Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, i pranishëm në forumin për Ballkanin Perëndimor që po mbahet në Bratislavë të Sllovakisë, ka mbrojtur punën e bërë deri më tani nga policia e Kosovës.
Teksa u përgjigjej pyetjeve të bëra rreth situatës së tensionuar në Veri të Kosovës dhe për mënyrat sesi këto tensione mund të zbuten, Kurti theksoi se njësitë speciale të Kosovës janë trajnuar nga forca demokratike perëndimore: SHBA dhe Bashkimi Europian.
“Policia jonë po bën një punë profesionale. Janë trajnuar nga perëndimi demokratik, SHBA,BE. Janë të orientuar nga Perëndimi. I njohin të drejtat e njeriut,” shtoi ai.
Ai e përsëriti këtë qëndrim përkundër reagimit të ashpër të bashkësisë ndërkombëtare se instalimi me forcë i kryetarëve shqiptarë “është i papranueshëm”.
“Nëse duan protesta paqësore, me kërkesë për zgjedhje të parakohshme, ata e kanë një kryeministër që ka qenë gjithë jetën aktivist politik dhe është më shumë se i gatshëm t’i dëgjojë dhe ndoshta të pajtohet me ta”, tha po ashtu Kurti.
Kryetarët e rinj shqiptarë të komunave Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq kanë dalë nga zgjedhjet e jashtëzakonshme të 23 prillit, të cilat janë bojkotuar nga komuniteti serb.
p.k\dita

Kurti po provokon bo Serbinë apo Perëndimin po racën shqiptare.
Ata qe bejne trimi ne rrjete sociale, jane t gatshem per lufte reale?
Policia e trajnuar nga perendimi kurse Bini i trajnuar ne Beograd.
Ka ngel me vra vetem nje 2-3 serbë qe ta kompletosh tamam dhe ta kthesh Kosoven ne vitin 1981 kur as Kroatet s’i kishim aleat.
Filoeuropiani, ti je nje zagar progrek. Pse komenton ne kete gazete shqiptare?
Shqiptaret nuk mund te pranojne humbjen e Mitrovices.
Le te shpalosin regjistrimet e popullsiose nga 1900 dhe te shohi gjithe bota sa serbe bka pasur Mitrovica?
Nuk mund te pranojme spastrimin me dhune te shqiptareve ne Mitrovice pas dhe gjate luftes se Kosoves nen mbrojtjen e trupave francese dhe ruse.
Makroni me ate shemtiren majmune qe mban ne krah nuk mund te urdheroje largimin e TE ZGJEDHURVE LOKALE NE MITROVICE,si pakice e paperfillshme,sepse nuk jane kthyer ne mitrovice shqiptaret ethnike te perzene me force.