Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ku do të rrahë zemra e Heroit Izet Dashi?
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Histori > Ku do të rrahë zemra e Heroit Izet Dashi?
Histori

Ku do të rrahë zemra e Heroit Izet Dashi?

Published: July 22, 2022
Shpërndaje

ILMI S.QAZIMI

NAZMI ÇELA

Kemi më tepër se tre dekada  që nuk dëgjojmë më akte heroike në punët e dobishme shoqërore të mëdha  e të pandërprera. Nuk dëgjojmë më të dekorohen njerëz për punën konkrete në bujqësi, blegtori, industri, arsim, kulturë, artizanat. Madje nuk i kemi as këto degë të ekonomisë e jetës sociale në nivelet që Shqipëria i kishte  në ato vite kur  shteti drejtonte tërë popullin e këtij vendi  me disiplinë,me ligje dhe punë të organizuar. Ishte ajo kohë që nxori  heronjtë  e vërtetë të punës socialiste dhe që shteti e tërë shoqëria i nderonte e respektonte aq shumë. Një nga ata ishte dhe mbeti Izet Hamit Dashi.

- Publicitet -

Izet Dashi u lind më 18.01.1936 në Zabërzan të rrethit Skrapar. Trualli i tij familjar ka qenë tejendanë i njohur për atdhetarizëm, mirësi dhe punë të ndershme. I ati i tij, Hamit Dashi  është i njohur në të gjithë krahinën e Çepanit si atdhetar, luftëtar dhe përkrahës i zhvillimit përparimtar të fshatit. Ka marrë pjesë aktive në Luftën e Vlorës në vitin 1920. Ka përkrahur Fan Nolin në vitin 1924. Ishte antizogist dhe mbronte idetë e Riza Cerovës. Në vitet e LANC-it ai përkrahu partizanët dhe e ktheu shtëpinë në bazë të asaj lufte. Vetë ai ishte rreshtuar në çetën territoriale të fshatit. Në vitet 1942 -1945 ishte zgjedhur kryetar i këshillit antifashist nacional çlirimtar për fshatin Zabërzan. Më pas është zgjedhur për pesë vjet anëtar i këshillit popullor të lokalitetit të Çepanit. Në vitet e pushtetit popullor përkrahu të gjitha reformat e masat përforcimin e ekonomisë. Ishte ndër të parët që pranoi kolektivizimin dhe hyri në kooperativë. Lindi dhe edukoi më së miri dhjetë fëmijë të cilët u bënë kuadro të dalluar në ushtri, arsim, ekonomi, shëndetësi, kulturë etj. Hamiti mbante titullin e Veteranit të LANC-it.

Skrapari ka jo pak të  atillë veteranë si Hamit Zabërzani dhe ngado  punohet për kujtimin e tyre. Por përsëri është bërë pak. Mbetet shumë për të shkruar e lexuar edhe për burrat e viteve të stuhishme 1945-1990,  aty-këtu dëgjon zëra  e ndonjë mendim kriminal që ta mohojnë këtë gjysmëshekulli.

***

Izet Hamit Dashi shkollën fillore e kreu në fshatin e lindjes dhe shkollën shtatëvjeçare e përfundoi në Çepan. Pastaj kreu me sukses Teknikumin Bujqësor dyvjeçar në Tiranë. U angazhua në detyrën e brigadierit në fshatin e lindjes për dy vjet. Kreu kursin për kryetar kooperative, qëndroi një vit nënkryetar në vitin 1969 u ngarkua me detyrën e kryetarit të kësaj kooperative bujqësore deri në fundvitin 1989.

Ai punoi duke udhëhequr kudo me shembull personal në të gjithë sektorët, duke zbatuar gjerësisht metodat efektive që sillnin rritjen e rendimenteve në prodhim; forcimit  të  kontrollit dhe organizimit, me mbështetjen  te përvoja  e përparuar si dhe duke  mbajtur lidhje të pashkëputuara me masën e fshatarëve,për zbatimin e direktivës së partisë,- ishin burimi i sukseseve. Gjatë kësaj periudhe njëzetenjëvjeçare ai punoi vetëm me ndërgjegje të lartë dhe zbatim rigoroz të ligjeve të shtetit  ndaj edhe u  shënuan arritje të dukshme.  Treguesit në vlerën e ditës së punës, në sasinë reale të të ardhurave për anëtarët e kooperativës dhe të të gjithë banorëve të fshatrave që përfshinte kjo ekonomi, ishin më të lartat në historinë e tyre. Po ashtu gjatë këtyre , në jetën e  banorëve të pesë fshatrave që përfshinte kooperativa , u bënë ndryshime të mëdha në mënyrën e jetesës së njerëzve, në rritjen  e nivelit material, arsimor, kulturor e shëndetësor. Viti 2021 atij i pati sjellë  ndërmend  21 vitet e jetës   gjithë vrull e punë, suksese e vështirësi të panumërta në kooperativën bujqësore të Çepanit… Gjithkund ai ishte njeri simbol i punës dhe i traditës.

***

Izet Hamit Dashi do të kujtohet  si  burrë që, pa përfillur moshën, nuk i përtohej punës, këngës, ruajtjes së historisë luftarake të krahinës, forcimit të marrëdhënieve shoqërore për të mos lejuar askënd që të cenojë nderin, dinjitetin dhe unitetin për përparim të vendit.

Ai dinte të jetonte edhe vitet pas 1990-ës,kohë  me shumë mjegull e andralla, me po atë optimizëm. Erdhi me banim në Tiranë por nuk mbeti vit pa shkuar  rreth një muaj në fshatlindje. Ai ishte pasardhës veterani që  lexonte çdo javë gazetën “Kushtrim Brezash”, që  nuk harronte kurrë të telefononte  veteranët e shokët e moshës së vet e më lart,si Qemalin, Nazifin, Novruzin, Zaimin,Tosunin, Kadriun, Rushitin,Seferin…Shumica e këtyre emrave  tani nuk janë midis nesh.Vazhdoi të shkonte në Zabërzan, ku vilte  rrush e nxirrte  raki,  gëzonte ajrin e pastër dhe  bënte ndonjë punë që ia lejonte mosha. Thoshte shpesh “Më  griu  malli për nipër e mbesa por shyqyr që është telefoni”! Pyeste  për aktivitetet që do të zhvillohen,për shokët e pamundur,për ata që  na rrëmbeu pabesisht koronavirusi,… Ndoqi me shpresë dhe besim edhe ngjarjet e ditës…

Ishte i martuar më Këzen dhe lindën katër fëmijë. Njëri më i mirë se tjetri. Ishte inisiatori i organizimit të takimit të përvitshëm të të gjithë  pjesëtarëve të rinj e të moshuar të familjes Dashi, në fshatin e lindjes… Prind shembullor, vëlla i përkushtuar, mik i nderuar , shok i kudogjendur, i këngës e i dollisë, i miqësisë së sinqertë. Të tillë  do ta   kujtojnë brezat Heroin e Punës Socialiste Izet H.Dashi.

***

Shtatë vjet më parë në fshatin Çepan, ishin mbledhur të gjithë banorët në sheshin e shkollës “Hysen Zyka”dhe uronin  Izet Dashin për titullin “Nderi i Komunës Çepan”. Papo ia morën edhe këngës, hoqën edhe valle, u ngritën edhe dolli…Tani e kujtojmë këtë si ëndërr… Takime s’ka më… Shkollë s’ka më… Këngë  nga ato populloret  nuk dëgjojmë…

Vitet ikin dhe ai, Izeti ynë i dashur, Heroi i Punës Socialiste, që shkriu 21 vjet  në krahinën e Çepanit, ka disa muaj që  ka kaluar gjashtë vjet mbi dekadën e tetë,plot energji, na thotë në telefon, :”Kur do t’ia marrim edhe një herë këngës”Në Tendën e Qypit lufta seç u ndez? -Dhe pa pritur përgjigje shton , pamëdyshje: -” do t’ia marrim domosdo  kur të mbarojë virusi, kjo kolerë!…”Dhe ai e kapërceu me sukses sëmundjen  e nuk u dorëzua. Doli përsëri tek Zyrat e Veteranëve të Kombit në Tiranë. Lexoi gazetën, takoi miq e shokë…

Në mesin e korrikut shkoi në fshatin e tij të lindjes,nga ku nuk i ndahej shpirti dhe atje… e dha shpirtin!Ikje e beftë për ne, por tepër burrërore nga ana e tij…Ishte data 18   korrik 2022, e njëjtë me atë të lindjes, por 86 vjet e gjashtë muaj më pas.Në ceremoninë mortore, atje ku kish lindur,  ndër shumë pjesëmarrës nga tërë zona e Çepanit midis tyre edhe kryetari i Bashkisë Skrapar z.Adriatik Mema, përfaqësues të veteranëve dhe dëshmorëve, fjalën e mbajti kryetari i njësisë administrative  Sajmir Bego… Njerëz si Izet H.Dashi i përksin historisë dhe për të nuk ka vdekje. Ata mbeten frymëzim për brezat e ardhshëm.Ai do të kujtohet si njeriu simbol i punës së dobishme e të ndershme shoqërore, njeri i traditës dhe  burrërisë, atdhetar  dhe  aktivist shoqëror me merita  të larta

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 16 qershor 2026
  • “Organizuan dhe nxitën qytetarët për të bllokuar rrugën drejt aeroportit të Rinasit”, Policia procedon penalisht 19 protestues
  • SONDAZHI / 57 përqind shohin përjashtim dhe grabitje në bregdetin si mall luksi
  • Mesazhi i SHBA në kulmin e protestave: Investitorët duan rregulla të qarta dhe garanci, jo klientelizëm
  • Gazetarja: Emri i Berishës dhe i familjes vijon të jetë në listën “non grata”

Komentet e Fundit

  1. Protestuesi on SONDAZHI / 57 përqind shohin përjashtim dhe grabitje në bregdetin si mall luksi
  2. Arbër on SONDAZHI / 57 përqind shohin përjashtim dhe grabitje në bregdetin si mall luksi
  3. Vlora 97 on SONDAZHI / 57 përqind shohin përjashtim dhe grabitje në bregdetin si mall luksi
  4. pap on SONDAZHI / 57 përqind shohin përjashtim dhe grabitje në bregdetin si mall luksi
  5. nona on SONDAZHI / 57 përqind shohin përjashtim dhe grabitje në bregdetin si mall luksi

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?