Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kryeministrja e re e Nepalit premton të plotësojë kërkesat e protestuesve, shkon në 72 numri i viktimave
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Kryeministrja e re e Nepalit premton të plotësojë kërkesat e protestuesve, shkon në 72 numri i viktimave
AktualitetBote

Kryeministrja e re e Nepalit premton të plotësojë kërkesat e protestuesve, shkon në 72 numri i viktimave

Published: September 14, 2025
Shpërndaje

Udhëheqësja e re e Nepalit u zotua se do të plotësojë kërkesat e protestuesve për “t’i dhënë fund korrupsionit”, teksa ajo nisi mandatin si kryeministre në detyrë, pasi protestuesit e rinj e rrëzuan nga pushteti paraardhësin e saj.

Sushila Karki, 73-vjeçare, ish-shefe e drejtësisë, është ngarkuar me detyrën për të rivendosur rendin dhe për t’iu përgjigjur kërkesave të protestuesve për një të ardhme pa korrupsion, përpara zgjedhjeve që do të mbahen pas gjashtë muajsh.

Protestat nisën të hënën, të nxitura nga një ndalim i rrjeteve sociale, dhe u përshkallëzuan shpejt, me Parlamentin dhe ndërtesat kryesore qeveritare që u dogjën, ndërsa protestat u rritën edhe për shkak të situatës së rëndë ekonomike në Nepal. Numri i viktimave që nga nisja e demonstratave ka shkuar në 72 persona, raporton BBC.

- Publicitet -

“Ne duhet të punojmë sipas mënyrës se si mendon gjenerata Z”, tha Karki, në deklarimin e parë publik pas marrjes së detyrës të premten.

Një e pesta e njerëzve në Nepal të moshës 15-24 vjeç janë të papunë, sipas Bankës Botërore, ndërsa GDP-ja për kokë banori është 1.447 dollarë.

“Ajo që po kërkon ky grup është që të mos ketë korrupsion, të ketë qeverisje e mirë dhe barazi ekonomike. Ti dhe unë duhet të jemi të vendosur ta përmbushim këtë”, shtoi ajo.

Karki mbajti një minutë heshtje të dielën në nderim të atyre që u vranë gjatë trazirave, para se të niste takimet në ndërtesën kryesore qeveritare të Singa Durbarit – ku disa ndërtesave iu vu zjarri gjatë protestave masive të zhvilluara të martën.

Të paktën 72 persona u vranë gjatë dy ditëve të protestave dhe 191 të tjerë u plagosën, tha më 14 shtator sekretari kryesor i Qeverisë, Eaknarayan Aryal. Paraprakisht, autoritetet kishin thënë se numri i viktimave ishte 51.

Këto ishin trazirat më të këqija që nga përfundimi i luftës civile dhjetëvjeçare dhe largimi i monarkisë më 2008.

Emërimi i Karkit, e njohur për pavarësinë e saj, erdhi pas negociatave intensive mes kreut të ushtrisë, gjeneral Ashok Raj Sigdel, dhe presidentit Ram Chandra Paudel, duke përfshirë edhe përfaqësues të “Gen Z” – ashtu siç njihet lëvizja protestuese rinore.

Parlamenti është shpërndarë dhe zgjedhjet në Nepal janë caktuar për 5 mars 2026. Presidenti Paudel tha të shtunën në mbrëmje se “u gjet një zgjidhje paqësore përmes një procesi të vështirë”.

Ai tha se situata në Nepal – me 30 milionë banorë – është “e vështirë, e ndërlikuar dhe shumë e rëndë”. Më shumë se 12.500 të burgosur u larguan nga burgjet gjatë kaosit dhe kapja e tyre paraqet një sfidë serioze për autoritetet.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Kudo që të të çojë vera, Wolt është aty
  • Grabitet një argjendari në Kamëz, dy autorët dyshohet se janë larguar me motor
  • Raporti i Dhomës Amerikane të Tregtisë: Mijëra shqiptarë humbin jetën para kohe prej investimeve të ulëta në shëndetësi
  • Tuneli i Llogarasë, biznesmeni Rrok Gjoka qëndron tre orë në SPAK
  • Zgjerimi i superstradës Tiranë-Durrës në fazën e tretë, ARRSH: Më 6-7 gusht aksi bllokohet pas mesnatës

Komentet e Fundit

  1. XHON BOVI. on Qeveria nis anullimin e koncesionit, Pacolli paralajmëron arbitrazh: Fajin e kanë zyrtarët, faturën do e paguajnë shqiptarët
  2. sela on Qeveria nis anullimin e koncesionit, Pacolli paralajmëron arbitrazh: Fajin e kanë zyrtarët, faturën do e paguajnë shqiptarët
  3. BON XHOVI. on Qeveria nis anullimin e koncesionit, Pacolli paralajmëron arbitrazh: Fajin e kanë zyrtarët, faturën do e paguajnë shqiptarët
  4. BON XHOVI. on Qeveria nis anullimin e koncesionit, Pacolli paralajmëron arbitrazh: Fajin e kanë zyrtarët, faturën do e paguajnë shqiptarët
  5. Arnold on Qeveria nis anullimin e koncesionit, Pacolli paralajmëron arbitrazh: Fajin e kanë zyrtarët, faturën do e paguajnë shqiptarët

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?