Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Komandanti i KFOR: Po të mos kishim ndërhyrë ne, tani do mbanim zi për viktimat…!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Komandanti i KFOR: Po të mos kishim ndërhyrë ne, tani do mbanim zi për viktimat…!
AktualitetKosovëKryesoreRajoni

Komandanti i KFOR: Po të mos kishim ndërhyrë ne, tani do mbanim zi për viktimat…!

Published: May 31, 2023
Shpërndaje

Gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia, komandant i kontingjentit të KFOR-it, është ndoshta njeriu më i ngarkuar në gjithë Kosovën për momentin. Telefoni i tij bie pa ndalur, teksa shkon nga një takim në tjetrin në bazën e NATO-s në Prishtinë. ‘Siç e dini, tridhjetë ushtarë të KFOR-it, 19 hungarezë dhe 11 italianë, pësuan një sulm nga protestuesit serbë të hënën më 29 maj. Jam shumë pranë tyre dhe familjeve të tyre. Nëntë nga italianët janë në strukturën spitalore të bazës Camp Villaggio Italia, një është i shtruar në Prishtinë dhe një tjetër në Shkup. Mund të them se asnjëri prej tyre nuk është në rrezik për jetën, do të shërohen shpejt”.- u shpreh ai.

Çfarë ka ndodhur para Bashkisë së Zveçanit?

“Kjo është një sallë operative me një situatë jashtëzakonisht të paqëndrueshme dhe unë e përdor këtë term me vetëdije. Situata mund të ndryshojë papritur gjatë një periudhe shumë të shkurtër kohore dhe për ngjarje që me sa duket nuk janë të rëndësishme. Të hënën kisha përgatitur paraprakisht një kontingjent të madh ushtarësh në katër komunat me shumicë serbe për inaugurimin e kryetarëve të komunave shqiptarë të Kosovës të zgjedhur së fundmi”.

- Publicitet -

Rreziku lidhej me faktin se kryeministri Kurti ka vendosur të vazhdojë me inaugurimin përkundër protestave të serbëve dhe dyshimeve të bashkësisë ndërkombëtare. Komandanti i KFOR-it, deklaroi se po të mos ndërhynte KFOR-i në veri, ‘tani do të ishim duke mbajtur zi për të vdekurit’.

“Kokëfortësia e autoriteteve vendore shqiptare për të mos vepruar sipas indikacioneve të marra nga partnerët perëndimorë, indikacione që shërbejnë për të lehtësuar dialogun veçanërisht në dritën e progresit të bërë me marrëveshjet në Bruksel dhe Ohër, ka dobësuar shumë ekuilibrin. Për të qenë edhe më i saktë, them se nëse nuk jemi sot këtu për të mbajtur zi për të vdekurit në mesin e popullatës serbe apo në mesin e policëve etnikë shqiptarë, kjo është për shkak se KFOR-i ndërhyri dhe arriti të rivendosë qetësinë”.

Ju flisni për agresion ndaj ushtarëve të KFOR-it. Çfarë e nxiti atë?

“Fakti që pesëmbëdhjetë policë kosovarë kishin mbetur të bllokuar për orë të tëra brenda tre automjeteve të blinduara të rrethuar nga turma gjithnjë e më e trazuar. Protesta kishte dalë jashtë kontrollit të vetë demonstruesve serbë dhe po të kishte ndërhyrë policia kosovare situata do të përkeqësohej edhe më shumë. Ndaj ne ndërhymë, siç e kërkon rregullorja e angazhimit të mandatit tonë, për të lejuar largimin e tre automjeteve. Në atë moment njerëzit tanë u goditën nga shashka, që përmbanin copa hekuri dhe gozhda, kokteje molotovi dhe madje pati edhe të shtëna nga armë zjarri. Tre ushtarë hungarezë janë goditur, por janë jashtë rrezikut”. “Paqëndrueshmëria në Ballkan i përshtatet Putinit dhe pengon anëtarësimin në BE”.

Kush ishte në shesh të hënën? “Linja të forta, profesionistë të protestës që nxitën qëllimisht turmën”. Nga Beogradi duket se do të vijnë përforcime, je i shqetësuar? “Asgjë nuk ka ndryshuar për ne dhe asgjë nuk ka ndryshuar pas përleshjeve të 29 majit. Mandati i rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së mbetet i pandryshuar. Dhe ne jemi gati për çdo rast”.

Faqja izraelite “Terror alarm” që monitoron lëvizjet e grupeve terroriste dhe paraushtarake ka rilançuar lajmet se burrat e Brigadës Wagner, mercenarët rusë të Prigozhinit, thuhet se po mbërrijnë në Kosovë. A jeni në dijeni për të? “Deri më sot nuk ka asnjë dëshmi për praninë e tyre në këtë zonë. Shpesh këto janë lajme të prodhuara nga dezinformata dhe të pa verifikuara”, tha ai. /La Repubblica/

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Sovranit i kërkohet të dëgjojë me durim se sa me fat është që po sundohet nga “mençuria”
  • Reforma territoriale, Rama reagon për protestat dhe djegien e teserave të PS: “Vajtorët dhe vajtojcat…”
  • Si u katandis kështu Partia Socialiste?
  • Aksidenti në galeritë e minierës së kromit, vijojnë ende kërkimet për minatorin e bllokuar në Bulqizë
  • “Dimali bashki më vete”, kryebashkiakja kundërshton hartën e re territoriale

Komentet e Fundit

  1. Anonymous on Sa është vjedhur te AKSHI? Ermal Beqirit i zbulohen në Francë mbi 2 milionë euro llogari bankare, apartamente dhe… kështjellë me vlerë 2.6 milionë euro!
  2. 1thundrak on Skënder Brataj për Edvin Priftin: Një narcist sociopatik, skizofren patologjik
  3. Detari on Dalin fotot e kalasë së Beqirit: Nga tenderat e AKSHI-t, te fortesa shekullore në Francë, ja ku kanë përfunduar miliona euro të taksapaguesve shqiptarë
  4. KTH S on Sa është vjedhur te AKSHI? Ermal Beqirit i zbulohen në Francë mbi 2 milionë euro llogari bankare, apartamente dhe… kështjellë me vlerë 2.6 milionë euro!
  5. Vl on 50 milionë Euro apartamente të sekuestruara, çfarë ndodh me blerësit?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?