Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kur fëmijët bëhen legjenda përpara se të bëhen burra
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > Kur fëmijët bëhen legjenda përpara se të bëhen burra
KryesoreLajmi i funditopinionSport

Kur fëmijët bëhen legjenda përpara se të bëhen burra

Published: October 28, 2025
Shpërndaje

Nga Migena Aleksi

Botuar në DITA

Një i ri që s’e pranon dot të dalë nga fusha dhe një adoleshent që nuk di ende të masë fjalët.  “El Clásico” i fundit mes Real Madrid dhe Barcelona nuk u mbyll vetëm me gola e spektakël, por me dy episode që tregojnë sa e hollë është vija mes gjenialitetit dhe impulsit tek lojtarët e rinj që ngjiten shumë shpejt në majë.

- Publicitet -

Në minutën e 71-të, tabela e zëvendësimeve tregoi numrin 7. Vinícius ngriti duart, e pa trajnerin Xabi Alonso me habi dhe irritim, dhe u largua drejt dhomave të zhveshjes pa kthyer kokën mbrapa.

“Nuk isha gati të dilja,” tha ai më vonë, sipas burimeve pranë ekipit.
Në tribuna, brohoritjet u përzien me fishkëllima — një reagim tipik për një yll që ka mësuar të luajë me emocion, por jo gjithmonë ta kontrollojë atë.

Alonso, i matur si gjithmonë, tha pas ndeshjes: “Vinícius është një lojtar që jeton me pasion. Detyra ime është ta drejtoj atë pasion në rrugën e duhur.”

Vinícius largohet i nervozuar pas zëvendësimit (Reuters)

Në fakt, kjo nuk ishte thjesht një shenjë egoje — ishte një mësim publik mbi kufijtë që çdo lojtar duhet të mësojë ta respektojë, sidomos kur suksesi vjen herët.

Në anën tjetër, Lamine Yamal, vetëm 18 vjeç, hyri në histori për arritjet e tij me Barcelonën, por këtë herë la gjurmë për një arsye tjetër. Pas vërshëllimës së fundit, një përplasje me Dani Carvajal ndezi tensionin në fushë.

Carvajal iu afrua dhe i tha: “Ti flet shumë, fol tani!” Ishte një përgjigje e drejtpërdrejtë ndaj komenteve provokuese që Yamal kishte bërë para ndeshjes, kur u shpreh se “Real Madrid vjedhin dhe ankohen”.

Në sekonda, situata degjeneroi: ndërhynë Vinícius, Courtois, dhe lojtarë të tjerë, derisa policia dhe stafi siguruan që sherri të mos dilte jashtë kontrollit.

Vinícius përballet me Yamal pas ndeshjes (AS.com)

Të dyja ngjarjet ndodhën në të njëjtën mbrëmje, por rrjedhin nga i njëjti burim: mosha dhe mungesa e pjekurisë emocionale. Në futbollin modern, ku çdo lëvizje përcillet në kamera dhe çdo fjalë bëhet titull, talenti i parakohshëm është një dhuratë e rrezikshme.

Yamal, ende adoleshent, përballet çdo javë me presione që dikur i përjetonin legjenda pas dekadash karriere.

Vinícius, megjithëse më i rritur në moshë (25), vazhdon të mbetet një shpirt i ndezur që e ndien lojën me barkun, jo me kokën.

Policia hyn në fushë për të qetësuar tensionet (The Sun)

Të dy janë shembuj të brezit të ri që po e ndryshon futbollin me shpejtësinë e tij, por që rrezikon të harrojë diçka thelbësore: pjekuria nuk mësohet në 90 minuta.

Është e lehtë të jesh yll në fitore. Klasin e vërtetë e tregon në humbje: kur di të pranosh, të heshtësh, të reflektosh. Jo çdo moment ka nevojë për zhurmë e llafe. Disa kërkojnë dinjitet.

Sidomos në kohët e sotme nuk kemi më nevojë për shembuj të tjerë dhune e konflikti. Aq më pak kur vijnë nga bota shumë popullore e futbollit. Sporti duhet të frymëzojë, jo të helmojë.

Në fund, “El Clásico” i 26 Tetorit 2025 do të kujtohet jo vetëm për rezultatin, por si një pasqyrë e futbollit modern: një arenë ku fëmijët bëhen legjenda përpara se të bëhen burra.

Dita – Sport

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • ¿? says:
    October 27, 2025 at 6:35 pm

    Shkrim i mrekullueshem qe ne shqiptareve na intereson vecanerisht sepse tek ne njrezia behen legjenda, jo vetem ne futboll, perpara se te behen burra (dhe ketu nuk kam parasysh moshen biologjike). Na rrofshin legjendat tonam se keto legjendat e e tjereve nuk na duhen shume.

    Reply
  • Ruzhdi Guleksi says:
    October 29, 2025 at 11:05 am

    Urime për shkrimin!
    Një vështrim mjaft original dhe befasues .
    Jo vetëm për futbollistët dhe futbollin.
    Për njeriun kudo që është e punon,
    për talentin dhe rritjen përmes
    mençurisë, respektit human.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Xhafaj kritika KLGJ: Gabim i madh zbatimi i hartës së re gjyqësore, ua thashë që në fillim
  • Çfarë do të ndodhë me protestën
  • Dështon konsensusi në Strasburg për rezolutën Shqipëri-BE, PS dhe PD përplasen për amendamentet
  • EMRAT: Krim në familje, burri vret me çifte bashkëshorten në Shkodër, bie në pranga
  • I akuzuar për trafik droge, GJKKO lë në burg djalin e Erzen Breçanit

Komentet e Fundit

  1. Liu11 on Çfarë do të ndodhë me protestën
  2. K R on Çfarë do të ndodhë me protestën
  3. L.h on Çfarë do të ndodhë me protestën
  4. Liu11 on Çfarë do të ndodhë me protestën
  5. Cen Latifi on Çfarë do të ndodhë me protestën

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?