Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kush kërkon t’i presë rrënjët e lashta thesarit tonë kombëtar, Valles Devolliçe?
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Kush kërkon t’i presë rrënjët e lashta thesarit tonë kombëtar, Valles Devolliçe?
AktualitetKulture

Kush kërkon t’i presë rrënjët e lashta thesarit tonë kombëtar, Valles Devolliçe?

Published: September 17, 2025
Shpërndaje

Në Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, prej gati një vit administrohet një konflikt jo i zakontë, me objekt Trashëgiminë Kulturore Jomateriale dhe konkretisht një nga pasuritë më të vjetra dhe të çmuara të kulturës kombëtare, Vallen Devolliçe.

Ministria e ka vlerësuar me rëndësinë e duhur situatën. Zgjidhja mund të vinte edhe nga seksioni historiko-juridik i Ministrisë, por u vendos ngritja e një komisioni me personalitete të nderuar dhe të vjetër të folklorit koreografik. Më pas, me idenë e përputhjes së kualifikimit të antarëve të komisionit me profilin përkatës, u vendos që të ngrihet një tjetër komision, i cili pritet që të shqyrtojë çështjen tani pas mbarimit të sezonit të verës 2025.

* * *
Në dhjetor 2023, pas një pune disa vjeçare të komisionit të hartimit të dosjes, mbledhjes së materialit historik dhe profesional nga shekujt e fundit, oponencave të dhëna nga personalitetet e larta të kulturës kombëtare, të artit folklorik koreografik dhe materialeve të shumta arkivore, Ministria e Kulturës e shpalli Vallen Devolliçe: “Kryevlerë Kombëtare e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale”.

- Publicitet -

Ky ishte një vendim i shumëpritur, me të cilin shteti shqiptar vlerëson maksimalisht këtë objekt të çmuar të trashëgimisë sonë kulturore, këtë kështjellë të identitetit kombëtar duke përcaktuar autenticitetin e Valles Devolliçe si një margaritar kulturor, për ta marë në mbrojtje dhe për tja lënë atë perjetësisht brezave të rinj të shqiptarëve.

Por menjëherë pas këtij vlerësimi të Valles Devolliçe, në Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit u depozitua edhe një dosje tjetër nga një përfaqësues i njërës prej shoqatave të zonës Gorë të Korçës, me kërkesën e njohjes së po kësaj valleje nga kjo Ministri, si vlerë kombëtare por me një emër tjetër, sllav “gorarce” (gora-mali) (!).

Grupi i dosjes së Valles Devolliçe, Shoqata Devolli, institucionet dhe qeverisja vendore e Devollit reaguan zyrtarisht pranë Ministrisë së Kulturës me fakte dhe dokumentacion të plotë, me kërkesën për të hedhur poshtë një herë e mirë këtë dosje, këtë histori të pastër manipulimi.

Por si qëndron e vërteta…?

Pak histori. Emri “Devoll” përmendet nga Ptolemeu, me “Diobolis”, që është më afër formës së sotme. Kurse Dh. Pilika e rendit në fjalët pellazgo-ilire në përputhje me shqipen sotme, Devolia=Devolli. Ndërsa P. Ikonomi, thotë se Devolli vjen nga fjala deo-lum, deolum-deoli-Deolli. Por emri mund të jetë edhe më i vjetër se dy mijëvjeçarët.

Luftërat për mbijetesë të devollinjve ndaj faktorëve të huaj agresivë asimilues janë thellësisht të pasqyruara në folklorin letrar, muzikor dhe koreografik. Veçanerisht vallet e burrave, kanë dominuar jetën kulturore të trevës.

Dritero Agolli shprehet:

● “Devolli është një nga krahinat më të pasura të folklorit dhe të gjithë traditës popullore. Ai ka qënë dhe vazhdon të jetë një nga qendrat më origjinale të valleve tona kombëtare, që janë ndoshta nga më origjinalet në Europë”.

Me lashtësinë, shtrirjen, madhështinë dhe bukurinë e saj veçohet Vallja Devolliçe, si thesari më i madh i folklorik i zonës. Në gjithë praninë e saj qindravjeçare, Devolliçja ka lindur dhe është luajtur vetëm në Devoll, i cili si njësi etnokulturore shtrihej deri pranë kënetës së Maliqit. Ajo luhet në çdo fshat dhe nga të gjitha moshat. Sigurisht edhe në fshatrat përreth në anën e Prespës, të Zvezdës dhe në fshatrat fqinje greke, por gjithmonë me emrin e saj të autokton: Vallja Devolliçe.

Dikur ka qënë valle e kënduar në një larmi tekstesh dhe gradualisht në fund të shek. XIX filloi orkestrimi saj. Ajo ishte gjithmonë moment kulmor i festave dhe dasmave në të gjithë fshatrat. Kostumet kombëtare dhe aksesorët e valltarëve i jepnin hijeshi dhe madhështi valles.

Nga fillimi i shekullit të kaluar dhe deri në vitet 1940 janë arkivuar mbi tetë regjistrime në kontigjente pllakash gramafoni në Amerikë dhe në Europë nga kompani të ndryshme fonografike si RECORDS AND PHONOGRAPHS, MASTERS, ODEON, VICTOR, MI-RE-RECORD, BALKAN, etj. Mbajnë këto pllaka autorësinë e rilindasit Spiridon Ilo, Pando Opingari, mjeshtrat Hysni Rodenji, Syrja Bilishti, Shoqnija Demka Hajro, Ajdin Asllan, Sabri Fehim, etj. Vallja Devolliçe rezulton si objekti koreografik më i lëvruar, më i regjistruar dhe më i shitur në pllaka gramafoni për tregun botëror dhe për admiruesit e folklorit shqiptar.

Vallja Devolliçe u ndez edhe në malet e Drashovicës me 1920 nga luftëtarët devollinj. Edhe Zogu në dasmën e tij më 1938, grupin nga Devolli e mbajti rreth 10 ditë. Si kategori e gjallë artistike, valltarët devollinj, sazexhinjtë, etj, e kanë evoluar atë duke e sjellë deri në trajtën e përkryer që ka sot.

Vallja Devolliçe ka qënë gjithmonë në vëmendjen e regjisorëve të Kinostudios. Kështu atë e gjejmë në skena të veçanta të filmave tanë si “Furtuna“, “Skënderbeu“, “Vitet e para“, ”Pranverë në Gjirokastër”, “Burim i pashtershëm“, “Zonja nga qyteti”, “Kënge dhe valle nga gurra popullore”, “Streha e re“, “Kërcënimi“ dhe në shumë dokumentarë dhe kronika të Kinostudios dhe Televizionit Shqiptar.

Ajo disa herë është bërë pjesë e repertorit të Orkestrës Sinfonike të Radio TV, nga Tish Daija dhe Eno Koço. Ndërsa në vitin 1977 Vallja Devolliçe interpretohet në baletin “Gjenerali i Ushtrisë së vdekur” nga Nikolla Zoraqi, dhe Agron Aliaj.
Në vitin 1981 baletmaestri Panajot Kanaçi, Nderi i Kombit, realizoi një nga kryeveprat e tij masive “Diell në fushën e Devollit”, duke i dhënë një dimension spektakolar dhe madhështor Valles Devolliçe.

Devolliçja është luajtur vazhdimisht në Festivalin Folklorik Gjirokastër dhe gati në gjithë skenat e Europës. Ndërsa në vitin 2022, ajo u duartrokit pandërprerë nga liderat e Europës në Tiranë në EU Summit.

* * *
Në vitet 50-60 vallja u luajt jo vetëm nga grupet e Devollit por edhe nga koreografë të huaj, si baletmaestri rus Giorgi Vasiljeviç Perkun me Ansamblin e Shtetit, korifejtë Agron Aliaj, Xhemil Simitxhiu, Skënder Selimi, Vilhelm Konjari, Timoleo Papa, Mehmet Myftiu, Ramazan Bogdani, Skënder Gorenca, Sadik Batku, dhe u bë shumë e njohur në të gjithë vendin dhe në turnetë jashtë tij nëpër Europë.

Në 1957 grupi i Devollit shkoi dy javë në Moskë në festivalin më të madh të organizuar ndonjëherë me 131 vende, ku mori Çmimin II.
Këto suksese në përmasa të tilla ngjallën tek ansamblet dhe koreografët e vendit admirim për këtë thesar të folklorit koreografik shqiptar dhe dëshirën për ta patur në repertorin e krijimtarisë së tyre.

● “Vallja e bukur Devollçja u bë e njohur dhe njëherësh objekt krijimtarie në variante të ndryshme, nga ansamblet profesioniste dhe amatore të vendit tonë…” (Prof. Dr. Ramazan Bogdani, Libri “Koreografi dhe Art i kultivuar”, f.447.)

Njëri prej tyre ishte edhe Mjeshtri i Madh Gëzim Kaceli. Sipas dosjes “gorarce”, ai ka bërë një udhëtim. Këtu ndodhi edhe manipulimi. Ja se ç’shkruhet në atë dosje:

“…Gëzim Kaceli së bashku me valltarin e madh Enver Birko, Artist i merituar, kishin udhëtuar në fshatrat e Gorës për të mbledhur motivet burimore të valles gorarce. Gjatë këtij udhëtimi ata kishin takuar Xhemali Adillarin, një valltar popullor i njohur në fshatrat e Gorës, i cili ishte mjeshtër i motivit origjinal të valles “gorarce”…

Dhe nga ky udhëtim, lindi si magji “gorarcja”, në skenën e TOB! Kjo histori qëndron në themel të mashtrimit “gorarce”. Kolona e vetme mbi të cilën e kanë ngarkuar këtë dosje është valltari i talentuar i Valles Devolliçe, Artisti i Merituar Xhemali Adillari nga Zvezda!

Por në realitet:

1. Gëzim Kacelin nuk e çuan në Gorë por në Zvezdë! Zvezda nuk ka asnjë lidhje gjeografike dhe etnokulturore me Gorën, pasi e ndan Fusha e Korçes, Këneta e Maliqit, etj. Zvezda është ngjitur me Devollin dhe dikur ka qënë pjesë e tij, me të cilin i ka të gjitha lidhjet kulturore, fisnore, shoqërore dhe ekonomike. (Mbase i ndjeri Kaceli u nda nga jeta pa e mësuar këtë mashtrim).

2. Nga vetë emri (gora–mali), Gora përmbledh rreth 25 fshatra larg në male, matanë Maliqit.

3. Në Gorë nuk është luajtur asnjëherë kjo valle, as para dhe as pas Kacelit. Populli patriot i Gorës ka traditat e veta kulturore dhe nuk e luajti këtë valle edhe në dekadat pasi Kaceli keqpërdori emrin e zonës së tyre.

4. Artisti i Merituar Xhemali Adillari, “heroi” i kësaj dosje, gëzon shëndet të plotë. Por ai hedh poshtë këtë mashtrim, (regj. Zvezdë 2015), duke u shprehur se:

– Vallen e kam mësuar nga devollinjtë dhe jam nip nga Devolli (fshati Tren).

– Vallja nuk ka asnjë lidhje me Gorën.

– Zvezda nuk është Gorë. Nuk e di fare se kush dhe përse ja ndryshuan emrin valles.

Pas këtij momenti abuziv, Gëzim Kaceli me Ansamblin e Shtetit preferonte ta prezantonte vallen kudo me emrin e ri dhe si “krijimin e tij”, brenda dhe jashtë vendit. Madje edhe në Gjirokastër kur e luanin devollinjtë, prezantohej si “gorarce” dhe kështu Ansambli pothuaj e eleminoi tërësisht emrin e saj të vërtetë, Devolliçen që vinte nga shekujt. Reagime nuk pati sepse “këto punë i di Partia”…

Por edhe për arsye se hileja, per tu kamufluar, u çua larg, matanë maleve të Maliqit, në Gorë ku askush nuk e dinte se kjo valle aty nuk luhej fare.

Jo vetëm që e përdorën për këtë manipulim Gorën, popullin e saj, por as që u kujtuan ndonjëherë që të investojnë për ti mësuar vallen ndonjë grupi të rinjsh nga Gora dhe ta çonin për të përfaqësuar në ndonjë festival ose kompeticion tjetër. Manipuluesit në Tiranë dhe në Korçë nuk i hante meraku për Gorën. Përfundimisht aty nuk u mësua kjo valle, pra populli nuk u bë pjesë e këtij manipulimi. Por edhe sikur dikush ta kishte luajtur në Gramsh, në Gorë ose në Lushnjë! Duhej t’i ndryshonte emrin..?!

Gjithashtu, populli i Gorës, por edhe shoqatat e tjera të zonës nuk janë pjesë e kësaj dosje, pra nuk ka asnjë konflikt ndërzonal, pasi aty e dinë shumë mirë që nuk u përket autorësia dhe nuk pretendojnë për “tapi të dytë” për Vallen Devolliçe.

Ata e vlerësojnë ashtu si gjithë shqiptarët, si trashëgimi kombëtare që vjen, nga Devolli. Në shumë festa dhe dasma të zonës, aty ftohen për interpretim grupet e Valles Devolliçe nga zona burimore, nga Bilishti dhe fshatrat e Devollit.

Ka disa qëllime por arsyeja kryesore e ndryshimit të emrit të valles është marrja e saj në kontroll të plotë, duke injoruar dhe prerë rrënjët e thella të identitetit të saj kombëtar dhe duke përjashtuar trevën ku ka djepin e vet, Devollin nga e drejta e saj e përfaqësimit. Kështu ndodhi edhe në Festivalin Kombëtar të Gjirokastrës 2023, ku vallet e Devollit u luajtën me emër të ndryshuar dhe jo nga devollinjtë. Devolli është nga trevat më të pasura me trashëgimi folklorike të artit të kënduar dhe koreografik.

Devollit ju mohua pjesëmarrja në Festivalin Kombëtar, në festën e shqiptarëve.

Ky tjetërsim i emrit të valles, ky transplant shprehet shpesh nga personalitetet e shquar të Kulturës Kombëtare që e njohin në thellësi çështjen:

● “Vallja gorarce eshte nje harmonizim skenik i valles folklorike devollite, njërës nga perlat e vallzimit tonë popullor” (Engjell Tërshana, Libri “Historia e Koreografise Shqiptare, F. 26.)

● …”Ky transplant u bë për interesa spektakli, pa u thelluar në vlerat e padiskutuara që mbart “Devolliçja”. (Bajram Lapi, recensa e dhënë nga muzikologu në dosjen e Valles Devolliçe).

● …Dhe në fund kryevepra e Kacelit, “Vallja Devolliçe”, ajo që mbeti në fondin e artë të Ansamblit dhe që kërcehet në çdo turne shqiptar jashtë vendit dhe që suksesin e ka brenda vetes. (Terzina Vasia, Libri “Gezim Kaceli, Monografi”: F.29.)

Dosja “gorarce” është mbushur me të pavërteta, lehtësisht të verifikueshme. Gjithashtu, rastet e vazhdueshme të prezantimit të valles me emër të ndryshuar, që kanë dëmtuar rëndë identitetin e Valles Devolliçe, përkundrazi, aty përdoren si “argumenta”, si “prova ekzistence” për gorarcen(!) Pra për çdo komision juridiko-historik shqyrtimi i çështjes dhe marrja e vendimit të drejtë është proces qartësisht i administrueshëm.

Ka ndonjë “ekspert” që tenton të provojë se nuk është një por “janë dy valle”, sepse “disa tinguj janë më lart”, “valltarët shtrihen më pak”, “melodia nga fillimi ka ndryshuar” (pa çka se çdo ndryshim ka ardhur organikisht në trupin e Valles Devolliçe, dhe ky është evoluim normal i saj), e “kleçka” të tjera, për ta devijuar qëllimisht shqyrtimin e çështjes, larg thelbit të saj…

Por para se t’u vijë rradha këtyre ustallarëve, është rradha e ekspertëve të Drejtësisë që kanë përballë një vepër penale e cila i ka provat sheshit. Kemi të bëjmë vetëm me një çështje juridiko-historike, grabitje të pastër që i ka edhe autorët, edhe pse me tituj, dhe grada.

Ka ndodhur shpesh në dekadat e fundit që gradat, financat, influenca dhe pushteti personal ti japin siguri abuzuesve për të kapur çdo pronësi materiale ose jo materiale që zotëron ku vend.

Por në këtë rast reagimi ynë është i vendosur, pasi lidhet me trashëgimine tonë të vyer, me përkatësinë tonë kombëtare. Në këtë qëndrim janë valltarët devollinj, stërgjyshërit në varre, nipërit, fëmijët e vegjël që sot vrapojnë nga fshatrat për në skenë me fustanella! Këtej janë gjithë shqiptarët që e duan fort këtë thesar të vjetër kombëtar, me emrin e saj shekullor, Vallen Devolliçe. Konstatojme gjithashtu se për këtë qëllim janë angazhuar seriozisht edhe institucionet tona të shtetit dhe të drejtësisë që administrojnë këtë çështje, në mbrojtje të identitetit kombëtar, të trashëgimise sonë kulturore.

E gjithë kjo dosje është e ngritur dhe qëndron vetëm mbi një skandal manipulimi, prandaj ne besojmë se, mbështetur në dispozitat ligjore përkatëse për administrimin e Trashëgimisë Kulturore, pronësisë dhe të drejtat e autorit, do të rrëzohet totalisht, duke goditur kështu një realitet abuzimesh dhe tjetërsimesh që prej kohësh rrezikon kulturën, artin, krijimtarinë dhe identitetin tonë.

Të sigurt, se ky vendim, si asnjëherë do të përshëndetet fort nga të gjithë shqiptarët.

● “Sot Vallja Devolliçe paraqitet në formë artistike të kristalizuar dhe të përkryer. Kjo tregon për nivelin e arritur të një krijimi që vjen nga thellësitë e shekujve; prandaj përbën edhe një element kulturor të qëndrueshëm.

Është një akt krijues shpirtëror që shpreh njëherësh edhe një shkallë të lartë të vetëdijes artistike të fshatarit të Devollit duke u bërë pikë referimi për kulturën popullore të zonës. Kjo është arritur për shkak, pasurimit të saj me ide dhe vlera të reja ideoestetike, grumbullimit të përvojës artistike e të evoluimit të saj nga njëri brez te tjetri.” (Nexhat Agolli, Libri “Vallja shqiptare e burrave”).

Natyrshëm, një kryevlerë e tillë do të shtrihet dhe do të interpretohet në të ardhmen jo vetëm nga devollinjtë, pasi është pasuri kombëtare.

Madje, me pranimin e saj në UNESCO do të jetë edhe një markë e shquar shqiptare në thesarin global të kulturës, dhe do te interpretohet edhe nga artistë të huaj botërorë të artit koreografik.

Por si e tillë, ajo do të paraqitet kudo tek admiruesit me të gjithë komponentët e saj rigorozisht origjinalë, jo me emër sllav por me emrin e lashtë ilir që mbart historinë, origjinën, identitetin kombëtar dhe madhështinë e saj, Vallja Devolliçe!

Petrit Demiraj / Grupi i hartimit të Dosjes së Valles Devolliçe

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • lato says:
    September 18, 2025 at 3:39 am

    PO NDODHIN KETO GRABITJE NE KOHEN E RRUMPALLES.

    E Famshmja Valle came e Osman Takes luhet me etiketen Vallja camiko si valle greke.
    Kenget dhe vallet e qytetit te Elbasanit : Ke selvite e Namazgjase, Kno moj qyqe se erdh behari,Fluturoi fellanxa n`uje,Moj fellanxe moj mitare,Napoloni i famshem etj,etj kendohen nga shoqata Tirona si KONGE TIRONCE.
    Ne rastin ne fjale Vallja Devollice eshte e njohur ne gjithe Boten,te pakten qe nga Festivali i Moskes 1957 As Kaceli,as Enver Birko,as Adillari nuk kane te drejte TE JAPIN TAPI TE DYTE ME MBIVENDOSJE PRONE.
    I bene si kto kodoshet e deemokracise qe pushtuan tokat e pronareve dhe legalizojne me Tapi te reja pushtuesit e Tokave.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Salillari merr koncesionin 1 miliardë euro të Milot Balldrenë
  • Kurti shpall fitoren e pestë, por LVV humb ‘shkëlqimin’ e 51 përqindëshit, rënie e dukshme e pjesëmarrjes në votime
  • 08 qershor 2026
  • Letër e hapur socialistëve shqiptarë: Zgjohuni!
  • Tetë ditë protestë: Nga Narta te “Shqipëria e re”

Komentet e Fundit

  1. nje shqiptar on Guacka e Zvërnecit
  2. TRENI on Rama: Nëse pronat janë të ligjshme, shitësit do të marrin paratë. Projekti në Zvërnec nuk ndalet
  3. TRENI on Kthesa e Tivatit i lë analistët pa fjalë: Harxhuan bojën për “grekun”, Rama tani thotë se protestat po i organizon Irani
  4. rilindja e Dumbabist Ramuth budall shejtanit on Rama: Para 10 vitesh flamingot vriteshin dhe haheshin, investimi do bëhet patjetër
  5. TRENI on Kthesa e Tivatit i lë analistët pa fjalë: Harxhuan bojën për “grekun”, Rama tani thotë se protestat po i organizon Irani

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?