Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kreu i Gjykatës së Lartë: Reforma në drejtësi shkëputi lidhjet me politikën
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Kreu i Gjykatës së Lartë: Reforma në drejtësi shkëputi lidhjet me politikën
KronikeLajmi i fundit

Kreu i Gjykatës së Lartë: Reforma në drejtësi shkëputi lidhjet me politikën

Published: October 21, 2025
Shpërndaje

Në kuadër të konferencës me temë “30 vite partneritet dhe progres: Shqipëria, Këshilli i Evropës dhe Komisioni i Venecias”, e cila zhvillohet në tre panele që përqendrohen te reforma në drejtësi, procesi i vettingut, reforma zgjedhore dhe drejtësia kushtetuese, fjalën e mori Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi.

Sadushi vuri theksin tek fakti se reforma në drejtësi shkëputi lidhjet me politikën, megjithatë, sistemi drejtues vazhdon të përballet me sfida serioze, përfshirë mungesën e gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Ai shtoi se, megjithëse reforma u konceptua mirë, çdo ndryshim varet nga mënyra e zbatimit dhe nga njerëzit që e mbajnë gjallë këtë proces.

- Publicitet -

Pas nëntë vjetësh nga miratimi i reformës, sistemi gjyqësor vazhdon të përballet me ngarkesë të lartë çështjesh, vonesa në dhënien e vendimeve dhe mungesa të theksuara në trupën gjyqësore.

Sadushi theksoi se “Reforma në drejtësi nuk ka përfunduar me ngritjen e institucioneve të reja”, duke e cilësuar këtë si vetëm fillimin e një transformimi të gjatë, i cili kërkon një periudhë konsolidimi të institucioneve të drejtësisë shqiptare.

Në lidhje me procesin e vettingut, ai nënvizoi se gjatë këtij procesi “u krijua perceptimi i standardeve të dyfishta,” që duhet të përmirësohet për të forcuar besimin e publikut në sistemin e drejtësisë.

Sadushi theksoi se, megjithë rëndësinë e tij historike për pastrimin moral të sistemit, vettingu nuk ka qenë i imunizuar ndaj problemeve, si vendimmarrjet e pabarabarta për çështje të ngjashme, mungesa e koherencës në interpretim dhe ndikimi i perceptimeve publike, të cilat kanë krijuar herë pas here ndjesinë e standardeve të dyfishta.

Ai theksoi se kjo nuk zbehet vlera e procesit, por evidenton nevojën për një kulturë përgjegjësie dhe vetërregullimi në drejtësi.

Në përmbyllje, Sadushi theksoi se për të përmbushur misionin e reformës janë të nevojshëm profesionistë të pavarur dhe të përkushtuar, duke shtuar se vettingu ishte një proces po aq moral sa dhe institucional.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
3 Comments
  • HAJRO LIMAJ says:
    October 21, 2025 at 10:54 am

    NUK E NJEF FARE REZULTATIN E KESAJ REFORME MASHTRIMI.
    NJERZIT SOROLLATEN GJYKATAVE DERI NE 10 VJET PER TE MARRE NJE VENDIM TE FORMES SE PRERE.
    SHUMICA NUK JAPIN DREJTESI.
    JUVE URGJENTISHT DUHET TE KERKONI RIORGANIZIMIN E GJYKATAVE NGA CDO QYTET SHKALLE E PARE DHE E DYTE, TE PLOTESOHEN ORGANIKAT SIPAS NGARKESES SE MUNDESHME DHE QYETARET TE MARRIN VENDIMET E FORMES SE PRERE PER DY VJET.
    GJYKATESIT TE KALOJNE NE SKANER NGA KORRUPSIONI,NDERSA GJYKATESIT QE I KA PERJASHTUAR VETINGU TU HIQET E DREJTA E AVUKATIT,SEPSE ATA JANE SEKSERET E GJYKATESVE QE I REKRUTOJNE .

    Reply
  • Ethem Lalaj says:
    October 22, 2025 at 8:07 am

    VO:
    -Drejtësia e ashtuquajtur e RE-DËSHTOI 90 % !
    1.Syrukturat e REJA-SPAK-GJKKO-KLP-KLGJ,etj u krijuan me militant plepist 6 mujor të Saliut,duke bër të paknaqur shumicën e popullit.!
    2.Vetingu nxori 85 % të korruptuar,e paparashikuar,të cilët nuk u zëvëndësuan në vijimsi duke lën bosh qëllimisht gjykatat në të gjitha instancat .!
    3.Të vetinguarve nuk ju SEKUESTRUA PASURIAmbi 350 mil.$ ,dhe u bën DEPUTET,AVOKAT,NOTER,VIPA..me pasuri përrallore.! SHËMBULLI GJIN GJONIT ËSHT ULURITËS.!
    4.Nuk u morën masa për magjistrat të RIJNË,duke i bër dosjet STOK.!
    5.Magjistratët ngadalësuan punën me qëllim që të deklarohej dështimi reformës që inicoi Edi Rama,Sorosi,DASH,BE..(sipas Saliut).!
    6.Qëllimi i reformimit të drejtësisë ishte LUFTA KUNDËR KORRUPSIONIT DHE K.ORGANIZUAR,por u bë deri 10 % e punës. PASI NON GRATA TASHMË PO TALLË BYTHËN ME SPAK-GJKKO-QEVERINË-SHBA-BE.!
    7.Fillimisht duhej krijuar një GJYKAT ND/KOMBËTARE MBI 7-10 VJET,PËR TI HAPUR RRUGËN NDËRTIMIT TË DEMOKRACISË+BE.. TË PENGUAR NGA S.BERISHA(sipas DASH).!
    8.Kuvëndi Shqipërisë të RIBËJI LIGJIN E RI,DUKE KORIGJUAR SHËNJESTRËN E KORPORATËS SË PREKURORVE E GJYQTARVE QË NUK JAPIN KURKUND LLOGARI,DUKE ANEKSUAR PREKURORIN QË DUHET TË PËRFAQSOI SHTETIN.
    9.Prekurori Përgjithshëm është kthyer në SHEF PERSONELI,duke e lën në hije..e paprecedent.!?
    10.Reforma e RE dështoi me arrestime pa prova,selektive dhe pa u gjykuar me vite.!
    -Dhe dështimi REFORMËS..DO TË THOT: DËSHTIMI QEVERISË,SHBA,BE.!
    -DHE PASOJAT PO I VUAN POPULLI.
    E.L News Albania.

    Reply
  • MeteH says:
    October 22, 2025 at 9:21 am

    Kapterr Lalaj oj Gomarice madhore, akoma nuk di te shkruash shqip pa gabime e kerkon te japesh mend per Drejtesi?
    Mbaje veth ne vesh e mos harro – Ato “Syrukturat e reja…” nuk u krijuan me plepistete Saliut por me xhepiste te Ramiut. Se ky i fundit u mburr e mburret per krijuesi i asaj Drejtesie, kete shpjegoja pa gabime gjuhesore dhe bashk-katunareve te tu atje ne katundin Corrush te Memo Sheh Poliagjentit.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Shqipëria, e papërgatitur për një ndryshim të rregullave të lojës nga BE
  • Rama reagon pas miratimit nga Parlamenti të reformës territoriale
  • Autokracia e kartonave
  • U fsheh për dekada me identitete të ndryshme, arrestohet në SHBA shqiptari i shumëkërkuar
  • Shqipëria me 15 bashki më pak, si do të funksionojnë

Komentet e Fundit

  1. Vlora 97 on Autokracia e kartonave
  2. I juaji Edi Rama on Megjithë kundërshtimet dhe protestat e banorëve, PS miraton Reformën Territoriale, votojnë pro edhe “kritikët” Braçe e Spiropali
  3. 1 on Braçe: Sot, dita më e vështirë e 30 viteve, duhet të zgjedh, të vijoj të luftoj apo të iki
  4. 1thundrak on Incident në studiot e Channel 5, Edi Rama braktis intervistën me gazetarin amerikan
  5. sa影视 on Koha kur një milionë shqiptarë ishin nën armë për pak orë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?