“Ka një grup njerëzish që nuk bëjnë vaksina dhe nuk marrin ilaçe dhe që nuk kanë autizëm. Janë komuniteti ‘Amish’, nuk kam dëgjuar asnjë rast”, kështu u shpreh presidenti amerikan Donald Trump, gjatë fjalës së tij ditën e djeshme, teksa ndaloi përdorimin e paracetamolit gjatë shtatzënisë sepse ndikon në autizëm.
Por, kush janë ‘Amish-ët’, që u përdorën si një argument nga Trump?
Ata janë një komunitet komunitet fetar konservator, që jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. ‘Amish-ët’ bëjnë një jetë të thjeshtë dhe nuk kanë përqafuar modernitetin e kohës në asnjë sferë të jetës.
Nuk përdorin teknologjinë, nuk vaksinohet, nuk përdorin medikamente dhe sëmuren shumë rrallë.
‘Amish-ët’ janë cilësuar si komuniteti më i shëndetshëm në SHBA, dhe sipas studimeve ja cilat ishin arsyet se përse ata sëmureshin rrallë: nuk vaksinohen, konsumojnë ushqime që prodhojnë vetë (asnjë ushqim të paketuar apo të përpunuar), bëjnë një jetë shumë aktive, nuk përjetojnë stres, dhe kanë krijuar një komunitet të tyre ku ka barazi dhe harmoni. Jetojnë njësoj siç kanë jetuar amerikanët para 300 vitesh.
Por nuk dihet me saktësi nëse në këtë komunitet nuk ka sëmundje, apo raste me autizëm, sepse ata nuk kryejnë vizita, kështu që problemet shëndetësore dhe ato zhvillimore mund të mbeten shpesh të paidentifikuara.

Amishët, historia e popullit më të pazakontë në SHBA
Popullsia amishe ka emigruar disa shekuj më parë në Amerikë nga Europa. Ata përbënin një nga grupet kristiane anabaptiste me rrënjë në reformimin protestan në Europë, në shek e XVI. Por nuk ranë dakord as me katolikët dhe as me protestantët në disa pika dhe dolën si lëvizje më vete që u quajt ‘Anabaptizëm’.
Amishët përbëjnë një popullsi krejt të veçantë të Amerikës me zakone e tradita që e dallojnë nga e gjithë popullsia e saj. Amishët kërkojnë të jetojnë të shkëputur nga bota si një mënyrë për të ruajtur pastërtinë e besimit të tyre, dhe respektuar traditën e mënyrën e jetesës së stërgjyshërve të tyre.
Amishët nuk përdorin makina, elektricitet, dhe kanë parimet e traditat e tyre të cilave u qëndrojnë besnikë. Martesat bëhen vetëm brenda fesë së tyre, dhe komunitetit amish dhe çdo përjashtim nga ky rregull është me pasoja të rënda për atë të ri apo të re që e thyen atë. Ai ose ajo shkishërohet dhe braktiset nga familja dhe shoqëria për jetë.

Amishët, ndryshe nga shoqëria amerikane, njohin e respektojnë të tjera vlera. Ata respektojnë identitetin e grupit mbi atë të individit, bindjen mbi iniciativën individuale, modestinë e përuljen mbi krenarinë, kooperimin mbi independencën. Flasin tre gjuhë: një për jetën e përditshme, një për në kishë, dhe e treta për tregtinë më botën që i rrethon. Gjuha e tyre e trashëguar është një degë e gjermanishtes që quhet gjermanishtja e Pensilvanisë. Pas ardhjes në Amerikë, ruajtja e gjuhës së tyre, u kthye në simbol të ruajtjes së mbijetesës së origjinalitet të tyre, të identitetit të tyre, traditave, veç nga bota amerikane.
Fëmijët mësojnë anglisht kur shkojnë në shkollë, por ajo kurrë nuk bëhet si gjuhë e nënës për ta. Gjuha e Zotit, është gjermanishtja e vjetër në të cilën lexojnë Biblën, thonë lutjet dhe këndojnë himnet e vjetra. Anglishtja është gjuha e biznesit. Gjithsesi kur shumica e amishëve jetojnë e punojnë në ferma dhe anglishtja është e kufizuar vetëm për aq sa u duhet, kryesisht për shitje produktesh e komunikimit me blerësit.
Në shtëpira, amishët nuk përdorin telefonat, radion, televizorin e pajisjet elektrike. Gratë gatuajnë ende në soba me dru.
j.l./ dita

Keta jane te paprekshem se keta nuk ju bejne asnje lloj vaksine femijve te tyre, dhe ky eshte fakt qe c’dokush mund ta verifikoje fare lehte rreth ketij grupi njerezish. Kjo tregon qarte dhe lidhjen absolute te Vaksinave me autizmin. Ketu ky karagjozi Trump thote te verteten. Ndoshta i ka shkare pa vetedije.
Pata fatin ta vizitoj kete komunitet gjate nje trajnimi te shkurter ne Ohio ne 2015.
Diçka krejt e veçante ne çdo aspekt .Çdo gje qe ju duhej ne jeten e perditeshme e benin vete.
Ndoshta edhe ne duhet te marrim pak mesime prej tyre…
Shume teknologji, shume ndotje ambienti, shume ushqim i perpunuar, shume kafe, cigare dhe pak aktivitet ne ajer te paster.
O Phoenix lexo historin e njerezimit deri ne vitet 1950 jeta mestare e njerezve ishte 44 -50 vjec sot jeta mestare e njerezve eshte mbi 77 vjec kjo eshte merit e shkences dhe e mjeksis me vaksina dhe ilace. Mos degjo Trapin. Kur flet.per Amish duhet te jesh i kujdesur spese ne grupet e ture nuk Ka moshatar si Ka mundesi???
D.m.th ti e mohon kategorikisht qe kane vdekur shume njerez nga vaksinat, sidomos ato te Kovidit. Ti e mohon se femijet sidomos ne Amerike dhe Perendim, u eshte demtuar sistemi nervor dhe imunitar me 30-vaksina pa mbushur ende moshen 2-vjecare. Ceshtja eshte, sa do ta mohosh ri, ate nuk e mohon realiteti qe e jetojme e shikojme te gjithe,. Neqoftese ty te intereson ta mohosh, ajo eshte puna jote. Ketu nuk jemi te lajme m…..in me sh….rre, por ta prezantojme ashtu si eshte vertet.
A njef nanjoni nai plak amish 80 vjeç e nolt????
Ok Loli ! Shumë dakord , flasin faktet . Mosha mesatare e njerëzve , në progres të vazhdueshëm .