Duket se rikthimi i Lionel Messit te Barcelona nuk mund të ndodhë pa ‘ndëshkuar’ përgjegjësit që e mashtruan më 2021, duke përdorur alibinë ekonomike të pamundësisë së pagesës dhe zëmërimin e tifozëve. Presidenti Johan Laporta ka vendosur t’i tregojë prova argjentinasit, se e ka seriozisht dëshirën e tij që të kthehet në Katalonjë, e t’i bëjnë një festë largimi kur të vijë koha, ashtu siç dhe e meriton, dhe jo nga dera e pasme. Krisja me PSG dhe ikja në Arabi pa leje ishte shenja e argjentinasit, teksa sot i janë përgjigjur dy prej drejtorëve të klubit; njëri i larguar zyrtarisht dhe tjetri në proces dorëheqjeje.
Këtë të martë, Barcelona njoftoi largimin e Mateu Alemany, si Drejtor i Futbollit. Zyrtarisht do të largohet më 30 qershor, për t’iu bashkuar Aston Villas. Mund të mos jetë i vetmi largim, pasi edhe Jordi Cruyff po mendon të largohet nga klubi në fund të sezonit. Drejtorit aktual sportiv të klubit “blaugrana” i përfundon kontratën qershorin e ardhshëm dhe nuk është aspak i qartë nëse do të rinovojë, pavarësisht se klubi dëshiron që ai të vazhdojë dhe po planifikon t’i ofrojnë rinovimin.
Me largimin e Alemany-t është thyer treshja e formuar bashkë me Jordi Cruyff me Xavi Hernández. Tre persona që punonin shumë mirë së bashku, pasi kishte marrëdhënie shumë të mira mes tyre. Tani treshja tashmë është ndarë dhe Xavi mund të mbetet vetëm nëse Jordi Cruyff vendos të largohet. Ai ka kohë që mendon se çfarë të bëjë me të ardhmen e tij. Largimi i Alemany-t, me të cilin shkoi shumë mirë në nivel profesional, nuk e ndihmon për të vazhduar. Jordi ka dashur gjithmonë ta ketë në dorë të ardhmen e tij. Për këtë arsye ai ka rinovuar vetëm për një sezon. Mbetet për t’u parë nëse me largimin e Alemany-t klubi do të bëjë një lëvizje për të mbajtur Jordin në klub.