Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: ​Kurti: Nuk do të lejojmë që barrikadat në veri të qëndrojnë edhe shumë gjatë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > ​Kurti: Nuk do të lejojmë që barrikadat në veri të qëndrojnë edhe shumë gjatë
AktualitetKosovë

​Kurti: Nuk do të lejojmë që barrikadat në veri të qëndrojnë edhe shumë gjatë

Published: December 19, 2022
Shpërndaje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur se ata që po synojnë të destabilizojnë Kosovën do të dështojnë.

Ai tha se nuk do të lejohet që barrikadat në veri të qëndrojnë edhe gjatë, por ka theksuar se për këtë janë në koordinim me KFOR-in, të cilët kanë kërkuar kohë.

Lidhur me kërkesën e Serbisë për t’i kthyer disa trupa të ushtrisë në Kosovë, shefi i ekzekutivit tha se “edhe ata e kuptojnë shumë mirë se nuk kanë ku të vinë në Kosovë ata ushtarë të gjorë serbë, të cilët këta pretendojnë se t’i sjellin në vendin tonë”.

- Publicitet -

Kurti tha se ministri i Brendshëm është çdo ditë në Mitrovicë dhe në kontakt të vazhdueshëm me komandën e KFOR-it për heqjen e barrikadave.

“KFOR-i ka kërkuar edhe pak kohë prej neve, pra ne jemi në, koordinim, komunikim të rregullt të vazhdueshëm intensiv me KFOR-i dhe padyshim nuk do të mund të tolerohen shumë gjatë barrikada të tilla, por mos harroni ajo çfarë po bëjnë strukturat ilegale të Serbisë të shndërruara në banda kriminale tash së fundmi është fillimi i fazës së fundit të tyre. Shteti kurrë nuk ka qenë më në binarë”, tha Kurti.

Lidhur me kërkesën e Serbisë drejtuar KFOR-it, Kurti tha se një kërkesë e tillë shpreh pafuqinë e tyre.

“Ata e kanë bërë një kërkesë KFOR-it me sa di, tash natyrisht ajo është një kërkesë jo reale e cila flet më shumë për ata sesa për vendin tonë, kurrë nuk ka pasur nevoje për ushtarë serbë në Republikën e Kosovës, kurrë nuk ka pasur nevojë për ushtarë serb në shekullin e 20-të e as 19-të, tash kërkesa e tyre më shumë tregon se ata kanë ngelur në shekullin nëntëmbëdhjetë dhe njëzet. Me këto kërkesa ata po na e tregojnë neve që e dimë mirë se kush janë, se kush janë edhe për ata që kanë pas dilema se ata kush janë. Natyrisht që NATO do të jetë kundër e po ashtu edhe ata e kuptojnë shumë mirë se nuk kanë ku të vinë në Kosovë ata ushtarë të gjorë serbë, të cilët këta pretendojnë se t’i sjellin në vendin tonë. Pra më shumë është shprehje e pafuqisë sesa fuqisë së tyre”, tha Kurti.

Sipas Kurtit, ata që po synojnë të destabilizojnë Kosovën do të dështojnë.

“Nuk mund të them që bëhet fjalë për protestë civile atëherë kur ka njerëz të armatosur aty të cilët dëshirojnë që të kthehet Kosova në vitin 1999, dhe të cilët mbajnë edhe parulla e fotografi të presidentit despotik Putin. Pra, ata të cilët dëshirojnë që Serbia të jetë Rusi dhe në të njëjtën kohë synojnë që ta destabilizojnë Kosovën do të dështojnë gjithmonë ashtu siç dështuan edhe dje. Synimi i tyre ishte të hynë në Kosovë, nuk ishin në numër çfarë ata e kishin menduar, ndërkaq organet e sigurisë së Republikës së Kosovës dhe forcat ndërkombëtare natyrisht që janë kujdesur për sigurinë dhe paqen”, shtoi ai.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
9 Comments
  • mali says:
    December 19, 2022 at 2:07 pm

    Albin Kurti ,je shume trim .Me egzistencen e “Zyra per Kosoven” ne Serbi ke per t’i zgjidhur te gjitha.Edhe nderkombetaret e dine shume mire por bejne syrin qorr per interesat e veta.Kjo zyre konfirmon qe Kosova eshte Serbi.Bisedimet jane thjesht demagogji.

    Reply
  • demo says:
    December 19, 2022 at 2:21 pm

    Armatos Kosoven Kurtiiii! Ti je djale atdhedashes,qe e do Kosoven me shpirtin dhe parate per ate,qe DO ATDHEUN,JANE NE SHERBIM TE ATDHEUT.Nuk mbrohet Kosova gjithe kohen me KFOR,NATO,etj.Do vije nje dite qe ata do e braktisin Kosoven.Kosova duhet te armatoset Legalisht ose ilegalisht.Kosoves sot i duhet Ushtria e armatosur me armet me moderne.Drejtoju Israelit.Dergo djemte ne Israel te sterviten.
    Nje vend i vogel sa Kosova,shpartalloi 7 shtete allahyqberrash per nje Jave.
    Tek ky bolla zeze ne Tirane mos ki besim.

    Reply
  • www.mentealternativa1.blogspot.com dhe www.whale.to says:
    December 19, 2022 at 2:28 pm

    Ti Albin je nje tradhetar si te gjithe politikanet e tjere nje sherbetor i Sorosit.

    Reply
  • www.mentealternativa1.blogspot.com dhe www.whale.to says:
    December 19, 2022 at 2:30 pm

    Te ishe patriot ti Albin do ua kishe prere kokat serbeve.

    Reply
  • mali says:
    December 19, 2022 at 2:48 pm

    http://www…….Per cilet serb e ke fjalen qe t’u pritet koka?Serbet qe jetojne prej shekujsh ne kosove eshte jeta e tyre ku jetojne.Jane njerez te thjeshte qe bejne jeten e tyre dhe realisht ata qe bejne remujen jane te tipit mercenare te Sali Berishes.

    Reply
  • www.mentealternativa1.blogspot.com dhe www.whale.to says:
    December 19, 2022 at 3:21 pm

    @ mali, prej shekujsh ne Kosove serbet?

    Ke degjuar per kolonizimin serb te Kosoves ne vitet 1918 deri ne 1941 ti mali?

    Pikerisht atehere keta serbet erdhen nga serbia ne tokat e shqiptareve te Kosoves.

    Pse nuk lejohen shqiptaret te kthehen ne komunat e Veriut te Kosoves nga u debuan ne 1999 edhe ne 4 Shkurt 2000?

    Se po u kthyen shqiptaret ne ato ne komunat e Veriut atehere do ishin menjehere shqiptaret shumica absolute ne ato ne komunat e Veriut edhe ato komunat do drejtoheshin nga shqiptaret. Madje e gjithe kjo rremuje nuk do ekzistonte fare ne ate ne komunat e Veriut.

    Reply
  • mali says:
    December 19, 2022 at 3:47 pm

    http://www…ka llogjike te behet nje rremuje qe nuk mer vesh qeni te zone?Ka shume te zgjuar si puna jote qe duan vetem rremuje?Kete do rusi:Rremuje ne ballkan,pra del qe me dashje pa dashje i sherben rusit.

    Reply
  • www.mentealternativa1.blogspot.com dhe www.whale.to says:
    December 19, 2022 at 4:15 pm

    @ mali, mos fol kot mali. Nuk i ke lexuar shkrimet e mia patriotike “Shqiperia Etnike nga Nishi ne Athine”.

    Keta politikanet komandohen te gjithe nga Sorosi pra elita boterore me qender ne londer e New York pra Illuminati edhe kina e rusia nga Illuminati komandohen. Nuk ekziston veprimtaria e politikaneve ne poltike por ekzistojne vetem skenari i teatrit politike edhe urdhrat e Londres e New Yorkut.

    Reply
  • Andis says:
    December 20, 2022 at 2:46 am

    Nisi KFORIN dhe sulni trupat komando .Kush refusing te dorezohet te arrestohet dhe te burgoset.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  • Rama: Kush më quan tradhtar është pa din e iman
  • Detaje nga dita e nëntë e protestës, mijëra qytetarë në shesh, përplasje me të rinjtë e PD; Reuters jep live protestën
  • Rama i përgjigjet Iranit: Ju nuk mund ta falni Shqipërinë për atë që bëmë
  • Kush është ambasadorja re e BE-së që pritet të emërohet në Tiranë

Komentet e Fundit

  1. Bujar Kanapari on Ky mund të jetë një sinjal shprese për Europën
  2. Bujar Kanapari on Ky mund të jetë një sinjal shprese për Europën
  3. 1 on FOTO – SHËNIM: Po këtë kush na i bëri? Grekët, serbët, apo iranianët?
  4. capi on Protestat për Zvërnecin, reagon delegacioni i BE: Mbro natyrën, sa je në kohë!
  5. capi on Rama zbulon armikun e ri të popullit: Flamingot imagjinare po i vjedhin ‘likes’ në Instagram

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?