Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kosova feston sot 18-vjetorin e Pavarësisë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Kosova feston sot 18-vjetorin e Pavarësisë
AktualitetKosovë

Kosova feston sot 18-vjetorin e Pavarësisë

Published: February 17, 2026
Shpërndaje

18 vite më parë, më 17 shkurt 2008 në orën 15:39 në Kuvendin e Prishtinës, Kosova shpalli Pavarësinë. Në një mbledhje të jashtëzakonshme ku morën pjesë 109 nga gjithsej 120 deputetë, Kuvendi i Kosovës njëzëri shpalli Kosovën shtet të pavarur, sovran dhe demokratik.

Shpallja e Pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008 ishte kurorëzim i një rrugëtimi të gjatë e të vështirë të popullit shqiptar në trojet tona, të ndara padrejtësisht në Konferencën e Londrës më 1912. Për gati 100 vjet populli shqiptar në Kosovë përjetoi spastrimin etnik nga regjimi i ish?Jugosllavisë, gjë që rezultoi në një Luftë Çlirimtare (1997–99). Pas përfundimit të luftës u vendosën trupat paqeruajtëse ndërkombëtare në Kosovë.

Që nga 13 qershori 1999, kur forcat serbe u detyruan të largohen nga Kosova, vendi u administrua nga Misioni i Organizatës së Kombeve të Bashkuara – UNMIK – dhe institucionet vetëqeverisëse të Kosovës: Kuvendi, Presidenti dhe Qeveria.

- Publicitet -

Në nëntor 2005 nisi zyrtarisht procesi për statusin përfundimtar të Kosovës. Pas konsultimeve gjithëpërfshirëse, më 2 shkurt 2007 i dërguari special ndërkombëtar për statusin e Kosovës, Martti Ahtisaari, dorëzoi propozimin e tij në Prishtinë dhe në Beograd për pavarësinë e kushtëzuar të Kosovës, hap që çoi drejt krijimit të shtetit të pavarur. Pasi u mbajtën disa raunde bisedimesh, Kosova u shpall e pavarur më 17 shkurt 2008.

Shpalljen e Pavarësisë së Kosovës e bëri kryeministri i atëhershëm, Hashim Thaçi, së bashku me deputetët e Kuvendit dhe Presidentin, në mbledhjen e mbajtur në Prishtinë më 17 shkurt 2008.

“Ne, udhëheqësit e popullit tonë, të zgjedhur në mënyrë demokratike, nëpërmjet kësaj Deklarate shpallim Kosovën shtet të pavarur dhe sovran. Kjo shpallje pasqyron vullnetin e popullit tonë dhe është në përputhje të plotë me rekomandimet e të Dërguarit Special të Kombeve të Bashkuara, Martti Ahtisaari, dhe me propozimin e tij gjithëpërfshirës për zgjidhjen e statusit të Kosovës,” thuhet në deklaratën e nënshkruar nga deputetët pjesëmarrës.

Deklarata e Pavarësisë u miratua në mënyrë unanime nga 109 deputetë të pranishëm në sallën e Kuvendit të Kosovës.

“Më 18 shkurt 2008 presidenca e BE njoftoi se, pas një dite bisedimesh të ashpra midis ministrave të jashtëm, vendet anëtare ishin të lira të vendosnin individualisht nëse do ta njihnin pavarësinë e Kosovës. Shumica e shteteve anëtare të BE e kanë njohur Kosovën, por Qiproja, Greqia, Rumania, Sllovakia dhe Spanja vazhdojnë ta mos e njohin”.

Pak para Shpalljes së Pavarësisë, Bashkimi Evropian aprovoi vendosjen e një misioni joushtarak prej 2,000 anëtarësh për sundimin e ligjit, EULEX, për të zhvilluar më tej sektorin e policisë dhe drejtësisë në Kosovë. Të gjitha 27 vendet anëtare të BE miratuan mandatin e EULEX?it, përfshirë edhe pesë vendet që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

Presidenti amerikan, Donald Trump e ka uruar Kosovën për 18-vjetorin e shtetësisë së saj dhe e ka rikonfirmuar mbështetjen e palëkundur të Shteteve të Bashkuara për sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës, ka bërë të ditur Presidenca e Kosovës.

Në letër e nisur nga Trumpi, Kosova është përgëzuar për pjesëmarrjen në themelimin e Bordit të Paqes, si dhe për mbështetjen e këtij vendi në përpjekjet e SHBA-së për t’i zgjidhur problemet globale në Ukrainë, Gazë dhe vende tjera.

“Teksa marrëdhënia mes dy vendeve vazhdon të rritet, ne mirëpresim zgjerimin e partneritetit përmes bashkëpunimit tregtar dhe investimeve. Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të punojnë së bashku me Kosovën për të avancuar paqen dhe stabilitetin për të mirën e përbashkët”, është thënë mes tjerash në letër.

Kosova së fundmi i është bashkuar nismës së Trumpit, Bordi i Paqes, përmes së cilës SHBA-ja synon dhënien fund të konflikteve në botë.

Urimi i Trump është pasuar edhe nga ai i mbretit Charles III: “Kjo ditë shërben si një mundësi e çmuar për të reflektuar mbi miqësinë e qëndrueshme midis vendeve tona. Jam thellësisht i inkurajuar nga fuqia e lidhjeve tona dypalëshe dhe mbetem i përkushtuar për të nxitur një bashkëpunim edhe më të ngushtë në vitet që vijnë. Ndërsa përballemi me sfidat e përbashkëta të kohës sonë, veçanërisht ato që lidhen me klimën dhe ruajtjen e botës sonë natyrore, shpresoj që vendet tona të vazhdojnë të punojnë së bashku për zgjidhje domethënëse dhe të qëndrueshme”, shkruhej në mesazhin e tij.

Presidenti francez, Emmanuel Macron dhe ai italian, Sergio Mattarella, i dërguan një letër urimi presidentes Vjosa Osmani.

Ndërkohë në Hagë po vijon gjyqi për ish-krerët e UÇK-së të cilët akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Sot zhvillohet seanca e shtatë e deklaratave përmbyllëse që tashmë ka kaluar te pyetjet e gjykatës.

Prokuroria Speciale ka kërkuar 180 vite burg në total për Thaçin, Veselin, Krasniqin e Selimin (45 vite secili). Në mbështetje të ish-krerëve, sot në orën 14:00 në Prishtinë, platforma “Liria ka Emër” ka thirrur një protestë ku do të marrin pjesë edhe figura të larta shtetërore.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • demo says:
    February 17, 2026 at 11:26 am

    Albin Kurti NDRIN,
    Edi Rama nxin.
    Kosova perparon
    Vjosa Osmani Ndricon.
    Trumpi e Uron
    Rubio na siguron
    Kosova shteteron
    Mbreti Carls e bekon
    Edi Ramen e terbon,
    Tradhtarin askush e don

    Reply
  • xxx says:
    February 17, 2026 at 1:58 pm

    Gezuar Kosova jone e dashur,
    Gezuar o shqiptare, kendej e andej kufirit Pavaresine e Kosoves martire!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Konsullatë serbe në Shkodër? Ish-diplomati i bën thirrje medias dhe opinionit publik për reagim të menjëhershëm
  • Shkrirja e bashkisë së Maliqit dhe bashkimi me Korçën, banorët thërrasin protestë të dielën
  • Banorët e Poliçanit dalin në protestë dhe djegin teserat e PS-së, kryesocialisti i qytetit jep dorëheqjen
  • UEFA i shpall luftë totale FIFA-s: Do të bojkotojmë çdo kompeticion derisa Infantino të bëjë një hap pas
  • Propozimi i PD-së për Reformën Territoriale: 100 bashki dhe 6 rajone

Komentet e Fundit

  1. Xha Teme analisti on Banorët e Poliçanit dalin në protestë dhe djegin teserat e PS-së, kryesocialisti i qytetit jep dorëheqjen
  2. K R on Rama prezanton “Praninë Besnike”: Shpjegon me shkencë termin ‘popull’, thotë që do bëj këngë me thirrjen për dorëheqje
  3. K R on Bashkëshorti i arrestuar për tokat në Durrës, Rama emëron ish-zyrtaren e PD-së drejtore të Agjencisë Kombëtare të Turizmit
  4. ILIR on Bashkëshorti i arrestuar për tokat në Durrës, Rama emëron ish-zyrtaren e PD-së drejtore të Agjencisë Kombëtare të Turizmit
  5. ILIR on Rama prezanton “Praninë Besnike”: Shpjegon me shkencë termin ‘popull’, thotë që do bëj këngë me thirrjen për dorëheqje

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?