Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Konkurrimi për universitetin, data kur dalin fituesit e Raundit të parë dhe si do të bëhet regjistrimi i tyre
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Konkurrimi për universitetin, data kur dalin fituesit e Raundit të parë dhe si do të bëhet regjistrimi i tyre
AktualitetShoqëri

Konkurrimi për universitetin, data kur dalin fituesit e Raundit të parë dhe si do të bëhet regjistrimi i tyre

Published: August 5, 2022
Shpërndaje

Ka përfunduar aplikimi për të gjithë maturantët dhe kandidatët e tjerë që garojnë për kuotat e pranimeve të Raundit të parë që do të realizojnë strukturat universitare publike dhe private në të gjithë vendin, për vitin e ri akademik 2022-2023. Fakultetet kanë marrë tashmë të gjitha kërkesat e bëra nga maturantët për të ndjekur studimet në degët e tyre. Në varësi të kuotave të miratuara për secilin program, si dhe kritereve të pranimit, brenda pak ditësh fakultetet do të bëjnë edhe renditjen finale, duke nisur nga kandidati me numrin më të lartë të pikëve, e deri tek ai që ka pikët më të ulëta.

Sipas afateve të përcaktuara në urdhrin zyrtar të Qendrës së Shërbimeve të Arsimit në datat 26-29 gusht, të gjitha institucionet e arsimit të lartë qofshin këto publike apo private, duke përfshirë këtu edhe ato që zhvillojnë konkurse dhe testime pranimi, do të afishojnë dhe publikojnë listat e renditjes së aplikantëve, duke përdorur si element identifikimi vetëm ID-në e tyre të maturës, në mënyrë që të respektohen përcaktimet e kuadrit ligjor për mbrojtjen e të dhënave personale. Brenda datës 30 gusht universitetet do të ngarkojnë një kopje elektronike të këtyre listave edhe në portalin U-Albania.

Kështu, sipas afateve të konfirmuara shpallja e fituesve të Raundit të parë do të bëhet zyrtarisht në datën 31 gusht, dhe në datën 1 shtator do të zhvillohet procesi i ankimimit për të gjithë tëpakënaqurit. Ekspertët e arsimit bëjnë me dije se regjistrimet e fituesve në këtë raund do të zhvillohen në datat 2 deri në 15 shtator. Procedura e regjistrimit të fituesve të Raundit të parë do të zhvillohet në 7 faza 48-orëshe. Çka do të thotë se vija e fituesve do të spostohet me përfshirjen e fituesve të rinj për çdo fazë 48-orëshe të mbylljes së regjistrimeve. Çdo aplikant fitues duhet të paraqitet pranë institucionit të arsimit të lartë ku është shpallur fitues për të bërë regjistrimin si student brenda 48-orëve. Në të kundërt e humbet degën e studimeve që ka fituar.

- Publicitet -

Ndryshimin e listës së fituesve mund ta shikoni çdo 48 orë (për secilën fazë) online në portalin “U-albania”, në faqen www.ualbania.al.Pasi të hapni këtë faqe, duhet të klikoni në rubrikën “Këndii maturantit”, dhe pasi të hapet faqja përkatëse duhet të vendosni numrin tuaj të identifikimit. Në vijim do të shfaqet tabela me të gjitha preferencat e përzgjedhura nga ju për vijimin e garës së studimeve të larta përgjatë Raundit të parë. Secila prej preferencave do të jetë e shënjuar me një ngjyrë të caktuar, e cila tregon mundësitë që keni për të qenë fitues, ose jo në këtë program.

Kështu çdo aplikant që e gjen veten në listën fituese të secilës fazë, duhet të paraqitet pranë institucionit të arsimit të lartë ku është shpallur fitues për të bërë regjistrimin si student brenda 48-orëve. Në të kundërt e humbet degën e studimeve që ka fituar. Ndërkohë që të gjithë kandidatët e tjerë që nuk arrijnë të sigurojnë një të drejtë studimi në këtë raund, do të kenë një shans të dytë për të konkuruar në raundin e radhës që do të zhvillohet në pjesën e dytë të muajit shtator.

Dokumentet për regjistrimin e fituesve

Dokumentet e nevojshme për regjistrim që duhet të dorëzoni në afatet e përcaktuara pranë sekretarive mësimore të fakultetit përkatës janë: Dokumenti i identifikimit (kartë identiteti ose pasaportë). Në dosje mbahet vetëm fotokopja. Gjithashtu në dosje duhet të dorëzohet edhe fotokopja e noterizuar e diplomës së Maturës Shtetërore ose Dëftesa e pjekurisë, së bashku me certifikatën e notave ose një dëftese/diplome tjetër studimi të fituar jashtë vendit dhe të njësuar në MAS, mandati i pagesës së tarifës së regjistrimit, si dhe deklarata, e cila plotësohet nga aplikanti në prani të punonjëses së sekretarisë mësimore të fakultetit përkatëse. Autoritetet e MAS sqarojnë se duhet të kontrolloni me kujdes për saktësinë e programit ku jeni regjistruar në deklaratën që ju do tëfirmosni në sekretari.

Ndryshimi i degës së fituar

Aplikanti fitues në Raundin e Parë ka të drejtë që të ndryshojë degën e studimit, për të hyrë sërish në garë për aplikimet e raundit të dytë. Ky kandidat, pasi ka bërë regjistrimin me dokumentacion dhe ka nënshkruar në regjistër si fitues, ka të drejtë që të ç’regjistrohet në datat e përcaktuara 16 dhe 17 shtator, për të vijuar sërish aplikimin për kuotat e raundit të dytë.

Për këtë ai duhet të paraqesë një kërkesë për çregjistrim pranë sekretarisë mësimore të fakultetit ku dhe është regjistruar, duke tërhequr dokumentet e dorëzuara. Nëse nuk e kryeni këtë veprim brenda këtyre dy datave, ju nuk mund të ndryshoni programin e studimeve, çka do të thotë se për këtë vit mund të vijoni studimet e larta vetëm në këtë degë ku jeni regjistruar, duke humbur shansin për të aplikuar sërish në garën e pranimeve për raundin e dytë. Sekretaritë mësimore të secilit fakultet, pas çregjistrimit të aplikantëve dhe dorëzimit të dokumentacionit, i dërgojnë Qendrës së Shërbimeve të Arsimit listën e kandidatëve të çregjistruar, duke i pasqyruar në sistemin online të dhënat e tyre. Vetëm pasi të kenë ndjekur këtë procedurë, këta kandidatë mund të vijojnë konkurrimin nga e para për garën e raundit të dytë të pranimeve.

Sipas kushteve të përcaktuara në ligjin për arsimin e lartë, studentët që fitojnë të drejtën për të ndjekur studimet në programet e ciklit të parë, në përfundim të tyre do të diplomohen me provim të përgjithshëm përfundimtar, ose punim diplome. Janë vetë universitetet ato që përcaktojnë në rregulloren e tyre pragun e notës mesatare, që i jep të drejtë studentit të ciklit të parë të diplomohet, duke përgatitur dhe mbrojtur një punim diplome. Në përfundim të programeve të ciklit të parë lëshohet diploma “Bachelor” në fushën e arsimimit të kryer.

Fituesit e Raundit 1 duhet të regjistrohen në këto data:

  • Në datat 2 dhe 3 shtator do të zhvillohen regjistrimet për fituesit e fazës së parë.
  • Në datat 4 dhe 5 shtator do të zhvillohen regjistrimet për fituesit e fazës së dytë.
  • Në datat 6 dhe 7 shtator do të zhvillohen regjistrimet për fituesit e fazës së tretë.
  • Në datat 8 dhe 9 shtator do të zhvillohen regjistrimet për fituesit e fazës së katërt.
  • Në datat 10 dhe 11 shtator do të zhvillohen regjistrimet për fituesit e fazës së pestë.
  • Në datat 12 dhe 13 shtator do të zhvillohen regjistrimet për fituesit e fazës së gjashtë.
  • Në datat 14 dhe 15 shtator do të zhvillohen regjistrimet për fituesit e fazës së shtatë.
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 08 qershor 2026
  • Letër e hapur socialistëve shqiptarë: Zgjohuni!
  • Tetë ditë protestë: Nga Narta te “Shqipëria e re”
  • Guacka e Zvërnecit
  • ARRSH hap procedurën, 6 mbikalime për këmbësorët do ndërtohen në autostradën Tiranë-Durrës

Komentet e Fundit

  1. Buda on Totalisht e dështuar, por RTSH kërkon rritje të tarifës e buxhet shtesë në Kuvend
  2. AI on “Shqipëria nuk shitet”, sot protesta e tetë në Tiranë: Rama të japë dorëheqjen
  3. Liria on Tetë ditë protestë: Nga Narta te “Shqipëria e re”
  4. AI on 06 qershor 2026
  5. Phoenix on Zvërneci, si u ul mbrojtja nga ‘Rezervat’ në ‘Peizazh’

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?