Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kur merr fund i nxehti afrikan në Shqipëri? Përgjigjet sinoptikania
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Kur merr fund i nxehti afrikan në Shqipëri? Përgjigjet sinoptikania
Lajmi i funditMoti

Kur merr fund i nxehti afrikan në Shqipëri? Përgjigjet sinoptikania

Published: August 12, 2025
Shpërndaje

Pas disa ditësh të mbizotërimit të temperaturave përvëluese, vendi ynë pritet të përjetojë një rënie graduale të valës së të nxehtit duke nisur nga dita e enjte.

Kjo u bë e ditur nga meteorologia Anira Gjoni gjatë një lidhje live për Euronews Albania, ku analizoi situatën e motit dhe ndikimin e tij në përhapjen e zjarreve.

Nga dita e enjte, vala e të nxehtit do të fillojë të tërhiqet më ndjeshëm, me temperatura që pritet të zbresin në 34 gradë Celsius, ndërsa të premten ato do të bien deri në 32 gradë. Një rritje e lehtë pritet të shtunën, me vlera rreth 35 gradë Celsius.

- Publicitet -

“Temperaturat ekstreme që kemi parë këtë gusht nuk do të rikthehen në ditët në vijim,” u shpreh Gjoni.

Sipas Gjonit, të martën temperaturat arritën në 41 gradë Celsius në zonat e ulëta, 37 gradë në bregdet dhe 34 gradë në zonat malore.

Për ditën e mërkurë parashikohen vlera pak më të ulëta, 39 gradë Celsius në zonat e ulëta, 35 gradë Celsius në bregdet dhe 32 gradë Celsius në relievet malore.

Zonat më të rrezikuara nga i nxehti mbeten ato të ultësirës perëndimore, ku temperaturat gjatë orëve të pasdites qëndrojnë në vlera të larta dhe mund të përkeqësojnë më tej situatën.

“Për javën e fundit të gushtit, parashikimet tregojnë se do të kemi ende ditë të nxehta, me temperatura në intervalin 35–36 gradë Celsius, por jo vlera ekstreme si javët e mëparshme,” shtoi ajo.

“Nuk mund të themi se është viti më i nxehtë, por jemi ende brenda një prej viteve më të nxehta të regjistruara. 2024, në nivel global, vijon të jetë viti më i nxehtë deri tani,” tha meteorologia.

E pyetur për situatën e zjarreve, Gjoni tha se faktori njeri vijon të mbetet shkaku kryesor i vatrave aktive dhe rrezikshmërisë së lartë në shumë zona të vendit.

“Nuk janë temperaturat 41–42 gradë Celsius që shkaktojnë zjarrëvënien, nuk kemi kushtet ideale për vetëndezje, shkaku kryesor vijon të mbetet veprimi i qëllimshëm apo pakujdesia njerëzore,” u shpreh ajo.

Ndërsa vala e të nxehtit tregon shenja të tërheqjes, situata me zjarret mbetet serioze dhe shqetësuese në disa pjesë të territorit.

Sipas Gjonit, të gjitha qarqet e vendit paraqesin rrezikshmëri të lartë për përhapje zjarresh, përfshirë Shkodrën (veçanërisht në jug të saj), Lezhën, Kukësin, Elbasanin dhe Tiranën, ku zonat jugore janë më të ekspozuara.

“Megjithatë, rënia e temperaturave gjatë fundjavës pritet të ndihmojë në stabilizimin gradual të situatës së zjarreve,” përfundoi meteorologia.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
5 Comments
  • Mirësia says:
    August 13, 2025 at 12:40 am

    Duke ditur se vera do të vinte me temperatura të larta, pushtetet lokale dhe mediat televizive duhet të ngrinin alarmin më parë, përpara se të ndodhin tragjeditë, të hartohej nga kuvendi ligje për zjarrvënësit, ligje të posaçme për dënim maksimal, se humbjet janë të mëdha, si njërëzore ashtu edhe materiale. Nga do të dalin gjithë këto shpenzime miliona euro?
    Kuptohet nga taksat tona, kështu me shpejtësi bie dhe ekonomia dhe diskutohet zhvillimi i vendit, si dhe siguria e jetës për të ardhmen. Këto miliona euro të shkuara dëm do të shkonin në përparim të ekonomisë së vendit, kujt i shërben ky dëm i paparë?

    Reply
    • ¿? says:
      August 13, 2025 at 1:57 am

      Ti Miresia dukesh tamam si me qene Arben Tashko. Mos ke kaluar gje ylberin?

      Reply
  • Rroft Luli says:
    August 13, 2025 at 5:31 am

    FISQIRRË GREK

    Reply
  • Deda says:
    August 13, 2025 at 10:23 am

    Na paska dalë nga psikiatria Rrotë Luli 7×7=42 . Tani , sëbashku me Trenin dhe me pikpyetjen u bënë 3 skizofrenë , njëri më idiot se tjetri .

    Reply
    • ¿? says:
      August 13, 2025 at 5:33 pm

      Deda, ti si akademik qe je kot merresh me idiotet, eshte humbje kohe per nje kapacitet si puna jote. Shiko te zgjidhesh ndonje problem me rendesi kombetare.

      Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Letër e hapur socialistëve shqiptarë: Zgjohuni!
  • Tetë ditë protestë: Nga Narta te “Shqipëria e re”
  • Guacka e Zvërnecit
  • ARRSH hap procedurën, 6 mbikalime për këmbësorët do ndërtohen në autostradën Tiranë-Durrës
  • Alarm në Kremlin, Putini rrezikon humbjen historike në Kaukaz

Komentet e Fundit

  1. Buda on Totalisht e dështuar, por RTSH kërkon rritje të tarifës e buxhet shtesë në Kuvend
  2. AI on “Shqipëria nuk shitet”, sot protesta e tetë në Tiranë: Rama të japë dorëheqjen
  3. Liria on Tetë ditë protestë: Nga Narta te “Shqipëria e re”
  4. AI on 06 qershor 2026
  5. Phoenix on Zvërneci, si u ul mbrojtja nga ‘Rezervat’ në ‘Peizazh’

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?