Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ky shkrim nuk është për të gjithë shqiptarët !!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > Ky shkrim nuk është për të gjithë shqiptarët !!
KryesoreLajmi i funditopinion

Ky shkrim nuk është për të gjithë shqiptarët !!

Published: June 2, 2024
Shpërndaje

Dr.Koço Danaj

Botuar në DITA

 

- Publicitet -

Ad augusta per angusta [Drejt majave përmes shtigjeve të ngushta} – {Shprehje latine}

Përpara se pluralizmi të jetë politik, ai është pluralizëm karakteresh. Brënda tij dhe që përbën thelbin e  këtij Pluralizmi karakteresh,  idealistët  janë shtresa më e spikatur dhe historibërëse  e Pluralizmit të karaktereve.

Por megjithse, asnjë shoqëri zyrtare nuk i do idealistët dhe idetë e tyre nuk pranon ta zyrtarizojë kuptimin e tyre mbi jetën mbi raportin midis jetës personale dhe jetës së vendit, ajo nuk shkëputet dot prej tyre. Ky ka qenë dhe mbetet një ligj i përgjithshëm i shoqërisë njerëzore. Ata bëhen pjesë e historisë së shoqërisë, bile pjesa më e bukur, më tragjike dhe më e paharrueshmëe e kësaj historie.

Abdyl shkrive pasurinë, një barrë me flori!!!

Si histori për t’i parë nëpër filma si „Zogjtë  fshihen pë të vdekur“ apo për t’i lexuar nëpër libra si Martin Iden i Xhek London, si ngjarje për t’i mësuar nëpër shkolla, veprat dhe ëndërrat e idealistëve i duan të gjithë. Ndësa si realitet konkret  shumica  njerëzore nuk rrezikon. Kur gjykatësit në Greqinë e lashtë e dënuan Sokratin të pinte kupën e helmit,  ata, para popullit të Athinës që ishin mbledhur për të parë, zbatuan ligjin e shoqërisë zyrtare, të cilin e kishte shkelur Sokrati me idetë dhe predikimet e tij. Sot, pas mijëra vjetësh askush nuk i di emrat e gjykatësve që dënuan Sokratin, por shumëkush di emrin e mendimtarit dhe idealistit Sokrat, ashtu si di dhe faktin tjetër, se ai nuk pranoi të ikte nga burgu sepse ishte besnik i zbatimit të ligjeve. Por ama, shumëkush nuk ka dëshirë të veprojë si Sokrati, ta pijë kupën e helmit, që të mbetet pas dhjetra apo qindra vjetësh në historinë e njerëzimit apo të mos largohet nga burgu, kur e ka këtë mundësi, për t’i shpëtuar vdekjes.

Në kohën e tij, Isa Boletini, vuri në shërbim të lirisë kombëtare çdo gjë: shtëpinë, pasurinë, fëmijët dhe në fund jetën e tij. Sot të gjithë shqiptarët mburren me të dhe trimërinë e tij. Poetë dhe shkrimtarë shkruajnë për të. Dy revolet e tij në Londër janë bërë legjendare. Të gjithë e kujtojnë dhe e kanë dëshirë këtë trimëri. Por ama shumëkush nuk është i gatshëm të sakrifikojë çdo gjë si bëri Isa.

Shoqëria zyrtare në perandorinë turke i dënoi Abdyl Frashërin dhe Sul Vokshin sepse kishin shkelur ligjet e shoqërisë së atëhershme zyrtare. Sot shqiptarët i kujtojnë me dëshirë, u këndojnë dhe këngë si për shembull: “Abdyl, shkrive pasurinë; një barrë me flori”. Por ama, shumëkush nuk pranon sot ta shkrijë pasurinë e tij, në të kundërt, përpiqet ta shtojë atë.. Deviza djeshme  dhe e sotme e shoqërisë politike dhe civile  shqiptare është: “Atdheun e japim, pasurinë nuk e japim; lirinë kombëtare e japim, jetën nuk e japim!”

Në përgjithësi, nga koha në kohë, shoqëria njerëzore e çdo vendi ka nevojë për shtresën e idealistëve dhe romantikëve për të mbuluar sadopak meskinitetin dhe vulgaritetin e jetës së saj. Në shtresa të ndryshme të shoqërisë njerëzore motivet janë më të ndryshme. Nga të gjitha shtresat e shoqërisë që me kalimin e kohës kërkojnë të mbajnë gjallë si kujtim, ai ideal, mendimet dhe veprat e idealistëve dhe romantikëve, më e interesuar ka qenë dhe është ajo shtresë që dikur ka qenë e njejtë me ate  si në mendime, ashtu edhe në veprime, por që më vonë, e kredhur në jetën materiale i ka braktisur si idetë ashtu dhe shokët e vet.

Le të përpiqemi të depërtojmë në psikologjinë dhe ndërgjegjen e asaj shtrese njerëzore që dikur ka qenë e njëjtë në  ide me shtresën e idealistëve.
një pjesë e kësaj shtrese, e detyruar nga rrethana të ndryshme njerëzore, nga faktorë të ndryshëm politiko-socialë e ekonomikë, ka hequr dorë nga idetë e dikurshme. Për shembull: janë me dhjetra dhe qindra njerëz shqiptarë në Kosovë, që dikur, para dhjetë apo më shumë vjetësh, me forcën dhe frymëzimin e ideve të tyre, kanë përballuar luftën, dhunën dhe torturat, burgjet dhe arrestimet. Burimi i kësaj rezistence ishin idetë e tyre, ishte idealizimi dhe romantizmi i tyre. Shumë prej tyre sot, për arsye të ndryshme, janë shkëputur nga idetë e mëparshme duke ndjekur rrugë dhe forma të tjera jetese, por që kanë si rezultat të fundit tjetërsimin e tyre. Një pjesë e mirë e veprimtarisë së tyre aktuale kalon me kujtimet e viteve të shkuara të tyre ose më shumë me bisedat për shokët e tyre, që akoma vazhdojnë të kenë ato ide të së kaluarës apo me kujtimin e shokëve të rënë në luftë për lirinë e Kosovës. Në rastin më të mirë ata rrojnë me kujtime.

Ç’është kjo veprimtari e tyre, cila është përmbajtja e saj, cila është domethënia e saj? Tek kjo shtresë njerëzish kemi të bëjmë me një brerje të ndërgjegjes me një lloj pendimi ndaj shokëve të tyre dhe ideve të tyre të djeshme. E pafuqishme për të ndjekur ata dhe idetë e tyre, kjo shtresë njerëzish përpiqet të ngushëllojë veten, përpiqet të qetësojë ndërgjegjen, para idealeve dhe atyre që u vranë në emër të këtyre idealeve.

Një pjesë tjetër prej tyre përpiqen të shfajësohen për rrugën aktuale në emër “të kushteve të reja, në emër të krijimit të raporteve të reja” që sot nuk janë si të djeshmet. Dhe këtë e bëjnë vazhdimisht dhe kudo që ndodhen, pa ua kërkuar kurrkush. Pikërisht këtu është brerja dhe vrarja e ndërgjegjes. Sa herë që dalin para njerëzve atyre u duket sikur u thonë: “Pse i latë në baltë idetë tuaja dhe të shokëve tuaj, pse i latë dhe braktisët të rënët?”Ja disa vargje nga një këngë popullore kushtuar Adem Jasharit në Jug të Shqipërisë Natyrale:

Po ku  je Adem Jashari

Ngreu se na mori malli

Të  kërkon gjithë Shqiptaria

Ti e di se cështë Pavarsia

Të ndodhur para kësaj lufte të brendshme, ata përpiqen të qetësojnë shpirtin, të qetësojnë ndërgjegjen, prandaj dhe i vënë një mbulesë gjoja teorike veprimtarisë së tyre të ndryshme. Megjithëse e dinë edhe vetë se mbulesa është shumë e dobët. Pafuqia dhe tjetërsimi i tyre është i vështirë për t’u mbuluar.

Megjithatë, pafuqia dhe tjetërsimi, nuk ndëshkohet. Vetëm konstatohet. 


Ku jetohet më mirë, aty është atdheu!! {“Ubi bene, ibi patria”}

 

Përkrahësit e tezës së sipërthënë  janë kundërshtarët kryesorë të idealizmit dhe idealistëve. Ka qënë dje, është sot, do të jetë edhe nesër. Ata që janë pa atdhe, ose për një atdhe kalimtar, natyrshëm do synojnë neutralizimin e shqiptarëve idealistë që synojnë lartësimin e atdheut të tyre. Por kjo shtresë, nuk bën dot pa ata, prandaj herë pas here detyrohet ti pranojë, respektojë. Por në shumicën e rasteve vetëm pas vdekjes së tyre. Kjo përbën një nga dukuritë më të shpeshta në gjirin e shoqërisë shqiptare në Tiranë, Prishtinë apo Shkup. Kësaj shtrese evokimi dhe rehabilitimi i njerëzve idealistë dhe romantikë nuk i duhet dhe madje as që i shkon ndërmend ta bëjë këtë rehabilitim dhe hyjnizim të tyre për të plotësuar një boshllëk të jetës së njerëzimit. Në të kundërtën, e bën një gjë të tillë vetëm kur ky glorifikim i shërben asaj për përmirësimin dhe forcimin e pozitës së saj shoqërore dhe politike në ambjentin shoqëror.

Le të marrim në fillim  si ilustrim Shqipërinë dhe shoqërinë e saj civile.  Do të shikojmë se në dy epoka, në dy sisteme të ndryshme, thelbi mbetet i njëjtë. Shumë njerëzve në Shqipërinë e djeshme glorifikimi i figurave të ndryshme idealiste, të vrarë në luftë për lirinë e vendit, mbrojtja e tyre, shkruarja e kujtimeve për ta, nuk kishte qëllim pasurimin e jetës së njerëzimit. Qëllimi i vetëm ishte se, duke folur dhe shkruar për ta, duke evokuar bëmat dhe idealizmin e tyre, kjo shtresë krijonte tek shoqëria civile përshtypjen e rreme se edhe ajo karakterizohej nga të njëjtat ide dhe i njëjti karakter dhe kuptim mbi jetën. Kësisoj krijohej një bazë shumë e fuqishme për të ngjitur shkallët e hierarkisë shoqërore dhe politike. Duke qenë në thelb filistinë dhe materialistë, frikacakë apo mashtrues, ata me ndihmën e atyre që nuk ishin më, paraqiteshin para shoqërisë civile si shembëlltyra të përkushtimit, të bëmave heroike, të vetëmohimit dhe sakrificës. Dhe meqë jeta zhvillohej nën emblemën e komunizmit, gjithmonë tregohej kujdes që, jo vetëm idealistët e rënë në luftën nacionalçlirimtare, por edhe të tjerë të rënë më herët, të paraqiteshin, në mos komunistë, të paktën ithtarë dhe simpatizantë të komunizmit. Nuk kishte rëndësi që mjaft prej tyre nuk e dinin se çfarë ishte komunizmi. Rëndësi kishte se vetëm kështu ata shërbenin si trampolim i fuqishëm për shtresën filistine dhe kozmopolite.

E njëjta gjë ështe dhe sot në jetën shoqërore civile shqiptare. I vetmi ndryshim është vetë mbulesa ideologjike. Nëqoftëse dje bëhej kujdes siç thamë më lart, që idealistët të paraqiteshin të paktën simpatizantë të komunizmit, sot në glorifikimet dhe rehabilitimet e figurave të së shkuarës tregohet kujdes që ata të jenë të paktën kundërshtarë të komunizmit. Shtresa filistine dhe materialiste dhe sot është e njëjtë, në qëllim dhe metodat që ndjek.

Le të shkojmë në Kosovë, ku Shqiptariada është më e freskët, por edhe hyjnizimet e ndryshme  janë më të mëdha. Para 20 vjetësh, shumica e atyre qe drejtojnë sot në Kosovë, ishin refugjatë politikë apo ilegalë në Kosovë. Një pjesë prej tyre edhe luftuan, edhe sakrifikuan, ndërsa një pjesë, sot janë të tjetërsuar. Dhe duan ta fshehin këtë, prandaj sa më shumë largohen shpirtërisht nga të ndjerët shqiptar, aq më shpesh shkojnë tek ata që u vranë si shqiptarë.  Në varret e Adem Jasharit, Femi Lladrovcit, Ismet Jasharit, Jusuf Gervalles, Kadri Zekës dhe Bardhosh Gërvallës, çdo vit shkojnë me mijëra njerëz. Shkojnë atje ata që deri dje e kishin shokë ideali me ndjenjën e pendimit që idealin e tyre akoma nuk e kanë realizuar. Por shkojnë dhe shumë të tjerë të cilët në thelb kanë qenë dhe janë kundër idealeve të tyre. Por kësaj shtrese sot vepra e tyre u duhet si një trampolin për të krijuar shëmbëlltyrën e patriotizmit dhe njerëzve me ideale, për të fshehur meskinitetin dhe filisteizmin e tyre. Ashtu siç shkojnë edhe ata që dje kanë qenë shokë ideali me ata, por që sot janë tjetërsuar si karakter. Për luftën e UCK-së sot shkruajnë, flasin dhe e përkujtojnë gati të gjithë. Edhe ata që përkujtimi i saj u shërben si frymëzim dhe shëmbëlltyrë në kushtet aktuale, edhe ata që duke mos patur traditë të kaluar duan t’i krijojnë vehtes traditë, edhe ata që përkujtimi dhe mbrojtja e saj u duhet për të konsoliduar dhe ngjitur shkallët e karrierës politike. Më pak nga të gjithë shkruajnë dhe flasin organizatorët dhe pjesëmarrësit e vërtetë të luftës……………..

Të ndjehesh shqiptar do të thotë  të jesh i lirë të besosh tek Vlerat e kombit tënd, që thjesht do ti quajmë, Shqiptariadë. Të ndjehesh shqiptar do të thotë  që të jesh  hero i mendimit më shumë se hero i veprimtarisë së rëndomtë. Dhe kjo quhet Shën Shqiptaria!

        Është një fenomen, që konkludohet, qoftë edhe me një fjali, por nuk ndodh në një ditë. Dhe nuk ndodh në një ditë për shumë arsye. Atë që në gjuhën e psikologjisë e konsiderojmë tjetërsim I njeriut, ndërsa në gjuhën e përditshme përdorim shprehjen: Ishte bërë tjetër njeri, pra ky proces, nuk ndodh brënda ditës apo një muaji. Eshtë I gjatë, është si një rrugëtim I nisur fillimisht nga kënaqesia që të jep pushteti apo të qënit njeri publik, vazhdon pastaj me përvehtësimin e këtyre kënaqesive  duke mos i konsideruar ato si rrjedhojë e pushtetit, por atribute të mëndjes tënde, thellohet akoma më tej duke zëvëndësuar idetë progresive me të cilat ke kapur pushtetin dhe në emër të të cilave ke fituar votat, me Unin tënd. Dhe përfundon pastaj që për ti ruajtur  të gjitha këto kënaqësira, të kërkosh të tjera ndihma, të tjera rrugë. E kësisoj përfundon jashtë Shqipërisë, tek politika dhe politikanët fqinjë, të cilët të mbështesin dhe përkrahin, jo vetëm me deklarime televizive, por edhe me donacione financiare. Natyrisht  duke të kërkuar  bërjen e këtij apo atij ligji, ndryshimin e këtij apo atij neni, deri në koncesione që atakojnë direkt vëndin tënd ku ti qeveris. Nëqoftëse do të donit më shumë argument  në favor të kësaj teze, do ju sugjeroja të vëzhgonit, një pjesë poltikanësh shqiptarë, në momentet e ngjarjeve të mëdha të së kaluarës,  në momentet e rikujtimit të këtyre ngjarjve. Cfarë del nga ky vëzhgim?  Sa më shumë këta politikanë largohen nga idetë apo idealet e ngjarjes, aq më të mëdha I kanë festimet për ngjarjen. Sa më shumë politikanët që dolën nga radhët e UCK në Kosovë dhe Shqipërinë Lindore në Maqedoni, largohen nga idetë dhe idealet për të cilat u krijua UCK, aq më shumë ata  janë të pranishëm në përvjetorët e të rënëve, aq me ta larta janë tonet, aq më I madh është glorifikimi  I tyre. Pse kështu? Sepse braktisja e ideve dhe idealit, kërkon një mburojë, kërkon një ngushëllim. E ku më mirë se përkujtimi I Adem Jasharit, Fehmi Lladrovcit, Sali Cekut, Ismet Jasharit etj mund të gjëndet ngushëllimi, ku më mirë se tek tonet glorifikuese për ata mund të gjëndet parzmorja. Askund tjetër. Nuk është një gjë e re, kjo që po ndodh me politikanët në Prishtinë dhe Shkup. Kështu ndodh edhe me politikanët shqiptarë  në  Tirane

Prandaj ata nuk duhet ta lexojnë këtë shkrim. Sepse ata  nuk do të jenë dakord me asnjë tezë të këtij shkrimi, por as tezat e shkrimit nuk kanë ata për objekt. Për shëmbull: Ky libër mbron  dhe argumenton tezën se themelet e NATO, i hodhi Skënderbeu dhe Ferdinandi i Napolit para më shumë se 500 vjetësh. Dhe këtë, të vërtetë historike, ky shkrim synon tua bëjë të qartë të gjithë Europës sot. Por për këta politikanë, kjo është herezi, nacionalizëm, aventurizëm etj etj, prandaj më mirë të mos e lexojnë. Këtë shkrim nuk duhet ta lexojnë edhe ata politikanë, intelektualë, shqiptarë të cilët botën e duan për ta shijuar, ndërsa atdheun për “dy metra varr”. Kredo e tyre është: “Ubi bene, ibi patria” (Ku është mirë është atdheu). Këta i ngjajnë Odiseut të lashtësisë. Ju kujtohet se si pas luftës së Trojës, atij ju deshën gjoja  8 vjet për tu kthyer në Itakë, kur rruga zgjaste vetëm 8 ditë. Por pasi shijoi botën, ai u kthye në Itakë vetëm për të vdekur.

Këtë analizë nuk duhet ta lexojnë edhe ata intelektuale kozmopolitë që në emër të gjoja progresit, po shkallmojnë themelet e kombit shqiptar. Ky shkrim mbron tezën se shqiptarët janë një nga djepet më të rëndësishme të  qytetërimit europian, përkundër asaj që ata apo paraardhësit e tyre na kanë mësuar të kundërtën. Ky shkrim mbron tezën se pas legjendës së Jezu Krishtit, që u kryqëzua të “premten e zezë” dhe u ringjall të dielën për të shkuar tek perëndia, ishte edhe një tjetër, por këtë herë shqiptar, me emrin Kostandin që u ngrit nga varri por pas tre vjetësh, për të mbajtur amanetin që i kishte dhënë nënës së tij. Legjenda e Jezu Krishtit, u shkrua, legjenda e Kostandinit shqiptar na ka ardhur si epos, si balladë. Disa nga vargjet e saj janë: “Kostandin, ku je, ku e ke besën që më dhe; Ti që trete besën, dheu mos të tretë.” (Mallkim i madh).  Dhe pas kësaj, Kostandini ngrihet nga varri, shkon dhe merr motrën dhe ja sjell nënës në shtëpi. Dhe prapë ballada qindravjecare thotë, fjalët e motrës: “Në ke ardhur për të mirë, të vishem si gjeraqinë, në ke ardhur për të keq, të vishem si kallogre.” Por Kostandini ja kthen: “Jo motër, sikundër je”. Dhe apogjeu i balladës është: “Kini parë apo nuk kini parë, shkon i vdekuri me të gjallë”. Një Jezu Krisht i dytë, por këtë herë shqiptar. Dhe në më thëntë ndonjë prej tyre se motërzimin e kësaj ballade e gjejmë edhe tek fqinjët tanë, do ti them se po, por në balladën e fqinjëve, Kostandini i merr leje zotit. Kurse Kostandinin shqiptar e ngriti nga varri Besa që i kishte dhënë nënës.

Le të përmëndim dy vargje të motërzimit grek me titull: “Konstandini dhe Aretua”.Ja dy vargjet kryesore: “Konstandin ngreu nga varri të më sjellësh Aretinë / Zoti ta dha lejen dhe Shënjtorët këtë e dinë”

Do të ishte mirë të mos fillonin ta lexonin që në fillim shkrimin edhe ata shqiptarë  që pëlqejnë të kenë ngjarje të rrafshta, të buta, të tjerrura si në netët e dimrit, kur mungesën e të qënit shqiptar gjatë ditës përpiqen ta kompensojnë ose duke i rënë lahutës apo çiftelisë, ose duke kënduar  këngë labçe. Dhe janë këngë që flasin për lavdinë e shqiptarëve, si një ngushëllim për të sotmen e tyre herë herë poshtëruese, herë herë limonti, herë herë revoltuese. Ja një prej këtyre këngëve ngushëlluese: “Kanan Maze nga Shkoza, me nje nofull copa-copa; Kanan, tu prish bukuria, le te rroje Shqiperia. Shqiperia le të rrojë, packa se mbeta pa gojë”.

Por kjo kategori lexuesish nuk do të ndjeheshin mirë me këtë shkrim. Sepse ata nuk janë akoma gati të ndjehen tërë ditën shqiptarë. Arsyeja është se ky shkrim ka deduksione dhe jo përshkrim të  ngjarjes dita me ditë ose ora më orë ; ka analizë politike dhe filozofike dhe jo “tale” . Prandaj kjo kategori shqiptarësh të mirë, duhet të presë dhe të  reflektojë. Eshtë njësoj si me aparatin fotografik, që nuk pranon të fotografojë aq afër sa të dalë fytyra në flu ose dhe e deformuar. Ja një shëmbull jo shumë i zgjeruar, por i mjaftueshëm për t’u kuptuar, të cilin e ka më për zemër kjo shtresë:

Korrupsioni dhe sistemi i korrupsionit

Vëllezër ujqër! Ndihem fort i lumtur

Këtu mes jush, mes kësaj brohorie

Ju jeni kaq fisnikë dhe më pritët

Me ulërima dashurie!!!

Henrik Hajne

Në Shqipëri nuk ka thjesht korrupsion, por sistem korrupsioni. Korrupsioni ka lindur bashkë me njeriun qysh  në lashtësi. Të korruptosh, do të thotë ta bësh për vehte. Dhe korrupsioni do  të zhduket bashkë me njeriun. Ndërsa sistemi i korrupsionit zhduket ose me Diktaturë ose me Demokraci të Demokratizuar. Në Shqipërinë nacional komuniste kishte korrupsion, por nuk kishte sistem korrupsioni, sepse ajo ishte si formë regjimi diktaturë dhe këtë e kishte të gdhëndur edhe në Kushtetutë. Në Shqipëri ka sistem korrupsioni sepse nuk ka Demokraci të Demokratizuar, por në shumicën e rasteve një Demokraci që është  thjesht fasadë. Ndërsa në vëndet e zhvilluara ku Demokracia “demokratizohet” përditë e më shumë, ka korrupsion, por nuk ka sistem korrupsioni.

Të gjithë shqiptarët e tjerë që nuk bëjnë pjesë në ata që thashë më lart, janë të mirëpritur ta lexojnë këtë shkrim. Thelbi i tij është: Për interesa të çastit dhe personale, kompromiset janë  gjithmonë të mundshme,  për qënien nacionale dhe thelbin e saj, kurrë!

E nisa këtë shkrim me një sentencë latine. Po e mbyll me një shprehje tjetër latine që ju takon vetëm idealistëve: Ad astra per aspera {Drejt yjeve përmes vuajtjeve}

 

Bibliografi

Enciklopedi e gjuhës latine

Kostas Varnalis

Noam Comski

Henrik Hajne

Xhek London

Këngë popullore shqiptare

Isa Boletini Jeta dhe vepra

Abdyl Frashëri jeta dhe vepra

Jurgen Habermas Debat me Dominik Shnaper dhe Alen Turain

Raimond Aron

Robert Kastel

—-

©Copyright Gazeta DITA

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

 

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
26 Comments
  • Nje shqiptar says:
    June 2, 2024 at 9:13 pm

    Te lumte Koço Danaj per kete shkrim analizues dhe kritik per te keqen madhe, sistemin e korrupsionit, qe pengon Shqiperine dhe popullin tone tu bashkohet vendeve civile e demokratike evropiane.

    Reply
  • LEON says:
    June 2, 2024 at 9:18 pm

    Me e gjate bubliografia se shkrimi o Koco!Shkruaj nje pa biblografi si ato letrat kilometrike drejtuar KQ Partise kunder Filmave,Letersise,artit dekadent,qe po helmonin rinine,por nuk i shpetonin syrit vigjilent te Kocos.

    Reply
  • Përgëzime! says:
    June 2, 2024 at 9:23 pm

    Një shkrim ndryshe nga të tjerat. Unë e lexova shkrimin sepse bëj pjesë në ata që mund ta lexojnë me lejen e autorit dhe mendoj plotësisht njësoj si autori. Përgëzime!

    Reply
  • Fjale me vend says:
    June 2, 2024 at 9:27 pm

    Uaaaa Koço Danaj, po ku kishe humbur o Koço nja 20 vjet pa të parë ??

    Rob i mirë Koçoja, mik I vjetër I Demos, se nga është andej nga Saranda a Delvina.

    Moj Sarandë moj Delvinë
    Kush ta shtoi bukurinë
    Koçoja me gjith Partinë
    Që e deshën qeverinë
    Në furtunë e suferinë
    U zunë dhe me Salinë
    Që po rrinte me Lirinë
    Të shtrirë në një lëndinë.

    Reply
  • Haka Tekizoti says:
    June 2, 2024 at 10:12 pm

    Çdo shkrim nuk është për të gjithë shqiptarët.

    Reply
  • O’Lazer says:
    June 2, 2024 at 11:28 pm

    Koci te lumte se dhe merhumeve shqiptare qe u pasuri an me korupsion Ju eshte shpuar vrima poshte dhe nuk ngopen as me flori as me mut dhe mbeturina. Idealists tane ku jane dhe ku nuk jane duhet relishes me njeri tjetrin dhe te bejne nje platforms te qarte qe Duke u inkuadruar ne Evrope te ruajne identitetin kombetar dhe nepermjet tij dhe qendrushmerise te dalin ne kreun e idealist evropian. Platforma “ Edhe nje here Shqipria c’ka qene, c’eshte, dhe cdo te jete” duhet te kete nje organizimte ri te shoqerise shqiptare, nje ideologji puro shqiptare me fene e Shqiperise dhe besen shqiptare qe duhet te predikohet ne Sinagogat shqiptare si per te ritur dhe femijet qe te predikohet nga idealistet nepermjet bibles shqiptare per tr bestiary perendite tona te vjetra dhe te reja dhe shenjtoret idealiste heronjte tane shekullore dhe te rinj. Nuk mund te hedh gjithe idete qe na vlojne ne shpirt ketu por te lumte o mik i vjeter i viteve te rinise. Shahun e Luan akoma sepse athere luaje mire.

    Reply
  • Mirësia says:
    June 3, 2024 at 4:24 am

    Shkrim i goditur dhe i përkryer. Një analizë brilante. Janë këto shkrime që i kanë munguar lexuesve prej dekadash, ku çdo fjalë është peshuar me gur farmacie, ku eshtë shprehur mendimi në shkallën më të lartë filozofike, intelektuale. Shkrime që lexohen me ëndje dhe i shërbejnë realisht shoqërisë civile shqiptare. Nuk më intereson autori, por artikulli famoz i tij. Artikull i arrirë dhe një BRAVO në kohën e duhur, që mund t’i shërbej shoqërisë civile shqiptare!

    Reply
  • Lasgushi says:
    June 3, 2024 at 4:36 am

    O Koço djali !
    Çfarë të duet ara me tre qe.?
    Ik ore më mirë,pi ndonjë dopjo tek Çakua që është bandill,se lodhesh nëpër gaxeta në këtë moshë.

    Reply
  • Dursakja says:
    June 3, 2024 at 4:36 am

    Shkrime të tilla kanë kohë që priten nga shoqëria e cilivizuar dhe roli i tyre është i veçantë në evoluimin mental të shoqërisë.

    Reply
  • Arben Tashko says:
    June 3, 2024 at 4:54 am

    Kishte ardhur me kohe nevija per nje artikull te tille.
    Dhe prap autori nuk eshte i sigurte se shumica e njerezve
    do i perkrahe idete e tij.

    Pa idale, pa nje botekuptim te qarte, pa dashuri per kombin
    asnje arritje personale nuk eshte e sigurte, sepse vete kombi
    mund te jete preh e shteteve te tjera, sepse nuk ka kush ta mbroje,
    sepse shume, me te vertete shume individe orientohen nga fryn
    era, aroma e fitimit te shpejte dhe nuk mendon se cfare mund
    te ndodhe, cfare mund te humbase, kur levizin ne menyre kaotike,
    dhe nuk kane nje komponente te perbashket te orientimit ne drejtimin
    e forcimit ekonomik te Shqiperise dhe mbrojtjes se saje qe mbeshtete
    ne dashurun per vendin dhe vete egzistencen e tyre.

    Reply
  • Rroft Luli says:
    June 3, 2024 at 6:10 am

    JU LUMTË GOJA Z.KOÇO DANAJ!

    Reply
  • Zgjohuni, uji që lëviz nuk qelbet. says:
    June 3, 2024 at 6:29 am

    Bukur, pastër dhe sakt…të shkruashë ësht sa dije, aq dhe njerëzore, por fjalët pa trotesta mbeten demagogji që ushqen vetëm skllavëri

    Reply
  • Dudumi says:
    June 3, 2024 at 6:59 am

    “Beni kujdes; anija tashme eshte ne drejtimin e guzhinierit dhe fjalet qe vijne nga megafoni s’thone me gje per drejtimin nga do shkoje anija, por se cfare do hane neser” – Soren Kierkegaard. Ndofta i vetmi idealist i madh qe u ul ne krye te qeverise ishte Fan Noli. S’mbajti as 6 muaj, safoqe erdhi me revolucion. Enveri ishte pergjysme. Pastaj erdhen guzhinieret, qe nga Ramizi e deri tek Rama sot. Koha mexe arte e kosit dhe pilafit qe ajo e firmave piramidale. Plot popull shiti shtepite dhe vajti me qera se i vinte rroga mujore nga vefa e gjallica, kamberi e sudja, rrapushi e xhaferri. Guzhinieri i bordit, sali Berisha; hani derra, pini derra. Domosdo, Sic thote proverbi arab: ” Nje Arab i mire s’rri ne kembe kur mund te rrije ulur. Bile as ulur kur mundet te rrije shtrire”. Sali Berisha nen drejtimin e anijes me kujton gjithmone ate barsoleten e skafisteve te Vlores qe niseshin nga Vlora dhe i conin hallexhinjte ne Shengjin duke u deftyer “Ja ku eshte Italia”! Me rradhe, Nano, Meta, Rama dhe tjetri qe do vije pas tyre. Justifikimi i tyre madhor do lidhet patjeter me dembelizmin e popullit, te arabit qe i pelqen rehatlleku e te rrije shtrire. Qe tani Rama po thote se shqiptaret s’punojne e jane dembele. Ky u ofroi 300 mije vende pune tek fabrika e peshkut apo kamariere per 2 muaj ne resortet e kompanive strategjike. Por nqs e kuptova mire shkrimin; nuk nevojiten idealiste, por njerez me vizion kombetarist. Strategji e qendrueshme ekonomike. Baze elonomike ushqimore e pastaj industriale.

    Reply
  • Topi says:
    June 3, 2024 at 7:45 am

    Mua me takin ky shkrim.
    Pergezime Koço.

    Reply
  • ATSH says:
    June 3, 2024 at 8:10 am

    Shkrim qe shpjegon qarte cfare eshte nje sistem korrupsioni. Shpjegon qarte deshtimin e qeverive shqiptare te pas 90 ne mposhtjen e ketij sistemi. Une mendoj se edhe te duan nuk e bejne dot sepse jane te paafte te mposhtin krijesen e tyre. Keta vete e krijuan edhe ushqyer per 30 vjet duke menduar se kulushi do te mbetej i vogel, sot eshte rritur edhe po nuk e more me te mira , te kafshon e te vret. Shqiperia sot po i ngjan periferive te vendeve evropiane tip Italia e jugut , ku mbizotron sistemi i korrupsionit . Sa do mundesi te japesh , sa do lek, e sa do qe te investosh vendi mbetet I pajetueshem per njerzit . Qeveritaret e sotem akoma i genjen mendja se sa me shume lek te hidhen ne nje vend aq me mire eshte per te gjithe, sa me pak rregulla e sa me pak shtet aq me mire per te gjithe ,ne fakt eshte mire vetem per nje grusht njerzish . Kane mbetur me kapitalizmin e 1900 apo me propaganden e RAI-it te viteve 80 ‘. Pergezime autorit

    Reply
  • shqiptar says:
    June 3, 2024 at 8:22 am

    Autori kerkon te preke ndenjat patriotike dhe aq me teper nacionaliste te shqiptareve. Ne pamje te pare duket si teper njerezore,morale dhe e drejte. Por harrojme qe ne te njejten kohe ku ka cuar nacionalizmi sllav,serb,ne Rusi,ne Kine,etj,etj.
    Te gjithe nxisin formulen “Jemi krenare qe jemi ruse,kineze,angleze,franceze,etj,etj”. Politikanet qe i fryjne pastaj ketij lloj nacionalizmi apo patriotizmi i cojne popujt te zihen me njeri tjetrin,luftra qe shkaktojne me qindra mijra te vdekur dhe te masakruar. Mjafton te shikosh ne Rusi dhe Ukraine per te pare se ku po i cojne “liderat e shquar” popujt drejt katastrofes.
    Ne qofte se nje person shqiptar apo anglez/francez (kushdo qofte) kerkon tek nacionalizmi apo patriotizmi nje identifikim ,le ta kerkoje ate tek vetja e vet,tek personaliteti i tij,edukata,arsimi dhe niveli i tij intelektual.
    Atdheu nuk eshte toka ku ke lindur(qe eshte thjesht rastesi) por eshte komuniteti i njerezvet ku ndihesh i respektuar dhe ti i respkton ata,eshte komuniteti ku ndihesh i lire dhe ku siguron progresin dhe mireeqenien personale. Prandaj mjaft me keto perrallat e nacionalizmit dhe patriotizmit se jane tema qe pervec luftes dhe grindjeve mes popujve nuk sjellin asnje progres dhe zhvillim te njerzvet.

    Reply
  • Baba says:
    June 3, 2024 at 8:36 am

    Ky shkrim nuk eshte per ju.komentuesit e rendomte pa emer!

    Reply
  • alphazeta says:
    June 3, 2024 at 9:44 am

    Mua ky shkrim nuk më duket i vonuar, por jashtê kohe. Autori flet për atdhedashuri, për krenari patriotike, Afërsisht si tifozët e kombëtares që thërrasin :”Ah sa mir me ken shkiptar”! Por bota ka ndryshuar, dhe bashkë me të edhe mentaliteti i njerëzve. Kozmopolitizmi i ka zënë vendin patriotizmit. A nuk janë duke e braktisur shqiptarët çdo ditê e më shumë vendin e tyre?! Shprehja “ubi bene, ibi patria” nuk ka dalë kot. Jetojmë në epokën e globalizmit dhe kasta sunduese ka punuar dhe punon pa pushim për zhdukjen e çdo lloj idealizmi dhe nacionalizmi. Kudo luftohet veçse për tu pasuruar. Paraja -perêndi ka zëvendësuar sot çdo ndjenjë. Kur nisi lufta në Kosovë, pjesa më e madhe e kosovarëve e braktisi vendin dhe u strehua në Shqipëri apo Maqedoni. Duke e lënë UÇK-në vetëm. Aq sa dikush shkruajti më 1989: “2 000 veta po luftojnë, 2 milionë rrinë e shikojnë”! Koha e idealizmave ka vdekur. Para 80 vjetësh mijera të rinj dhe të reja dolën malit për të luftuar për Vatanë! A thua që sot dikush do të lëvizë nga vatra e ngrohtë dhe do ta braktisë Big Brodherin me kompani nëse vendi pushtohet?! Nuk ma merr mendja. Shumica do të pêrpiqet të largohet duke kërkuar strehim në vendet perêndimore. Nacionalizmi dhe idealizmi si rryma ideologjike bien zakonisht në një gabim fêminor. Ata i konsiderojnë njerëzit, pra shumicën e popullsisë, si banorë tê ndershêm, me atdhedashuri, vetmohim etj etj. E vërteta është krejt ndryshe: Shumica e njerêzve janë të ligj nga natyra, egoistê që mendojnë vetëm për veten e tyre, që u mungon çdo lloj altruizmi apo ndjenje kombëtare. Secili lufton për bukën e gojës dhe mundësisht t’i rrëmbejë bukën nga goja tjetrit. Prandaj ështê gabim të sakrifikosh sot veten apo familjen tënde pêr popullin apo Atdheun. Gjatë luftrave ka pasur disa mijëra idealistë që sakrifikonin jetën e tyre apo edhe familjen për të mirën e përbashkët, por ka pasur dhjetra herë më shumë njerêz që përpiqeshin të përfitonin sa më shumë nga kjo gjendje dhe të pasuroheshin! Prandaj për mua është gabim të jesh idealist. Të sakrifikosh për të tjerêt. Jo mê kot latinët kanë pasur një shprehje të njohur si “Homo homini lupus est”, që do të thotë që “Njeriu për Njeriun ështê ujk”! Ose ndryshe “Secili për vete, Zoti për të gjithë”. Padyshim që janê shprehje cinike, por që i afrohen më shumë së vërtetës se predikimet e K. Danajt. Jetojmë në një botê ku peshku i madh ha të voglin, ujku ha qëngjin etj etj. Dhe Njeriu nuk ndryshon as nga peshku i madh as nga ujku. Bota ideale me njerëz të ndershëm, të drejtê, punëdashês dhe arsimdashës nuk ekziston. As lëvizje të fuqishme ideore si kristianizmi, komunizmi apo budizmi nuk kanë arritur ta ndryshojnë dot Njeriun apo botën. Prej qindra mijëra vjetësh Njeriu ka mundur të ekzistojë duke vrarë kafshêt e tjera, duke u ushqyer me gjakun dhe mishin e tyre. Madje duke vrarë edhe të ngjashmin e tij për t’i rrêmbyer pasurinë, bagëtinë etj. Apo duke i kthyer robërit në skllevêr. Prandaj unë e konsideroj prozën e Danajt si një përrallë tê bukur, por jashtë realitetit. Njëlloj si ato me zana dhe kreshnikë. Sorry.

    Reply
  • Daut Doci says:
    June 3, 2024 at 10:51 am

    Bravo Koço Danaj më kete shkrim të shkurte, por që I ben nje autopsi te plote të mentalitetit, kultures dhe psikogjise të asaj pjesë të Shoqerise Shqiptare qe të velur nga pasurite marramendese qe kane venë me: grabitur, kontrabante, trafiae, korrupsion; tani ju ka mbetur vetem qe të “marrin vetem paraqitje e nje patrioti të madh” qe të “kompletohen” tamam. Dhe kete “status “ e kane të kollajte qe ta marrin mbasi siç thote populli: “ parja çan detin”. Kemi parë e shohim çdo ditë të tillë qe kur ju vihet epiteti qe meritojne, kapardisen edhe më shumë sepse më para jo vetem qe ja del mbane më Prokurori e gjykata, por edhe qe “të lajne” mekatet” dhe i lajne shume kollaj. Keto “mytebere” shkoj në e vijne në SPAK e dalin pa lagur. Dalin në Media por pasurine nuk ju a ngacmon njeri. Shqiperine brenda kufijve e kane privatizuar për vete. Qe të vendosesh nje cader në bregdet, të pak ish diku makinen, të ulesh anes rruges për të pushuar në ndonjë hije të vjen dikush e të thote: “ jam pronari”, “jam polici I Bashkisë” mos qendro ketu. Kudo del “tokë e zanun”, “ prone private”, pra Shqiptaret e tjerë “jane refugjate “ në Shqiperi.
    Keto njerez jane të parë qe po të kete rrezik lufte ikin më vrap të shpetojne koken po “ kete atdhe te shkrete kush do ta mbroje? Keto mytebere brenda e jashte Pushtetit qe jane fryre me pasuri e ruajne shume koken e tyre apo ne” refugjatet Shqiptare” qe më veshtiresi kalojme deri në fund të muajit.
    Keto I shkrojta për ti dhene të drejtë Zotit Koço Danaj, por nuk na dëgjon njeri!!!!!!!

    Reply
  • ATSH says:
    June 3, 2024 at 1:00 pm

    Alphazeta ke permbledhur ne koment ne menyre shume te sakte mentalitetin e sotem ne Shqiperi. Eshte fiks . Edhe per ata qe nuk e dijne e nuk e kuptojne , ky eshte morali sot ne Shqiperi. Biles edhe me keq ne shume raste. Kjo eshte edhe sfida e madhe . Eshte ekzakt ky mentalitet i shtremberuar qe con edhe lideret e sotem te nenshkruajne marreveshje fashiste si ajo Meloni-Rama. Pra perfitimi si qellim ne vetvete pa moral e duke u zhveshur nga vlerat njerezore. Ekzistojne edhe vlerat njerezore ne kete bote , biles jo vetem qe ekzistojne por jane ato qe e kane cuar perpara shoqerine njerzore . Nuk mund te pershkruhet shoqeria njerzore si ne filma, sikur te jete nje kope me ujq. Ka ujqer por ata luftohen nga njerzit me ideale , eshte nje lufte e perditshme qe zhvillohet kudo ne bote . Ndryshe cu kuptua qe jemi njerez ? Te jetojme vetem per te ngrene ? Shoqerite qe pajtohen me te keqen jane te deshtuara . Ky eshte problemi ne Shqiperi. Populli eshte pajtuar me te keqen , jo sepse e do ate por sepse mbahet i shtypur prej nje propagande nga te gjitha anet. Po te heshesh sot nje veshtrim ne shoqerine shqiptare do te shohesh se pasunaret e rinj shqiptar kudo ku ndodhen e qe jane edhe simboli i suksesit apo triumfi i mantelitetit qe ju pershkruani me plot kuptimin e fjales nuk jane njerez. Dmth nuk dijne si te sillen ne nje shoqeri civile duke filluar nga gjerat me elementare e deri ndjenjat e atdhedashurise ( qe keta duhet te ishin me nacionalistet per shkak se ky vend i beri pasunar). Kjo gje verehet lehte jo vetem nga te huajt por edhe nga vet Shqiptaret qe mund te jetojne qofte edhe per pak vjet jashte . Shqiperia ndodhet nen diktaturen e lekut e interesit qe eshte shume here me e eger dhe e ndryre (pikerisht sepse nuk ka as moral e as ideal) se te gjitha diktaturat apo pushtimet qe ky vend ka kaluar .

    Reply
  • Fjale me vend says:
    June 3, 2024 at 1:59 pm

    Nuk shoh asnjë komentues të vërtetë !
    Një “tortë” dhe ca “pjatëza” që marrin nga një copë “torte”.

    Nishani në ballë I sigurimsit Koço Danaj iu duket si qershi mbi tortë.

    Intelektuali

    Demo

    Rita

    Dypikëpyetje(e para kokëposhtë), ku jini ?!

    Mos u gënjeni nga të ëmbëlsirat !!!

    P.s. Më vjen mirë që I madhi Ethem Lalaj tashmë është pjekur, dhe ndjen diçka nuk shkon nga qeverisja e Edi Ramës.

    Heshtja e Ethem Lalajt flet shumë…

    Reply
  • demo says:
    June 3, 2024 at 2:05 pm

    Eshte nje titull me lart,qe po e plagjatoj pa lejen e Autorit:Shume uje,pak Kalori.

    Reply
  • Fjale me vend says:
    June 3, 2024 at 2:40 pm

    Posi o posi !!!

    Këta tipa, pasi iu mbajnë gjarpërinjve bishtin, si iu mbajnë fundin vellove të nuseve në dasma, dhe përfitojnë nga ky shërbim që iu bëjnë, ju kërkojnë llogari “nuseve” pse ju dalin shtriga më pas !!!

    Ka të drejtë Demo !!!
    Ka ardhur koha të vlerêsojmë e të shohim diçka nga e vërteta tek ata që na duken “kontraversë” apo “të hidhur”….

    Si qenka kjo punë kështu?!

    Edi Rama ka 60 vjet në pushtet absolut !!!!

    Pse kujtoni ju se Rama para ’90-tës nuk kishte pushtet ?! Hë..?!

    Fol o Demo !!!

    “Fol o Moisi !!!” – I tha Mikelanxhelo Buonarotti kryeveprës së tij në mermer, Moisiut, pasi e mbaroi dhe e goditi me çekiç në gjurin e tij.

    Reply
  • Fjale me vend says:
    June 3, 2024 at 4:06 pm

    Se ta marrim si shembull Rumaninë në kohën e Ceausescu-t !,Të Nicolae s e të Elenës ?

    Pse ata të dy I kishin fajet o ?

    Po ata çakenjtê, ata poshtë tyre, Securitateat, ata zagarët që ju shërbyen atyre me hosanara dhe përfituan prej shërbimeve që ju bënë diktatorit, ku vajtën, apo e ndërruan pllakën e “gramafonit” dhe fajet dhe “fatura” e krimeve të diktatorit ju mbeti vetëm Ceausesc-ëve ?!,

    E mir o mir, mir e ka ay I madhi që tha:

    O NJERËZ, FERRI EKZISTON, POR ËSHTË BOSH SE TË GJITHË DJAJTË JANË NË KËTË BOTË !!!

    Reply
  • DRENICA E KUQE says:
    June 3, 2024 at 5:00 pm

    Ne te vertete, ky shkrim eshte per te gjithe shqiptaret, per ata qe duhet te permiresohen e ta permiresojne biografine e tyre dhe per ata shqiptare qe jane shqiptare, idealiste shqiptare, te perjetshem…
    Nje analize e qelluar filozofiko-politike e permasave njerezore e kombetare…
    Kombit dhe shtetit shqiptar, mese paku i duhen pacifistet dhe kozmopolitet, sidomos, pacifistet dhe kozmopolitet kapitullante te permasave “patriotike” e “shqiptare”, per te cilet progres, liri e shtet eshte vetem kur fitojne ata, kur kane vetem ata dhe kur jetojne vetem ata, pavaresisht se i shkallmojne themelet e shtetit dhe te kombit shqiptar…
    Intelektualet pacifiste e kozmopolite kane sajuar edhe “demokracine pacifiste e kozmopolite” te tyre, si “vlera” kulmore te njerezimit, duke ia bere varrin shtetit dhe kombit shqiptar, shoqerise se perbashket shqiptare…
    Per luften e UÇK eshte dhene nje konstatim i drejte, sepse, per ate lufte heroike shqiptare (pjese e te ciles isha edhe vete me tere familjen), sot, me shume pompozitet shkruajne e flasin, bertasin e gervallen te gjithe ata qe e kane share, me ne krye LDK e “presidentit” Ibrahim Rugova… Por, ketu, eshte dashte te shtrohet edhe (krye)pyetja: Ç’u be me Betimin e UÇK? Kush e shkeli ate betim dhe pse sot genjejne te gjithe, si ne kor, se UÇK ka luftuar “per pavaresine e Kosoves”?!… Kryegenjeshtra e shekullit 21 paste faqen e zeze!

    DRENICA E KUQE

    Reply
  • Anës Elbës says:
    June 7, 2024 at 12:42 pm

    Shkrim i përsosur edhe pse ‘nuk është për mua’..
    Kam kohë që e lexoj më rallë gazetën “Dita”,për vet faktin se gazetarët kryesorë të saj në shkrimet dhe analizat e tyre me të vërtetë mbreslënëse,nuk patën vazhdimsi në qëndrimet e tyre,sidomos kur erdhi një moment që duhej mbajtur qëndrime kritike ndaj qeverisjes së Ramës,sepse pothuajse edhe nga elektorati i tij,pra edhe nga ata që e kishin mbështetur,çfaqnin pakënaqësi dhe zhgënjim ,por në analizat e Ditës nuk po shihnim reagimet në përputhje me realitetin,kur qytetarët po zhgënjeheshin çdo ditë,kur lexuesit e saj prisnin shumë ,të cilët dalngadalë nuk po dukeshin më në opinionet anonime të tyre,që po tregonte çensurim dhe vetçensurim ,pasqyrë kjo edhe e vet analistëve të gazetës’ Dita’,si Koço Danaj sot me artikullin e tij.
    Pse duhet t’i ndash njerzit në ata që kuptojnë dhe ata që jo,në ata që e duan dhe e ndjejnë dhe në ata që s’e duan dhe s’e ndjejnë,si dhe në ata që duan e s’ndjejnë dhe ata që ndjejnë dhe s’duan.Dmth bla bla bla e bla bla bla,tirr e mos e këput,lojra fjalësh pa fund,që për mua është ‘filozofi’ për të dal nga qorrsokaku ku keni qëndruar gjithë këtë kohë,duke u fshehur pas gishtit.thjesht se ka qenë më komode për ju.Dhe nga ana tjetër qytetarët shohin çdo ditë që po bëhet ‘muti kala’ dhe në pamundësi reagimi.të pambrojtur dhe të lënë pas dore edhe nga ju media,si pushteti i vetëm i tyre,pra të ndjer të braktisur në mungesë të avokatisë,të përfaqësimit dhe përcjelljes së zërit të tyre,’ngujohen brenda kullës së gurit’
    dhe në rastin më të parë arratisen nga vendi i tyre,nga shtëpia e tyre,por gjithmonë me kokën pas,me shpresën e madhe se një ditë do të kthehen në këtë vend,se shpitë i kanë ruajtur e i ruajnë me gjyshërit,apo prindët e tyre,investojnë për to,të bindur që një ditë do të kthehen,paçka se shpresat deri tani i janë vrarë dhe dritë në tunel nuk duket.
    Vetëm një pyetje të drejtpërdrejtë po të bëj z.Danaj,se analizën mund t’a bëj shumë të gjatë,por kam frikë se s’mbaroj dot dhe mund të bëhem dhe më i bezdisshëm se retorika e Ramës.
    Ku ishe gjithë këto vite,derisa erdhe në këtë ditë,në këto konkluzione konstatimi filozofike.!?
    Mos po e kupton tani shprehjen ‘më mirë vonë se kurrë’ dhe kërkon ‘të korigjosh vehten’ duke kërkuar falje pa e bërë atë,por kush ta kapi ta kapi dhe tek e fundit s’është ndonjë gjë e madhe sot,të gjesh një mundësi pēr tē dal ‘nga errësira’,duke u përpjekur me manovrime ‘të lash mëkatet’,me shpresën se tek e fundit e bëre tënden,tani je i larë dhe dmth i lirë t’u bësh ‘homazhe’ dhe heronjve,që sot e thua vet,kush nuk e bëri,ka qenë dhe ështē trampolinē për të ‘kërcyer lart dhe larg’ pa u prekur e cēnuar nga kurkush,model i pastër ky i dy gishtave lart që berisha ka ‘instaluar’ dhe që atë ‘e kanë shpëtuar’,duke i mbajtur lart si para 33 vitesh,paçka se ato e kanë humbur kuptimin,vetëm nga keqperdorimi i tij.
    Ku jeni ju z.Danaj,ithtarët e demokracisë,lojtarët politik të saj,media,kanē luajtur e luajnë për 33 vjet me dy gishtat lart ‘antikomunizmin ‘dhe ‘pishtarët e demokracisë’,duke qëndruar në ekstreme,pa shkelur kurrë në ‘bulevardin e qytetarëve’ në të vetmin rrugë vlerash qē promovon demokracia e vërtetë,që kalon nēpermjet ndërtimit të shtetit ligjor të së drejtës,duke e bërë demokracinë funksionale.
    Ju flisni për sistemin e korrupsionit të instaluar në Shqipëri dhe unë jam dakort 100%,por nëse unë dhe ca si unë e kanë bërë këtë analizë dhe kanë ‘bërtitur rrugëve pa mikrofon’,që pas 90 -ës për rrezikun e ngritjes së një sistemi korrupsioni,ju që kishit mikrofonin dhe e kishit për detyrë,pse na e analizoni sot dhe na e konstatoni sot gjithçka ,kur ju ishit ndoshta mundësia e vetme për t’a parandaluar këtë katrahurë të ngritur nē Shqipëri ,që sot quhet ‘sistemi korrupsionit’.
    Askush nga ju ,gazetarët analistë me eksperiencë,nuk i parapriu rreziqeve të instalimit të një regjimi ,që s’kanë lidhje me demokracinë dhe shtetin ligjor.
    Askush nuk e ngriti zërin që në fillim dhe të tregonte se si të ndërtohej ky vend me ‘Demokraci të demokratizuar’ dhe jo nje sistem korrupsioni. Vinim nga një shtet diktatorial ,ku korrupsioni ishte i pranishëm dhe lulzonte në forma të ndryshme,kryesisht për të bërë karrierë,duke glorifikuar komunizmin dhe heronjte e tij( siç edhe ju e shpjeguat më lart) ,por duke mos qenē në një ‘sistem korrupsioni’ ,ishte shumë e lehtë që të parandalohej pas 90-ës një sistem korrupsioni,i cili triumfoi në fakt,se ju pushteti i katërt më shumë se kushdo tjeter ,u bëtë urë kalimi për këtë ‘katrahurë ‘ ( dmth devijimet) në të cilën ndodhemi sot dhe që ju z.Danaj jeni ‘ulur’ për t’i bërë tashmë me ‘qetsi’ ‘rezonancën manjetike’,një ekzaminim që ne tash duhet të ‘n’a bind’ për natyrën e sëmundjes së shoqërisë ku jetojmë dhe ‘metastazat’ e shtrirjes së saj,kur populli këtë e di me kohë,pa tjerr shumë filozofi.
    U ndērtuan piramidat duke iu thënë shqiptarëve,se ky është kapitalizmi,që në të vërtetë solli përveç humbjes së parave të shqiptarëve dhe vjedhjen,plaçkitjen,djegjen dhe shkatërrimin e Shqipërisë në 97-98 dhe askush ‘nuk pati faj’,sepse dhe media nuk ekzistonte dhe askush nuk u akuzua dhe askush nuk u mbyll në qeli.
    Piramida të reja u ndërtuan pas 97-98-ës,por tashmë në lojë janë paratë e vjedhura dhe të plaçkitura të mafies politike,që zëvendësuan,Suden,Xhaferin,Vefën e kompani,me oligarkët e sotëm e deri me anonimët nëpër parajsat fiskale.
    Por askush edhe ju,nuk paralajmëruat dhe nuk i informuat shqiptarët për këtë rrezik.
    Paratë e tyre sot janë ricikluar dhe një pjesë e parave është legale dhe e fuqishme,mos me thënë e plotfuqishme.
    Ju pra media,e latë këtë të ngrihej para syve të popullit në ditët me diell,por nëse populli ishte i pafuqishën për të reaguar,ju edhe pse e patët mikrofonin,e shfrytëzuat negativisht duke lënë të ndërtohet një super piramidë gjigande,ajo e pushtetit absolut e të pathyeshëm,pushtetin e parasë,që ashtu siç ndërton gradaçela me para të pista,ndërton dhe pushtet të korruptuar dhe autoritarist.
    Nga brënda ky pushtet tashmë është i pacënueshëm,se është një oktapod që tentakulat e saj i ka shtrirë në mënyrë të frikshme në çdo cep,apo kapilar të shoqërisë,që tregon mbi të gjitha që kjo shoqëri ‘ ka vdekur ‘ dhe ju me dashje apo padashje ,me këtë shkrim sapo i bëtë nekrologjinë.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Goditje ndaj ndërtimeve pa leje në Sarandë, 12 masa sigurimi për policë, zyrtarë dhe biznesmenë
  • “Zoti Bideja”, deputetët e PD i bllokojnë foltoren dhe fyejnë Ardit Bidon
  • Largimi i Arlinda Pogajt, Jonaid Myzyri emërohet në krye të Operatorit të Blerjeve të Përqendruara
  • VIDEO: Protestuesi i veçantë, me dhi para Kryeministrisë
  • VIDEO: Presidenti i SHBA dhe Iranit nënshkruajnë marrëveshjen që synon t’i japë fund luftës

Komentet e Fundit

  1. demo on Shkrihet’ kadastra e Dibrës, 14 urdhër-arreste për zyrtarë, mes tyre kandidati për deputet
  2. xhaxhi moderatori on ‘Zemër, Bela ka F-5, ndërsa ne kemi F-6, më pëlqen shumë, Puuucc’
  3. Kushtrimi on Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?
  4. deputete pordha, meriton cjapin on I kërkuan mbrapsht mandatin, reagimi i Marjana Koçekut: Shkojmë në zgjedhje, do marr dhe kecin
  5. Anonymous on ‘Zemër, Bela ka F-5, ndërsa ne kemi F-6, më pëlqen shumë, Puuucc’

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?