Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Lajm i shkëlqyer”! Grenelli i gëzohet shpërndarjes së Kuvendit nga Osmani, shpreson në rikthimin e Thaçit për zgjedhje
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > “Lajm i shkëlqyer”! Grenelli i gëzohet shpërndarjes së Kuvendit nga Osmani, shpreson në rikthimin e Thaçit për zgjedhje
AktualitetKosovë

“Lajm i shkëlqyer”! Grenelli i gëzohet shpërndarjes së Kuvendit nga Osmani, shpreson në rikthimin e Thaçit për zgjedhje

Published: March 7, 2026
Shpërndaje

I dërguari i presidentit amerikan për misione të posaçme, Richard Grenell, ka sugjeruar rikthimin në politikë të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, duke thënë se ai mund të marrë edhe postin e kryeministrit në të ardhmen, në një kohë kur vendi po përballet me mundësinë e zgjedhjeve të reja pas dekretit të presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit.

Thaçi aktualisht ndodhet në paraburgim në Hagë, ku po përballet me akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Dhomat e Specializuara të Kosovës, akuza ndaj të cilave është deklaruar i pafajshëm.

Në një postim në rrjetin social X, Grenell shkroi: “Lajm i shkëlqyer. Zoti po na përgatit të gjithëve për rikthimin e Hashim Thaçit! Thaçi për kryeministër”.

- Publicitet -

Deklarata e tij vjen në një kohë kur procesi gjyqësor ndaj Thaçit në Dhomat e Specializuara në Hagë po shkon drejt përfundimit.

Më 18 shkurt, Thaçi dhe bashkë-të akuzuarit e tjerë – ish-kryeparlamentarët Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi, si dhe ish-deputeti Rexhep Selimi – u deklaruan sërish të pafajshëm në deklaratat përmbyllëse në gjykatë.

Ish-eprorët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, akuza që të katërtit i kanë mohuar.

Prokuroria ka kërkuar që ata të shpallen fajtorë dhe të dënohen me nga 45 vjet burgim secili, ndërsa ekipet mbrojtëse kanë kërkuar lirimin e tyre, duke argumentuar se nuk ka prova për krimet e pretenduara.

Tani, gjykatësit kanë deri në tre muaj kohë për të marrë një vendim ose për të kërkuar zgjatje të afatit.

Komentet e Grenellit vijnë gjithashtu në një moment tensioni politik në Kosovë, pasi vendi po përballet me krizë institucionale lidhur me zgjedhjen e presidentit.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nxori dekret për shpërndarjen e Kuvendit pasi ky institucion dështoi ta zgjedhë presidentin e ri deri më 5 mars. Partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje u ankua ndaj vendimit në Gjykatën Kushtetuese.\

Osmani i mblodhi partitë politike për të diskutuar për zgjedhje të reja, por në takim nuk mori pjesë partia e kryeministrit Albin Kurti. Kurti e quajti dekretin “jokushtetues”, duke thënë se Kushtetuta parasheh afat prej 60 ditësh për zgjedhjen e presidentit dhe se zgjedhjet nuk janë zgjidhje.

Seanca e 5 marsit në Kuvend dështoi në mungesë kuorumi, pasi deputetët e partive opozitare nuk morën pjesë në votim.

Grenell ka qenë i përfshirë më herët në zhvillimet politike që lidhen me Kosovën. Në nëntor të vitit 2019, ai u emërua nga presidenti i atëhershëm amerikan, Donald Trump, si i dërguar i posaçëm për negociatat mes Kosovës dhe Serbisë.

Në vitin 2020, gjatë këtij mandati, Kosova dhe Serbia nënshkruan në Shtëpinë e Bardhë marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike – të njohur si Marrëveshja e Uashingtonit – e cila nuk është zbatuar kurrë në tërësi.

REL

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • nastradini says:
    March 7, 2026 at 6:56 pm

    Gazeta DITA:

    Nuk eshte korrekte me lexuesit e shumte te ketij forumi te publikoni lajme te paverteta “FAKE”,

    sepse:

    PEDERASTI RICHARD GRENELL NUK ESHTE I DERGUARI I TRUMP PER MISIONE TE POSACME DHE VJOSA OSMANI ISHTE PRESIDENTJA REZIL-AMORALE E KOSOVES QE I KENDOI LAVDI KILLERAVE TE AHMET KRASNIQIT DHE SIMPATIZANTEVE TE LDK.

    Nga ana tjeter Richard Grenell ishte ai antishqyptar i terrbuar qe donte ta ndante Kosoven me Vucicin si “byreku ne tepsi”. per te arritur kete qillim diabolik, perdori Edi Ramen per te bindur Hashim Thacin te pranonte propozimin gjasme nga Washingtoni per t’i falur Mitrovicen dhe Veriun e Kosoves per dy aspra, sepse Hashimi e kishte treguar me vepra qe i kshte falur Malit te Zi territorin e Kosoves, per te shpetuar koken e tij. Nje fjale e urte ne SHBA thote: “Kur te lavderon pederasti, mesiguri te pret nje gje e LIGE”, prandaj e deboi me hu Presidenti Trump, pederastin Richard Genell ne mandatin e tij te dyte. Ja cfare shkruan interneti:

    “Në tetor 2019, Trump emëroi Grenell një të dërguar special për negociatat e paqes midis Serbisë dhe Kosovës. Pas muajsh bisedimesh diplomatike, më 20 janar 2020, Grenell lehtësoi negociatat midis Serbisë dhe Kosovës per shkembim territoresh, qe u anulua për shkak të padisë së Hashim Thaçit për krime lufte. Me vone Grenell ushtroi presion te papare mbi kryeministrin e Kosovës Albin Kurti që të pranonte një marrëveshje të favorshme për Serbinë, duke përfshirë heqjen e tarifave dhe rënien dakord symbyllur për shkëmbime territoresh, dhe kërcënoi publikisht se do të tërhiqte paqeruajtësit amerikanë. Analiza thotë se kjo kontribuoi në largimin e Kurtit nga posti i kryeministrit, duke shkaktuar protesta popullore nga mbështetësit e tij. Në prill 2020, Grenell tha se administrata po shqyrtonte politika për të zvogëluar ndarjen e inteligjencës me vendet që kriminalizojnë pederastine dhe homoseksualitetin. Më 10 shkurt 2025, Trump emëroi Grenell si drejtor ekzekutiv të përkohshëm të Qendrës Kennedy pa asnje detyre tjeter nga Departamenti i Shtetit. Në shkurt të vitit 2025, sipas Financial Times, Richard Grenell luajti një rol kyç në lirimin e krimineleve Andrew Tate dhe vëllait të tij Tristan, dy persona me ndikim të ndjekur penalisht në Rumani me akuza për përdhunim dhe trafikim qeniesh njerëzore. Ai e diskutoi çështjen me Ministrin e Jashtëm rumun Emil Hurezeanu në Konferencën e 61-të të Sigurisë në Mynih. Grenell mohoi çdo presion mbi qeverinë rumune. Gjithashtu në shkurt të vitit 2025, tabloidi gjerman Bild raportoi se Grenell po zhvillonte negociata sekrete me Rusinë në Zvicër për të thyer embargon dhe rihapur tubacionin Nord Stream 2. Grenell perseri mohoi çdo përfshirje.Grenell është një republikan i regjistruar. Ai ka një partner të hershëm, Matt Lashey. Në qershor të vitit 2013, Grenell zbuloi se ishte diagnostikuar me limfomë dhe kishte filluar kimioterapinë.”

    Reply
  • demo says:
    March 7, 2026 at 7:41 pm

    Gezohet Hasmi.Nuk tutet Kosova se u rrezua Osmani.Sa ti ngjitet Partive Fituese,le te formoje partine e vet dhe te vleresoje realisht sa mbeshtetje ka.Shqiptaret duan Kosoven shtet pa zajednica dhe kete e garanton vetem Albin Kurti me Vetvendosjen.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Letër e hapur socialistëve shqiptarë: Zgjohuni!
  • Tetë ditë protestë: Nga Narta te “Shqipëria e re”
  • Guacka e Zvërnecit
  • ARRSH hap procedurën, 6 mbikalime për këmbësorët do ndërtohen në autostradën Tiranë-Durrës
  • Alarm në Kremlin, Putini rrezikon humbjen historike në Kaukaz

Komentet e Fundit

  1. Buda on Totalisht e dështuar, por RTSH kërkon rritje të tarifës e buxhet shtesë në Kuvend
  2. AI on “Shqipëria nuk shitet”, sot protesta e tetë në Tiranë: Rama të japë dorëheqjen
  3. Liria on Tetë ditë protestë: Nga Narta te “Shqipëria e re”
  4. AI on 06 qershor 2026
  5. Phoenix on Zvërneci, si u ul mbrojtja nga ‘Rezervat’ në ‘Peizazh’

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?