Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Lajçak për dialogun Kosovë-Serbi: Nëse s’kryhet deri më 2024, duhet nisur gjithçka nga e para
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Lajçak për dialogun Kosovë-Serbi: Nëse s’kryhet deri më 2024, duhet nisur gjithçka nga e para
BoteKosovëKryesore

Lajçak për dialogun Kosovë-Serbi: Nëse s’kryhet deri më 2024, duhet nisur gjithçka nga e para

Published: December 29, 2022
Shpërndaje

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se mosbesimi në mes të Kosovës dhe Serbisë ka mbërritur nivelin më të lartë ndonjëherë, pas tensioneve të fundit në veri të Kosovës. Në një deklaratë për “Politico”, Lajçak ka thënë se heqja e barrikadave të enjten ka zgjidhur problemin, por se tensionet mbesin në nivel të lartë. Duke pranuar se ka caktim afatesh për dialog, Lajçak ka thënë se po që se dialogu s’përmbyllet në vitin 2023, atëherë “duhet nisur gjithçka nga e para”.

“Niveli i mosbesimit është më i lartë se kurdoherë”, ka thënë ai, në ditën kur në veri u hoqën barrikadat që qëndruan për 20 ditë, pas arrestimit të ish-policit serb, Dejan Pantiç, të dyshuar për sulm ndaj Policisë e Komisioneve Komunale Zgjedhore. Serbët hoqën barrikadat nga rrugët në veri pas vendimit që masa e paraburgimit t’i ndryshohej në arrest shtëpiak.

“Ajo që ka rëndësi shumë të madhe tani është të mos lejojmë që situata të kthehet në ndonjë krizë tjetër dhe është e rëndësishme që liderët e Kosovës dhe Serbisë të nisin të krijojnë atmosferë të favorshme për diskutime produktive për normalizim raportesh”, ka thënë ai.

- Publicitet -

Ai ka thënë se afati i marsit ka për qëllim që të përcjellë seriozitetin e arritjes së marrëveshjes, siç shkruan “Politico”. Ky medium tutje ka thënë se komuniteti ndërkombëtar po ndjen urgjencën për ta zgjidhur çështjen duke pasur parasysh luftën e Rusisë dhe se Kremlini ka kohë që kërkon ta joshë Ballkanin të rrijë larg BE-së.

Lajçak ka thënë se liderët e Kosovës dhe Serbisë janë të gatshëm për takim – por “problem është rezultati”.

“Dy takimet e fundit ishin në rregull sa i përket atmosferës, por vizionet e dy liderëve nuk u përputhën. Ka gjithmonë pritje të mëdha nga këto takime”, ka shtuar ai.

Sipas tij, përsëritja e tensioneve të përcjella nga zgjidhjet e përkohshme po bën që negociatorët të angazhohen në “fikjen e zjarrit, pasi s’mund të ketë fokus në normalizim kur ka kriza”.

Përderisa kriza e fundit “ka marrë fund”, ka thënë ai, “shpresoj që të mos ketë në javën e ardhshme krizë tjetër – ose të harrojmë për normalizim”.

Sipas tij, aktualisht koha është ideale për zgjidhjen e çështjes Kosovë-Serbi dhe nëse humb ky rast, mosmarrëveshja mund të zgjasë me dekada.

“Tani për tani, kemi strukturë shumë të favorshme: Kemi vëmendjen e top-lidershipit në SHBA dhe BE, dhe kemi bashkëpunim të shkëlqyer BE-SHBA – prandaj kjo është dritare e vërtetë e mundësisë, diku deri në dhjetor 2023 ose fillim 2024”, ka thënë Lajçak.

Zgjedhjet e Parlamentit Evropian dhe ato presidenciale në SHBA do të mbahen më 2024.

“Nëse gjërat nuk bëhen deri atëherë, do të duhet të nisim gjithçka nga fillimi. Nëse kthehemi në kriza e përplasje, të harrojmë afatet”, ka thënë Lajçak.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
4 Comments
  • Vala says:
    December 29, 2022 at 10:53 pm

    ENDE SE KUPTON
    SERBI ESHTE XHELATI
    MERRUNI ME TE
    KAQ DI DHE VESHGJATI

    Reply
  • I paemer says:
    December 30, 2022 at 8:20 am

    E dine mire qe pa mbaruar lufta ne Ukraine dhe marreveshja per paqen Rusi-Ukraine, Vucic nuk do te njohe Kosoven, me shpresen per rrembimin e veriut te saj
    Emisaret qe vizitojne Prishtinen dhe Beogradin bejne “sikur”, shqip “me u gjind Kola ne pune”.

    Reply
  • putini says:
    December 30, 2022 at 8:43 am

    po nuk u bllokuan ndihmat nga BE.serbia do vazhdoje te beje punen e saj.Bllokoni Eurot qe i jepni,tundeni njehere nga themeli dhe do te shikoni si do ulet si pule.Ju Europianet e beteme te rendesishem se sa ishte ne Europe e ballkan…

    Reply
  • Fatmir Lohja says:
    December 30, 2022 at 12:24 pm

    Lojcaku vetem diplomat nuk eshte.Mendoj se me djeta e shpenzime te udhetimeve,shume para merr ,per pune te pabere!?

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Lamallari: Mund të shpallim persona të tjerë “Non Grata”
  • Dalin emrat e subjekteve juridike nga Shqipëria që janë në listën e zezë amerikane
  • Lëkundje tërmeti në Berat
  • VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  • A mund të zhvillohet Shqipëria pa humbur veten?

Komentet e Fundit

  1. Gani USA on “Si do bënim ne pa ty”, letra e arkitektit holandez për Ramën: Mos bëj më zgjedhje, shpallu mbret se ke shumë shije
  2. L.H on Vajzat e Revolucionit të Flamingove
  3. 👺 n'burg, 🥶 n'burg on Vajzat e Revolucionit të Flamingove
  4. demo on Një turist në protestë
  5. Vlora 97 on VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?