Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kosova hap fabrikë për prodhimin e municioneve, Kurti: Ngrejmë industrinë ushtarake
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kosovë > Kosova hap fabrikë për prodhimin e municioneve, Kurti: Ngrejmë industrinë ushtarake
KosovëLajmi i fundit

Kosova hap fabrikë për prodhimin e municioneve, Kurti: Ngrejmë industrinë ushtarake

Published: November 27, 2024
Shpërndaje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se ka nisur procesin drejt hapjes së një fabrike për prodhimin e municionit dhe për laboratorë për dizajnim të fluturakeve pa pilotë, të njohur si dronë.

Në fillim të mbledhjes të së mërkurës të Qeverisë së Kosovës, Kurti bëri të ditur se është nënshkruar vendimi për themelimin e një komisioni ndërministror që ka për qëllim vlerësimin dhe nisjen e këtij procesi.

Ai tha se ky është “një hap i domosdoshëm për të garantuar zhvillimin e qëndrueshëm të ushtrisë”.

- Publicitet -

“Një ushtri që për një kohë kaq të shkurtër është armatosur kaq shumë sa kjo e jona ka nevojë për ta siguruar e garantuar operacionalitetin e plotë dhe qëndrueshmërinë tërësore. Sot hedhim hapat e parë për ngritjen e industrisë ushtarake”, tha Kurti.

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, tha se për këtë projekt janë koordinuar me partnerët ndërkombëtarë, përfshirë SHBA-në, dhe se Ministria e Mbrojtjes e Turqisë ka asistuar me një “raport fizibiliteti”.

“Për hapjen e fabrikës shtetërore të municionit, kemi pranuar një raport fizibiliteti nga Ministria e Mbrojtjes e Turqisë. Jemi në fazën e finalizimit të këtij projekti”, tha Maqedonci.

Ai shtoi se municionet e prodhuara se do të jenë sipas standardeve të NATO-s.

Verën e kaluar, Kosova bleu dronë Bayraktar TB-2 nga Turqia. Kurti tha asokohe se me blerjen e tyre, Kosova “është edhe më e sigurt”, dhe shtoi se oficerët e Forcës së Sigurisë së Kosovës janë trajnuar tashmë për përdorimin e dronëve.

Se sa dronë ishin blerë, nuk ishte bërë e qartë atë kohë.

Buxheti për Ministrinë e Mbrojtjes për vitin 2025 është paraparë të jetë 207.8 milionë euro, apo 54 milionë euro më shumë sesa këtë vit.

Sot në Kosovë shënohet Dita e Forcës, që simbolizon themelimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK). Kjo forcë u themelua më 1 janar të vitit 2009, pas shpërbërjes së Trupave Mbrojtëse të Kosovës (TMK).

FSK-ja është aktualisht në proces të transformimit në ushtri të rregullt. Deri në fund të këtij procesi, më 2028, FSK-ja pritet t’i ketë mbi 7.500 pjesëtarë aktivë dhe rezervistë nga mbi 4.000 sa i ka aktualisht.

Në konferencën pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës, Maqedonci tha se iniciativa e fundit është pjesë e fazës së dytë të procesit të transformimit të FSK-së në ushtri të rregullt.

“Ne së bashku me komandantin e FSK-së jemi të përkushtuar që planin për tranformimin e FSK-së ta arrijmë brenda afateve kohore”, tha Maqedonci./REL

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
8 Comments
  • mali says:
    November 27, 2024 at 2:21 pm

    Pra Kosova po nderton industrine ushtarake ne perputhje me standartet e NATO-s.
    Shqiperia po mer hekurishtat qe hedh Zelensky, mbeturina te standartit rus.
    Zelensky eshte duke ndertuar industrine ushtarake sipas standarteve te NATO-s.
    Ketu ka vend shume per te komentuar.

    Reply
  • demo says:
    November 27, 2024 at 5:07 pm

    Llafja Ime ne vesh te Perendise.Kam vite e vite qe therras:ARMATOSU KOSOVE!
    Lere klownin te merret me Estrada. Vazhdo punen o Arkitekti i Kombit Shqiptar,,.Gur gur behet Kalaja.Me Nikoqirllek,Sot nje pushke,neser nje Top,pasneser nje Tank,deri sa ta besh Kosoven Izrael te pamposhtur.Boll na ka rene ne qafe Hasmi serbosllav.
    Dhe mos shiko hic kendej!Mos e kthe koken nga humnera,se po more mend e ketij, te hedhesh 100 miljone per chek-Upin e shurres dhe 200 miljone pewr brisqet e Beqes,more fund.Keto lluxe nuk i ka as Hollywoodi.
    Dha 100 miljon per shurren e Vilma Nushit,Ka dhene 3,5 miljon per Undustrine e Armatimit.Ato nuk dalin as per te lyer muret,jo makinerite e ndryshkura.Kushedi kujt bojaxhiu do t`i beje nje nder te vogel.Sindozot ato Amazonat e Burrelit,qe bene mrekulli.Ndertuan nje Autoblinde,me duart e njoma si Hirushja.
    Ky dhe Ardit Gjebrea bejne Mrekullira.

    Reply
  • Kanan Mavria says:
    November 27, 2024 at 5:42 pm

    Demo, me ngadalë me ngrënien e mutit , të ndihmon edhe @mali nga pak por ti e do të gjithë për vete. Mos ha shumë se do pëlcasësh , je dhe në pleqëri e duhet të mbash pak dietë.

    Reply
  • mali says:
    November 27, 2024 at 6:19 pm

    Kanan Mavria.
    Nuk po themi te hame mut ,por po themi nje te vertete.
    Po ta shkruaj perseri sepse jam I duruar nga zanaty im.
    Dy fjali ke ,jo me shume.
    1.Kosova po nderton industrine ushtarake sipas standartit te NATO-s.
    2.Shqiperia me pleherat qe hedh Zelensky po nderton industrine ushtarake sipas standartit rus.

    Reply
  • Kanan Mavria says:
    November 27, 2024 at 7:04 pm

    Dy more dy fjalë të them dhe unë o mali , mos fluturo me presh në bythë se Alpini punon për Sërbinë dhe demon mos e lër të hajë aq shumë mut se plasi. Fillo të hash edhe ti e mos ja ler të gjithë atij se këtë zanat keni.

    Reply
  • mali says:
    November 27, 2024 at 7:15 pm

    More ore Kanan leshi.
    Mali yt me I larte se I yni.

    Reply
  • mali says:
    November 28, 2024 at 1:08 am

    Kanan mavria sa klase ke ?

    Reply
  • Reshit Lala says:
    November 28, 2024 at 7:44 am

    E shikoj të pavlefëshme ndërtimin e industrisë ushtrake në Kosovë. Shqipëria i ka gati uzinat Ushtarake që në kohën e diktaturës. Këto uzina po vihen në punë për Ukrainën. Këta uzina do të prodhojnë armë e municione të stanmdarteve të Natos! Mos harrojmë: Shqipëria e furnizojë me armë Kosovën në luftën e saj. Industria ushtarake Shqiptare mjafton të vihet në punë dhe e zgjidh problemin e hapsirës shqiptare. Mos harrojmë diktatuira i la shqipërisë mbi 23 000 000 armë personale-shumë herë më shumë se popullsia e saj dhe popullsia shqiptare në ballkan. Sidoqoftë i takon qeverisë së Kosovës të mendojë për mbrojtjen e saj. Mendoj, se ka ardhë koha, që Kosova dhe Shqipria të ndërtiojnë strategjinë embrojtjes së përbashkët kombëtare. Shqipëria e kishte strategjinë e saj mbrojtëse! Ajo ishte e pathyshme, e vlerësuar nga shqiptarët dhe perendimi!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • KQZ certifikon zgjedhjet në Kosovë, Vetëvendosje del fituese me 53 mandate në Kuvend
  • Televizioni publik në Hungari, i lidhur me Orban, ndërpret transmetimin me këtë mesazh
  • Rama për koncertin e Kanye West: 4 milionë euro në minutën e fundit, por Shqipëria fiton 100 milionë
  • SHBA-të nisin sulme të fuqishme ndaj Iranit, Teherani përgjigjet me raketa dhe dronë
  • Arrestohet zëvendësdrejtori i Kadastrës Dibër, ishte në kërkim për mashtrim

Komentet e Fundit

  1. Kafshën time ma Përgojoni on FAKSIMILE: U tha “zero lekë”, firmosen 4.2 milionë euro për Kanye West! Kryeministri blen me paratë e emergjencave imazhin e rinisë “së lumtur” ndërsa sheshi zien
  2. Kafshën time ma Përgojoni on FAKSIMILE: U tha “zero lekë”, firmosen 4.2 milionë euro për Kanye West! Kryeministri blen me paratë e emergjencave imazhin e rinisë “së lumtur” ndërsa sheshi zien
  3. Ela on Arrestohet zëvendësdrejtori i Kadastrës Dibër, ishte në kërkim për mashtrim
  4. Vlorë on LETËR E HAPUR
  5. Fjalë me vend on Pak ditë para koncertit të Kanye West, gjysma e biletave ende të pashitura, kush i mbulon kostot

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?