Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kthesa historike, Britania e Madhe pritet të njohë sot shtetin e Palestinës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Kthesa historike, Britania e Madhe pritet të njohë sot shtetin e Palestinës
BoteLajmi i fundit

Kthesa historike, Britania e Madhe pritet të njohë sot shtetin e Palestinës

Published: September 21, 2025
Shpërndaje

Qeveria britanike pritet të njohë sot, 21 shtator, shtetin e Palestinës, duke shënuar një nga kthesat më të mëdha të politikës së jashtme të Londrës në dekada.

Vendimi vjen pas muajsh debatesh të brendshme dhe presioni të fortë politik, si nga deputetët laburistë ashtu edhe nga komunitetet me ndikim të drejtpërdrejtë nga lufta në Gaza.

Kryeministri Keir Starmer e kishte paralajmëruar këtë hap që në korrik, duke e kushtëzuar me një armëpushim dhe angazhim për një zgjidhje me dy shtete. Por, teksa këto kushte nuk u përmbushën, Downing Street zgjodhi të përmbushë premtimin historik të laburistëve dhe ta shpallë vendimin sot, në prag të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

- Publicitet -

Britania bëhet kështu një nga fuqitë e mëdha të para të G7-ës që njeh shtetin palestinez, pas Francës, Australisë dhe Kanadasë. Zyrtarë të Foreign Office kanë theksuar se njohja nuk është thjesht simbolike, por synon të japë një impuls real në terren dhe të nxisë arabët të kërkojnë çarmatosjen e Hamasit.

Megjithatë, vendimi ka ndezur edhe kritika të forta.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu e quajti “shpërblim për terrorizmin e Hamasit”, ndërsa presidenti amerikan Donald Trump deklaroi hapur se ka “mospajtime të thella” me Starmer për këtë çështje.

Në politikën e brendshme, lëvizja shihet si një përpjekje për të shuar zemërimin e elektoratit laburist mbi qëndrimet e mëparshme të partisë për Gazën.

Më shumë se gjysma e deputetëve socialistë kishin firmosur një letër për njohjen e menjëhershme të Palestinës, ndërsa disa ministra e shihnin si të domosdoshme për të ruajtur mbështetjen në zonat me universitete apo komunitete myslimane.

Kritikët brenda vetë laburistëve paralajmërojnë se njohja ishte “karta e fundit diplomatike” e Britanisë dhe se mund të largojë edhe më shumë Izraelin nga procesi i paqes.

Ndërkohë, të tjerë e përshëndesin si një hap të vonuar, por të domosdoshëm: Më mirë tani se kurrë!

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • demo says:
    September 21, 2025 at 10:35 am

    Ti i di me mire punet e tua zonja Britani.por Hamasi edhe ato 10 pengje te mbetur ka vendosur ti vrase.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Daja i deputetes socialiste plagos me çekiç ish-vjehrrin e tij
  • Vila e fshehur e Ballukut, 25 mijë euro vetëm pishina
  • Ilir Meta del nga kafazi gjatë seancave gjyqësore
  • FOTO: Qëlloi me grusht në bark protestuesin e prangosur, Hita pezullon nga detyra efektivin
  • E fshehur brenda mishit të pulës, kapet 41 kg kokainë në Durrës

Komentet e Fundit

  1. xxx on “Aq para i sekuestrohen krimit çdo vit!”, Gjykatësi i kujton edhe milionat e zhdukura me tendera, Rama ‘shpërthen’ ndaj Engert Pëllumbit
  2. Iliri on “Aq para i sekuestrohen krimit çdo vit!”, Gjykatësi i kujton edhe milionat e zhdukura me tendera, Rama ‘shpërthen’ ndaj Engert Pëllumbit
  3. emigranti on Haga jep vendimin për Hashim Thaçin me 16 Shtator, SHBA paralajmëron trazira
  4. 123audio.org on UFO edhe në ditarin e Mihal Gramenos? Dëshmi të çuditshme, por ata që i tregojnë, i besojnë. Dhe nuk janë të vetmit
  5. toni mavrija on “Aq para i sekuestrohen krimit çdo vit!”, Gjykatësi i kujton edhe milionat e zhdukura me tendera, Rama ‘shpërthen’ ndaj Engert Pëllumbit

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?