Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kontrolli Mjekësor Bazë: Diagnostikimi i hershëm për diabetin është rritur me 35% dhe për hipertensionin me 12 %
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > Kontrolli Mjekësor Bazë: Diagnostikimi i hershëm për diabetin është rritur me 35% dhe për hipertensionin me 12 %
KryesoreShendetesi

Kontrolli Mjekësor Bazë: Diagnostikimi i hershëm për diabetin është rritur me 35% dhe për hipertensionin me 12 %

Published: July 14, 2023
Shpërndaje

 

 

Zbatimi i programit kombëtar të Kontrollit Mjekësor Bazë ka ndihmuar shumë qytetarë që të zbulojnë herët praninë e sëmundjeve kronike, siç është diabeti, hipertensioni, apo edhe patologji të tjera kardiovaskulare.

- Publicitet -

Janë 1.2 milion qytetarë të grupmoshës 35-70 vjeç që mund të përfitojnë çdo vit nga programi i  Kontrollit Mjekësor Bazë, setin e plotë të analizave falas pranë qendrave shëndetësore, dhe nëpërmjet tyre zbulojnë më herët problemet shëndetësore që mund të kenë.

“Ky program ka pasur impakt të qëndrueshëm në rritjen e diagnostikimit të hershëm për sëmundje që konsiderohen të fshehta ,si, diabeti dhe hipertensioni, për të cilat, në vitet e implementimit të këtij programi, ajo çfarë është evidentuar është se, kemi pasur një rritje me 35% të diagnostikimit për sëmundjen e diabetit, përfshirë këtu edhe pre-diabetin dhe gjithashtu 12% më shumë të evidentuar në kohë për sëmundjen që ka lidhje me hipertensionin”, ka bërë me dije ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirli gjatë Forumit Shkencor për Programin e Kontrollit Mjekësor Bazë dhe impaktin e tij në parandalimin e sëmundjeve jo të transmetueshme.

Sipas ministres janë të shumta përfitimet që ka sjellë zbatimi i këtij programi.

 

“Dua të ndalem tek përfitimet e përllogaritura nga ekspertët sa i përket atyre që ne i konsiderojmë vite të shëndetshme të jetës, të cilat përkthehen në fakt në më shumë produktivitet dhe ne duam të shmangim sëmundshmërinë, sepse e dimë që sëmundshmëria në rastet kur agravohet çon në paaftësi, në reduktimin e viteve të shëndetshme të jetës, çon në më pak produktivitet, më pak aktivizim në jetën sociale, familjare, shoqërore, por edhe në më pak kontribut në ekonominë e vendit.

Nëse do të bëhej një përllogartje, ashtu sikurse ekspertët kanë evidentuar, vetëm nga Kontrolli Mjekësor Bazë i kthehet mbrapsh ekonomisë së vendit të paktën 5 milion dollarë në vit, në sajë të një evidentimi të hershëm të problematikave shëndetësore, kostoja e të cilave, nëse nuk evidentohet dhe nëse nuk investohej, do të ishte shumë më e madhe në vitet në vazhdim. Kostot spitalore, kostot e ndërhyrjeve për sëmundje të tilla, janë dhe llogariten shumë herë, shumëfish më të larta se ato në programet e parandalimit”, tha ministrja  Manastirliu.

 

 

Eksperti i Institutit të Shëndetit Publik, Prof. Alban Ylli, ka nënvizuar gjatë prezantimit të studimit, se, Programi i Kontrollit Mjekësor Bazë, ka kontribuar në rritjen e viteve të jetës dhe uljen e qëndrueshme çdo vit të vdekshmërisë nga hipertensioni, diabeti, goditjet cerebrale dhe sëmundjet ishemike të zemrës.

“Për të gjithë periudhën në studim, janë 5200 vite jete të përfituara, gjysma e të cilave, i dedikohet check-up, pikërisht bazuar në analizën që bëmë, sepse ndërhyrja më e madhe në këtë periudhë ka qenë në kujdesin parësor, nëpërmjet programit të Kontrollit Mjekësor Bazë”, tha prof. Alban Ylli.

Shefi i Shërbimi të Endokrinologjisë në QSUT, Prof. Agron Ylli, ka theksuar se në vitet e fundit, ka një rritje të rasteve të identifikimit të hershëm për të sëmurët me diabet.

“Me anë të Kontrollit Mjekësor Bazë  kapëm rreth 4.5% të popullatës që nuk e dinin që kishin diabet dhe po të shohësh shifrat sot, Shqipëria është 10% e popullatës me diabet”,tha Prof. Agron Ylli.

Sipas të dhënave të fundit, Programi i Kontrollit Mjekësor Bazë ka rritur aksesin në shërbime, duke u shtrirë edhe në zonat e thella rurale, ku janë 54% e përfituesve të këtij programi. Nga ky program kombëtar përfiton e gjithë grup mosha nga 35-70 vjeç, që janë afro 1.2 milion qytetarë.

 

 

 

 

p.k\dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Rishikimi që prek 106 nenet, cilat janë ndërhyrjet kyçe që vështirësojnë hetimet kundër korrupsionit
  • A e bllokon SPAK-un dhe hetimet antikorrupsion drafti i ri i Qeverisë për ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale?
  • “Është sistem alarmi, unë këtu fle me gocën…” Hila i kreu vetë filmimet, si gënjeu kur miku i tij i zhveshur vuri re kamerën e fshehur
  • E pazakontë: I mbijeton dy herë dozave të helmit, dështon ekzekutimi i të dënuarës në SHBA
  • Shkoi të inauguronte kardiokirurgjinë, Rama pritet me protesta

Komentet e Fundit

  1. Muradie on Videot intime në rrjet, Policia kontakton kompozitorin: “Jam i shokuar, më kanë hakeruar”
  2. Qamili vogel on Nga falsifikimet në Seman te hektarët në Palasë, biznesmenit i sekuestrohen 2.6 mln euro pasuri dhe një “Bentley”
  3. xxx on 16 kulla mbi 15 kate marrin leje, Tirana kryeson listën e projekteve të reja
  4. xxx on A e bllokon SPAK-un dhe hetimet antikorrupsion drafti i ri i Qeverisë për ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale?
  5. Buda on A e bllokon SPAK-un dhe hetimet antikorrupsion drafti i ri i Qeverisë për ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?