Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kreshnik Spahiu: Largojeni Albin Kurtin pa i vënë flakën Kosovës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Kreshnik Spahiu: Largojeni Albin Kurtin pa i vënë flakën Kosovës
AktualitetKosovë

Kreshnik Spahiu: Largojeni Albin Kurtin pa i vënë flakën Kosovës

Published: May 30, 2023
Shpërndaje

Dorëheqja e Albin Kurtit si kryeministër i Kosovës është shumë pak, sepse Kosova duhet tëheqi dorë nga Albini për të mos u larguar nga Amerika dhe Perëndimi.  Ambasadori i SHBA në Kosovë, Jeffrey Hovenier, sapo deklaroi:

“Ne i kemi kërkuar [kryeministrit të Kosovës, Albin] Kurtit që të marrë hapa drejt uljes së tensioneve në veri. Ai nuk u është përgjigjur këtyre kërkesave. Ne jemi duke analizuar se cilat do të jenë veprimet tona”.

Sot nuk ka pasur aktivitet për Defender Europe ’23, dhe nuk do të ketë. Për Kosovën, ato stërvitje kanë përfunduar”, tha ai. Zyrtarisht Albin Kurti ka krisur pa kthim marrëdhëniet e Kosovës me SHBA dhe BE. Por kjo është pasoja e një kronike të paralajmëruar. Njeriu që dy herë ju hoq viza amerikane kur ishte kryetar opozite, ka një mardhënie jo miqësore me SHBA.

- Publicitet -

Tensioni mes qeverisë Kurti shënoi kulmin kur ministrat e tij u ndalun të udhëtojnë në SHBA dhe sekratari i Shtetit Blinken e shmangu një takim me Kurtin në Samitin e Munihut. Prej disa vitesh Albin Kurti ka mbjellë farën e anti-amerikanizmit në Kosovē. Aktivistët e tij në Facebook më shumë shajnë Amerikēn sesa Serbinë dhe Rusinë.

Gradualisht votuesit e tij harruan që Kosovën e çliroi Amerika dhe Perëndimi, dhe jo Albini. Mosmirënjohja e turmës së Vetëvendosjes ndaj SHBA dhe Europës ka befasuar gjithë planetin. Trushpëlarët e Vetëvendosjes harruan që Amerika, Gjermania, Britania, Europa kanë shpenzuar gjak, djersë dhe miliarda dollarë për çlirimin e Kosovës dhe krijimin e shtetit të pavarur. Djemtë e Europës dje i plagosën për kufijtë e shtetittë  Kosovës dhe jo për pushtetin e Albin Kurtit.

A e mendojnë kosovarët e Vetëvendosjes çfarë do ndodhte në Amerika do qëndronte neutrale në luftën e Kosovës ashtu siç qëndroi shumë kohë në Bosnje? A e dinë aktivistët e Vetëvendosjes se kundër Serbisë kemi luftuar disa shekuj pa Amerikën dhe nuk kemi krijuar dot shtet? Kjo është luftë. Rusia dhe Kina u solidarizuan me Vuçiç, ndërsa Albin Kurti nuk u koordinua me SHBA dhe BE.

Nëse e bën se është budalla apo e bën se e ka mision spiunazhi kjo s’ka rëndësi? Në të dy rastet Kosova duhet rreshtohet kundër Albin Kurtit dhe pro Amerikës, në të kundërt Kosova duhet përgatitet me braktisjen e Perëndimit dhe Plani B, është ndarja e Kosovës. Dhe nëse Kosova do votojë Albinin, atëhere do i duhet të luftojë kundër gjithë planetit: Serbisë, Rusisë, Amerikës, Europës dhe Kinës.

Atëhere do shikonim katundarët e Vetëvendosjes që kanë uniformë policia sa bythë do kishin të mbronin kufijtë dhe pavarsinë e Kosovës, nëse për ndarjen e saj do binte dakort së bashku Lindja dhe Perëndimi. Andaj sot nëse ju pyet dikush: “Qysh është situata në Kosovë?” Duhet ti përgjigjemi, ashtu siç e don Albini dhe hasmi jonë Rusia. Largojeni Albin Kurtin pa i vënë flakën Kosovës. Çdo minut pranë Albinit, janë vite larg perëndimit. Kosova nuk e meriton të shpallet non-grata nga Amerika. Lëreni vetëm Albinin në atë listë të zezë.

m.b/dita

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Protestuesit marshojnë në ditën e 18-të të protestës
  • Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  • Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?
  • VIDEO: Kur protesta flet me gjuhën e dashurisë
  • E FUNDIT: Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri

Komentet e Fundit

  1. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  2. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  3. Pensionisti i Porcelanit on Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?
  4. Valbona on Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  5. Deni on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?