Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kush është 33-vjeçari Milojko Spajiç, pritet të zëvendësojë Abazoviç në postin e kryeministrit të Malit të Zi
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Kush është 33-vjeçari Milojko Spajiç, pritet të zëvendësojë Abazoviç në postin e kryeministrit të Malit të Zi
BoteKryesore

Kush është 33-vjeçari Milojko Spajiç, pritet të zëvendësojë Abazoviç në postin e kryeministrit të Malit të Zi

Published: June 12, 2023
Shpërndaje

Milojko Spajiç, pritet të jetë kryeministër i ardhshëm i Malit të Zi. Partia e tij proevropiane Lëvizja “Tani Evropa”, me të cilën ai garoi arriti t’i marrë 26 për qind ose 24 mandate në zgjedhjet parlamentare të mbajtura ditën e djeshme datë 11 qershor.

Nëse do të arrijë të krijojë një koalicion qeverisës, Spajiç do të vendoset në krye të qeverisë Malazeze.

Por, kush është Milojko Spajiç?

- Publicitet -

Milojko Spajiç, ka lindur më 24 shtator 1987, në Pljevlja. Ai ka qenë ministër i Financave dhe Mirëqenies Sociale, nga 4 dhjetori i vitit 2020 deri në 28 prill 2022, në qeverinë e udhëhequr nga Zdravko Krivokapiç.

Studimet i ka mbaruar në Universitetin e Osakës në Japoni, ku studioi ekometrinë në gjuhën japoneze si bursist i Qeverisë së Japonisë. Magjistraturën, gjithashtu si studiues, 35 vjeçari e kreu në Francë në shkollën e biznesit HEC Paris.

Pas diplomimit, Spajiç punoi në Shtetet e Bashkuara në Wall Street, në Paris dhe Tokio. Para se të hynte në politikë, Spajiç ka punuar edhe për “Goldman Sachs”, një grup bankar global që merret me investime bankare, tregtimin e letrave me vlerë dhe shërbime të tjera financiare, kryesisht me klientët institucionalë, thuhet në faqen zyrtare të qeveris malazeze.

Koalicioni URA i Dritan Abazoviç, i cili mori 11 mandate në zgjedhjet parlamentare thotë se do të jenë shtylla kryesore e koalicionit në Mal të Zi.

“Nuk ka rëndësi se ne ishim objektivi kryesor në fushate, anëtarët e të dyja partive treguan qëndrueshmëri dhe ia arritëm qëllimit”, përfundoi ai.

Abazoviç i është përgjigjur gjithashtu edhe deklaratëve të pas fitores së, Milojko Spajiç, i cili tha se nuk do të formojë qeveri me Urën. Abazoviç tha se kushdo që dëshiron të vendosë interesin kombëtar është partner i URA-s.

“E kemi qeverinë, presim parlamentin. Kushdo që dëshiron të vendosë interesin kombëtar është partneri ynë. Ne nuk shohim një qeveri të qëndrueshme në të cilën nuk marrim pjesë. Vetëm njerëzit që kanë lidhje me krimin e organizuar dhe korrupsionin nuk janë të pranueshëm për ne, por kushdo që është për një Mal të Zi evropian, civil dhe ekologjik është i mirëpritur”, tha ai.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Mosmarrëveshja e vjetër në Egje po hyn në një fazë të re tensioni
  • Kush është kandidati për president i Kosovës, Bekim Sejdiu?
  • LVV dhe LDK pajtohen që Bekim Sejdiu të jetë kandidat për president
  • Dyshohet se Balluku fshehu vilën në Dhërmi në emër të tij, Igli Tare paraqitet në SPAK
  • Ishte shoqëruar në komisariat për vjedhje, ndërron jetë 32-vjeçari në Vlorë

Komentet e Fundit

  1. Dashi on Emër i ri për një premtim të vjetër
  2. ANA on Emër i ri për një premtim të vjetër
  3. Detari on Protestë në Paris në mbrojtje të aktivistit shqiptar antifashist që rrezikon burgun në Gjermani
  4. demo on Shqipëria i ndalon hyrjen cisternës së lidhur me “flotën hije” ruse
  5. Arbeni on Emër i ri për një premtim të vjetër

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?