Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kur e merr rritjen e pagave administrata? Preken 200 institucione dhe mbi 130 mijë të punësuar
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Kur e merr rritjen e pagave administrata? Preken 200 institucione dhe mbi 130 mijë të punësuar
EkonomiKryesore

Kur e merr rritjen e pagave administrata? Preken 200 institucione dhe mbi 130 mijë të punësuar

Published: June 13, 2023
Shpërndaje

Ministria e Financave po bën gati shtesën e pagave të miratuar për administratën, pasi pavarësisht se rritja ka hyrë në fuqi që nga muaji Prill ende nuk ka kaluar në llogaritë bankare të përfituesve.

Sipas burimeve zyrtare nga Ministria e Financave, shtesa e pagës për muajin Prill dhe Maj do të disbursohet gjatë këtyre ditëve, ndërsa muaji Korrik do të nisë për të gjithë me pagat e reja.

Duke qenë se janë mbi 200 institucione të administratës që do të kenë ndryshime në pagat e punonjësve dhe mbi 130 mijë të punësuar, Ministria vendosi të marrë kohë për të bërë llogaritjet përkatëse të shtesës si dhe ta kalojë atë në muajin Qershor.

- Publicitet -

Në fund të muajit Maj, Parlamenti ka miratuar projektligjin për rritjen e pagave cili shtrin efektet nga data 1 Prill 2023, ku ndryshe nga sa ish menduar, përfitues do të jenë edhe ministrat dhe deputetët. Kështu paga më e lartë do të jetë ajo e Presidentit të Republikës, e cila shkon në 425 mijë lekë nga 257 mijë lekë. Nga ndryshimi në hierarkinë e pagave përfitojnë 250 funksionarë politikë dhe funksionarë të tjerë, të cilët pagën e kanë të lidhur me pagën e Presidentit.

Paga e kryeministrit dhe kryetarit të kuvendit shkon rreth 395 mijë lekë në muaj. Ministrat, do të kenë një pagë mujore që rezulton në rreth 318 mijë lekë bruto. Ndërsa paga e re për deputetët thuajse është dyfishuar, duke arritur në 310 mijë lekë në muaj.

Nga rritja e pagave ka përfituar gjithë administrata publike, mjekët, infermierët, arsimtarët, punonjës të policisë për të cilët rritja ishte në nivelin 7 %. Deri më tani duket se nga kjo reformë përfituan funksionarët më të lartë të shtetit, për të cilët rritja ishte mbi 50 për qind. Qeveria parashikon që në dy vitet në vijim paga mesatare në administratën publike të arrijë në 900 euro.

o.j/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Iu dhanë madje më shumë! Si i tjetërsuan 1.143 ha tokë në bregdetin e Semanit dy ish-drejtorët e arrestuar të ASHK-së në Fier 
  • Thaçi reagon pas vendimit në Hagë: Mohoj çdo përfshirje në vrasje, do ta apeloj vendimin
  • Rrëzohet kërkesa për lirimin e Ilir Metës
  • “UÇK lindi si përgjigje ndaj gjenocidit të Millosheviçit”, Kuvendi dënon vendimin për ish-krerët e UÇK
  • VIDEO: “Nuk ka raciste më të madhe se ju”, eurodeputetja greke shpërthen ndaj Von der Leyen

Komentet e Fundit

  1. 1thundrak on A ekziston një luftë ku çdo veprim është “i ligjshëm”?
  2. 1thundrak on “Si i mori 34 mln euro Ron Yeffet?” PS rrëzon kërkesën për ngritjen e Komisionit Hetimor për kompaninë “KAYO”
  3. Toni on Historia e gjeneralit kroat të Bosnjes që vrau veten me helm në sallën e gjykimit në Hagë sapo dëgjoi dënimin me 20 vjet
  4. Toni on Historia e gjeneralit kroat të Bosnjes që vrau veten me helm në sallën e gjykimit në Hagë sapo dëgjoi dënimin me 20 vjet
  5. Anonymous on Historia e gjeneralit kroat të Bosnjes që vrau veten me helm në sallën e gjykimit në Hagë sapo dëgjoi dënimin me 20 vjet

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?