Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: E RRALLË: Për herë të parë në 30 vitet e fundit Shqipëria pritet të plotësojë nevojat e saj me…
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > E RRALLË: Për herë të parë në 30 vitet e fundit Shqipëria pritet të plotësojë nevojat e saj me…
EkonomiKryesore

E RRALLË: Për herë të parë në 30 vitet e fundit Shqipëria pritet të plotësojë nevojat e saj me…

Published: September 17, 2023
Shpërndaje

Pas një viti bujqësor të mbarë, Shqipëria, sipas specialistëve, për herë të parë në 30 vitet e fundit pritet të plotësojë nevojat e saj me misër, një kulturë bujqësore kjo e rëndësishme për ekonominë e vendit, pasi përbën bazën kryesore ushqimore për blegtorinë dhe ushqimin.

Ndërkohë, fermerët shprehin shqetësim për çmimin e ulët, me të cilin tregtarët blejnë misrin në treg, gjë që po pakëson fitimet që ata presin nga kultivimi i kësaj kulture bujqësore.

Specialisti i Qendrës së Transferimit të Teknologjive Bujqësore, profesor Kostandin Hajkoja, po ndjek nga afër ecurinë e bimës së misrit në qendrën eksperimentale të misrit në Shkodër. Ai thotë se, ashtu si gruri edhe misri është një artikull i rëndësishëm për ekonominë e vendit dhe se, këtë vit, për herë të parë pas 30 vitesh, Shqipëria pritet të plotësojë nevojat e saj me misër.

- Publicitet -

“Këtë vit, falë edhe ndikimit të reshjeve gjatë periudhës së vegjetacionit, prodhimi i misrit paraqitet i mbarë. Ndoshta mund të jetë viti i parë që Shqipëria mund të plotësojë nevojat e veta për misrin kokërr në treg. Në qoftë se vitet e tjera kemi importuar deri në 100 mijë ton misër nga jashtë, besoj që këtë vit nuk do të jetë i nevojshëm, pasi rendimenti është rritur jo më pak se 10 përqind kundrejt vitit të kaluar si dhe ka edhe një rritje të vogël edhe të sipërfaqes së misrit”.

 

Profesor Hajkoja thotë se zhvillimi me shpejtësi i turizmit lidhet me fuqizimin e fermave blegtorale dhe atyre të shpendëve, ku baza e të ushqyerit është misri. Tashmë, thotë ai, janë kapërcyer shumica e problemeve që lidheshin me kultivimin e bimës së misrit dhe, në disa zona, po arrihen rendimente të kënaqshme.

“Fotokopje të përvojës së kultivimit të misrit në Sarandë, Maliq të Korçës, Shkodër apo edhe zonën e ulët fushore në Lezhë, tashmë janë bërë praktika të zakonshme në kultivimin e misrit. Kështu që, rendimentet e nivelit, 8, 10 apo 12 ton për hektarë tashmë janë të zakonshme. Në Shqipëri kemi rreth 20 mijë hektarë ku preken këto lloj rendimentesh dhe, me 20 mijë hektarë ne sigurojmë thuajse gjysmën e nevojave që ka Shqipëria”.

Fermeri Paulin Gazulli dhe familja e tij prej 20 vitesh janë ndër kultivuesit kryesor të misrit në zonën e Dajçit, në Bashkinë e Lezhës. Ndër vite, rendimentet në misër kanë patur ulje-ngritjet e tyre, por sivjet, edhe për shkak të kushteve atmosferike, prodhimi duket i mbarë.

“Kultura e misrit zë 35 përqind të sipërfaqes së tokës bujqësore të familjes tonë, e cila shkon deri ne 20 hektarë. Ka vështirësitë e veta, nuk është e thjeshtë me shku deri tek produkti përfundimtar, tek fitimi”.

Paulini thotë se misri është një bimë që ta shpërblen mundimin.

“Misri është fabrikë, realisht është fabrikë po të dish t’i shërbesh në kohën e duhur. Është fabrikë të ardhurash. Pastaj fitimi është në bazë të llogarive tuaja”.

Fermeri Kujtim Garubi, nga Kosmaça e Bashkisë Vau-Dejës, këtë vit ka kultivuar 3 hektarë me misër, por mundësitë e tij janë më të mëdha pasi ka gjithë makineritë e nevojshme bujqësore, që nga mbjellja e deri në korrje. Por, në Kosmaçë, thotë ai, është e pamundur të marrësh tokë me qera, pasi banorët i kanë zënë tokat e tyre me sera. Kujtimi është i kënaqur me prodhimin e këtij viti, por shpreh shqetësim për kostot e prodhimit.

“Mirë duket ky prodhim i sivjetshëm. Por, ça duket çmimi i shitjes është shumë i ulët sivjet, me 240, 250 jemi nën kosto. Edhe ureja, dapi, kanë qenë me çmim shumë të lartë, pavarësisht se mbrapa ranë por, në kohën e mbjelljes ishin shumë të larta. Edhe çmimi i farës së misrit ndikoj se, ta marrësh kilogramin e farës 9 mijë,10 mijë, 12 mijë, normalisht se kosto janë edhe ato”.

Shqipëria konsumon rreth 500 mijë ton misër në vit për nevojat e blegtorisë dhe për industrinë ushqimore. Por, përvoja e këtij viti, me numrin e lartë të turistëve që vizituan vendin, sipas specialistëve, pritet të rrisë me shpejtësi, gjatë viteve në vazhdim, nevojat e vendit për misër.

p.c/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
5 Comments
  • demo says:
    September 17, 2023 at 6:35 pm

    Petullicka bukes misrit nga 300 leke para pandemise ka vajtur 1000,.
    Cfare tregtaresh,.Shite vete,.Merrja dhe fitimin te plote punes tende.

    Reply
  • Fjale me vend says:
    September 17, 2023 at 6:57 pm

    o demo po petullpiçka e bardhe sa ka vajtur ??????
    hahahaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa

    Reply
  • demo says:
    September 17, 2023 at 11:30 pm

    Ti ke jo nje,por dy profesioniste ne shtepi per te pyetur!!!!!!!!Hi Hi Hi Hi Hi hiiiiiiiiiiiiiii

    Reply
  • Arben.T says:
    September 18, 2023 at 4:58 am

    Ndofta bashkepunimi i prodhuseve te misrit me
    blektoret e prodhimit te mishit mund te jete i dobishem
    qe te ulen humbjet nga ulja e cmimeve.

    Reply
  • ROÇKA PE KORÇE says:
    September 19, 2023 at 6:36 pm

    me shume kushton kallanishtja per te mbyllur shishet se sa petullpiçka pe misri

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Fati i Protestës
  • SPAK dërgon për gjykim kryebashkiakun e Ersekës dhe 11 zyrtarë: Kanë abuzuar me tenderat
  • Çfarë do diskutojë Rama të shtunën me Grupin e PS
  • Tragjedi në plazhin e Tales, po laheshin në det, mbyten dy vajza të mitura
  • Padia ndaj Dados, Veliaj: Më ka pezulluar nga detyra prej 500 ditësh një noter me pesa, kush i pastron plehrat në Tiranë?

Komentet e Fundit

  1. Aldrin on Leksione morali me Aruba në sfond
  2. Aldrin on Leksione morali me Aruba në sfond
  3. Aldrin on Leksione morali me Aruba në sfond
  4. Tártari on Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  5. Kafshën time ma Përgojoni on Leksione morali me Aruba në sfond

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?