Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Krerët e Drejtësisë raportojnë në Kuvend, Çela: Përgjuam mbi 2 mijë persona. Kodi i ri Penal, represiv
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Krerët e Drejtësisë raportojnë në Kuvend, Çela: Përgjuam mbi 2 mijë persona. Kodi i ri Penal, represiv
KronikeLajmi i fundit

Krerët e Drejtësisë raportojnë në Kuvend, Çela: Përgjuam mbi 2 mijë persona. Kodi i ri Penal, represiv

Published: October 14, 2025
Shpërndaje

Prej orës 10:00 të ditës së sotme, krerët më të lartë të Drejtësisë kanë nisur raportimet në mbledhjen e përbashkët të Komisionit të Ligjeve dhe Komisionit për Mbikëqyrjen Institucionale lidhur me punën e bërë gjatë vitit 2024.

I pari që u ul përpara deputetëve ishte ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, i cili e mori detyrën rreth një muaj më parë.

Gjatë raportimit ai u përplas me deputetët demokratë, të cilët e pyetën nëse ishte produkt i Soros, ndërkohë që ministri u shpreh se gjatë kohës së ndjekjes së studimeve, e vetmja mundësi për të ndjekur shkollën ishte mbështetja përmes organizatave të huaja.

Ndërkohë Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela deklaroi se mbi 2 mijë persona janë përgjuar gjatë vitit 2024 në kuadër të hetimeve të ndërmarra.

- Publicitet -

Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, bëri një analizë për Kodin e ri Penal, ku shprehu kundërshtinë e tij.

Ai u shpreh se Kodi Penal aktual nuk ka pasur probleme në zbatimin e tij, teksa kjo vlen edhe për bashkëpunimet me ndërkombëtarët.

‘’Për çështjen e kodit penal kam mbajtur një qëndrim. Momenti që u hodh për diskutim, i cili është parimor, nuk dua të hyj në detaje, por dua ta nis si një jurist. Kodi Penal më ngarkon të përfshihem qoftë edhe në një debat. Nëse ju arrini të pyesni punonjës të drejtësisë se kush është problemi me Kodin Penal që kemi.

Unë ende sot nuk kam një informacion analitik mbi problemet që ka Kodi penal aktual, është një kod që nga 1995 ka gjetur zbatim, qoftë me disa ndryshime e përmirësime të bëra, ka gjetur zbatim nga gjykatat dhe prokuroritë.

Unë shoh fillimin e problemeve sa i përket konceptimit të një procesi të ndërtimit të një legjislacioni kaq të rëndësishëm, këto janë bazat e shoqërisë, jo vetëm për shtetasit shqiptarë por edhe ata që jetojnë këtu. Është një ligj mjaft i rëndësishëm. Kjo pikënisje përcakton metodologjinë për rrëfimin e kodit. Deri në 2024, nuk kemi raportuar për probleme serioze të zbatimit të Kodit Penal.

Çfarë po synojmë të arrijmë? Vetëm përafrimi me kërkesat e integrimit, është një kriter që mund të preki Kodin Penal. Ne me këtë Kod Penal bashkëpunojmë me të gjithë partnerët tanë, kurrë në asnjë moment nuk kemi pasur asnjë problem me ndërkombëtarët. Kjo tregon që dispozitat tona janë me frymën e kohës. Nëse ju më ngarkoni të bëj një Kod Penal si jurist, ai do të jetë si Kodi Penal i Olsian Çelës, i vizionit të Olsian Çelës.

Ku ka më mire se Prokuroria e Përgjithshme të jepni një opinion të detajuar për Kodin e ri penal. Kjo do ta ndihmonte ligjvënësin. Ju refuzoni të merrni pjesë në këtë proces? Keni vendosur të mos bashkëpunoni apo duhet të jeni aktiv edhe me të drejtën tuaj për të kritikuar për gjërat që nuk shkojnë mirë në atë kod?

Nuk thashë refuzoj. Thashë refuzoj sot të flas për çështje që lidhen me elementë të kodit penal. Teknika e përdorur për të shkruar kodin nuk është në lartësinë e duhur. Nëse do duhet të përmirësojmë teknikën, nuk jemi në gjendje të rishkruajmë normat. Shumë gjëra lidhen me politikat penale.

Ne jemi askushi të vlerësojmë nëse një sjellje e caktuar në shoqëri, është e dënueshme apo e padënueshme. Unë mund të kem një opinion, por ai opinion mbetet. Fryma e Kodit është represive. Përsa kohë kemi shtuar normat që bëjnë të dënueshme sjellje të ndryshme shoqërore, kjo është ide e hartuesit apo e ngarkuar nga Ministri? Ne mund të japim opinione, por kjo është loja si e mendoj unë, si e mendoni ju’’, tha prokurori i përgjithshëm.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • xxx says:
    October 14, 2025 at 12:22 pm

    Klani fashist ne fuqi synon te rishkruaje ligjet se nuk i leverdis me liria e fjales, tani qe zoteron pushtet te pakufizuar institucional.
    Shfrytezon minjte e rinj, te etur per karriere e pushtet, te armatosur me agresiviterin e moshes, dasite fisnore e urrejtjet kulturale krahinore, dhe individualizmin e propaganduar prej sistemit te vendeve te medhaja.
    Po na fundosin gjithe ne dhe vendin cdo dite e me shume.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Pse nuk duhet të mbyllim sytë para asaj që po ndodh në Gaza?
  • U hodh për të notuar dhe nuk doli më, zhduket në liqen bashkëshorti i ministres italiane
  • Rama replikon me aktivistin: “F*ck You” u thashë atyre që më akuzojnë
  • FOTO: Policia largon me forcë protestuesit që kaluan natën te Kryeministria
  • Kthesë në retorikën e Ramës: Pranon se protestuesit kanë halle reale

Komentet e Fundit

  1. Zylfikar Pinduk on HISTORI: Kryekomandanti me origjinë shqiptare që ka mbiemrin më të njohur por edhe më të çuditshëm në Greqi
  2. Partizani on Vajzat e Revolucionit të Flamingove
  3. Partizani on VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  4. Partizani on Banorët e Nivicës refuzojnë takimin me Ramën
  5. Partizani on Aleksandar Vuçiç njofton dorëheqjen: Do të jem president edhe për disa javë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?