Nga Valona Tela
Pa një konfigurim të ri politik dhe kompromis, vota e 7 qershorit mund të riprodhojë të njëjtin ngërç institucional në Kosovë, vlerësojnë njohësit e zhvillimeve politike. Përplasjet mes pushtetit dhe opozitës së deritashme, fokusimi tek individët dhe jo programet, si dhe logjika e dominimit mbi bashkëqeverisjen, e mbajnë sistemin në një cikël krize, sipas tyre.
Një rol i konceptuar si kryesisht ceremonial ka marrë një peshë që i tejkalon vetë kompetencat e tij. Presidenti është kthyer në nyjën e krizës politike në Kosovë, duke e çuar vendin drejt zgjedhjeve të reja, por pa garanci se ato do të prodhojnë zgjidhje.
Sipas vëzhguesve, vota mund të sjellë rezultat vetëm në një konfigurim të caktuar – përndryshe, rrezikon ta riprodhojë të njëjtën bllokadë që zvarritet prej muajsh.
Zgjedhjet e 7 qershorit janë fundi i një zinxhiri të gjatë dështimesh institucionale dhe politike: nga moszgjedhja e presidentit brenda afatit kushtetues dhe dekreti për shpërndarjen e Kuvendit, te vendimet e Gjykatës Kushtetuese, takimet pa rezultat mes udhëheqësve politikë, emrat e propozuar pa konsensus, bojkotimi i seancave dhe përplasjet e vazhdueshme pushtet-opozitë.
Për partinë deri tash në qeverisje, Lëvizjen Vetëvendosje, e cila në zgjedhjet e 28 dhjetorit ka fituar mbi 51 për qind të votave, përgjegjësia për këtë bllokadë bie mbi opozitën, apo, siç e përshkruan udhëheqësi i saj, Albin Kurti, “bllokun opozitar”, i cili, sipas tij, ka vepruar në mënyrë të koordinuar kundër Vetëvendosjes.
“Të detyrosh një milion qytetarë të shkojnë sërish në kutitë e votimit, vetëm katër muaj pasi ata në mënyrë plebishitare e shprehën vullnetin e vet, që dikujt nuk i pëlqen… Këta duan ta përshtatin popullin sipas tekeve të tyre, por kjo është e pamundur”, ka thënë Kurti para mbështetësve të tij.
Nga këndvështrimi i opozitës së deritashme, Kurti, pavarësisht mandatit të fortë elektoral, ka shmangur kompromisin politik dhe ka zgjedhur përplasjen si mënyrë veprimi.
Sipas Bedri Hamzës, kryetar i PDK-së, partisë më të madhe opozitare, ai e ka shtyrë vendin drejt zgjedhjeve të reja, me synimin për ta forcuar më tej pozicionin e Vetëvendosjes.
“Ai po kërkon nënshtrim, jo bashkëpunim. Po kërkon përkrahjen tonë jo për shtetin, por për pushtetin e tij. Jo për stabilitetin e vendit, por për stabilitetin e tij politik”, ka thënë Hamza përmes një video-mesazhi të publikuar në rrjetet e tij sociale.
LDK-ja, si partia e tretë për nga fuqia, ka përcaktuar tashmë dy kandidaturat kryesore për garën e ardhshme: kryetarin e saj, Lumir Abdixhiku, si kandidat për kryeministër, dhe ish-presidenten Vjosa Osmani si kandidate për presidente, ndonëse kjo e fundit nuk është obligim kushtetues, pasi presidenti zgjidhet në Kuvend.
Por, në një proces zgjedhor që de facto është nxitur nga dështimi për zgjedhjen e presidentit, këto emërime kanë marrë peshë të shtuar politike.
Osmani, e cila në vitin 2021 ka garuar në listë të përbashkët me Kurtin, sot është e pozicionuar hapur kundër tij, pas prishjes së bashkëpunimit dhe mungesës së mbështetjes për mandatin e dytë presidencial.
“Ka një gjë që historia e këtij populli na e ka mësuar gjithmonë: rrugët e mbyllura nga frikacakët, gjithmonë hapen nga populli dhe është populli ai që e di të vërtetën”, ka thënë Osmani në një paraqitje para mbështetësve të saj.
Populli, në fakt, e percepton të vërtetën në mënyrën e vet.
Më 7 qershor, ai do t’u drejtohet kutive të votimit për herë të pestë brenda një viti e gjysmë, nëse përfshihen një palë zgjedhje të rregullta parlamentare, një palë të parakohshme dhe dy runde të zgjedhjeve lokale.
Për disa votues në Prishtinë, të anketuar për programin Expose të Radios Evropa e Lirë, vota mbetet mjeti i vetëm i ndikimit politik, por me gjithnjë e më pak besim në një garë që, sipas tyre, nuk matet më me programe, por me emra dhe llogari personale.
“Unë mendoj që jo veç për president, por as për kryeministër, partitë nuk do të duhej të nxirrnin emra. Ato do të duhej ta nxirrnin programin në plan të parë dhe ai që fiton, ta nominojë një kandidat që mund t’i realizojë ato objektiva”, thotë Behxhet Halili.
“Këtu te ne, lufta me emra… sikur kemi hyrë në njëfarë gare për të realizuar ambiciet e individëve”, shton ai.
“Nëse nuk dalim të votojmë, nuk mund as të kritikojmë, as të përkrahim… Vota është obligim i çdo qytetari”, sipas Elmaze Gashit.
“Do të dal të votoj, e për ndryshime ka pak gjasa”, thotë bashkëqytetari i saj, Agim Mjeku.
“Unë do të votoj që të mos më humbë vota. Nuk besoj se do të zgjidhet ndonjë gjë, do të shkojmë sërish në zgjedhje. Ky është medimi im”, shton ai.
E, ky është edhe mendimi i Abit Hoxhës, ligjërues dhe hulumtues në Universitetin Agder në Norvegji, i cili thotë se Kosova rrezikon një cikël të përsëritur krizash politike, për shkak të mungesës së kompromisit mes partive.
Ai thekson se sistemi është ndërtuar për bashkëqeverisje dhe marrëveshje politike, jo për dominim, ndaj i konsideron të nxituara edhe kandidaturat për president përpara zgjedhjeve.
“Pozita e presidentit të Kosovës përmbushet përmes Kuvendit të Kosovës dhe kandidaturat për president ‘nuk çojnë ujë në mulli’ të kompromisit politik”, thotë Hoxha për Exposenë.
Në këtë kontekst, ai e sheh veprimin e LDK-së me Osmanin më shumë si lëvizje të drejtuar nga interesat e brendshme partiake, sesa si kandidaturë reale që prodhon kompromis.
“Është një emërtim kryekëput për konsum politik, nuk është praktik, sepse presidenti duhet të zgjidhet si pjesë e kompromisit politik dhe duhet të negociohet. Nuk mund të kesh një kandidat për president që të negociohet kandidati për president”, thotë Hoxha.
Në një situatë – në dukje të ngjashme – Osmani ka qenë edhe në vitin 2021, atëkohë ushtruese e detyrës së presidentes së Kosovës. Ajo i është bashkuar garës zgjedhore në një listë të përbashkët me Lëvizjen Vetëvendosje të Kurtit, duke synuar postin e presidentes, ndërsa Kurti atë të kryeministrit.
“Sot dhe për katër vjetët në vijim, por edhe përtej këtyre katër vjetëve, ne jemi të vendosur për të luftuar në mënyrë të pakompromis kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në vend, për të ndërtuar një shtet që prioritetizon arsimin dhe shëndetësinë, mbrojtjen e mjedisit dhe mirëqenien e secilit dhe secilës nga ju, duke siguruar një rimëkëmbje ekonomike të drejtë, gjithëpërfshirëse dhe inovative”, ka thënë Osmani më 14 janar 2021.
Synimet e tyre për postet kryesore u realizuan pas zgjedhjeve të 14 shkurtit atë vit, por partneriteti politik nisi të lëkundej edhe para se të përmbyllej një mandat.
Për Donika Eminin, nga Grupi Këshillues për Politikat e Ballkanit në Evropë, modeli i vitit 2021 ka qenë i paprecedent dhe thelbësisht simbolik, pasi në një sistem parlamentar si Kosova, posti i presidentit nuk përcaktohet në kutitë e votimit, por përmes marrëveshjeve politike në Kuvend. Edhe kandidatura e tanishme e Osmanit, sipas saj, nuk e ndryshon këtë logjikë.
“Patëm apo nuk i patëm këta emra, konfigurimi, rezultati i zgjedhjeve do të përcaktojë se si këto forca politike do të navigojnë rreth njëra-tjetrës. Si një gjë simbilike mund të ketë efekt tek elektorati, por jo domosdoshmëritsht është zgjidhje e krizës politike nëse e kemi një emër paraprakisht”, vlerëson Emini për Exposenë.
Ajo shton se Osmani, për më tepër, nuk ka ofertë politike, por kryesisht kundërpërgjigje ndaj Vetëvendosjes, çka, siç thotë, mund të përfundojë duke e forcuar këtë të fundit.
Sipas saj, edhe PDK-ja, me refuzimin e bashkëpunimit me Nismën dhe mungesën e prurjeve të reja politike, mund të ndikojë në rritjen elektorale të Vetëvendosjes.
“Nëse potencialisht ndodh që Lëvizja Vetëvendosje, edhe me ndihmën e diasporës, rritet si parti politike, atëherë fuqia e saj negociuese do të jetë më e madhe dhe nuk do të ketë shumë hapësirë për manovara politike siç i kemi parë në dy vjetët e kaluar”, thotë Emini.
Ajo thekson se vetëm në një skenar të tillë do të mund të zgjidhej kriza aktuale, por paralajmëron se ai do të vinte me kosto për pluralizmin politik dhe vetë demokracinë, prandaj nuk do të ishte i shëndetshëm.
Sipas saj, dalja nga ngërçi kërkon vetëm vetëdijesim më të madh nga klasa politike se Kosova është një sistem multipartiak, i ndërtuar me Kushtetutë për të funksionuar mbi bazën e konsensusit.
Me Kurtin që këmbëngul në një president unifikues dhe jopartiak, Hoxha nuk e sheh as afër një disponim të tillë mes partive. Ai vlerëson se marrëveshja politike mund të vijë vetëm në rrethana të jashtëzakonshme.
“E vetmja mënyrë për të ndërtuar një kompromis politik në Kosovë është një sfidë më e madhe… një problem në veri, një akt kundër shtetit të Kosovës, një sabotim, një kërcënim i madh. Diçka e tillë do të mund ta bashkonte faktorin politik, përndryshe nuk shoh dëshirë politike për kompromis”, thotë Hoxha.
Aktualisht, ushtruese e detyrës së presidentes është kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu. Me Kushtetutë, ky mandat nuk mund të zgjasë më shumë se gjashtë muaj, por nuk përcaktohet qartë se çfarë ndodh nëse brenda këtij afati nuk zgjidhet presidenti me kompetenca të plota.
E, një situatë e tillë, sipas një deklarate të Kurtit më 24 prill, pak ditë para shpalljes së zgjedhjeve të 7 qershorit, nuk mund të përjashtohet plotësisht.
“Nëse shkojmë në zgjedhje në qershor dhe Lëvizja Vetëvendosje me partnerët – GUXO, Alternativa e pakicat – nuk i mbërrin 80 deputetë, atëherë do të shkojmë sërish në zgjedhje në vjeshtë a dimër. Kujt i konvenon kjo?”, ka pyetur Kurti.
Ndoshta askujt, ndoshta dikujt, por me siguri jo qëndrueshmërisë politike të Kosovës… ndonëse, sipas Abit Hoxhës, vendi është shndërruar në një një sistem që “funksionon në krizë”, por që në thelb përjeton stagnim.
Sipas tij, mungesa e vendimmarrjes strategjike dhe e kompromisit ka krijuar një situatë ku “vendi ecën në vend”, ndërsa humb mundësi zhvillimi dhe mbështetje ndërkombëtare.
—-
Valona Tela është gazetare e Radios Evropa e Lirë në Pragë dhe autore e magazinës së përjavshme televizive ‘Expose’.

Albin Kurti!Te kam Rixha, Lerja Presidentin Opozites,se do shkatrrosh ate qe u ndertua me gjak e sakrifica dhe gjithhe Boten perkrah.
Sot e kemi gjithe boten kunder.
Eh mor demir qe i ben “Rixha” beniaminit tend. Nuk eshte bota kundert Kosoves, por Kosova e Al binit kunder saj. Ajo bote qe u dha Lirine, por qe keni alergji prej saj. Ta kam thene qe nga fillimi kur kjo dyshe(Bonnie e Clyde) moren pushtetin, keta do t’a shkaterrojne ate qe te tjeret ndertuan. Ate po bejne o demo, e s’kane nevoje per president kur ate rol e luan Vuci i Serbise dhe Erdua i Turqise. Ate qe keta (presidentet ne prapaskene kane dashur), ai “Moisiu” jot me popullin kosovar qe shkretetiren e ka ne koke, e realizoi me se miri, qe perendimin t’a bente armik te betuar. Te jesh kunder Europes, nga e cila i vine edhe shumica e votare te diaspores, eshte kulmi more turcellinj te pandreqshem. Me ato remitanca mbahet Kosova dhe Shqiperia, keq apo mire, ajo eshte demokracia e vertete, atje e kane plasur koken shqiptaret, atje kane pare shtetin e se drejtes, lirine e cdo gje te mire, por qe hipoktite si puna e varkareve te vetefundosjes, te hane buken dhe te peshtyjne ne pjate. Vetem diaspora e Kosoves dhe ajo turke e Gjetmanise votojne respektivisht sulltanin islamik turk dhe te ngjashmin e tij ne Prishtine.
..dhe shiko si tallet me ate popull trushpelare; “te detyrosh 1 milione qytetare te shkojne ne kutite e votimit vetem kater muaj pasi ata e shprehen vullnetin e vete, qe dikujt nuk i pelqen”!!
Po a nuk eshte ai Kastraveci jot qe i tall me votime ashtu si i teket ?! Hahahaha c’fare anormaliteti, vetem per Albubulenen e tij, beri 54 seanca maratone, pastaj kjo ish noterja e tij, lopa Osmanllie qe i ndryshon flamujte si ato grate e liga breket, ia beri “nderin” Kurthit ne dhjetorin e kaluar kur daten e zgjedhjeve e caktoi ashtu sic donte ai, t’i vinin muxhaidinet e tij nga diaspora…demir bej, sikur ka shume te dhena qe e kompromentojne keq Kurthin me sektorin e energjise qe lidhet direkt me Serbine, pale, u kerkon qirane edhe bazes Amerikane atje…..i keni hyre detit ne kembe o demir!
Vo:
-Fajtor absolut në Kosovë është ALBIN KURTI:
1.A.KURTIN NUK E DO SHBA,BE,PASI NUK ZBATON DETYRAT E TYRE,KRYESISHT PËR ASOSACIONIN..
2.A KURTI KËRKON SOVRANITET,KUR KOSOVËN E MBRON KFOR..
3.A.KURTI KËRKKON EDHE PRESIDENTIN NGA LVV,KUR I TAKON OPOZIRËS..
4.A.KURTI ËSHTË KUNDËR OPOZITËS SIKURSE SALIU NË SHQIPLRI..
5.A.KURTI FUTI HUNDËT NË MAQEDONI V.SIKURSE NË SHQIPËRI 2021 DUKE KRIJUAR P.VV PËR RRËZIMKN E E.RAMËS,ME POROSI TË SALIUT..
6.SALIU DHE ALBINI PO PUNOJNË NË FAVOR TË SËRBISË PËR DESTABILIZIMIN E KOMBIT..
7.MILITANTËT E VV DUHET TË TËRHIQEN PËR VOTIMIN E VV DUKE BËRË ZGJEDHJE PA LIMIT.
8.TI JEPET FUND MARRZIVE TË SALIUT NON GRATA & ALBINIT I PA DËSHËRUESHËM NË SHBA,BE.
EL News Albania
FLM DITA
Kapterr Ethe Lalaj leshon “perlen” ditore : A Kurti eshte kunder opozites sikurse Saliu ne SHQIPLRI !
Kapterri nga katundi i Poliagjentit akoma nuk e di se Saliu eshte vete prej 13 vitesh ne opozite, por e keqja me e madhe eshte se ky budall analfabet nuk di te shkruaje sakte as emrin e vendit tij.
O te dhjefsha Asociacionin o Hetem,po cfare asociacioni kekon ti ne Kosove me 95% te popullsise monolite shqiptare?
Cfare ke qene ti,oficer i Rankovicit?
Nuk është e vërtetë demo , që Kosova është 95% me shqiptarë . Vetë flamuri i pjerdhur i tyre ka 6 yje ( aq kombe jetojnë në atë krahinë) . T’a lemë mënjanë atë , që kosovarët vetë nuk duan të quhen shqiptarë , por kosovarë , ose dardanë siç i pëlqen më tepër të quhen . Dardanë me emra turq e arabë , pas 1500 vjet nën pushtim sllav e turk . A thua t’i ketë mbetur ndonjë ruazë e kuqe gjaku dardan kosovarëve ? Sa për asociacionet , ja ku po t’a them faqe burrash o demkë , do të krijohen se s’bën , mbaje mënd këtë që po të them .
Sa te jete ne drejtim Kurti Qorapkuqi e Osmeni tra-la-la,zgjedhje brenda 5 muajve do te kete perseri!?E pranon kete fakt edhe haxhilesha e gjate!,
Tek Ai 5% jo shqiptare mund te jene jo 6 minoritete,por edhe gjithe rracat e OKB,dashi,Po 5% jane.,Ju EdiRamistet i pelqeni shume minoritetet,aq sa Edi Rama ka sajuar 12 minoritete ne Shqiperi.
Remo,qendrimi grek per Kosoven,njihet,qe ne 1999.Nuk ka te beje me qeverrite greke,se sa me orientimin antishqiptar te nje popullsie te tere.Ky orientim i perbashket serbo grek u farketua ne Traktatet e perbashketa te shek.te kaluar per te grabitur popujt e Ballkanit..
Duhet bere nje ligj i posacem per minoritetin turk te cilit i perket ti demir beu. Problemi eshte qe, ju i keni marrur frenat e shtetit ne dore dhe jeni bere shqiptare te kulluar per te fshehur turkun e zi qe mbani brenda, s’e keshtu u do edhe babe Recep Taipi, kolone te Turqnise ne Europe. Perse te merret me minoritete ai, kur u ka ne xhepin e tij, Kosove e Shqiperi nen (hyqem) ka Ramiun,Saliun, Hashimin e Albinin, ja si ate VLEN-in ne Maqedoni, projekt i tij ne bashkepunim me Vucin, i vene ne jete nga Micko me Al binon. Kur ato shtetet rreth nesh benin traktate e aleanca te shprorrnin koleren turke, ju bijte e babe Dovletit, benit Lidhjen islamike te Prizerenit per te ruajtur integritetin e perandorise dhe shkuat deri ne Bosnje te luftonit me Augsburget per Lavdine e Osmanise.
O demo , po pse çfarë pret ti që grekët dhe sllavët të kenë simpati e dashuri për një popull , i vetmi që u turqizua e u bë vegël e shërbëtor i otomanëve në dëm edhe të fqinjëve ? Çdo fqinj , që do të ishte i pushtuar nga i njëjti invazor , do t’i urrente tradhtarët . E kanë fajin ata , fqinjët , apo vetë neve ?
Dashi, deri diku ke te drejtë, por me duhet ta them qe nuk ishim ne i vetmi popull qe u bëmë vegel e otomaneve. Gjate periudhes 1543 – 1612 Serbia i dha Perandorise osmane 13 vezirë te medhenj.
Sa te jene gjalle dy perbindeshat Salih Berisha ne Shqiperi dhe Albin Kurti ne Kosove, Ballkani nuk do te gjeje kurre qetesi!
Jo Remo,Ne nuk luftuam ne Bosnje kunder Austriakeve,.Ne Bosnje ishin bosnjaket muslimane, podgoriqent sllavisht foles.
Ne shqiptaret luftuam ne Uren e Rrzhanices,ne Nikshiq kunder Ushtrise malazeze .Ne Preveze dhe Likurs kunder ushtrise greke.
Hahahaha o demo efendiu ,po e ke thene edhe vete mo, apo i kishe futur ndonje dopo raki ate dite?! Per te qene me i sakte, eshte komenti jot tek ai shkrim i z.Ksenofon Kristafi( U beme apo na bene), ka qene nje moment i joti kur je treguar i sinqerte, dhe ja, po citoj ate moment sinqeriteti tuajin, shprehur qarte ne ate koment: ” dhia e zgjebosur e bishti perpjete, me ate Austri qe na ndihmoi te bejme shtet. Pabesite e shqiptareve me Austriaket, fillojne qe ne shekullin e 18-te. Pas fitores se bujshme me malazezet qe konsideroheshin te pamposhtur, perandoria Austriake, projektoi pavaresine e Shqiperise mbi 4 Vilajete qe ne 1878. Keta Hoxhallaret, Mullahet, Myderizet e Pashallaret e Lidhjes, derguan forca shqiptare te luftojne kunder Austrise ne Bosnje”, e me poshte vazhdon komenti juaj por qe lidhet me L2B….kaq demo. Nganjehere eshte mire te thuhen edhe te vertetat! .
Feja nuk eshte identitet kombetar.Orthodokse jane te gjithe popujt qe jetuan nen Perandorine Romake te Lindjes,,por 300 miljon ruse,20 miljon bullgare,30 miljon rumune,serbe,gjeorgjiane,ukraine,armene,siriane,shqiptare,,NUK JANE GREKE.
Vetem ne shtetin Teokratik grek feja perfaqeson identitetin grek.Po je orthodoks je grek,Po u vaftise ne kishe,behesh grek.Pse? Sepse nuk kane Identitet rracor,gjuhesor,etnografik,antropologjik,GJENETIK. Jane rraca dhe etnitete te mbledhur dur dur.Ju kane p-rivuar gjuhen e memes,Perfaqesuesja e pare e dukshme e Idenjtitetit Kombetar.Shqiptareve came,Epirote,Arvanite u mohuan gjuhen,kulturen tabiatet, Vllahe,sllave,cifute gjithashtu.Edhe varrezat ja kane shkulur,qe te mos ju duken as emrat ne varre.
Ky popull kriminal,invazor ulurin per te drejtat e njeriut,per prona te paqena,,kur Pronat e shqiptareve i rrembeu Sali maloku me turmat e katundareve me ligj e pa ligj,,Por Ne nuk kemi Shtet Grek qe te na ktheje Pronat.
Grekomanet e bregut kane shtet grek. Grekomanet e Dropullit e kane Shtetin grek per te mbajtur Tokat e vjedhura te bejlereve me ligjet malok qe i dha kopreativistave tokat e Pronareve.
Shife sa bukur punojne keta me shqiptaret shushkameno,me shtet hajdsut,qe vjedh sjhqiptaret dhe pasuron greket.
Kosova po shkon ne Zgjedhje te paarsyeshme prej nje KOKETONE.
KOKETONA Vjosa Osmani cuditerisht,duke ditur fare mire se Hasmi me i madh i shqiptarise eshte kryeministri i Beogradit ne Tirane,Edi Rama,kokewton me te si cupe pesembedhjeteshe,duke harruar qe perfaqeson shqiptarine e Kosoves fituar me gjak e sakrifica.Edi Rama po dorzon tek greket ne Hage detin e shqiptareve,Per p[ak dorzoi tek serbet Mitrovicen e Boletinmit,,Mbushi Kosoven me associacione dhe ja dergoi Evropes per zbatim,.Dorzoi Durresin tek Helaqerit Harabike,Dorzoi Sazan e Zvernec tek kukulla Babait,qe po del kukulla e Jevgut te Emirateve.
Moj me Vucicin te kishe komplotuar Ti ne Beograd,,Vucici eshte me pak i rrezikshem per trojet shqiptare,se Edi Rama.
Ne Historine hallemadhe te shqiptareve ky mund te krahasohet vetem me Esad pashen.Por ne 1920 Shqiperia kishte ende burra.Gjithe Ate Esad,qe i nxorri ujt e Zi Turqise,Austrise,Shqiperise,e plandosi perdhe nje djale i vogel nga shtati,por me zemer te madhe,Shpetoi Shqiperine,se sot Principata Shqipnise Mesme do te ishte kartandisur,Tirane,Durres Shijak.
Kete tradhtare nuk po ka kush ta heqe qafe,,Te shpetoje Shqipria dhe Kosova.
O plak , plehra e Shqipërisë . Rama e paska fajin që koqevarët po shkojnë për herë të pestë në zgjedhje ? Yyyyyy maskara i fëlliqur , gënjeshtar , mashtrues , shpifës , kungull që i ke ngrënë farat . S’ke turp të turpërohesh për gjykimet dhe hamendjet e poshtërsitë që shkruan , gjarpër helmues .
Me pleher se ty o “Dash” nuk besoj se mund te kete ne Shqiperi por megjithate ti vazhdo lepija Rames se te paguan mire me sa duket ! Per tu habitur qe ti akuzon demon sepse te ka ofenduar babane ! Ti duhet te jesh o vellai i Rames Olsi, ose vellai vetem per babe dhe djali i gruas tende Gregori .
———————————————————————————————————————————
VËLLEZËRIT SHQIPTARË TË KOSOVËS; Mos t’i zesh me gojen tende te qelbur,
shqipfoles grek maskara me dhjetera maska dashaqis langaraqis maskaraqis!
Sado te nderrosh lekuren mavri,skuth grek maskara muti ke per te ngordhur!
———————————————————————————————————————————
I uroj cdo te mire Kosoves si shqiptar Shqiperie poshtd Shkumbinit dhe forcojeni besimin te Albin Kurti i cili trim i beses qe nuk zhgenjen.
Poshte opozita zyrtare politike kosovare – nje vegel ne duart e Edvin kermes per planet e tij per te sunduar edhe Kosove!
Rama i ka bërë një mut të madh në gojë Albinit dhe opozitës kosovare .
———————————————————————————————————————————
@Dash-aqis Ganua-aqis Langaraqis Maskaraqis qe zhgarravit nga p*dhi i manas sou Manastiraqis.
NUK TË SKUQET SURRATI YT MAVRI KATRAN QË I NDËRRON EMRAT SI KURVAT K. NË BORDELLO!
———————————————————————————————————————————