Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kryengritja e “Lekut”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > Kryengritja e “Lekut”
AnalizaLajmi i funditopinion

Kryengritja e “Lekut”

Published: July 22, 2026
Shpërndaje

Nga Irena Beqiraj

Çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë sot më të larta se në vende si Holanda dhe Spanja, të cilat kanë një PBB për frymë dhe një nivel mirëqenieje familjare dukshëm më të lartë se Shqipëria.

Tre ekonomistë, djem të talentuar, Azmi Stringa, Idlir Gjata dhe Alban Korbi, kanë bërë një studim shkencor mbi rritjen e çmimeve të ushqimeve në Shqipëri dhe kanë arritur në disa konkluzione të rrezikshme, të cilat e bëjnë studimin e tyre të denjë që, sipas kutit të qeverisë, të klasifikohet te fletërrufetë.

- Publicitet -

Në vitin 2024, çmimet e ushqimeve dhe pijeve joalkoolike në Shqipëri arritën në 100% të mesatares së BE-së, nga 68% që ishin në vitin 2012. Kjo rritje ka ndodhur paradoksalisht, edhe pse monedha vendase, leku, është vlerësuar me 30%.

Kjo ka qenë rritja më e madhe e çmimeve të ushqimeve e regjistruar në Ballkan gjatë kësaj periudhe, pavarësisht se vendi ka regjistruar norma të ngjashme të rritjes ekonomike me mesataren rajonale.

Çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë sot në nivele më të larta se në vende të tilla si Holanda dhe Spanja, të cilat kanë një PBB për frymë dhe mirëqenie familjare dukshëm më të lartë se Shqipëria. Pra, familjet shqiptare, të cilat harxhojnë 40% të të ardhurave të tyre për ushqim, përballen me nivele çmimesh të krahasueshme me ato të familjeve shumë më të pasura të BE-së.

Studimi, përveçse ofron një analizë krahasuese të bazuar te inflacioni i çmimeve të ushqimeve në Shqipëri nga viti 2013 deri në vitin 2024, duke krahasuar trendet e lëvizjeve të tij me normat e inflacionit të ushqimeve në Bashkimin Evropian (BE), partnerët kryesorë tregtarë dhe vendet e rajonit, po ashtu vlerëson rolin e forcimit të lekut në përcaktimin e çmimeve vendase.

Rezultatet që dalin nga modelet shkencore ekonometrike (jo nga aritmetika me gishta e qeverisë), bazuar në të dhënat e harmonizuara të çmimeve të konsumit dhe modelet e regresionit të rregulluara sipas kursit të këmbimit, zbulojnë se çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë rritur MË HERËT, MË SHPEJT, EDHE NË MËNYRË MË TË SHPESHTË se në vendet e rajonit, edhe pse leku është vlerësuar me 30% gjatë dekadës.

Ndërsa lëvizjet e çmimeve të ushqimeve në Shqipëri duket se ecin në të njëjtin drejtim me trendet e BE-së, nëse merret parasysh efekti i kursit të këmbimit, korrelacioni i ndryshimit të çmimeve të ushqimeve në Shqipëri, përkatësisht me ndryshimin e çmimeve në BE dhe në rajon, bie ndjeshëm, gjë që tregon se PËRFITIMI NGA FORCIMI I LEKUT NUK KA KALUAR TE KONSUMATORËT. Ndaj, sot, në tavolinën e punëtorit dhe të pensionistit ka më pak!

Këto gjetje ofrojnë prova të forta empirike se rezultatet e inflacionit në Shqipëri nuk janë thjesht të importuara, por çmimet rriten brenda vendit për shkak të problemeve strukturore ekonomike, konkurrencës së dobët të tregut, çmimeve jotransparente dhe mbikëqyrjes së kufizuar rregullatore.

Karshi këtyre konkluzioneve, ministrat kanë dy rrugë:

ose të kërkojnë me këmbënguljen që i karakterizon se përse këta djem janë kaq të mllefosur me lavdinë e tyre;

ose të na tregojnë se kush përfitoi nga “kryengritja e lekut”, meqë konsumatorët nuk kanë përfituar; përkundrazi, në vitin 2025, çmimet e ushqimeve tejkaluan me 3,8% mesataren europiane.

Njerëzit nuk ndryshojnë shumë në aftësinë për ta dalluar të keqen; ata ndryshojnë shumë në aftësinë që kanë për ta justifikuar atë.

—-

Irena Beqiraj është ekonomiste shqiptare, eksperte e financave publike dhe mbajtëse e titullit ndërkombëtar Chartered Financial Analyst (CFA). Ajo ka një karrierë të gjatë në administratën publike dhe në fushën e politikave fiskale, duke shërbyer si zëvendësministre e Financave në qeverinë shqiptare, ku ka mbuluar çështjet e fiskut dhe administrimit të financave publike

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
7 Comments
  • Ekonomisti says:
    July 22, 2026 at 2:01 pm

    Studim me shifra krahasues e jo me shifra real beheshin ne komunizem,per te demaguar se e pergjthshmja eshte pozitive!?

    Reply
  • Otto says:
    July 22, 2026 at 3:29 pm

    Jane shume pak qe perfitojne oligarket qe kontrollojne importing e malleable dhe te after duke mbajtur monopol cmimet
    Por me shume ka hambr e humbet Diaspora qe pasi I kane larguar nga vendi tani duhet te degojne me shume Euro apo US $ tek te afermit e tyre se cmimimet e ushqimeve dhe ilaceve rriten dhe kursi i kembit bie cdo dite?
    Dhe kur vine ne Shqiperi per te pare te afermit apo si turiste patriot duhet te pagujne ato shezlonget e vjedhura ne Itali nga 30 Euro
    Me ne fund iu kerkojne dhe voten
    Nuk duhet te votojne pa vendosur kufizim mandatesh

    Reply
  • Pensionisti i Porcelanit says:
    July 22, 2026 at 4:03 pm

    Mashtrimi gazetes “Dita”: Shkruan: “PËRFITIMI NGA FORCIMI I LEKUT NUK KA KALUAR TE KONSUMATORËT.” Po pse Edwin Rama dhe Argys Agaci me vererat e tyre nuk jane KONSUMATORE?!

    Reply
  • Shkodrani-Belgjike says:
    July 22, 2026 at 4:17 pm

    Qumështi në belgjikë, 0,90 cent, këtu 190 lekë të reja,2 fish, pijet energjike 0,50€ këtu 120 lekë të reja, birra shumë më shtrenjtë se në belgjikë, shum e shum gjana të tjera dyfish me atje te na ku jetojmë. Ka mbaru ky vend. Shteti nuk ekziston në mbrojtjen e qytetarve.

    Reply
  • Kur nuk ka akryeministër të aftë!! says:
    July 22, 2026 at 6:54 pm

    Ka dy rrugë për të dalë nga kjo gjendje. 1) hapje totale e tregut. Për mallrat që vinë nga Greqia, Serbia, Italia etj dhe luftimi me forcë i monopoleve. Janë oligrakët që i rrisin çmimet dhe pengojnë edhe konkurrencën. por Rama e ka mëndjen se ku do iki javën e ardhshme jashtë shtetit. Njëlloj si Enverit edhe atij s”ia ndin për nivelin e jetesës së njerëzve.

    Reply
    • Pensionisti i Porcelanit says:
      July 23, 2026 at 4:20 pm

      Me Enverin ia ke futur si kau peles, plako!?

      Reply
  • xxx says:
    July 22, 2026 at 7:31 pm

    Megjithe perpjekjen e Irena Beqiraj as kjo nuk guxon ti vere shkakut emrin qe ka:
    Uzurpimi ‘tregut’ nga kasta oligarkiko/pushtetare, MONOPOL mbi tregun, asnji kontroll ligjir qeveritar mbi cmimet. Dore e lire kastes oligarkike per te Sunduar mbi ekonomine ne cdo aspekt, me synim mbytjen e popullates nga cdo frymemarrje financiare, me qellimin per ta pasur ate nen Zgjedhe, pasi ashtu e ben te kerceje vallen si ariu i arixhiut.

    I.Beqiraj ne vend te shkakut real rrotullon gjuhen e “moderon” llafet sipas telnikes ramiste Sorroiste: .

    … por çmimet rriten brenda vendit për shkak të problemeve strukturore ekonomike,
    konkurrencës së dobët të tregut, çmimeve jotransparente dhe mbikëqyrjes së kufizuar rregullatore….

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • “Toka e Kushnerit”, me dokumente false: Gazeta zvicerane shkruan për të hetuarin e drogës, Ramën dhe Sazan-Zvërnecin
  • A ndikon përçarja SHBA – Europë tek Ballkani Perëndimor?
  • Anulohet koncerti i Kanye West në Kazakistan
  • Kërcënoi Vjosa Osmanin me ‘vdekje’, arrestohet aktivisti i Vetëvendosjes
  • ​98-vjetori i “Po”-së në Letnicë: Udhëtimi i Gonxhe Bojaxhiut nga Kosova drejt Misionit Botëror

Komentet e Fundit

  1. Arratisur on Diella dhe zhdukja e ryshfetit
  2. K R on Nga tryezat e institucioneve të larta, te prangat në kufi: Kush është Fehim Sali, mësuesi që spiunonte për shërbimin sekret serb
  3. Aldo on Nga tryezat e institucioneve të larta, te prangat në kufi: Kush është Fehim Sali, mësuesi që spiunonte për shërbimin sekret serb
  4. Cuni i Vuk Karaxhicit , Dobicit nga Vicidoli on Nga tryezat e institucioneve të larta, te prangat në kufi: Kush është Fehim Sali, mësuesi që spiunonte për shërbimin sekret serb
  5. Detari on Nga tryezat e institucioneve të larta, te prangat në kufi: Kush është Fehim Sali, mësuesi që spiunonte për shërbimin sekret serb

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?