Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Komisioneri Publik kërkon në KPA shkarkimin e prokurorit Urim Buci
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Komisioneri Publik kërkon në KPA shkarkimin e prokurorit Urim Buci
AktualitetKronike

Komisioneri Publik kërkon në KPA shkarkimin e prokurorit Urim Buci

Published: June 13, 2023
Shpërndaje

Komisionerja Irena Nino i kërkoi të martën Kolegjit të Posaçëm të Apelimit të shqyrtojë edhe një herë çështjen ndaj prokurorit të Dibrës Urim Buci dhe të vendosë shkarkimin e tij. Në ankimin e paraqitur dhe mbështetur kryesisht në qëndrimin e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit Nino thotë se “subjekti i rivlerësimit nuk arrin nivel të besueshëm për konfirmimin e tij në detyrë”.

Ankimi është i bazuar kryesisht në gjetjet mbi kriterin e pasurisë dhe është i fokusuar në marrëdhënien e qirasë me Bashkinë e Kamzës dhe një godinë banimi 3+1 kate.

Urim Buci u konfirmua me shumicë votash më 27 prill 2023, ndërkohë që tre çështje penale të hetuara prej tij u transferuan për inspektim pranë Inspektorit të Lartë të Drejtësisë. Gjatë seancës dëgjimore më 25 prill u relatua se prej hetimit paraprak konstatohej pamundësi e Bucit për ndërtimin e një banese para fillimit të detyrës, pasi nuk ishin vërtetuar të ardhurat nga emigracioni. Por në përfundim të procesit të rivlerësimit të këtij subjekti, shumica e trupës së KPK e përbërë nga kryesuesja Pamela Qirko dhe relatorja Alma Faskaj konkluduan se Buci kishte arritur nivel të besueshëm për pasurinë dhe figurën, si dhe nivel kualifikues në aspektin profesional.

- Publicitet -

Anëtarja Xhensila Pine doli në pakicë duke çmuar se subjekti ka mungesë koherence në deklarimet “veting”, ato periodike si dhe gjatë hetimit administrativ lidhur me investimin e kryer në një godinë banimi tre kate + papafingo. Pine e cilëson këtë situatë si përpjekje të Bucit për të deformuar të vërtetën në funksion të paraqitjes së të dhënave lidhur me justifikimin e burimeve të ligjshme të kësaj pasurie të tij. Ajo po ashtu pretendon se është provuar se Buci është ndodhur në kushtet e konfliktit të interesit në hetimin e dy çështjeve ku palë ka qenë një shtetas me të cilin kishte kryer më parë një udhëtim si dhe në lidhjen e një kontrate qiradhënie me Bashkinë Kamëz.

Pas vendimit Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, ONM i rekomandoi Institucionin e Komisionerëve Publikë të ankimojnë vendimin e konfirmimit në detyrë të Prokurorit të Dibrës, Urim Buci, duke e konsideruar arsyetimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK për pasuritë të gabuar dhe të pasaktë.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Dy fjalë për nënkryetarucët e PS-së
  • SPAK: Padia ne Itali ndaj Dumanit, manovër procedurale
  • Prokuroria e Vlorës nis hetimet për punime të paligjshme në Zvërnec
  • Historia e mercenarit që u bë vrasës me pagesë
  • E rrallë: Humbet portofolin në tren, i kthehet me të gjitha paratë brenda pas postimit të nënës

Komentet e Fundit

  1. KTH S on 302 milionë dollarë për mbrojtjen, SHBA ratifikon marrëveshjen me Shqipërinë
  2. Anonymous on 534 shkencëtarë nga 32 vende i kërkojnë qeverisë Rama të ndalojë projektet në deltën e Vjosës
  3. Populli fukara on Bashki që shkrihen, qytete private që ngrihen
  4. Fshatari on Skënder Brataj për Edvin Priftin: Një narcist sociopatik, skizofren patologjik
  5. Socialisti i zhgenjyer on Bashki që shkrihen, qytete private që ngrihen

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?