Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kur lind e drejta e përfitimit për pensionin e reduktuar të invaliditetit?
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Kur lind e drejta e përfitimit për pensionin e reduktuar të invaliditetit?
AktualitetEkonomi

Kur lind e drejta e përfitimit për pensionin e reduktuar të invaliditetit?

Published: January 19, 2023
Shpërndaje

E drejta për të përfituar pension të reduktuar invaliditeti fillon pas mbarimit të periudhës 6-mujore të trajtimit me raport mjekësor për paaftësi të përkohëshme në punë. Vlerësimi nga Komisioni Mjekësor i Caktimit të Aftësisë për Punë duhet të bëhet në muajn e pestë ose të gjashtë të përfundimit të raportit.

Kushtet që duhen plotësuar

Çdo përson që ka humbur plotësisht aftësinë për punë, por jo si shkak i një aksidenti në punë apo sëmundjeje profesionale, mund të përfitojë pension invaliditeti,edhe në kushtet e mungesës së periudhës minimale të sigurimit që kërkohet për pensionet e plota të kësaj kategorie. Në këtë rast i siguruari do të trajtohet me pension invaliditeti të reduktuar. Sipas kushteve të përcaktuara në ligjin për sigurimet shoqërore, përfitimi i këtij pensioni bëhet kur përfundon periudha e trajtimit me raport mjekësor për paaftësi të përkohshme. Në përfundim të kësaj periudhe, Komisioni Mjekësor i Caktimit të Aftësisë për Punë, bën vlerësimin për konfirmimin e kushteve të përfitimit të pensionit të reduktuar të invaliditetit.

- Publicitet -

“E drejta për të përfituar pension të reduktuar invaliditeti fillon pas mbarimit të periudhës 6-mujore të trajtimit me raport mjekësor për paaftësi të përkohëshme në punë. Vlerësimi nga KMCAP duhet të bëhet në muajn e pestë ose të gjashtë, para përfundimit të kësaj periudhe, sqarojnë autoritetet e sigurimeve shoqërore në lidhje me kohën kur aplikuesi do të mund të marrë këtë lloj pensioni.

Shqyrtimi i kërkesës për përfitim

Personi qëështë në kushtet e përfitimit të këtij pensioni, duhet që fillimisht të përgatisë dokumentacionin e përcaktuar, i cili i dorëzohet mjekut të ekspertizës. Ky I fundit pasi shqyrton dosjen e paraqitur dhe kryen verifikimin e nevojshëm, konfirmon datën se për të kaluar në KMCAP kur dosja është e rregullt. Ndërsa në rastet kur konstatohen pasaktësi, ose mangësi, I kthen mbrapshtpër riplotësim të tyre.

Në vijim, Komisioni i Caktimit të Aftësisë për Punënë mbledhjen e tij shqyrton paraprakisht dokumentat, njofton dhe egzaminon të sëmurin, merr vendimin përkatës jo në prani të tij nëse aplikuesi është përfitues ose jo. Vendimin e marrë, kryetari i komisionit ia komunikon zyrtarisht  të sëmurit nëpërmjet vërtetimit tip.

Ankimimi i vendimit të Komisionit

Për rastet në të cilat i sëmuri nuk është dakord me vendimin e marrë ka të drejtë të ankimohet. Rregullroja për këto raste parashikon që: Kundër këtij vendimi, i sëmuri ose invalidi mund të ankohet tek Komisioni i Caktimit të Aftësisë për Punëepror. Ankesa bëhet me shkrim dhe dorëzohet në drejtorinë rajonale përkatëse të sigurimeve shoqërore.

Formula si llogaritet dhe masa e përfitimit

Shuma e pensionit të invaliditetit të reduktuar llogaritet në të njëjtën mënyrë si pensioni i pleqërisë se reduktuar. Masa e pensionit të invaliditetit të reduktuar llogaritet duke shumëzuar masën e llogaritur të invaliditetit të plotë me koeficientin që rezulton nga raporti i periudhës së tij të sigurimit me periudhën e duhur për pension të plotë invaliditeti.

Të ardhurat shtesë

Kur përfituesi i një pensioni invaliditeti bëhet fizikisht ose psikikisht i paaftë dhe ka nevojë për një kujdesje të vazhdueshme të një personi tjetër, atij i jepet një pagesë shtesë prej 15 përqind të bazës së vlerësuar neto. Nevoja për kujdesje të vazhdueshme e një personi tjetër përcaktohet nga Komisioni Mjekësor i Caktimit të Aftësisë për Punë.

Një tjetër e ardhur shtesë që mund të përfitohet është edhe ajo për fëmijët në ngarkim. Një person i siguruar i paaftë, që merr pension invaliditeti, sipas nenit 35, dhe që ka në ngarkim fëmijët deri në moshën 18 vjeç, ose kur këta studiojnë apo janë të paaftë për punë deri në moshën 25 vjeç, merr një të ardhur shtesë familjare për çdo fëmijë në masën 5 përqind të pensionit bazë, por jo më shumë se 30 përqind.

Kushtet mjekësore për caktimin e aftësisë në punë të invalidëve:

  • Në vartësi të shkallës së humbjes të aftësisë për punë, sipas Ligjit nr. 7703, datë 11.05.1993 “Për Sigurimet Shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, invaliditeti klasifikohet në tri grupe.
  • Grupi i parë qëështë invaliditet i pjesshëm, kur personi i siguruar humbet aftësinë për punë në profesionin apo punën e tij të fundit, por mund të kryejë punë të tjera sipas përcaktimit të vendimit të KMCAP-it.
  • Grupi i dytë qëështë invaliditet i plotë, kur personi i siguruar bëhet i paaftë për çdo punë.
  • Grupi i tretë, invaliditet i plotë në kushtet e nevojës për kujdestari.
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Një cirk i dështuar
  • Xhafaj kritika KLGJ: Gabim i madh zbatimi i hartës së re gjyqësore, ua thashë që në fillim
  • Çfarë do të ndodhë me protestën
  • Dështon konsensusi në Strasburg për rezolutën Shqipëri-BE, PS dhe PD përplasen për amendamentet
  • EMRAT: Krim në familje, burri vret me çifte bashkëshorten në Shkodër, bie në pranga

Komentet e Fundit

  1. O nëne, o nëne on Çfarë do të ndodhë me protestën
  2. K O R C A on Çfarë do të ndodhë me protestën
  3. Phoenix on Çfarë do të ndodhë me protestën
  4. Anonymous on Çfarë do të ndodhë me protestën
  5. Komshiu on Çfarë do të ndodhë me protestën

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?