Presidentja Osmani ka marrë një letër nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald J. Trump, në të cilën ai e falënderon për përkushtimin dhe miqësinë ndaj Shteteve të Bashkuara, lidershipin e guximshëm dhe shpreh dëshirën për të thelluar bashkëpunimin në vitet që vijnë.
Në letër, Presidenti amerikan shkruan se vendimi për të pranuar shtetas nga shtete të tjera tregon gatishmërinë e fortë të Kosovës për të bashkëpunuar me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke shtuar se lidershipi në këtë çështje tregon fuqinë dhe dhembshurinë e popullit të Kosovës.
“Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kosova ndajnë një lidhje të thellë, të bazuar në respektin e ndërsjellë, vlera të përbashkëta demokratike dhe një vizion për një të ardhme paqësore dhe prosperuese. Përkushtimi juaj për forcimin e kësaj lidhjeje nuk ka kaluar pa u vërejtur, dhe jam i bindur se së bashku do të vazhdojmë të avancojmë qëllimet tona të përbashkëta,” ka theksuar Presidenti Trump në letrën e tij.
Duke e falënderuar Presidenten për angazhimin e saj në forcimin e partneritetit me SHBA-të, Presidenti Trump gjithashtu shprehet: “Ju falënderoj sërish për lidershipin tuaj të guximshëm dhe për faktin që qëndroni si një mike e vërtetë e Shteteve të Bashkuara. Mezi pres të punojmë së bashku me ju në vitet që vijnë.”
Në fund të letrës, Presidenti Trump i dërgon Presidentes Osmani edhe urimet më të mira nga Zonja e Parë e SHBA-ve, Melania Trump.
j.l./ dita

Pranoka Osmeni qe nuk e pyet askush!?Po corapkuqi kokeshkemb cfare thote,se nuk don as parlament!!
Do te pranojme,se po na mbron.Nuk po marrim muxhahidine per qejf per te mbuluar vjedhjet shteterore.Nuk po marrim zezaket afrikane te Italise ne Gjader per te shitur dengla neper Samite me reveranca kalorsiake te klownit te Samiteve e me perqafime Hollywoodjane.,Kam per ti habit te gjithe mbreterit,kontat dhe princat e Botes..!O te hengert mortja o karagjoz!
Kosova ka Hall.Jemi ne zgrip te Hallit.Kemi Serbin tek porta i armatosur gjer ne dhembe nga Franca dhe Rusia,,Edhe Kina.
Ajo Amerika na u gjind ne Clirimin e Kosoves dhe Ate kemi per Mbrojtjen e Integritetit Territorjal te Kosoves.
Atdhetare te Kombit Vjosa Osmani dhe Albin Kurti.Atdhedashuria juaj per Kosoven ju zbardh shpirtin dhe ju ndricon mendjen per te miren e Kosoves.Jeni ne rruge te mbare,,Mos ktheni koken nga Tirana,se jane Magjistrica.Mbyllni veshet me dyll,lidhi pas Direkut te Kosoves dhe perpara si Odiseu.
Demo , tamam një fletë rrufe e kohës së qepës . Pse ishte e nevojshme të llomotisnje një mijë e një marrëzira , përbetime , justifikime , parrulla bolshevike , superlativa drejtuar dy pseudopolitikanëve akoma të pa formuar kosovarë ? Kush e kundërshtoi veprimin e Kosovës për të pranuar emigrantë nga SHBA-të ? Askush , as BE-ja , as Shqipëria dhe as njerzit e thjeshtë kosovarë . Shumë mirë kanë vepruar , ndodh ndonjëherë që edhe politikanë bylmezë të bëjnë ndonjë punë të mirë . Unë e kam shprehur haptazi qysh kur flitej për emigrantë nga Anglia mendimin tim që ” Kosovës , për pozicionin delikat që ka , i intereson të pranojë propozimet e qeverisë angleze , por edhe amerikane , për të pasur brenda territorit të saj baza të çfarëdo lloji të këtyre dy superfuqive , pasi një veprim i tillë është shumë konvenient për vetë Kosovën” . Këto janë fjalë për fjalë ato që kam shkruar , pasi unë i rruaj në kompiuter të gjitha komentet e mija . I konfirmoj edhe sot , presidentja e Kosovës , ka vepruar shumë mirë me letrën që i ka dërguar Trumpit . Por një gjë nuk kuptoj ; ç’hyn Rama dhe Shqipëria këtu , që na i përmënd ti (se ti demo , për çdo gje , po nuk ju referove Ramës , pëlcet )? Kosova ka qeverinë e saj , shtetin e saj dhe vendimet i merr vetë . Ç’na ngatërron ti demo Shqipërinë dhe shqiptarët , me letrën që I dërgon Osmani Trumpit ? Siç duket , ti demo mavria , i bën parapritë vetes tënde për reagimet që mund të bëjnë komentues të tjerë në lidhje me sharrjet , shpifjet , denigrimet e ofendimet që i ke bëre Ramës për vite të tëra , i cili bëri për Italinë mike , ekzaktësisht të njëjtën gje , që po bën Kosova për Trumpin . Leri sharjet e ofendimet , ujrat që ke përdorur në shkrimin e sipërm marksist-leninist . Si qeveria shqiptare me Italinë , si qeveria e Kosovës me SHBA-të , kanë vepruar shumë mirë . Miku i mirë , vlen për në ditë të vështira . Këto janë veprime pozitive e largpamëse .
2 shtetet me te lodhura Albane e Kosova qe pranojn.
Rri ere rehat,Dashi.Vete te kruhet,hem te djeg!Nuk le shkrim pa replikuar.
O ta kam lavderuar Une Ramen,qe nuk e lshon pushtetin ne dore te Berishes,,o nuk e ka levduar kush.Tek Kosova eshte mesele tjeter.Druge mesele-thone gollobordaket.
Demo , unë nuk le shkrim tëndin pa të replikuar për dy arsye : e para sepse këm njëfarë vlerësimi për ty , sepse shumë komente ti i shkruan me këmbë në tokë . E dyta , më pëlqen të rreplikoj me ty për Kosovën , sepse ti i tejkalon të gjitha caqet deri në psikopati , kur flitet për Kosovën . Unë jam shqiptar dhe e dua vëndin tim , që nga Vermoshi e deri në Konispol , ky është Atdheu im , 28 mijë e 748 metër katror . Sigurisht që pranoj që ka shumë shqiptarë jashtë Shqipërie , po kurrë nuk i vë shenjën e barazimit me shqiptarët e Atdheut tim . Ndërsa ti ngre lart Kosovën , shan Tiranën , shan Shqipërinë , lavdëron Kurtin e shan Ramën , aq sa ndonjëherë , kur lexoj komentet e tua për Kosovën them me vete “t’a kisha këtu këtë demon , e pështyra , do të ishte pak për të “. Po mirë o demo , ç’kërkon këtu në Shqipëri ti , merre dhe plakën e shko ore në Kosovë jeto , askush nuk të ndalon , sidomos ty që e ke mik e i dërgon telegrame Albin Kurtit (siç ke thënë vetë) , të sistemon menjëherë bylmezi i Kosovës .
Mos repliko me mua.Kaq.
O zot c’te besoj, qe demo i Albinit
paska gjetur gjuhen me Dashin e Edvinit
Te dhier jeni ju, te dhier edhe ne
E lumtura ti o bote, per kete HALE
Te rroje Trumpizmi, perjete Albinizmi
Rrofte Melonka jone, perpara Edvinizmi
Si ne kohen e pordhes, ate te Salehut
Kakarisin “sovranet”, nga maja e plehut
Ne djall tradhetaret dhe ata qe s’na duan
ne bashkimin tone, sapo e realizuam
Sapo e realizuam nen NJE ETIKETE,
HALE e gjithe botes, do ngelemi perjete!
S’ta mban bytha demo , hë ? Epo , në djall vafsh !