Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: FOTO: “Është rrëmbim, policët nuk e kanë kaluar kufirin”, Kurti nxjerr pamjet: “Pse nuk reagon KFOR?”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kosovë > FOTO: “Është rrëmbim, policët nuk e kanë kaluar kufirin”, Kurti nxjerr pamjet: “Pse nuk reagon KFOR?”
KosovëKryesore

FOTO: “Është rrëmbim, policët nuk e kanë kaluar kufirin”, Kurti nxjerr pamjet: “Pse nuk reagon KFOR?”

Published: June 15, 2023
Shpërndaje

Kryeministri Albin Kurti në një konferencë për mediat ka publikuar sot foto me hartën nga vendi ku janë rrëmbyer policët e Kosovës nga forcat serbe.

Së bashku me Ministrin e Brendshëm tw Kosovës, ata kanë dhënë detaje nga rrëmbimi i tre efektivë të Prishtinës, duke bërë me dije se në vendin e ngjarjes janë gjetur gjurmë çizmesh të ndryshme nga ato të policëve dhe pranga lidhëse plastike.

Teksa ka paraqitur para mediave disa harta të territorit të Kosovës dhe vendit të rrëmbimit të policëve, Kurti ka ngritur pikëpyetjen se nëse tre efektivët kufitarë u arrestuan në Beograd, si është e mundur prezenca e gjurmëve të huaja dhe prangave plastike në territorin e Kosovës.

- Publicitet -

“Këtu kemi një foto të hartës ku mund të shihni se vendi ku janë arrestuar, rrëmbyer 3 policët tanë, ka ndodhur në territorin e Kosovës, 1 km  larg kufirit në njërën anë që është pjesa veri-perëndimore dhe 670 metra larg në pjesën veriore, dhe 300 metra nga pjesa jug-perëndimore.

Nuk bëhet fjalë për arrestim në Serbi, por rrëmbim në Kosovë. Rruga e prerë është bërë për të ndalur shtigjet kontrabandë.

Ky vend është në Republikën e Kosovës dhe në këtë moment ne jemi në atë vend dhe nuk është Serbia. Dhe automjeti dhe ushqimi që kanë ngrënë policët është në territorin e Kosovës”, tha Kurti.

Pikëpyetje kryeministri kishte dhe për mosreagimin nga ana e KFOR-it. Sipas tij, si është e mundur që një ditë pas ngjarjes të mos ketë një reagim pas hetimeve të kryera, kur Kosova posedon fakte që rrëmbimi i tre efektivëve ka ndodhur brenda territorit të saj.

“Në vendin e ngjarjes ka qenë KFOR dhe policia e Kosovës ku janë gjetur gjurmët e çizmeve të huaja në drejtim të Serbisë dhe prangat lidhëse plastike. Si është e mundur që prandaj janë në vendin që po themi ne, ndërsa ata thonë që janë arrestuar? As të nesërmen me këtë të vërtetë që po shpërfaqim para jush, nuk del KFOR?”, tha Kurti.

Ndërsa Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Zveçla ka bërë me dije se dy formacione të armatosura të Serbisë janë futur në territorin e Kosovës duke rrëmbyer tre Policët kufitarë të Kosovës.

“Tre javët e fundit kanë qenë më aktive dhe kjo vjen si revoltë ndaj veprimeve tona për vendosjen e ligjit. Protestat nuk kanë qenë të qytetarëve por të prirura nga grupet kriminale me porosi nga Beogradi. Lider të këtyre grupeve nuk janë të panjohura për autoritetet tona.

Çdokush që shkel ligjin do përballet me pasojat ligjore. Askush nuk është imunë në këto shkelje. Askush nga këto kriminelë nuk është më i fuqishëm se institucionet e Kosovës.

Qytetarët tanë do mbrohen. Serbia të mbahet përgjegjëse për aktet e saj. Bëhet fjalë për dy formacione të armatosura të Serbisë që kanë hyrë në territorin e Kosovës, është njësia speciale anti-terroriste dhe njësia speciale ushtarake”, tha Ministri.

 

p.k. / dita

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
11 Comments
  • Bajram Kraja says:
    June 15, 2023 at 7:56 am

    Ore miqë , a nuk pasken patur gjak shqiptari këta llojë policësh që në tokën e tyre e në mbrojtje të saj , arrijnë tu dorezohen trupave kriminale serbe ? Madje akoma më turp për ta dhe efektivat e tjera që marrin rroga për të siguruar rendin dhe qetesinë në shtetin e Kosoves ku me një nderhyrje të kriminelave serbë , u dorëzohen atyre duke u shtrirë dhe për tokë pa bërë rezistencë si e ka patur traditë shqiptari ! Duhet të kenë qënë rugovistë këta , të brumosur më idetë pacifiste të tij “vetem paqesisht” , prandaj nuk kenë bërë rezistencë aktive me kunderpërgjigje armësh . Po të kishin qënë ushtarë të Hashim Thaqit , Rexhep Selimit , Kadri Veselit apo dhe të Ramush Haradinit ose gjak i Adem Jasharit , mesiguri nuk do ta kishin turperuar as vehten dhe as Kosoven me atë shtrirje për tokët përpara kriminelëve serbë të Vuçiçit !
    Turp , turp , turp për këta policë , më këtë shtrirje për toke , këta frikacakë e dhje…… , njollë të zezë u kanë vënë edhe trupave të tjera të Kosoves , për të cilat Albin Kurti rrah gjoks e në fakt s’ka gjë për fije , sepse as të tjerët që i mbajnë ison dhe ja bëjnë fushë me lule kështu , me këso policëdh të shtrirë për toket , s’ka gjë në terezi !
    Mësimi i të parve tanë , se shkau besë nuk ka , edhe në këtë rast vertetohet plotësisht , dhe nga këto veprime duhet të vëjë mëndë edhe kryeministri ynë Edi Rama , pasi nuk asht as më i mençur dhe as më budalla se te tjerët që ti lëpihet aq teper serbit kriminel , Alaksander Vuçiçit !

    Reply
  • Q. says:
    June 15, 2023 at 7:57 am

    Rrëmbimi i policëve të një shteti nga xhandarët e një shteti tjetër është akt banditesk. Çdo shtet që beson në abc-në e të drejtës ndërkombëtare dhe ka për zemër stabilitetin e Ballkanit duhet ta dënojë pa ekuivok shtetin që po sillet si bandit. Që kryeministri i Shqipërisë, pastaj, kërkon përfundimin e të gjitha hetimeve edhe për të cicëruar, është për të vënë duart në kokë.

    Reply
  • Donika says:
    June 15, 2023 at 7:58 am

    Lajm i randë rrëmbimi i 3 policëve të Kosovës nga bandat kriminale të Serbisë. Po, s’ka koment.
    Lajm i randë ka qenë edhe rrëmbimi e torturimi i një të riu shqiptar nga Kosova me nënshtetësi norvegjeze, i transportum në burgjet e Serbisë dhe i mbytun po aty, e për të cilin pak kush e ka ngritë zanin përveç familjes së tij.

    Ai i riu i mbytun në burg nuk ka qenë polic, as ka pasë peshën e institucionit ma kredibil të Kosovës, e kuptueshme.
    Por Serbia osht po ajo, tepër vështirë e ndryshueshme, pothuajse e papërmirësueshme aty ku i ecën.

    Me shpresë që Kryeministri Kurti ka me u ‘koordinu’ me aleatët duke i mbrojtë interesat e shtetit tonë pa hezitim si deri më tani, ne qytetarët duhet me ngritë zanin ndryshe pos veç në facebook, për të gjithë ata që rrëmbehen rrugëve e pikave kufitare të Serbisë veç pse janë shqiptarë të Kosovës.

    (Në këtë pikë, e në shumë tjera, duhet me kërku ndihmën e Amerikës, si sot, sepse Kosova si shtet nuk ka shansë me mbijetu pa ShBA-në, e as ka shansë me u mbrojtë në vetmi. Kaq gjë e di secili në KS.)

    Reply
  • Tironci says:
    June 15, 2023 at 8:02 am

    Mos humbisni: MAQEDONIA KA SHUMICE ABSOLUTE SHQIPTARE

    mentealternativa1.blogspot.com/2023/04/maqedonia-eshte-me-shume-shqiptare-se.html

    Reply
  • Te nderuar Shqiptare kudo jeni jovetm ne Kosve says:
    June 15, 2023 at 8:05 am

    Jeni duke e pare Rrembimin e 3 Policive Kufitare ne Veri te Kosoves ,nga nji kendveshtrim Naiv ! Ju lutemi : Perpiquni te kuptoni se ai Rrembim i bere nga Shteti Serb me urdher te Vuqiqit , zdapit Karagjoze serb , eshte Pjes e Sanksioneve qe Deklaron Kllouni Borel dhe Lehsi BE-s i quajtur der Scwarzwe_Peter . Fleminderit per Mirkuptimin .( Shqiptaret Kombi me i Madhe ne Ballkan. Kosoven do ta mbrojme te gjithe shqiptaret Bashke kudo jane ne Bote )

    Reply
  • Filoeuropiani says:
    June 15, 2023 at 8:19 am

    O trim perzere KFOR-in me gjithe Amerike vish uniformen, kambalet dhe na trego se si e mbron kufirin.
    Po keta policet cfare benin aty ne kufi?! Ruanin delet?!

    Reply
  • SPAK says:
    June 15, 2023 at 9:47 am

    Ore Kosovare injorante! Na tregoni si ta mbrojme Kosoven ne? A e kuptoni cfare edukimi dhe inteligjence keni ju? Albini fshihet pas Babait,KFOR-it! Kush e mbron Kosoven o truthare Albini? Duhet paqe Paqe te dashur njerez te mesjetes! Vetem Paqjaa mund te regulloje c’do gje! S’eshte shtet Kosova eshte protektorat!

    Reply
  • demo says:
    June 15, 2023 at 10:16 am

    Ore mos i vini faj tre policave,se jane rrethuar nga ushtria serbe ne prite. Nuk kane pasur kohe as te reagojne.
    E keqja qe po i vervitet Kosoves fshihet tjeter kund.Shihni cfare i shkruan Borreli Kurtit?-Perse i dergove policet atje pa na pyetur NE? Tani dili zot vete.
    Shini cfare maskarai!Sipas Borrel Qeverria Kosoves nuk ka te drejte te kontrolloje kufijt pa pyetur Borrelin.
    Lyderi Tiranes thote:Une po hesht,,por nuk po hesht kot,,Sepse pres Reagimin e Nderkombetareve.
    Shqiptare! Ne kete hajdutin e kemi lene te vjedhi,,per inat te Hajdutit tjeter,.
    Ne kete hajdutin e lame perseri te vjedhe votat,sepse vodhi Hajdutin tjeter.
    por nuk mund te lejojme te vjedhe Kosoven.

    Reply
  • Didi says:
    June 15, 2023 at 10:28 am

    Fakti qe rrembehen 3 polic kosovar nga forca serbe ne territorin e Kosves tregon se sa dobet eshte siguria e kufirit nga ana e shtetit te Kosoves !!!
    Si ka mundesi te ndodh rrembimi i policeve ne diten per diell ?!!

    Mos doni qe kufiri te ruhet nga amerikanet ? Kjo eshte paaftesi e madhe funksionale te shtetit Kosovar! Dhe nga paftesia lind edhe fodulleku ?Si kalliri bosh qe i mban kryet lart!

    Reply
  • Ppp says:
    June 15, 2023 at 10:30 am

    Standarte te dyfishta
    Ajo qe po afron eshte fronti i dyte i perplasjes shba-rusi ashtu si filloi lufta ne donbas ku filoruset pergatiten terrenin per te provokuar ukrainen ne menyre qe te hynte rusia
    Ashtu dhe ne veri te kosoves po pergatitet terreni per nderhyrjen e serbise
    Por edhe pse eshte i njejti plan i te njejtit aks perendimi nuk po sillen si per ukrainen
    Pse??
    Per mendimin tim sepse nje pjese e lidershipit shqiptar eshte i kapur dhe ka rene dakord per coptimin e kosoves pra perendimit i leverdis
    Pra kurti duhet te nxjerre cfar di per kete plan qe te djege levizjet qe çojne ne kete variant
    Mos harrojme nqs vjen lufta ajo eshte e jona miqte jan per te na ndihmuar jo per te bere luften tone ndryshe si meritojme trojet qe na kan lene

    Reply
  • Shqiptar says:
    June 15, 2023 at 12:38 pm

    Bajram Kraja,policet e Kosoves jane kapur ne befasi nga prapa shpine nga njesite speciale me elitare serbe,behet fjale per reparte ushtarake!A e dini ju qe nga kurthet ne Irak apo Afganistan jane zen rrob pjestare te Navy Seals ,nje nga forcat speciale me elitare ne gjithe boten dhe pa u shten nje plumb?Policet shqiptar po benin kontroll rutine,po benin punen e tyre!!!Te kishte ndodh e kunderta per police serbe,sot ne Serbi ata do te ishin heronj..Te ne si gjithmone ndodh e kunderta,te gjithe jane Rambo neper rrjetet sociale e prandaj gjithe bota tallet me ne…Tung

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: Dhjetëra makina nga Europa, diaspora i bashkohet protestës në kryeqytet
  • Rama sfidon protestuesit: Sillni draftin për “Shqipërinë e re”
  • “Miliona njerëz nuk dinë as ku ndodhet Zëvrneci”, Rama: Bota nuk u zgjua nga Narta, por nga emri i Kushner
  • Rama reagon për Arubën: Është e vërtetë, siç është bërë e vërtetë që unë jam “drogagji”, kusar dhe kam akuzuar babanë
  • SHIFRA: Kush mban përgjegjësi për modelin? Rruga e parave të kokainës drejt resorteve strategjike të qeverisë

Komentet e Fundit

  1. FAZLLIQ-qires i familjes Berisha on Rama reagon për Arubën: Është e vërtetë, siç është bërë e vërtetë që unë jam “drogagji”, kusar dhe kam akuzuar babanë
  2. Trimi on Rama reagon për Arubën: Është e vërtetë, siç është bërë e vërtetë që unë jam “drogagji”, kusar dhe kam akuzuar babanë
  3. Anonymous on Rama reagon për Arubën: Është e vërtetë, siç është bërë e vërtetë që unë jam “drogagji”, kusar dhe kam akuzuar babanë
  4. !!? on Rama reagon për Arubën: Është e vërtetë, siç është bërë e vërtetë që unë jam “drogagji”, kusar dhe kam akuzuar babanë
  5. ANA on Rama reagon për Arubën: Është e vërtetë, siç është bërë e vërtetë që unë jam “drogagji”, kusar dhe kam akuzuar babanë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?