Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: ANKETA: “Korrupsion i lartë, por nuk e denoncojmë dot”, si shihen universitetet nga studentët
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > ANKETA: “Korrupsion i lartë, por nuk e denoncojmë dot”, si shihen universitetet nga studentët
KronikeLajmi i fundit

ANKETA: “Korrupsion i lartë, por nuk e denoncojmë dot”, si shihen universitetet nga studentët

Published: October 15, 2025
Shpërndaje

Në auditorët e universiteteve publike shqiptare, korrupsioni nuk është thashethem, por përvojë direkte.

Studentët e dinë kush pedagog kërkon “ndere” dhe “favore” për një notë, apo kush shet libra me detyrim.

Por thuajse askush nuk guxon ta adresojë këtë prirje.

- Publicitet -

Një anketë e zhvilluar nga organizata “Tek Bunkeri” në shtatë universitete publike të vendit zbulon një panoramë shqetësuese: një në çdo katër studentë pranon se ka qenë dëshmitar apo viktimë e aferave korruptive.

Megjithatë, mbi 300 prej tyre thonë se nuk kanë besim te institucionet që duhet t’i mbrojnë, ndërsa të tjerë pranojnë se heshtin nga frika e hakmarrjes akademike.

Heshtja në universitete duket se është bërë pjesë e sistemit, një formë e pranuar konformizmi përballë një kulture korrupsioni që fillon te provimet dhe përfundon te tenderët e institucioneve të arsimit.

Frika dhe mosbesimi

Gjatë periudhës janarit-korrikut 2025, organizata “Tek Bunkeri” zhvilloi një sondazh në Universitetin e Tiranës, Arteve, Mjekësisë, Politeknikut, Bujqësorit, si dhe në universitetet e Shkodrës dhe Elbasanit.

Në total, 1055 studentë iu përgjigjën pyetësorëve në mënyrë anonime. Mbi 700 prej tyre e vlerësuan korrupsionin në universitetet e tyre si “shumë të lartë”, “të lartë” ose “mesatar”.

Rreth 25% e studentëve pranuan se kanë qenë dëshmitarë apo viktima të rasteve korruptive me pedagogë por që nuk i kishin denoncuar rastet në Rektorat apo institucionet e drejtësisë pasi kishin frikë ose ishin mosbesues.

Kjo kuptohet nga fakti se 330 studentë deklaruan se nuk kishin besim te autoritetet; 327 thanë se u mungonin provat dhe 220 pranuan se kishin frikë nga hakmarrja e stafit akademik.

Citizens Channel i kërkoi universiteteve informacion mbi numrin e ankesave dhe politikat për parandalimin e korrupsionit. Vetëm Universiteti i Tiranës dhe ai Politeknik kthyen përgjigje, duke mohuar çdo sinjalizim nga studentët.

“Korrupsioni po shkatërron universitetet publike”

Sipas Kolindo Vjerdhës, përfaqësues i “Qëndresës Qytetare”, korrupsioni në universitete shfaqet në forma të ndryshme: detyrimi për kurse, blerja e librave, pagesat për nota apo edhe favore seksuale.

“Korrupsioni është fenomeni që po shkatërron nga brenda universitetet publike. Shpresa e vetme për ndryshimin e situatës mbetet drejtësia dhe ndëshkimi serioz i rasteve,” u shpreh Vjerdha për Citizens.

Ligji shqiptar parashikon burgim nga 6 muaj deri në 3 vite për çdo përfitim të parregullt nga persona me funksion publik.

Por fenomeni, sipas ekspertëve, është i dyanshëm.

Eksperti i arsimit Ndriçim Mehmeti thekson se një pjesë e studentëve janë bërë bashkëfajtorë në korrupsion, duke e parë ryshfetin si “zgjidhje të lehtë” për një notë kaluese.

“Duhet të pranojmë se një pjesë prej tyre e shohin si më të lehtë rrugën e dhënies së lekëve edhe për faktin se përgatitja e tyre vjetore, boshllëqet nga arsimi i mesëm dhe faktorë të tjerë, siç mund të jetë punësimi për të mbajtur veten, i bëjnë të pasigurt, në mundësitë që kanë për t’ia dalë mbanë në provime,” analizon Mehmeti.

Sipas tij, një arsye përse studentët përfshihen në rastet e korrupsionit me pedagogët ka të bëjë me mungesën e guximit të studentëve për të ngritur zërin si dhe me mosfunksionimin e organizimit studentor.

Mehmeti shton se mungesa e mekanizmave të ankimimit ndikon gjithashtu në këtë prirje.

Një student i Universitetit Politeknik, që kërkoi të mbetej anonim, pohoi se “kush është i pasur, kalon më lehtë”, ndërsa pjesa tjetër “përpiqet të mbijetojë në sistem”.

Sipas tij pedagogët e korruptuar dallohen qartë.

“Si e kuptojmë? Shpesh prej studentëve, të cilët nuk përgjigjen në seminare, nuk vijnë në auditorë, por dalin me mesatare më të lartë se pjesë tjetër,” thotë ai.

Megjithatë, korrupsioni në universitete nuk kufizohet te marrëdhënia pedagog-student. Në vitin 2022, Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK) hetoi zyrtarë të Universitetit Bujqësor për manipulimin e 9 tenderëve me vlerë totale 90 milionë lekë.

Në këtë hetim u përfshinë 24 persona, mes tyre administratorë, sipërmarrës dhe zyrtarë të lartë të universitetit.

Në shkurt 2025, Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) dha masa arresti dhe detyrimi për paraqitje për disa prej tyre, duke konfirmuar në njëfarë mënyre se sistemi universitar është prekur nga korrupsioni në çdo nivel. / Citizens

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • Regjimet si Diktatura me kozmetike says:
    October 15, 2025 at 9:36 am

    Korrupsion i larte por nuk e denoncojme dot – kjo fraze tregon sa nje raft librash faktin se jetojme nen Regjim.
    Ne demokraci se paku denoncimin e korrupsionit e kryejne pa patur frike se Shtetin e kane perkrah e jo kunder.

    Reply
  • Drejtesia detyrim ligjor. says:
    October 15, 2025 at 10:39 am

    Veting pasurise se pedagogeve e profesoreve te UT..eshte denoncimi me I vlefshem e pa marre ne wafe studentet..ku dhe plagjaturat e gradave shkencore te kthejne te ardhurat e jashteligjeshme..

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • FOTO: Dita 20 e protestës
  • Fati i Protestës
  • SPAK dërgon për gjykim kryebashkiakun e Ersekës dhe 11 zyrtarë: Kanë abuzuar me tenderat
  • Çfarë do diskutojë Rama të shtunën me Grupin e PS
  • Tragjedi në plazhin e Tales, po laheshin në det, mbyten dy vajza të mitura

Komentet e Fundit

  1. K R on VIDEO / Eurodeputetja: Rama po thotë të kundërtën e asaj që votuam, stop modelit që privilegjon një grusht të pasurish
  2. K R on Dosja e drogës Koçeku-Shehu-Hamzai: Dalin fotot e ‘samiteve’ në Aruba dhe Antwerp
  3. K R on Padia ndaj Dados, Veliaj: Më ka pezulluar nga detyra prej 500 ditësh një noter me pesa, kush i pastron plehrat në Tiranë?
  4. K R on VIDEO / Eurodeputetja: Rama po thotë të kundërtën e asaj që votuam, stop modelit që privilegjon një grusht të pasurish
  5. K R on Leksione morali me Aruba në sfond

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?