Kreu i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Altin Dumani ka zbuluar se ka zhvillime të reja lidhur me Arben Ahmetajn, i cili ndodhet ende në arrati.
Gjatë një takimi me gazetarët, Altin Dumani tha se ka zhvillime surprizuese, por ende nuk dihet vendndodhja e ish-zv.kryeministrit i cili është shpallur në kërkim nga SPAK për disa akuza.
“Sa i përket daljes nga kufiri është verifikuar dokumenti me të cilin ka kaluar. Është verifikuar dhe e kemi të qartë se kur ka dalë nga Shqipëria. Ka zhvillime të reja dhe surprizuese” – tha pa dhënë detaje Dumani para gazetarëve.
Zhvillimi i fundit i bërë publik nga çështja Ahmetaj ishte kur Gjykata e Posaçme rrëzoi kërkesën e ish-numrit 2 te qeverisë, i cili kërkoi heqjen e sekuestros nga një llogari bankare, me vlerë 108 mijë euro që ishte bllokuar në një bankë të nivelit të dytë në kuadër të hetimit pasuror ndaj tij.
Ai është shpallur në kërkim ndërkombëtar prej 24 korrikut 2023, pasi akuzohet për “mosdeklarim, deklarim të rremë dhe fshehje të pasurisë”, vetëm dhe në bashkëpunim, “Korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë” në gjashtë raste, “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.
p.k\dita

E keni Zevendesin te Vucici ne Serbi, e ka cuar Edi Rama me bedelet e tij se mos ben ndonje budallallek e kthehet e dorezohet e kallezon Bosin per dardhat dhe mollet qe ka ngrene pas kurrizit te tij
Prof Hamit Beqja thoshte nuk je intelektual se ke mbaru nje shkolle te larte. Gjithsesi,nje pyetje kam,perse e mbron doktorri aq cerrin ahmetaj?! Pse nxituan likja mona saliu te denoncojne ter koken qe skishte lidhje fare?! Shume e thjeshte,per te mbrojtur bubin e tyre arben ahmetajn. Ah,nje fakt qe nuk e tha Dumani. I ka pak metra larg ustallaret qe do i vene prangat. Shenoje qe mos thuash se ste thashe
Kam patur fat qe kam punuar diku ku me ka rene te perballem me kriminele etj. Kam patur fat qe kur ishim ne Paris ne nje trajnim me xhandarmerine franceze njoha nje cifut qe punonte,,,,diku. Dhe tha,nese nje prokuror thote do kete te reja por nuk dijme vendnodhjen,behu gati te shohesh ne TV qe u arrestua. Nga eksperienca ime cerri ahmetaj them qe i ka dy o me shume ustallare pas qe presin castin ti vene hekurat. Do ishte ne nderin e spak te lironte ter koken se goditja ndaj dij kishte dy qellime,te largonte vemendjen nga pronari de fakto i inceratorve dhe inati qe veshtire tu dali ciftit kryemadhi qe teri ju shkriu lsi ne durres,ate ne elbasan e vrane kte sja u mori menja se ashtu eshte nje pune dhe i fallsifikuan dokumentat. Rrini prane TV se shume shpejt cerri do jete pas hekurave. E keni vene re qe edhe doktorri ka rene squke 😏
Mo. Jam dakort me ate mikun tend ne France. Po ne ketu ne Shqiperi kemi tjeter standart, miku im. Mbaj mend Adriatik Llallen qe e permendte kete shprehje cdo jave…dhe nuk kapi dot asnje cironke, pa le me peshq te medhenj