Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Lëmshi i kompetencave “përmbyt” Shqipërinë, institucionet në ‘përplasje’ për përgjegjësitë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Lëmshi i kompetencave “përmbyt” Shqipërinë, institucionet në ‘përplasje’ për përgjegjësitë
KronikeLajmi i fundit

Lëmshi i kompetencave “përmbyt” Shqipërinë, institucionet në ‘përplasje’ për përgjegjësitë

Published: January 19, 2026
Shpërndaje

Me reformën territoriale të vitit 2014, bashkitë morën kompetenca të reja për administrimin dhe mirëmbajtjen e infrastrukturës së kullimit në territorin e tyre.

Sakaq qeveria mbajti të drejtat mbi kolektorët e mëdhenj, veprat hidroteknike strategjike dhe stacionet e mëdha të pompimit, si dhe mbi politikat kombëtare të mbrojtjes nga përmbytjet.

Sipas ligjit për Pushtetin Lokal, bashkitë kanë përgjegjësinë direkte për administrimin dhe mirëmbajtjen e kanaleve të kullimit, pra atyre kanaleve që ndodhen brenda territorit të bashkisë dhe që shërbejnë drejtpërdrejt për mbrojtjen e tokave bujqësore, serave dhe zonave të banuara nga përmbytjet.

- Publicitet -

Përgjegjësitë e bashkive lidhen me pastrimin periodik të kanaleve, heqjen e inerteve, riparimet e vogla dhe ndërhyrjet emergjente në raste reshjesh intensive.

Bashkitë kanë gjithashtu detyrimin të planifikojnë dhe financojnë këto ndërhyrje nga buxhetet e tyre, si dhe të reagojnë të parat në terren kur uji del nga shtrati. Pushteti vendor është hallka që përballet drejtpërdrejt me pasojat, me fermerët dhe me dëmet konkrete.

Pushteti qendror, nga ana tjetër, mban kompetencën mbi kanalet kryesore të kullimit, kolektorët e mëdhenj, veprat hidroteknike strategjike dhe stacionet e mëdha të pompimit, si dhe mbi politikat kombëtare të mbrojtjes nga përmbytjet.

Përmes Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe strukturave të saj vartëse, ai planifikon investimet e mëdha, financon rehabilitimin e infrastrukturës kryesore dhe merr vendime strategjike për menaxhimin e prurjeve ujore në shkallë rajonale ose kombëtare.

Dublimi i kompetencave shfaqet pikërisht në pikën ku kanali kryesor lidhet me kanalin lokal. Ekspertët shpjegojnë se në terren funksionimi i njërit kushtëzon drejtpërdrejt tjetrin. Kur kanali kryesor nuk pastrohet ose nuk ka kapacitet të mjaftueshëm, ai mbingarkon kanalet lokale, të cilat janë përgjegjësi e bashkive.

Bashkitë përballen me përmbytjet, por nuk kanë kompetencë të ndërhyjnë në veprën që e shkakton problemin. Nga ana tjetër, pushteti qendror shpesh ndërhyn në kanalet kryesore pa një koordinim të plotë me mirëmbajtjen lokale, duke krijuar një zinxhir të ndërprerë funksional, shpjeguan ekspertët.

Dublimi bëhet më i dukshëm në situata emergjente. Vendimet për hapjen e portave të digave apo menaxhimin e prurjeve merren nga pushteti qendror, ndërsa pasojat i përballojnë bashkitë.

Një tjetër formë dublimi lidhet me strukturat administrative. Pushteti qendror, përmes Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe agjencive të saj, ushtron mbikëqyrje dhe kontroll teknik, ndërsa bashkitë kryejnë monitorim në terren përmes strukturave të tyre. Në vend që këto nivele të plotësojnë njëra-tjetrën, shpesh prodhojnë raporte paralele dhe reagime të vonuara.

Ky dublim kompetencash ndikon drejtpërdrejt në punën në terren, ndërsa përgjegjësia institucionale shpërndahet mes niveleve të qeverisjes.

Në raste përmbytjesh, vendimmarrja është qendrore, reagimi është lokal dhe fatura ekonomike dhe sociale bie mbi komunitetet. Ky fragmentim është arsyeja pse përmbytjet shpesh trajtohen si ngjarje natyrore, ndërkohë që pas tyre fshihet një dështimi i institucioneve, shpjegojnë ekspertët.

Monitor.al

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • Ppsh says:
    January 19, 2026 at 12:56 pm

    Durim o kafshe popull qe nuk mesove kurre…
    Pas universitetit te deleve do krijojme universitetin e kullimit
    Do japim aq shum para sa qe do kemi kanale prej floriri

    Reply
  • xxx says:
    January 19, 2026 at 6:16 pm

    Prandaj ishte krim i Edvinirames, nje horr i djathte, ne krye te PS ende te majte atehere, kur Decentralizoi kompetencat e pushteti Qendror si njesia e vetme pergjegjse deri ne kapilar per rrjetin e kullim bonifikimeve.
    Shihni te njrjten gje i kerkon sot RTSH, TVpublik, nuk u jap nje qindarke nga taksat po nuk u privatiziat, u thote, kaq ta beni dhembin.
    Pra fondet publike jane dhe nje pjese u takon RTSH, por Edvinrama nuk ua akordon sepse u kerkon privatizim per arsye se RTSH u dashka te gjeneroje FITIM. Ky eshte koncepti i publikes te filistineve si edvini me te tjere ne PiSin e djathte.
    Kete pra beri dhe me reformen administrative (dhe te tjera varg pas saj) duke “Decentralizuar” kompetenca jetike per popullaten, ky parazit qe per vete vetem konsumon miliona e miliarda – Me punen e te cilit rritje njohin vetem borxhet tona.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Arrestohet në Greqi biznesmeni Ilir Shtufi
  • ​Kush i ka thënë Kryeministrit që duam të jemi si Dubai?!
  • 35-vjetori i Partisë Socialiste, fjala e plotë e Ramës: Shqipëria s’ka qenë kurrë në shitje
  • Momente tensioni, protestuesit konfliktohen fizikisht me militantët e Ramës, ndërhyn policia
  • Incident në protestë, djali i Paulin Sterkajt fyen influenceren dhe protestuesit, qytetarët i vihen në ndjekje

Komentet e Fundit

  1. prehistoriku on ​Kush i ka thënë Kryeministrit që duam të jemi si Dubai?!
  2. Vlora 97 on ​Kush i ka thënë Kryeministrit që duam të jemi si Dubai?!
  3. Jimi on ​Kush i ka thënë Kryeministrit që duam të jemi si Dubai?!
  4. Gim on ​Kush i ka thënë Kryeministrit që duam të jemi si Dubai?!
  5. K R on 35-vjetori i Partisë Socialiste, fjala e plotë e Ramës: Shqipëria s’ka qenë kurrë në shitje

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?