Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kryefjala do jetë sërish Drejtësia
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > Kryefjala do jetë sërish Drejtësia
AnalizaLajmi i fundit

Kryefjala do jetë sërish Drejtësia

Published: January 1, 2026
Shpërndaje

Nga Blerina Gjoka 

Viti 2026 po e gjen Shqipërinë në një udhëkryq të ri sa i përket raporteve të politikës me drejtësinë, ndërkohë që vendi pret të avancojë në rrugën e përmbushjes së kushteve për anëtarësim në Bashkimin Europian me sundimin e ligjit si gurthemeli në këtë proces.

Ndryshe nga ç’kishte premtuar, kryeministri Edi Rama e mbylli vitin 2025 duke bërë avokatinë publike të bashkëpunëtorëve të tij të ngushtë që po përballen me një mal akuzash për manipulim tenderash me Prokurorinë e Posaçme.

- Publicitet -

Megjithatë, mbetet ende e paqartë se si do të pozicionohet ai ndaj kërkesës për heqjen e imunitetit të zv.kryeministres Belinda Balluku, e cila fle në sirtarët e Kuvendit që prej 16 dhjetorit.

Në kundërshtim me rregulloren dhe praktikën e mëparshme parlamentare, socialistët po fitojnë kohë duke shtyrë vendimmarrjen për Ballukun në janar, edhe pse zyrtarja e lartë akuzohet për manipulim të tenderave me vlerë qindramilionë euro dhe kërcënim të dëshmitarëve.

Më herët, Rama bëri një betejë në Gjykatën Kushtetuese në mbrojtje të Ballukut, duke ngrirë përkohësisht një vendim për pezullimin e saj nga detyra, ankimim që pritet të marrë përgjigje përfundimtare më 22 janar nga kjo gjykatë nëse është i bazuar në Kushtetutë apo jo.

Çështja “Balluku” nuk është e vetmja sfidë në oborrin e kryeministrisë, pasi kryeministri Rama i doli në krah edhe Mirlinda Karçanajt, drejtoreshës jetëgjatë të AKSHI, e akuzuar si bashkëpunëtore e një grupi të strukturuar kriminal në manipulimin e tenderave për të ashtuquajturën “Shqipëria digjitale”.

E ndërsa goditjet e SPAK-ut ndaj zyrtarëve të lartë dominuan vitin që po lëmë pas, ekspertët e politikës paralajmërojnë se edhe viti i ri do të ketë sërish në fokus përballjen e politikës me drejtësinë.

Afrim Krasniqi, drejtor i Institutit për Studime Politike rendit si dy zhvillimet më të rëndësishme të vitit ecurinë e hetimeve të SPAK ndaj zyrtarëve të lartë si dhe ecuria e procesit të integrimit.

Por ai beson se tensioni në rritje anti-SPAK nuk do të prekë punën e organeve të reja të drejtësisë, pavarësisht se është në interesin e të dyja palëve politike.

“Interesi anti-SPAK bashkon liderët e qeverisë dhe opozitës, por është i pamjaftueshëm për të penguar avancimin e tyre, në konflikt interesi dhe de facto, një tregues më shumë për nevojën për hetime edhe më të avancuara dhe në nivele edhe më të larta,” tha Krasniqi për BIRN.

Në këtë kontekts, sipas tij, është me rëndësi që “SPAK e GJKKO të ruajnë integritetin profesional dhe të përfundojnë gjykimin e disa dosjeve VIP, ku bëjnë pjesë politikanët në masë sigurie dhe ata tashmë nën hetim zyrtar”.

Ecuria e negociatave me Bashkimin Europian do të varet gjithashtu nga sjellja e politikës ndaj drejtësisë dhe funksionimi i parlamentit.

Sundimi i ligjit dhe lufta kundër korrupsionit janë shtyllat kryesore ku bazohet ecuria e afrimit të Shqipërisë me BE-në, ndërsa teknikisht këto dy kritere bëjnë pjesë në grup-kapitullin e parë të negociatave, që sipas premtimeve të kryeministrit Rama, synohet të mbyllet në 2027-ën me gjithë pjesën tjetër të kapitujve.

Për Krasniqin, ky proces pritet të jetë teknik, pa përfshirje të publikut.

“Viti 2026 do na tregojë se procesi i negociatave favorizon qeveritë në detyrë, sepse kërkon stabilitet dhe trajtohet si çështje shtetërore, pa pjesëmarrjen publike,” thotë ai, duke parashikuar se “ashtu siç po ndodh tani, ligje të shumta pritet të kalojnë pa u dhënë rëndësi standardeve parlamentare, cilësisë së tyre dhe jetësimit në praktikë”

Debati për përbërjen e sistemit elektoral, financimin e fushatave elektorale dhe balancat e pushtetit pritet të shoqërohet me tensione të forta politike dhe përplasje institucionale edhe gjatë vitit 2026.

Këto sfida përballen me një parlament të dobët dhe tension politik, që sipas Krasniqit pritet të vazhdojë edhe në vitin e ri.

“Opozita nuk ka potencial për reformim dhe ndryshime, qeveria nuk ka agjendë reformash dhe as shenja reflektimi nga gabimet e të kaluarës dhe ato aktuale,” tha Krasniqi.

“Në këtë mënyrë, viti 2026 pritet të jetë shtojcë e aktualitetit politik të 2025, pa ngjarje, pa zhvillime të rëndësishme dhe një tjetër shans i humbur tranzicioni,” përfundoi ai.

Me shkurtime nga Reporter

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
9 Comments
  • Shpejtësia nuk matet në zbatimin e ligjeve! says:
    January 1, 2026 at 10:52 pm

    Me sa e kuptoj unë, vonesat vijnë përsëri dy arsye. E para, sepse pritet Gjykata Kushtetuese që të shprehet më 22 Janar të këtij viti. E dyta, SPAK-u paraqiti dosjen me 16000 faqe dhe akoma nuk janë mbaruar së lexuari. Përse bëni presion që të lexohen “shkel e shko” dhe vendimet të jenë të gabuara!

    Reply
  • return of the saint says:
    January 2, 2026 at 6:34 am

    Keta dallkauket perpiqen kote te pengojne zhvillimet politike dhe ekonomike te vendit klasa politike mediokre majtas dhe djathtas e komanduar nga ish polit byroja ka marre fund,Shqiperia pjese e sistemit perendimor do behet perendim duan apo jo keta do kete arrestime dhe sekuestrime nga te dy anet majtas dhe djathtas.

    Reply
  • Skypion says:
    January 2, 2026 at 6:55 am

    Disa verejtje mbi citimet e analistit Krasniqi ne kete shkrim.
    “Interesi anti-SPAK, bashkon lideret e pozites dhe opozites…” – kjo eshte shume e thjeshtuar dhe si e tille spekulative; per te mos thene pastaj, megjithese pa dashjen e Krasniqit, mund te perdoret lehtesisht nga propaganda ne tezen e saj te mbrapshte se “te gjithe jane njesoj”.
    Lideret e Opozites jane ne nje pozicion, po te perdorim nje term nga dama, detyrim-percaktim; ata u arrestuan ne vit zgjedhor qellimisht; menyra sesi u shipken artifica per ta arrestuar Berishen, shpejtesia e drites me te cilen iu hoq imunitetit dhe dhe arrestimi brutal i Metes, nuk kane nevoje per komente. Pra, kritikat e tyre jane plotesisht te drejta dhe te justifikuara.
    Krejt e kunderta per liderin e mazhorances; ai e sulmon SPAK sot, tani qe ka nderruar administrata e SHBA-se, ndryshim qe ka ndryshuar edhe politiken e SPAK; ne administraten Biden, mbeshtetese e fuqishme e Rames, Rama kishte vetem elozhe per SPAK; ne kete te Trump kemi ndryshim 180 grade; arsyeja kuptohet.
    Sidoqofte, ne te dyja rastet, SPAK del ne drite shume te keqe, sepse tregon se vetem zbaton urdherat qe i vijne nga “lart”; nese ne te parin i thoshin godit BErishen, tani i thone perdhunoje RAmen; dhe po e ben; nuk se jam kunder perdhunimit te Rames, por ta beje me mendjen e vet dhe jo me ate te te tjereve.
    VErejtja e dyte qe kam ndaj zotit Krasniqi eshte ne lidhje me “Opozita nuk ka potencial per reformim…” – perseri, megjithese Krasniqi e thote pa hile se ashtu mendon, kemi te bejme me nje spekulim; ne kete rast ky spekulim perdoret drejperdrejte nga propaganda e cila i meshon shume kesaj pikeje “te dobet” te Opozites, per tu thene shqiptareve: jeni te detyruar te duroni hajduterine e socialisteve, sepse nuk kemi me ke ti zevendesojme…
    Keto edhe mund te ishin argumente per debat, ne nje qeverisje pak a shume normale, madje edhe te korruptuar si ajo e Nanos dikur; por jo ne nje qeverisje absolutisht te korruptuar, ne nje regjim, ne nje narkoregjim.
    Te akuzosh Opoziten ne nje regjim, jo vetem qe eshte e padrejte, por ca me shume akoma.

    Reply
  • Ramalluku i Surrelit says:
    January 2, 2026 at 8:02 am

    Kryefjala do jete serish Drejtesia,
    por vetem ajo qe dikton qeveria,
    kryefjale Drejtesine do ta kem merak vete,
    ama qe Drejtesine ta vendos ky i imi pushtet,

    Drejtesia te shohe punet e saj,
    e te na rrije ashtu larg qeverise,
    se pastaj i leshoj mallkimet e mia,
    aty nga zyra ime e kryeministrise.

    se Drejtesine e ngritem vete NE,
    jo qe njerezit tane te denojme
    por si Shpate neper duart tona,
    kush na pengon te mbreterojne!

    Reply
  • Arsimi says:
    January 2, 2026 at 8:34 am

    Drejtësia shqiptare ,si shoqëria shqiptare.Plot me dado,me dumduma,me bambama…..nuk mundet të shkojë përpara deri sa saliu fiton 500mijë vota…

    Reply
  • demo says:
    January 2, 2026 at 11:29 am

    E kam perkrahur dje,E perkrah sot Drejtesine.Reforma ne Drejtesi ishte Triumf i Shtetit te Drejtes.
    SPAK GODET KORRUPSIONIN E LARTE.Miresevjen! Mbi hajdutet e djeshem dhe hajdutet e sotem,se na moren Jeten.
    Ku te kapi dora.
    Populli i ndershem qe nuk vjedh,e uron shpaten ndeshkuese kunder Krimit dhe korrupsionit,dje edhe sot.
    Cfaredo vendimesh te marre SPAK,perfituesit e korrupsionit te PD dhe PS,do kerkojne :Cfare uji i dha SPAK gomarit?

    Reply
  • drejtesi e munguar says:
    January 2, 2026 at 2:29 pm

    Populli pret drejtesi!Sot ne Shqiperi ka nje grup prokuroresh qe po “paraqesin”tendencen per drejtesi.Ne nje vend te te drejtes cdo gje duhet bere sipas ligjit dhe jo sipas deshires.Dyshimet e arsyeshme jo detyrimisht e dergojne te dyshuarin ne paraburgim.Ne qoftese prokuroria i ka faktet(te zbuluara dhe jo te stisura)ti adresoj ne gjykate (tek noteri saj) dhe ti gjykoj.Mendoj se SPAK-u e GJKKO-ja thjesht lozin me durimin e popullit.Perse SPAK-u do te bente lojen e pezullimit per te reaguar Qeveria dhe menjeher kerkoj heqien e imunitetit per ta ndaluar.Kur SPAK-u paraqet 16000-faqe fakte(te cilat i administron) si mund te prishen?E njejta gje per dosjen Veliaj me 61000-faqe.Shtyrja e hetimeve ne kalandat greke dhe pas tyre gjykime me shtyrje te vazhdueshme tregon se keto organe nuk kane bere nje pune shteruese.Si ka mundesi qe gjykata kushtetuse thote se Z.Erion Veliaj eshte kryetar bashkie dhe SPAK-u nuk e lejon te shkoj ne detyre e as ne mbledhjen me te rendesishme te buxhetit te bashkise?Kjo drejtesi nuk jep shprese por sjell vetem konflikte dhe mjegull.

    Reply
  • Rexha says:
    January 2, 2026 at 3:04 pm

    Nuk jane problem e veprimet e Rames. Joshqiptari Rama nuk ka asnjë interes shqiptar ne Shqipëri. Ai ka interesa tjera sepse përfaqëson joshqiptare dhe interesat e tyre.
    Probëem eshte vet Rama. Shqiptarve u takon te veprojne, te ngrihet e ta shporrim nga zyrat e shtetit shqiptar joshqiptarin Rama qe eshte mirmbajtesi kryesor i Salehut dhe gjithe atyre qe i qëndrojnë sot ne qafë shtetit e popullit shqiptar.

    Reply
  • Asd says:
    January 2, 2026 at 3:50 pm

    Me mbrojtjen e Ballukut, Rama zbuloi se ne cilen llogore eshte pozicionuar. Nuk duhet te jete kjo ndonje e papritur per SPAK, nderkohe qe (Ai) eshte objektiv i tyre.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Toka e projektit në Zvernec rezulton e vjedhur. Kryeministri thotë që megjithatë ajo u takon arabëve që e kanë blerë. A është kjo normale?
  • Kush po e toleron përsëri e përsëri Bankersin? Qeveria ka mbledhur vetëm 1 për qind të gjobës 120 milionë euro
  • INVESTIGIM: Lidhjet e ndërtuesit Ilir Shtufi me paratë e kokainës
  • Operacion antidrogë në Stamboll, 22 të arrestuar, mes tyre aktorja Beren Saat dhe personazhe të njohur
  • Bordi i Transparencës ul çmimet e karburanteve, ja sa do të shitet nafta dhe benzina

Komentet e Fundit

  1. Vlora Vlora on Për të gjithë dashnorët e “investimit 4 miliardësh”
  2. ¿? on Përplasje në Rrjoll, banorët rrëzojnë gardhin rrethues metalik dhe bllokojnë mjetet e rënda të punës
  3. Aqif on Për të gjithë dashnorët e “investimit 4 miliardësh”
  4. Aldrin on Për të gjithë dashnorët e “investimit 4 miliardësh”
  5. Aldrin on Përplasje në Rrjoll, banorët rrëzojnë gardhin rrethues metalik dhe bllokojnë mjetet e rënda të punës

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?