,UZINA E NAFTËS BALLSH,FIRMAT PIRAMIDALE,GRUSHTI SHTETIT ‘98,200 VRASJET NË TROPOJË-SHKODËR,PËRMET,VLORË,GJIROKASTËR,SHITJEN E DETIT DHE TROJEVE NË JUG,PËRDHOSJA E AMBSDSDORVE AMERIKAN E TË BE,etj.
●FUND MARRZIVE TË DREJTËSISË SË TREDHUR NGA NON GRATA SALEH KARAXHIÇ ME 90 % TË KAPUR NGA VETINGU TË CILËT SALIU KËRKON TI GRADOI PËRSËRI SI MILITANT KRIMI.
FLM
Një BRAVO E MADHE për Gjyqtarin,Prekuroren,Avokatin,STOP,TV ORA.Ky është një shëmbull i shkëlqyer se si duhet të punoi drejtësia në Shqipëri në të ardhmen,DUKE NDËSHKUAR DREJTËSINË E PLEPAVE BERISHIST.
Gjyqtari,Prekurorja Avokati duhet të DEKOROHEN NGA PRESIDENTI VËNDIT PËR HEROIZMË NË ZBATDHJEN E TË VËRTETËS PAS 7 VITESH DHE DIRZIMIT TË 7 PREKURORVE FRIKAMAN QË DUHEN NDËSHKUAR.
Këtë shëmbull pozitiv duhet ta përkthej në MISION SPAK+GJKKO për shumë krime në Shqipëri të pa zbardhura QËLLIMISHT nga shkaktarët e KRIMEVE VIPA anti Shqipëtare si GËRDECI ME 17 VITE, 21 JANAR ME 14 VITE,KL.PARTIZANI,ÇEZ- DIA,THYERJA E EMBARGOS,FLORIRIN E KRRABËS,SHITJA E HE-CEVE,HOTEL DAJTIT,UZINA E NAFTËS BALLSH,FIRMAT PIRAMIDALE,GRUSHTI SHTETIT ‘98,200 VRASJET NË TROPOJË,si dhe vrasjet në SHKODËR,PËRMET,VLORË,GJIROKASTËR..mbi 20.000,SHITJEN E DETIT DHE TROJEVE NË JUG,PËRDHOSJA E AMBASADORVE AMERIKAN E TË BE,etj.
●FUND MARRZIVE TË DREJTËSISË SË TREDHUR NGA NON GRATA SALEH KARAXHIÇ ME 90 % TË KAPUR NGA VETINGU TË CILËT SALIU KËRKON TI GRADOI PËRSËRI SI MILITANT KRIMI.!!
FLM