Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kush është Suella Braverman, vajza pro-Brexit që i ka shpallur ‘luftë’ shqiptarëve?
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Kush është Suella Braverman, vajza pro-Brexit që i ka shpallur ‘luftë’ shqiptarëve?
AktualitetBote

Kush është Suella Braverman, vajza pro-Brexit që i ka shpallur ‘luftë’ shqiptarëve?

Published: November 7, 2022
Shpërndaje

Në Shqipëri, gjatë javëve të fundit, emri i Suella Braverman, sekretares britanike për Punët e Brendshme është lakuar ndoshta më shumë herë se sa pjesa më e madhe e politikanëve në vetë tokën shqiptare.

Por, pakkush e njeh plotësisht figurën e saj, një vajzë e dy emigrantëve nga Kenya dhe ishujt Mauritius, e cila ka mbajtur qëndrim të qartë pro-Brexit, ka qenë avokatja kryesore e Qeverisë në vitet e fundit si edhe tashmë, i ka shpallur “luftë” emigrantëve shqiptarë, të cilët kalojnë kanalin e La Manche, në kërkim të një jetese të ndryshme përtej brigjeve kontinentale.

Emri i saj i vërtetë, është në fakt Sue-Ellen Cassiana “Braverman” Fernandes, por shkurtimisht njihet si Suella dhe ka lindur më 3 prill 1980 në Harrow të Londrës.

- Publicitet -

Vajzë e dy emigrantëve të ardhur në Britani në vitin 1960 për një jetë më të mirë, rrënjët politike Suella do t’i merrte nga e ëma, e cila ishte infermiere dhe pati garuar për të qenë deputete në Parlamentin britanik, por pa ia arritur.

42-vjeçarja, besimtare budiste, pas edukimit të marrë në Cambridge për drejtësi dhe kualifikimeve shkencore në Paris dhe New York, vendosi të garojë në vitin 2015 për një mandat parlamentar, të cilin e fitoi në zonën e Fareham, duke u bërë deputete.

Deri në atë kohë, eksperienca e saj ishte në profile të ulëta politike, duke u angazhuar si këshilltare ligjore në disa ministri.

Me ardhjen në tryezën e madhe të deputetëve, Braverman filloi të merrte zë, mbi të gjitha mbi çështjen e Brexit, për të cilën ajo ishte mbështetëse e fortë.

Më pas, me ardhjen e Boris Johnson në krye të konservatorëve dhe Qeverisë, ajo u bë këshilltarja kryesore e Qeverisë në çështjet ligjore.

Me rënien e Johnson dhe tërheqjen e tij nga posti, Suella kërkoi të futej në garën e konservatorëve për kryetare të partisë, por nuk arriti të kualifikohej në duelin final mes Liz Truss dhe Rishi Sunak.

Pavarësisht kësaj, pas fitores së Truss, Braverman u shpërblye me postin e sekretares për Punët e Brendshme, të cilin e mbajti nga 6 shtatori 2022 deri më 19 tetor 2022, kur edhe u tërhoq, nën pretendimin se kishte thyer kodin e brendshëm ministror, pasi kishte dërguar disa email-e nga provili i saj privat, për të lobuar për vota mbi një projektligj (gjë e palejuar në Britani).

Dorëheqja e saj do të çonte edhe në rrëzimin e Qeverisë së Truss, e cila u tërhoq nga detyra si kryeministrja më jetëshkurtër në historinë e Britanisë, me 45 ditë.

Por, kur u mendua se edhe për Braverman gjithçka kishte përfunduar në aspektin ministror, me ardhjen e Rishi Sunak në pushtet, vetëm një javë më pas, ajo u rikthye në post, duke ngjallur edhe dyshime për një ujdi mes të dyve, për të rrëzuar Truss nga pushteti dhe për t’u ngritur Sunak.

Tashmë, çështja kryesore me të cilën ajo po përballet është fluksi i emigrantëve shqiptarë në Britaninë e Madhe (i shtuar vitet e fundit), ku disa komente denigruese ndaj figurës së shqiptarëve, në kufijtë e përbaltjes, kanë shkaktuar reagime të shumta në opinionin publik, përfshi edhe një deklaratë të ashpër nga kryeministri shqiptar, Edi Rama, i cili e quajti të papranueshme terminologjinë e përdorur nga Braverman për shqiptarët, të etiketuar si “pushtues”.

Në mes të gjithë kësaj çështjeje, Braverman vijon të mbajë të njëjtin qëndrim dhe një vizitë e saj në Shqipëri, është e pritshme në javën e ardhshme.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
5 Comments
  • demo says:
    November 7, 2022 at 10:05 am

    Armiqte me te eger te emigranteve vte bardhe,jane emigrantet e zinj.

    Reply
  • Shqiptare says:
    November 7, 2022 at 10:50 am

    “Surrat lepjeta “ te kesh 7, nje ta mbash e gjashte ti cash,,,kur bejne ligjin kjo kategori qe “ngopin barkun me buke “ne emigracion,,,,,,,,,

    Reply
  • Per inat te sime vjerre says:
    November 7, 2022 at 11:08 am

    Pa fjale..ate qe mendoja , mendimi im dhe duke lexuar edhe shume specialiste ekonomike dhe politikane eshte qe , Anglia (politikanet e atj momenti) beri nje gafe me Brexit, qe edhe ata vete nuk e mendonin e as e deshironin , fitoren e “po” -se ne referendum , pavaresisht cfare propogandonin ne publik. Biles thane qe Kamerun ne ate kohe blefonte duke u hequr si mbeshtetes i Brexit, . Kjo konsiderohet nje gafe e rende nen ze, sepse Anglia ishte e perkedhelura e UE ,dhe tani problemet edhe ato ekonomike kane filluar te dalin ne siperfaqe , por tani skane se cfare bejne deri ,ndoshta ne propozimin, ne nje moment te dyte te rifutjes ne UE. Nderkohe eshte vone dhe loja ecen perpara ,vendin e Anglise e zuri Italia , dhe Anglia po berballet me nje amatorizem politik jo te denje per emrin e saj. Dhe shqiptaret, ne , po perballemi me kete amatorizem nepermjet ketyre zogjve emigrantesh, pavaresisht se cfare formimi shkollor kane , ku formimi familiar dhe komplekset e te kaluares se tyre dalin ne drite…….( nuk mendoj se nje emigrant shqiptar do te tregohej kaq cinik ne vendin e kesaj “zonje” karieriste )….., duhet shtuar dicka ketu : Anglia eshte nga vendet me te civilizuara , me tolerante dhe me demokratike ne bote, (ndoshta me teper se cduhet) prandaj ndoshta lakmohet kaq shume nga gjithe te huajt , komplimenti ketij vendi

    Reply
  • Arben.T says:
    November 7, 2022 at 10:21 pm

    Është e “pa besushme” se si kjo Zonjë e nderuar,
    Deklaron se Shqiptaret po pushtojne Anglinë.

    Ne Londer shumica e emigranteve jane nga Azia.
    Pas tyre vine Afrikanet dhe Polaket.
    Por cili eshte qëllimi i vërtetë i saje,
    Ne keto akuza kundra Shqiptareve?

    Kujt i jep ajo kenaqesi me kete qendrim?

    Duket se, Ajo ka marre nje “barrë shume te rende”,
    kur pranoi te jete ministre e puneve te brendeshme
    te Britanise.

    Me le pershtypjen se, nga stressi i jashtezakoneshem,
    e ka humbur “aftesine e vete kontrrollit” qe kerkon kjo
    pozite e e larte.

    Kjo ndodh kur postet jepen per “kontribute politike”,
    Kur kerkohet nje kualifikim dhe eksperience shumë
    e madhe, në këtë sektor me “veshtiresi te medha”.

    Reply
  • Andis says:
    November 8, 2022 at 3:18 am

    Dhe thon qe nuk ka rracizem ne Angli. Vend I lodhur dhe me probleme te thella

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Dordolecët e Propagandës
  • Gabimi fatal i Dritanit
  • Sa është pasuria e deklaruar nga kryeministri Rama për 2025
  • Protesta, Brukseli dhe BE!
  • Mazniku nga Korça: Reforma që po bëjmë sot impakton dekadat e ardhshme, synojmë zhvillim të ekuilibruar të bashkive

Komentet e Fundit

  1. K R on Rama i publikoi foton nga protesta, ministri Lamallari shpall “Non Grata” shtetasen nga Kosova
  2. K R on Rama sfidoi protestuesit me flamingot në Facebook, ‘Neomalësorja’ e ironizon me kullën në Tiranë
  3. Phoenix on A ka bërë Goxhaj deklarata pro regjimit iranian dhe a është dëshmitar kundër Thaçit në Hagë
  4. Dajti on Bota e trilluar, përballë realitetit njerëzor: Një skicë e antropologjisë së dinjitetit
  5. 3D on ​“‘Ma vrave babën për së dyti!” / Reagimi i ashpër i vajzës së dëshmorit të UÇK-së pas deklaratës së Taulant Ballës

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?