Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kush e zotëron trashëgiminë tonë dixhitale?
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Enciklopedi > Kush e zotëron trashëgiminë tonë dixhitale?
Enciklopedi

Kush e zotëron trashëgiminë tonë dixhitale?

Published: December 7, 2022
Shpërndaje

Rasti i parë në Itali ishte i i Karlo Kostancës. Kuzhinieri me origjinë nga Agrixhento në Italinë Jugore, por i transferuar me banim në Milano për punë, vdiq në moshën 25-vjeçare në një aksident automobilistik në marsin e vitit 2017. Në ngjarjen fatale u shkatërrua edhe Iphone-i i tij.

Në kërkim të kujtimeve që do të ndihmonin “në mbushjen të paktën pjesërisht të ndjenjës së zbrazëtisë”, prindërit e tij i kërkuan “Apple Italia Srl” që të mund të hynte në llogarinë e iCloud të djalit të tyre ku ishin sinkronizuar videot, mesazhet dhe aplikacione, shënime dhe kërkime e të ndjerit në internet, pra tërësia e informacionit që sot përbën identitetin dixhital të një njeriu.

Por për të mbrojtur identitetin e palëve të treta që kishin komunikuar me të riun – miq, kolegë, ndonjë partnere – dhe për t’iu përmbajtur parimit të konfidencialitetit të nënshkruar nga “Apple” në momentin e lidhjes së kontratës me klientët, kompania nuk kishte ndërmend të siguronte prindërve të të ndjerit qasje në iCloud-in e tij, derisa ata të paraqisnin një dokument që i përcaktonte si “përfaqësues të të ndjerit” dhe bartës formalë të një “pëlqimi legjitim”, siç përcaktohet nga akti i privatësisë së komunikimeve elektronike , ose ligji i SHBA që rregullon zbulimi i autorizuar i të dhënave.

- Publicitet -

Nuk ishte rasti i parë me të cilin u përballën kompanitë e mëdha të teknologjisë. I pari ishte rasti “Ellworth”, që daton në vitin 2003. Në atë kohë, kompania “Yahoo!” refuzoi t’i jepte babait të një ushtari 20-vjeçar amerikan, që vdiq në Irak, qasje në emailin e djalit të tij. Kompania pretendoi se kërkesa binte në kundërshtim me politikat e saj të konfidencialitetit dhe të sigurisë, të cilat kërkonin të mos ndahej fjalëkalimi i llogarisë me askënd tjetër përveç pronarit. Në atë rast, një gjykatë në Miçcigan e urdhëroi kompaninë të lejonte babain të kishte qasje në e–mailet e të birit, duke argumentuar se informacioni dhe të dhënat e llogarisë së e–mailit brenda llogarisë, duhet të trajtohen si pasuritë të tjera, që kalojnë tek anëtarët e tjerë tëfamiljes në momentin e vdekjes së dikujt.

Që nga ajo kohë, sasia e kujtimeve, informacioneve dhe dokumenteve që janë arkivuar në internet është rritur në mënyrë eksponenciale dhe bashkë me të edhe pritshmëria e njerëzve të afërt me të ndjerin për të pasur qasje në to. Por çështjet e ngritura nga këto lloj rastesh, nuk janë zgjidhur në mënyrë të kënaqshme.

Në Itali, ndjeshmëria për këtë temë duket se ka evoluar në favor të kërkesave të të afërmve. Në shtatorin e vitit 2006, duke komentuar çështjen “Ellsworth” presidenti i atëhershëm i Autoritetit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, deklaroi në një intervistë për Corriere della Sera se “nuk mund t’i japësh askujt, madje as trashëgimtarëve, qasjen në një e-mail, pasi ai mund të përmbajë të dhëna personale jo vetëm të të ndjerit, por të të gjithë bashkëbiseduesve të tij, ndaj qasja duhet të jetë absolutisht e ndaluar”.

Ajo që e ndryshoi situatën ishte reforma e kodit të privatësisë së vitit 2018, që ndodhi pasi Bashkimi Evropian miratoi në vitin 2016 Rregulloren e Përgjithshme për Mbrojtjen e të Dhënave të Bashkimit Evropian, që në një seksion thoshte shprehimisht se “rregullorja nuk vlen për të dhënat e personave të vdekur”, duke e lënë në vullnetin e shteteve anëtare miratimin e ligjeve të posaçme mbi këtë çështje.

Pikërisht në këtë kuadër, familja e Karlos u përpoq në vitin 2018 ta paraqesë çështjen në gjykatën civile të Milanos. Nga kjo lëvizje rezultoi një vendim i paprecedentë në Itali, qëhodhi themelet për një sërë gjykimesh të mëvonshme që ka lejuar disa familje vitet e fundit, të kenë qasje në të dhënat e telefonave inteligjentë, kutitë e postës elektronike dhe në profilet sociale të njerëzve të dashur që vdiqën papritur.

Edhe falë dështimit të “Apple”, që nuk u paraqit në seancë, gjykata civile e Milanos vendosi në favor të familjes Kostanca. Ai vendim i hapi rrugën disa rasteve të tjera, në të cilat gjykatat, duke njohur rëndësinë e madhe që ka për familjarët kujtesa për të ndjerin, morën anën e anëtarëve të familjes.

I tillë ishte edhe rasti i gruas që paditi kompaninë “Apple” në gjykatën civile të Bolonjës në nëntorin e vitit 2021 për të pasur qasje në iPhone-in e djalit të saj adoleshent, që kreu vetëvrasje.

Qëllimi i tij ishte “të rikuperonte fotografitë, videot dhe çdo gjë tjetër që mund të ndodhej në telefon, në mënyrë të tillë që të ishte në gjendje të mbushte, të paktën pjesërisht, ndjenjën e zbrazëtisë, pyetjet pa përgjigje dhe dhimbjen e pamasë të shkaktuar vdekja e parakohshme dhe tragjike e djalit të saj, dhe ndoshta të identifikonte në postimet e tij të fundit shenja për arsyet e veprimit të tij ekstrem.

Në ato rrethana, “Apple’ i ofroi asaj një listë të kërkesave ligjore të nevojshme për të fituar qasje në llogaritë e të birit në rrjetet sociale. Gjatë kohëve të fundit, të gjitha kopanit e teknologjisë janë pajisur me mekanizma për ta bërë më të lehtë kalimin e të dhënave tek një trashëgimtar ose e kundërta, për të vendosur fshirjen automatike të të dhënave të tyre në momentin e vdekjes, diçka që mund të njoftohet nga një palë e tretë.

Marrë me shkurtime nga “Essenziale” 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Çfarë pritet t’i ndodhë ekonomisë shqiptare nëse lufta kundër drogës dhe pastrimit të parave do shkojë më tej
  • Takimet në ishullin e famshëm kanë hedhur dritë mbi një nga dyshimet më të forta të hetimit
  • Nga Sazani në Australi: Perandoria miliardere e familjes Trump ndesh në revoltë qytetare
  • Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  • Takimet në Aruba dhe Monako, vetëdorëzohet në polici Erjon Rama, i akuzuar si pjesë e grupit të Artur Shehut

Komentet e Fundit

  1. K R on Leksione morali me Aruba në sfond
  2. K R on Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  3. Ana on Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  4. K R on Taksixhiu dhe Agjentët Grekë
  5. Një vlonjat pa parti në Londër on Taksixhiu dhe Agjentët Grekë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?