Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Larg resorteve të luksit, pse elita politike e Kinës do t’i kalojë pushimet në këtë qytet të thjeshtë bregdetar
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Larg resorteve të luksit, pse elita politike e Kinës do t’i kalojë pushimet në këtë qytet të thjeshtë bregdetar
BoteLajmi i fundit

Larg resorteve të luksit, pse elita politike e Kinës do t’i kalojë pushimet në këtë qytet të thjeshtë bregdetar

Published: August 6, 2026
Shpërndaje

Ndërsa shumë liderë botërorë zgjedhin destinacione luksoze si Saint-Tropez, Monako apo ishujt privatë për pushimet verore, elita politike kineze ndjek një traditë krejt tjetër.

Udhëheqësit më të lartë të Kinës kalojnë pushimet në Beidaihe, një qytet bregdetar i thjeshtë, rreth 300 kilometra në lindje të Pekinit, larg luksit të hoteleve me pesë yje dhe jahteve milionëshe.

Çdo verë, presidenti Xi Jinping dhe bashkëpunëtorët e tij më të afërt largohen nga vëmendja publike për rreth 10 deri në 14 ditë.

- Publicitet -

Nuk bëhen njoftime zyrtare për pushimet e tyre, ndërsa masat e sigurisë në Beidaihe shtohen ndjeshëm që në fillim të korrikut. Fluturimi i dronëve ndalohet, lundrimet private kufizohen dhe zona monitorohet me kujdes.

Zgjedhja e këtij destinacioni nuk është rastësore. Xi Jinping e ka ndërtuar imazhin e tij politik mbi luftën kundër korrupsionit dhe promovimin e thjeshtësisë në administratën shtetërore.

Për këtë arsye, një resort modest shihet si simbol i etikës së zyrtarit publik, duke shmangur çdo perceptim se pushteti përdoret për privilegje personale.

Larg resorteve të luksit! Pse elita politike e Kinës do t’i

Beidaihe nuk ngjan aspak me resortet luksoze ndërkombëtare. Qyteti karakterizohet nga vila të vjetra të stilit sovjetik, ndërtesa pushimi për punëtorët, restorante të thjeshta me ushqime deti dhe plazhe ku pushojnë familje të zakonshme kineze.

Pikërisht ky kontrast shërben si mesazh politik: drejtuesit duhet të duken pranë qytetarëve, jo të shkëputur prej tyre.

Tradita e pushimeve në Beidaihe daton që nga viti 1953, kur Mao Ce Duni e zgjodhi qytetin si vend pune gjatë verës. Në atë kohë, temperaturat e larta në Pekin dhe mungesa e ajrit të kondicionuar e bënin qytetin bregdetar një alternativë ideale.

Me kalimin e viteve, aty u zhvilluan edhe disa nga mbledhjet më të rëndësishme të udhëheqjes kineze, ku u morën vendime që ndikuan në historinë e vendit.

Edhe sot, megjithëse rëndësia politike e Beidaihe ka ndryshuar, qyteti mbetet simbol i mënyrës sesi pushteti përpiqet të ruajë një imazh të përmbajtur. Çdo vit, aty organizohen edhe takime me akademikë dhe ekspertë të njohur, të cilët diskutojnë tema strategjike si inteligjenca artificiale dhe zhvillimi ekonomik.

Paradoksi është se, pavarësisht thjeshtësisë së destinacionit, Beidaihe është një nga vendet më të ruajtura në Kinë gjatë verës. Askush nuk e di saktësisht se kur mbërrijnë drejtuesit më të lartë dhe pjesët ku ata qëndrojnë mbeten të paarritshme për publikun.

Në të njëjtën kohë, miliona turistë të zakonshëm vazhdojnë të shijojnë plazhet e qytetit, pa pasur pothuajse asnjë kontakt me elitën politike. Kjo krijon një kontrast interesant mes jetës normale të pushuesve dhe misterit që rrethon udhëheqjen kineze.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • INSTAT: 13% e territorit të vendit rezulton i braktisur nga 2011-2023, kryesojnë zonat malore
  • Tre dekada në arrati për tre vrasje, SHBA ekstradon në Shqipëri Sokol Hoxhën
  • Senati amerikan konfirmon Eric Wendt si ambasador të ri në Shqipëri, pritet firmosja nga Trump
  • Larg resorteve të luksit, pse elita politike e Kinës do t’i kalojë pushimet në këtë qytet të thjeshtë bregdetar
  • Zbulohet në detin Jon 83 vite pas fundosjes anija e rrallë gjermane e Luftës së Dytë Botërore

Komentet e Fundit

  1. Oficeri i artilerise on Dalin fotot e kalasë së Beqirit: Nga tenderat e AKSHI-t, te fortesa shekullore në Francë, ja ku kanë përfunduar miliona euro të taksapaguesve shqiptarë
  2. Oficeri i artilerise on “Lajmi ra si bombë”, kryebashkiaku socialist kundër PS për bashkimin e Divjakës me Lushnjen
  3. realisti on Besa dhe Besueshmëria!
  4. Dashi on Boshllëku i Lirisë
  5. demo on 302 milionë dollarë për mbrojtjen, SHBA ratifikon marrëveshjen me Shqipërinë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?