Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Çfarë do të ndodhë nëse Kosova nuk e zgjedh presidentin brenda 6 tetorit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Çfarë do të ndodhë nëse Kosova nuk e zgjedh presidentin brenda 6 tetorit
AktualitetKosovë

Çfarë do të ndodhë nëse Kosova nuk e zgjedh presidentin brenda 6 tetorit

Published: October 6, 2026
Shpërndaje

Kosova ka afat deri më 6 tetor për ta zgjedhur presidentin e ri. Nëse Kuvendi dështon ta bëjë këtë, çka pason është e qartë: Kuvendi shpërndahet dhe shpallen zgjedhjet e jashtëzakonshme. Por, shumë më pak e qartë është se kush do t’i ushtronte kompetencat e presidentit pas kësaj?

Gjykata Kushtetuese, në aktgjykimin e fundit për rastet KO256/26 dhe KO258/26, ka konstatuar se afati 60-ditor për zgjedhjen e presidentit ka filluar më 8 gusht dhe përfundon më 6 tetor.

Kjo lidhet drejtpërdrejt me nenin 82 të Kushtetutës, sipas të cilit Kuvendi shpërndahet nëse presidenti nuk zgjidhet brenda 60 ditësh nga fillimi i procedurës së zgjedhjes.

- Publicitet -

Pra, nëse presidenti nuk zgjidhet deri më 6 tetor, nuk nevojitet një vendim i veçantë i Kuvendit për shpërndarjen e tij – thjesht aktivizohet dispozita kushtetuese për shpërndarjen e Kuvendit.

Gjykata e kishte sqaruar këtë parim edhe më herët. Në aktgjykimin e marsit 2026, ajo kishte konstatuar se dështimi për ta zgjedhur presidentin brenda afatit kushtetues çon në shpërndarjen e Kuvendit dhe në zgjedhje të parakohshme, të cilat duhet të mbahen brenda 45 ditësh.

Por, këtu lind një problem tjetër kushtetues: kush mbetet në krye të shtetit?

Në rrethana të zakonshme, kompetencat e presidentit do t’i ushtronte kryetari i Kuvendit, si ushtrues detyre i presidentit.

Por, në situatën aktuale, kjo zgjidhje kushtetuese është komplikuar nga fakti se kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, tashmë e ka ushtruar këtë detyrë për gjashtë muaj.

Haxhiu mori detyrën e presidentes pas përfundimit të mandatit të Vjosa Osmanit më 4 prill. Por, sipas nenit 90, paragrafit 3 të Kushtetutës, posti i ushtruesit të detyrës së presidentit “nuk mund të ushtrohet për një periudhë më të gjatë se gjashtë muaj”.

Kjo periudhë gjashtëmujore përfundoi të dielën, më 4 tetor.

Paqartësitë kushtetuese

Pikërisht këtu shfaqet një paqartësi që Kushtetuta nuk e adreson shprehimisht: kush i ushtron kompetencat presidenciale pasi përfundon periudha maksimale gjashtëmujore e ushtruesit të detyrës, ndërsa presidenti i ri ende nuk është zgjedhur?

Sipas interpretimeve të disa organizatave të shoqërisë civile në vend, kufiri gjashtë-mujor i nenit 90 është absolut. Në këtë lexim, Haxhiu nuk mund të vazhdojë t’i ushtrojë kompetencat presidenciale vetëm për shkak se ende nuk është zgjedhur presidenti i ri.

Naim Jakaj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi argumenton se, pas skadimit të këtij afati, vendi mbetet pa ushtrues detyre të presidentit.

Jakaj thotë për Radion Evropës së Lirë se kjo krijon rrezik për kaos kushtetues, sepse pa president disa detyra të rëndësishme shtetërore mund të mbeten pa u ushtruar.

“Presidenti është edhe Komandant Suprem i Forcës së Sigurisë së Kosovës. Nëse vendi mbetet pa president dhe pa ushtrues detyre me mandat të vlefshëm, nuk do të ketë as person që e ushtron këtë funksion”, thotë Jakaj.

Jakaj shton se ushtruesja e detyrës ishte paraparë si zgjidhje e përkohshme, gjatë së cilës partitë politike do të duhej të arrinin marrëveshje për zgjedhjen e presidentit.

“Fatkeqësisht, deri tani është parë më shumë se cilës parti i takon posti, sesa procesi dhe kriteret që duhet t’i përmbushë presidenti”, vlerëson ai.

Kështu, kjo zbrazëtirë kushtetuese krijon një problem të menjëhershëm praktik: nëse deri sot në mesnatë Kuvendi nuk arrin ta zgjedhë presidentin e ri, kush do t’i ushtronte kompetencat e tjera që Kushtetuta ia rezervon presidentit dhe kush do t’i shpallte zgjedhjet e parakohshme?

Në një analizë të publikuar më 2 tetor, Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), që shqyrton ushtrimin e detyrës së presidentit përtej kufirit gjashtëmujor, vlerësoi se Kushtetuta nuk parasheh qartë se kush i ushtron kompetencat presidenciale pas përfundimit të tij.

KDI i bëri thirrje kryetares së Kuvendit, Albulena Haxhiu, në cilësinë e ushtrueses së detyrës së presidentit, ose palëve të tjera të autorizuara, t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese për sqarim lidhur me ushtrimin e këtyre kompetencave pas 4 tetorit dhe autoritetin për shpalljen e zgjedhjeve në rast se presidenti nuk zgjidhet.

Deri më tani, një kërkesë e tillë nuk është bërë.

Radio Evropa e Lirë pyeti Zyrën e Presidentes nëse Haxhiu mund të vazhdojë t’i ushtrojë kompetencat presidenciale pas përfundimit të afatit gjashtëmujor, kush do t’i shpallte zgjedhjet e parakohshme në rast të shpërndarjes së Kuvendit dhe nëse për këto çështje do t’i kërkohej sqarim Gjykatës Kushtetuese, por nuk mori përgjigje.

Gjykata Kushtetuese, deri më tani, nuk e ka zgjidhur shprehimisht këtë vakuum kushtetues, teksa, sipas KDI-së, mungesa e një mekanizmi të shprehur pasimi pas përfundimit të gjashtëmujorit krijon pasiguri për ushtrimin e kompetencave të presidentit.

Kjo është veçanërisht e rëndësishme pasi disa prej këtyre kompetencave janë të nevojshme për daljen nga kriza.

Presidenti, përkatësisht ushtruesi i detyrës së kësaj pozite, është ai që shpall zgjedhjet për Kuvendin dhe, pas zgjedhjeve, thërret mbledhjen e parë të legjislaturës së re.

Prandaj, nëse presidenti nuk zgjidhet deri më 6 tetor, çështja nuk është vetëm se kur do të mbahen zgjedhjet e ardhshme, por edhe se kush do ta ketë autoritetin për t’i shpallur.

Sipas Jakajt, meqenëse duket që nuk do të ketë një marrëveshje të shpejtë në mes të partive poltike, ndoshta Kuvendi është dashur që të hënën ta zhvillojë procesin e votimit për president, edhe nëse votimi do të dështonte.

“Në atë rast, ushtruesja e detyrës do të mund t’i thërriste partitë politike dhe të caktonte datën e zgjedhjeve të reja. Pas zgjedhjeve, Kuvendi i ri do të mblidhej brenda afatit kushtetues dhe do ta zgjidhte presidentin. Më pas, presidenti do të caktonte mandatarin për formimin e Qeverisë. Ky do të ishte një opsion urgjent për ta nxjerrë vendin nga bllokada”, thotë Jakaj për REL-in.

Në mungesë të një interpretimi të qartë kushtetues, kjo dilemë mund të përfundojë sërish para Gjykatës Kushtetuese.

REL

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
8 Comments
  • demo says:
    October 6, 2026 at 10:19 am

    Populli Kosoves do ta shpetoje Kosoven duke votuar me 2\3 per LVV dhe Albin Kurtin.Detyra imperative eshte Ndryswhimi i Ligjeve kushtetuese.qe pengojne zgjedgjen e presidendit me 51% te votave si e kane Shqipria dhe shume demokraci parlamentare dhe rrezimi ne Parlament i ketyre “afateve kohore”,qe e lene Kosoven pa Qeveri,pa president,ashtu si e duan serbet,francezet,Grenello,Edi Rama.

    Reply
    • BE says:
      October 6, 2026 at 10:53 am

      E kujt i plasi hajdari për Kosovën kokën nuk e paskan ngrënë

      Reply
  • nastradini says:
    October 6, 2026 at 10:45 am

    Evropa e Lire me mire te pyesi LDK e Kosoves:

    SI KA MUNDESI NJE PARTI POLITIKE E KOSOVES TE VOTOJE NE PARLAMENT NJE REZOLUTE QE BEN AVOKATINE DHE MBRON KILLERAT E ANTARESISE SE VET?

    Pastaj mund te pyese edhe kryeministrin Albin Kurti si do t’u qendroje afer familjareve te Hashim Thacit dhe bashkepuntoreve te tij, pasi Haga shpalli vendimin te lidhur me vrasjet politike te simpatizanteve te LDK, njashtu sic e permendi Kryegjykatesi amerikan Smith ne vendimin e tij dhe pse kryeministri “patriotik” Albin Kurti nuk tha asnje fjale per qindra viktimat e Hashim Thacit qe shoqeria imbecile kosovare ja ka nxirre jeten duke i etiketuar si spiune dhe poliagjente. Pasi te kete mare pergjigje per keto pyetje jetike e thelbesore, Evropa e Lire mund ta pyese Albulenen e Kuvendit per presidentin e nje shteti “patriotik” enverist tra-la-la, me nje popull mosmirenjohes dhe budalla, qe po kerkon te zhbeje Gjykaten e Posacme ne Hage, shtet qe e krijuan clirimtaret amerikane dhe evropiane nga HICI dhe tani kur shikojne protestat ne Prishtine jane bere pishman per ate qe krijuan vete.

    Reply
  • Igor says:
    October 6, 2026 at 3:13 pm

    Shitja Kosoven Izraelit dhe Shqipetaret dote Ikin ose dote pajtohen te behen Cifut dhe nuk duhet me qe ti mbroj Natoja .

    Reply
  • demo says:
    October 6, 2026 at 5:09 pm

    Ju hengerte mortja,o PDK,LDK po e hidhni Kosoven martyre ne gremine.!

    Reply
  • demo says:
    October 6, 2026 at 11:34 pm

    Ksaj i thone me te martuu me zor-thoshte Zef Deda.
    Qe Albin Kurti votoi kunder dhomave speciale,kjo dihet.Qe Albin Kurti pagoi avokatet per mbrojtjen e torobellos,qe shkoi si capi tek kasapi,edhe kjo dihet.Albin Kurti ne Amerike ndermorrin nmje fushate diplomatikie per pafajsine e tyre-e pame te gjithe.Por te detyrosh Albin nKurtin te votoje dy ligje kunder gjykates speciale,per te zgjedhur minuten e fundit presidenten,KESAJ I THONE TE MARTOJNE ME ZOR.
    Kam qene nje ze kunder dhomave speciale,kunder cpifesve dhe trilluesve,,.Kam qene gjithe keto vjet per cfuqizimin e gjykatave speciale kunder Kosoves,por nuk mund te pranoj detyrimin me dhunen e kartonave.PDK e detyroi Albin Kurtin dhe VV te bente tre Votime Kardinale brenda dites.Zonjes se moshuar,Justina Shiroka,i uroj suksese,por e shkreta nuk do te ushtronte detyren,sepse i kishte vdekur burri. Detyren do ta ushtroje i biri.Po me mire te kishin zgjedhur te birin.
    Vetem nje gje me gezon tek kjo zgjedhje.Zonja Shiroka vjen nga komuniteti katolik i Kosoves,nje komunitet qe perfaqeson bazamentin autokton te Dardanise parasllave,para turke.

    Reply
  • demo says:
    October 7, 2026 at 4:41 am

    Meqe e bere Kosoven me Presidente nen shantazhin e PDK,atehere coje deri ne fund Albin! C`fuqizo ne Parlament Ligjin e Gjykates dhjere Kuishtetyuese,qe kerkon 81 deputete ne Parlament per te zgjedhur Prezidenten.
    Hiqja kete ngerc Kosoves,se do te mbetet pa qeverri gjithe jeten.Asnje parti ne Kosove,as ne Bote nuk siguronj dot 2\3 e deputeteve ne salle.Ose Kosova ta zgjedhe Presidentin me Referendum popullor.

    Reply
  • demo says:
    October 7, 2026 at 9:07 am

    Albin Kurti,barre te renda ke bartur dhe Sprova te renda ke kaluar.Jo si ky karajfili taspasha,qe na mbeti ne dere,qe e gjeti shtruar,drejt e dyst dhe po e ben copa copa,po e vjedh e po e fal kete toke te bekuar,qe na lane te paret.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • A u ndalon dot Rama protestuesve lëvizjen në Europë? Si përgjigjet KE
  • Studenti i Mjekësisë rrëzon akuzat e Ramës për kriminalizimin e protestuesve
  • Zgjedhjet të martën: Gjenerali që sfidon Netanyahun 
  • Pesë devijime fatale presidenciale amerikane
  • Pushteti dhe humbja e arsyes

Komentet e Fundit

  1. Gëzim on VIDEO: Studenti agjent i dërgon një faturë Kryeministrit
  2. Phoenix on VIDEO: Studenti agjent i dërgon një faturë Kryeministrit
  3. Lola on VIDEO: Studenti agjent i dërgon një faturë Kryeministrit
  4. Shemsi Papa 🤣 on VIDEO: Studenti agjent i dërgon një faturë Kryeministrit
  5. K R on VIDEO: Studenti agjent i dërgon një faturë Kryeministrit

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?