Ky fundvit do të jetë ndryshe për të gjithë Brazilin, të cilët do të mbajnë zi për ndarjen nga jeta të legjendës së futbollit, Pele.
Më 2 janar, pritet të zhvillohen nderimet për Pelen, trupi i të cilit do të vendoset në stadiumin e Santos, Vila Belmiro, ku qytetarët do të kenë mundësinë që t’i japin lamtumirën e fundit legjendës së futbollit.
Arkivoli me trupin e Peles do të qëndrojë për 24 orë në stadium, ku më pas do të zhvendoset drejt banesës së fundit.
Sipas mediave të huaja, trupi do të përshkrojë rrugën e shtëpisë ku jeton nëna e Peles, e më pas do të zhvendoset drejt një godine ku do të prehet i qetë pranë anëtarëve të tjerë të familjes së tij.
Godina 14-katëshe e quajtur Memorial Necropole Ecumenica është një varrezë e madhe. Pavarësisht se atje prehen të vdekurit, ajo nuk i ngjan aspak varrezave normale.
Brenda godinës ka ujëvara e kopshte të shumtë me bimë ekzotike. Në tarracën e godinës është edhe një kafene, ndërsa pjesa më e çuditshme është një muze i madh për makina.
Kjo godinë është ideuar në vitin 1983 nga arkitekti Pepe Altstut, dhe shërben edhe si atraksion turistik.

j.l./ dita

E verteta per futbollistin Pele:
Kjo eshte vetem nje loje teatri per te genjyer njerezit qe edhe Pele si milioner i pasur me mundesi te pafundme nuk paska pasur ca te bente kunder kancerit. Se me vaksinat e Covidit kanceri do perhapet akoma me shume. Por sidomos nga infarktet ne zemer do vdesin qindra miliona njerez. Edhe kjo loja me ikjen nga skena te Peles sherben qe njerezit te ambjentohen me gjenocidin e madh edhe t’u duket e zakonshme se edhe te famshmit si Pele po vdesin tani ne kete kohe. Mos u mashtroni nga mediat.
Pele jeton edhe nuk ka vdekur. Pele eshte nje sherbetor i elites se Londres edhe arritjet e tij ne futboll i ka pasur fale dopingut. Pele, Maradona edhe te tjeret si Messi dhe Ronaldo marrin kane marre edhe marrin doping edhe gjithashtu rezultatet e ndeshjeve i ka planifikuar edhe fiksuar edhe me sa gola do behen vet elites e Londres qe sundon tere boten. Si te tera gjerat e mediave edhe futbolli eshte thjeshte nje mashtrim.
Lefo’FTERI’ Werr-Werr-Werr-i, Pele nuk paska vdekur…! Deri ketu arriti marrezia jote jashte funksionit mor matuf? Jepi, Fterrucio, traplliqet e tua jane humor i mire per kete Vit te Ri…Gezuar!
@ Edi, degjo ketu ti Edvin Rama se nuk jam fteri por Balena me te gjitha te verteta.
More vesh?