Në një mbledhje që zgjati 5 orë, Këshilli i Imunitetit shqyrtoi kërkesën e SPAK për arrestimin e zv.kryeministres Belinda Balluku, pozita e së cilës, siç thanë prokurorët e posaçëm, është rënduar dhe rrezikon deri në 35 vite burg. PS dhe PD do të dalin me dy raporte, që pritet të hidhen në votim seancën e 5 marsit. Socialistët duket se nuk do ta lejojnë arrestimin e Ballukut.
Belinda Balluku nuk ishte e pranishme në mbledhjen e Këshillit të Imunitetit, ku pas dy muajsh u shqyrtua kërkesa e SPAK për arrestimin e saj. Balluku dërgoi në mbledhje dy avokatët e saj, të motrën Pamela Qirko dhe Ardian Kalijan, ndërsa SPAK u përfaqësua nga drejtuesi Klodian Braho dhe dy prokurorët e çështjes, Dritan Prençi dhe Dorina Bejko. Mbledhja që zgjati 5 orë, u zhvillua me dyer të mbyllura pas kërkesës së SPAK se materialet përbëjnë sekret hetimor. Kërkesë kjo që krijoi përplasje mes PD dhe PS.
“Keni penguar për 2 muaj drejtësinë, keni shkelur Kushtetutën dhe Rregulloren”, u shpreh Gazment Bardhi.
“Është e pakuptueshme dhe qesharake që PD kundërshton kërkesën e prokurorit për zhvillim me dyer të mbyllura, duke pranuar vetëm një pjesë të së njëjtës kërkesë”, iu përgjigj Taulant Balla.
Katër muaj pasi Balluku u mor e pandehur për shkelje të barazisë për tenderin e Tunelit të Llogarasë, pozita e saj përballë drejtësisë është rënduar. Në mbledhjen me dyer të mbyllura, SPAK kërkoi autorizim për arrestimin e Ballukut me argumentin se në duar kanë prova të reja.
“Gjendja e saj procedurale është rënduar, ka rrezik të prishë prova dhe të kryejë krime të tjera”, tha SPAK në mbledhje, duke shtuar se zv.kryeministrja rrezikon deri në 35 vite burg. E konfirmuar kjo nga vetë kreu i SPAK, Klodian Braho, i cili deklaroi se kur u kërkua masa e parë për Ballukun, ajo e pezullimit nga detyra, zv.kryeministrja rrezikonte deri në 10 vite burg, por aktualisht pozita i është rënduar dhe të njëjtën vepër e ka kryer 9 herë.
“Në situatën kur është kërkuar masa e parë ndaj znj. Balluku rrezikonte deri në 10 vite burg; sot që flasim situata e saj është rënduar, dhe me akuzat e prokurorisë në këtë moment znj. Balluku rrezikon deri në 35 vite burg. Të njëjtën vepër e ka kryer 9 herë. Secila vepër dënohet me 4 vite. Me bashkim dënimesh ky është marzhi i veprës”, ka deklaruar kreu i SPAK.
Prokurorët e Posaçëm thanë se Belinda Balluku ka intimiduar dëshmitar përmes dy formave. SPAK tha se vetë Balluku, më 20 nëntor 2025, ka intimiduar dy dëshmitarë, duke i kërkuar të ndryshojnë dëshminë ose në të kundërt do t’u rrezikohej vendi i punës në administratë.
Jo vetëm kaq, por sipas SPAK, persona të ‘fortë’ kanë kërcënuar dëshmitarët dhe të pandehur në emër të Ballukut. Burime të Report Tv në mbledhje, por edhe deklarata të deputetëve opozitarë në Këshill, kanë konfirmuar se 3 prokurorët e SPAK kanë treguar trankripte konkrete bisedash dhe prova të tjera se dëshmitarëve u është kërkuar ndryshimi apo manipulimi i dëshmive të tyre përmes dy formave.
Të fortët, që SPAK dyshon si të lidhur me krimin dhe po heton për këtë, kanë kërcënuar me jetë dëshmitarë, ndërsa zyrtarë të lartë publikë, punonjës të Ministrisë së Infrastrukturës, fillimisht i kërcënonin dëshmitarët me vendin e punës së tyre dhe familjarëve të tyre, dhe kur dështonin me këtë presion i ofronin para që të ndryshonin dëshmitë që kishin bërë apo do të bënin për Ballukun.
Ka qenë pikërisht një pyetje e bërë nga deputetët socialistë nëse bëhej fjalë vetëm për persona të bashkëpandehur në dosje, që i dha mundësinë SPAK-ut ta bëjë të qartë se të kërcënuarit ishin edhe dëshmitarë të tjerë që nuk deponuar ende por pritej të thirreshin nga SPAK për shkak të rolit të tyre në procedura dhe dijenisë që kanë për veprimet konkret. Ata janë kontaktuar paraprakisht nga njerëzit e Ballukut.
Avokatët e Ballukut kërkuan rrëzimin e kërkesës së SPAK, duke argumentuar se Balluku nuk është paraqitur asnjë ditë në detyrë pas rikthimit të pezullimit, edhe pse vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk ka hyrë në fuqi pasi ende nuk është zbardhur dhe botuar në fletoren zyrtare. Avokatët kërkuan nga SPAK, që në kushtet kur duan zëvendësimin e masës së sigurisë, të provojnë pretendimet për prishjen e provave dhe rrezikun që Balluku të largohet nga vendi.
“Prokuroria ka detyrimin që të provojë kushtet që Belinda Balluku po tenton të largohet nga vendi në një kohë kur kërkon zëvendësimin. Ajo ka zbatuar masën dhe nuk është paraqitur në detyrë. Zonja ka dorëzuar menjëherë çdo dokument personal. Kërkojmë rrëzimin e kërkesës”, tha avokati i Ballukut, Ardian Kalija.
Pyetjes së Gazment Bardhit “nëse kërkesa për arrestimin e Ballukut është e bazuar në motive politike”, SPAK iu përgjigj se gjithçka bazohet vetëm në provë. Kjo pikë e diskutimit shërbeu që edhe mbrojtja e Ballukut të pranojë se “nuk kanë indicie për asnjë motiv politik”, referuar kërkesës së SPAK për arrestimin e zv.kryeministres.
5 orë diskutime nuk i mjaftuan PS dhe PD që të dilnim me një raport. Palët do hartojnë 2 raporte të ndara, të cilat i kalojnë Kuvendit për votim seancën e 5 marsit. Socialistët pritet që të mos e ngrenë kartonin jeshil për të aprovuar arrestimin e Ballukut, pasi sipas tyre masa e pezullimit nga detyra për Ballukun është e mjaftueshme.
“Grupi parlamentar i Partisë Socialiste, në përfundim të këtij procesi, sapo kolegu Ulsi Manja të ketë hartuar raportin në emër të pesëshes sonë. Masa e pezullimit besoj se është e mjaftueshme”, tha Taulant Balla.
Kreu i grupit të PD, Gazment Bardhi akuzoi socialistët se janë kthyer në mburojë të Ballukut, ndërsa i dha ‘zë’ argumenteve të SPAK se Balluku intimidoi dëshmitarët.
“Asnjë surprizë, Rama kishte urdhëruar 5 anëtarët e tij që të bëheshin mburojë politike për të korruptuarën Balluku”, tha Bardhi.
Balluku është marrë e pandehur për shkelje të barazisë në tenderin për Tunelin e Llogarasë dhe në hetim edhe për 7 lotet e Unazës së Madhe.
Mbledhja e Këshillit të Mandateve erdhi pasi Kushtetuesja nuk arriti shumicën për rastin Balluku dhe u nda 4-4 duke rrëzuar kërkesën e kryeministrit Edi Rama dhe lënë në fuqi masën e pezullimit.
Pasi Kuvendi të shprehet për kërkesën e SPAK, socialsitët do të vijojnë me ndryshimet ligjore në nenin 242 të Kodit të Procedurës Penale, përmes së cilave synohet që gjykatat të mos pezullojnë dot edhe Presidentin, kryeministrin, zv/kryeministrin, ministrat, anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, Avokatin e Popullit dhe Kreun e KLSH.

Si ka mundesi qe nje kryprokurore te deklaroje denimin me 35 vjet burg ne parlamentin shqiptar te zgjedhur nga populli? Ku eshte ne gjykate ky njeri qe flet ne kete menyr? Duket qe ketu ka filluar çmenduria totale e ketij organi dhe ketyre njerzeve qe perfaqesojne prokuroet dhe gjykatesit. Me kete gjendje, parlamenti shqiptar duhet nderpres ne menyre te menjehershme mardheniet institucionale, te izoloje keta njerez qe nuk perfaqesojne drejtesin dhe te kerkoje referendum popullor per shperberjen e tij. Te nderprese çdo marrdheie financiare dhe mbrojtese ndaj tyre Dhe te vere ne gadishmeri mbrojtjen e qytetareve nga keto banda qe kane filluar e demonstroje force ne bulevard e isntitucionet e drejtesise shqiptare. Duhet kerkuar mendimi dhe vendimi i popullit institucionalusht.
Po moj Gorre e RAmutit, do te marri leje ty GJykata te japi vendimin.
E paska zgjedhur populli kete kurven e Ramutit
Ano. Ky nuk po deklaron denim. THjesht po thote qe : bazuar ne provat qe ata kane, denimi nga gjykata mund te shkoje deri ne 35 vjet. Fjalen e fundit e ka gjykata. Parlamentit nuk ja “mba suma” te beje ato qe thua ti, se e ka votuar vete ligjin. I vuri bota (Europa dhe USA) “ne rresht si çeçua” dhe votuan “me deshiren e tyre”. Banda e hajduteve qe kane drejtuar Shqiperine kto 35 vjet do zhbere me çdo kusht. Po vertetojme ate qe thone armiqte tane prej shekujsh. “Shqiptaret jane njerez me bisht qe nuk mund te vete qeverisen.” Jemi shnderruar ne “adhurues te atyre qe na dhunojne”. Popull balte. Turp e faqja e zeze.
Ky prokuror tregoi qe eshte injorant, bashkimi i denimeve nuk eshte mbledhje arithmetike, per me teper qe deklarimi ne kuvend i pretences eshte injorance totale, po vari lesht ketij SPAKU ishte gabim me i madh qe eshte bere ne reformen ne drejtesi.Ta gezoni republiken e prokuroreve, mjere demokracia
mjere demokracia apo mjere Shqiperia qe po vidhet e po grabitet nga keta merakcinjte e demokracise?
Mesaduket te kane lene dhe syte dhe mendja. Kryeprokurori i SPAK thote se deri tani, per 9 veprat penale per te cilat eshte marre nen hetim, e pandehura RREZIKON 35 vjet burg.
Jeni bere per te ardhur keq! Si ju te Edit dhe ata te aleatit Saleh!
He ore Balluk nuk te pelqeka kjo e
Sioas anonymous, problemi i shqiptareve qenka marrja neper kembe e dinjitetit te pushtetareve hajdute?
Nuk e di ku e ka bere shkollen ky prokuror. Po mar nje shembull; nese eshte kryer nje vrasje me thike dhe viktima ka mare 10 goditje nga thika, atehere do denohet per cdo goditje qe ka dhene??!! pra 200 vjet burg??!! nese per nje vrasje denohesh deri 20 vjet burg??!!(me perafersi).
Po “shkolla” jote si thote: Po vrave 100 vete eshte njelloj si te vrasesh nje person te vetem ?
@Loni! Prokurori thote qe ministrja ka kryer 9 here Te njejten shkelje. Dmth nuk eshte se ka kryer nje shkelje padashur, por 9 here njesoj, dmth me vetedije. Ti po parkove gabim sot ha gjobe x leke. Po e bere prape neser mund te hash po Te njejten shume.Poe bere prapee prape polici do te veje gjoben maksimale, se je perserites. Me fall, po cfare nuk pokupton ketu? Po me kapi policia me shpejtesi me keput nje gjobe dhe me heq 6 pike. Po perserita brenda vitit Te njejten gje dhe me kapin ne sistem figuroj perserites dhe me dyfishohet gjoba dhe piket e patentes. Edhe burgu funksionon si institut riedukimi. Kur denohesh disa here quhesh perserites dhe denimi nuk eshte minimal por ne tendency Te maksimales.
DREJTËSIA ka 100 % të DREJTË , por për mua edhe 35 VITE BURG janë SHUMË SHUMË PAK për GRABITQARWN Balluku !
Ajo FUNDÉRRINË HAJDUTE duhet tè marr nga GJYKATA mbi 5 BURGIME të PËRJETSHME me HAJDUTËRITË , KORRUPSIONIN dhe GRABITJET që ka bërë si Ministre dhe ZV Kryeministre e KRIMIT
Ore këta prpkurorë që ka ky spaku më duken TOTAL analfabet?Kjo deklaratë ,se po ashtu po kështu…..ngre alarmin.Këto ose janë të çmendut dhe ftyrë në mendje ose analfabet.
Pajtohem plotesisht me “anonim” me siper. Per mua, e kam shprehur disa here dhe nuk e ndryshoj mendimin se Spaku eshte organizem antikombetar qe paguhet e punon per shembjen e shtetit, paralelisht me kryekriminelin sali berisha dhe mercenaret e tij. Persa kohe sali serbogreku eshte i lire dhe hedh bomba e i ve zjarrin institucioneve shteterore dhe Spaku ben sehir, tregon se ata jane ne te njejten veprimtari antishqiptare!!!
Tolerimi I perditshem shnderrohet ne vetvrasje dhe kurajo per banditet.
Ti je pajtuar me sufllaqen more “anonim” varkari, qe i replikon vetvetes me lavde patronazhisti…..pale, flet dhe ne emer te popullit more gaxhgaun, flet per te “zgjedhurit” e atij populli qe e braktiset dhe vodhet me keq nga vete Salehu, dhe ata “serbo-greket”, qe i perdorni si kamerdare shpetimi, kur jeni te kapur me preshe ne duar, s’do t’i kishin bere kaq deme atij vendi o haxhiqamil. Institucioniet shteterore, funksionojne si banda gjobvenesish, dhe ato protestat me molotov te te ashtuquajtures opozite, jane pjese e nje skenar tashme te dale boje derisa te gjitha favorizimet ne tendera qe ka bere kjo paterica e Palloshit, per te cilen jeni bere mburoje, ndahen me po te njetit bandite te shenderruar ne biznesmene te medhenj, qe dje hanin me Saliun e sot me Ramen.
Shume dakort!
Lere, se ka harruar te nderroje nickun kur u pajtua me veten, Cope kellire e shpifur, tipik Ramist i ndyre
Ka filluar nje operacion i madh dezinformimi ne rrjet sipas te cilit Prokurori Antikorrupsion Zoti Dritan Prençi, qenka i biri i Shemsi Premçit te Saliut dhe Edit.
Kjo eshte nje genjeshter e madhe e perhapur nga sufllaqexhinjte e EdiSaliut!
Mjaft me genjeshtra ore sufllaqexhinjte e Bela-se se Edit dhe Saliut!
Prokurori Prençi nuk ka asnje lidhje me Shemsi Premçin e Saliut dhe Edit.
Shikojeni vete me poshte:
https://spending.data.al/files/money_power/02009D102_Redacted.pdf
Turp per Edin qe u be si Saliu!
Un nuk mund ti jap Burgim Se nuk ka mas Birgit per ata qe ja marin te ardhmen Popullit te vet qoft Ps apo PD apo ku di Çfar Partie tjeter duhet me e Kap Rinia pushtetin ne für Se kta gjenerata te vjetra te pangopura duhet te thejn qafen Pi te paret kta shefat e Ps dhe PD Se jan kroiminela te pangopur Zoti i denoft thefshin qafen tu dy right nje Rini e Pa njollosur me korupcion
Analnymous, analfabet, sufllaqexhi, shpifës ordiner. Nuk janë në parlament, por në mbledhjen me këshillin e mandateve (lexo: patateve). Është debat mes dy shtyllave funksionale të shtetit të së drejtës ligjore dhe jo midis dy-tre sufllaqexhinjsh me dy-tre klasë shkollë.që bëjnë roje këtu ke dita dhe mezi prssin rastin të shfryjnë inatin ndsj një institucioni që deri më tash po përfaqësohet nga figura, të cilat deri për momentin mund t’i etiketosh me plot gojën shpëtimtarët e kombit.
Analnymous, analfabet, sufllaqexhi, shpifës ordiner. Nuk janë në parlament, por në mbledhjen me këshillin e mandateve (lexo: patateve). Është debat mes dy shtyllave funksionale të shtetit të së drejtës ligjore dhe jo mes sufllaqexhinjsh me dy-tre klasë shkollë, të cilët i ka ngsrkuar partia heroike të bëjnë roje këtu ke Dita dhe mezi presin rastin të shfryjnë të parët inatin ndaj një institucioni që përfaqësohet nga figura, të cilat deri për momentin mund t’i etiketosh me plot gojën shpëtimtarët e kombit.
Besoj se SPAK eshte organizmi me kombtar ne kete vend,qe po sheron plagen e PANDESHKUESHMERISE te hajduteve qeverritare,qe po vjedhin dhe masakrojne kete vend.
Populli me protesta agresive dhe BE me vendosje sanksionesh ndaj qeverrise shqiptare duhet te ndihmojne SPAK te arrestoje dhe burgose hajdutet.
Keshilli Imuniteteve i parlamentit 5 ore me dyr te mbyllura per te hequr nje imunitet deputeti sipas kerkeses SPAK
Merr pjese edhe vete Klodian Braho si kreu i SPAK, por nuk merr pjese vete sebepcija Bela e paraqet atje per ta perfaqesuar te motren (!)
Socialistet ne turperim te plote me vehten dhe opinionin kerkojne qe ti caktojne edhe masen e ndalimit Beles, duke marre keshtu edhe kompetencat e SPAK. Duan garanci qe Bela mos arrestohet, ..ka ku te veje me teper pra nje pranim i vjedhjeve te saj nga e gjithe Partia dikur Socialiste e sot nje cerdhe hajdutesh qe ja kane kapur me Pallosh-presh te gjate ne duar zevendes-kapon?
Prekurori dha PRETENCËN ME 35 VITE,sikur E.Hoxha në PLENIUMIN E KQP,pasi edhe Ai e dinte se në DREJTËSI KISHTE NEPOTIZËM.
Qëllimi është të FRIKSOI BB,PS,90 % TË POPULLIT..PRO BERISHIZMIT.!
Edhe një herë u faktua se SPAK DEL MBI GJK,GJKKO,KUVËNDIN,QEVERINË,etj.
Nëse MINISTRI ARRESTOHET ME..DYSHIME TË ARSYESHME PËR TENDERA,KALIM KUFIRI,PRISHJE PROVASH,KËRCËNIM DËSHMITARËSH..etj DREJTËSIA DËSHTOI 100 %,MERR FUND.
NDAJ,REPUBLIKËS SË SPAK I DUHET VËN FRËRI KALIT,QË HERË TJETËR PEZULLIMIN E MINISTRIT TJA KËRKOI KUVËNDIT TË SHQIPËRISË DHE JO SALIUT FATKEQSI KOMBLTSRE.
NËSE SPAK,GJKKO,KLP,KLGJ,GJK..DO MARRI DETYRA NGA BABI POLITIKË NON GRATA,DUHEN SHKRIRË.
Nesër,DEPUTETËT E PS,DUHET TË DALIN KUNDËR REP.PREK.TË SPAK.
EL Nees Albania
Aa ti je kokërr budallai