Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Letër e hapur demokratëve nga unë revolucionari që kam 32 vjet me sakrifica sublime për atdheun…”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > “Letër e hapur demokratëve nga unë revolucionari që kam 32 vjet me sakrifica sublime për atdheun…”
AnalizaKryesoreopinionPolitike

“Letër e hapur demokratëve nga unë revolucionari që kam 32 vjet me sakrifica sublime për atdheun…”

Published: November 11, 2022
Shpërndaje

Nga Viktor Malaj

Botuar në DITA

 

- Publicitet -

Të dashur demokratë e demokrate! Siç e dini, ne jemi partia e Dhjetorit 1990, përmbysëse e diktaturës më të egër në Evropë, ne jemi sjellësit e demokracisë pas pesëdhjetë vjetëve errësirë, dhunë e terror. Ne jemi ata që përmbysëm etërit mizorë (Pa zë: “ah sa i kam dashur unë dikur ata pleq hijerëndë!”), por ne jemi ata që do të përmbysim edhe bijtë e etërve, Edvin Kristaq Ramën dhe narkoshtetin e tij.

Kjo situatë e krijuar në Shqipëri nuk mund të durohet më prandaj, jo vetëm demokratët por gjithë shqiptarët e ndershëm, edhe socialistët e ndershëm (me mendje: të gjithë ata që më ndjekin mue janë të ndershëm) do të bashkohemi për t’i dhënë dermën regjimit të kleptokracisë. Dhe, mos harroni se ashtu siç bëmë Revolucionin e Dhjetorit 1990 (dëgjuesit: “Ha, ha, haaa!) do të bëjmë edhe revolucionin e sotëm.

Demokracia na asht besue vetëm ne dhe vetëm ne mund ta zhvillojmë atë, ashtu siç kemi veprue tash 32 vjet. Partia Demokratike është sot më e besueshme se kurrë më parë (Ufff!), po aq edhe më shumë se në vitin 1991, ndërsa unë kam sot epërsinë morale më të madhe se kurrë më parë (Po, po, poooo!) Partia Demokratike nuk e meriton të rrijë në opozitë asnjë ditë. Ajo është e shkuara, e sotmja dhe e ardhmja.

Kopertina e Ditës, 11 Nëntor 2022

Në Shqipëri është instalue një regjim sorosian, antishqiptar dhe i korruptue, më i korruptuemi në botë. Këtij regjimi ia ka zgjatur jetën besëthyeri dhe sharlatani Lulzim Basha, për zgjedhjen e të cilit si kryetar partie unë kërkoj ndjesë sepse i pata thënë Edi Palokës dhe shumë paloqeve të tjerë t’i manipulonin votat për zgjedhjen e tij (Dëgjuesit: “Uuuuu! Pse, nuk paska funksionuar procesi demokratik në partinë “e vetme” demokratike?!!!).

Në Shqipëri është instalue narkoshteti. Ligjin e bën krimi dhe kriminelët. Shqipëria është sot vendi më i rrezikshëm në Ballkan dhe, madje, edhe në Evropë (Kujtoi në çast, por nuk i dha zë: Instituti Ndërkombëtar i Ekonomisë dhe Paqes e rendit të 41-n midis 163 shteteve. Ç’ka më duhet mue, këta duhet të jenë të Sorosit!).

Tani, unë i them Edvin mafies të dorëzohet, ta lërë pushtetin dhe të ikë nga sytë-këmbët. Edvin! Merre si mëshirë që po të kërkojmë vetëm të largohesh nga pushteti sepse ti meriton ose burgun, ose fatalitetin. Të jesh i bindur se do të të krehim në Lanë… Ik shpejt se nuk do të vijnë marinsat amerikanë, do të vijnë rambot e demokracisë nga Mamurrasi, Bushati e Lazarati dhe me lecka do të të krehin nga ajo zyrë, si dikur Fatos Nanon. Vrimë miu nuk do të gjesh të futesh! Ne jemi demokratë, jemi paqësorë; kështu kemi qenë gjithmonë. Ne besojmë në vlerat e paqes e lirisë…

Dëgjoje zërin e Çadrës sepse Çadra përfaqëson të ardhmen. Edvin! Mos i rri larg zgjidhjes politike se alternativë do të kesh vetëm zgjidhjen fatale. Po, po, të pret fataliteti ty kryekriminel dhe tradhtar! Unë kujtoj me respekt dhe nderim të gjithë deputetët e Parlamentit shqiptar të zgjedhur me votime të lira, të drejta e të ndershme në maj 1996. Ne luftojmë për Shqipërinë e votës së lirë kurse Edi Rama lufton për Shqipërinë e karriges së tij.

Ne nuk e duam pushtetin për vete por për t’ia kthyer popullit sepse ia ka rrëmbyer neobllokmeni. Për 110 vjet të shtetit shqiptar, askush nuk ka vjedhur sa Edi Rama (Me vete: “sa keq, ma ka kalue! se unë duhet të jem kudo dhe kurdoherë në vendin e parë). S’ka dyshim se Edi Rama është armik. Ai që dhunon votën e qytetarëve është armik i lirive të qytetarëve të tij ( Hmmm! Ju flet ideuesi dhe drejtuesi i zgjedhjeve të 26 majit 1996, i shpallur non-grata si minues i demokracisë?!).

I them Edi Ramës, mos luaj me fatet e pluralizmit se po të pret fati i paraardhësve të tu (Ouu! Mos po kuptohet se e dashka me ndenj Ramën 45 vjet në pushtet!). Të ngrihemi në protesta e t’i rrëzojmë. Këta marrin vesh vetëm gjuhën e forcës. Nuk ka gjuhë tjetër që shkon me këta bastardë. Po qe nevoja do të rrëmbejmë edhe armët. Po, po edhe armët. Po të them unë ty… Jo, po më thuej ti mue! Nuk rrëzohet ndryshe narkoshteti.

Gjithë Perëndimi është me ne dhe do të na përkrahë (ashtu si në 14 shtator 1998). Me një vendim të padrejtë dhe të falsfikue Sekretari Blinken (e kujton Foreign Office, por nuk e shqipton) më ka shpallur person non-grata. E sfidoj atë dhe së shpejti gjykata franceze do e dënojë z. Blinken për shpifje kundrejt personalitetit tim. Jam Sali Berisha unë oreeee! Unë vdes për Amerikën dhe së bashku me ta kemi punue dikur për rrëzimin e komunizmit prandaj ky vendim i padrejtë më ka nervozue sepse më ka prekë nderin dhe dinjitetin tim.

Ky vendim është i përkohshëm dhe ka ardhë si rezultat i lobimit të kriminelit Edvin Rama dhe antishqiptarit Xhorxh Soros sepse unë i kam pengue për ndarjen e Kosovës sipas planeve Ruso-Serbe. Kohët e fundit jam vu në dijeni nga qytetari dixhital dhe disa miq të mitë dixhitalë në SHBA se edhe Lulzim Basha ka lobue kundër meje. Po, po! Ju them unë ju. Unë ju garantoj ju se së shpejti do të zbulohen të gjitha planet e tyre kundër meje. Ndihem i fyer sepse e konsideroj veten antikomunistin më të madh në Shqipëri e, madje edhe në Ballkan.

Unë kam qenë i shtypur dhe pa dinjitet përpara 1990 prandaj u ngrita kundër regjimit gjakatar të Hoxhës. Ah sa e kam urryer unë Enver Hoxhën dhe familjen e tij! Për këtë kam fotografi dhe dëshmi të tjera historike të pakontestueshme. Të dashur shqiptarë e shqiptare! Sot është koha për një revolucion të dytë, për të rikthyer demokracinë e nëpërkëmbur nga Edvin Droga dhe sekti i Rilindjes, për të rivendosur demokracinë e vërtetë, domethënë atë që patëm vendosur ne në vitet ’90 dhe 2000.

Dikush më ka akuzue për vrasjet e 21 janarit. Pse, çfarë prisnit ju, t’i dorëzonim pushtetin Edvin Kristaq Ramës? Ne vetëm kemi zbatuar ligjin. Më vjen keq t’ju them por ata morën atë që meritonin. Po, po, kushdo që iu afrohet mureve të zyrave të mija do të ketë të njëjtin fat, edhe sikur të vriten 300 apo 3000. Kushdo që do të rrethojë qoftë edhe një postë policie, do të asgjësohet pa paralajmërim.

Nëse do i afroheshin zyrave të mija përsëri, përveç katër snajperave, Sali Berisha do të ishte snajperi i pestë. Edi Rama do të asgjësohej në vend dhe unë do i bëja funeralin më madhështor në historinë e Shqipërisë. Ne jemi demokratë. Këtë s’e luen as topi. Pse qesh ti atje? Me kë flet ti? Po nëna dhe motra jote çfarë do të bëhen? Prostituta do të bëhen… Shiko, mos më bëj ashtu mue se unë të vras!… Po ti bushtër çfarë ke? Pse nuk ma jep fjalën mue në Parlament sa herë të due?… A e di ti i biri i kujt je? Po gjyshi yt kush ka qenë? Hëëë,.. halla jote… jo po ti ke pasur një dajë kriminel… Burri i tezes tënde ka qenë zyrtar i Sigurimit të Shtetit… Aaaa, jeni nostalgjikë të regjimit të etërve, jeni të parinovueshëm. Nuk keni shpëtim!… Mos më bëni ashtu mue se ja u ngrij buzëqeshjen në buzë. Më thonë Sali Berisha mue. More vesh apo jo?

Kjo protestë ka si synim mbrojtjen dhe rivendosjen e votës së lirë. Ne jemi krijue si parti e zgjedhjeve të lira dhe për këtë po sakrifikojmë sot. Për votën e lirë dhe për fjalën e lirë ia vlen çdo sakrificë dhe ne do e rikthejmë atë (Dëgjuesit: “Zot bëji ëndërr këto që po dëgjoj dhe vetë fantazmën që po i thotë!”). Unë nuk luftoj për pushtet personal. As në vitin 1990 nuk luftova për këtë (Me mendje: “shqiptarët nuk kanë kujtesë). Nuk kam qenë asnjëherë i apasionuar pas qëndrimeve të gjata në pushtet (Dëgjuesit: “vërtet e ke !!!”). Partia Demokratike është për fitore ose për vdekje. Rama si kryeministër e meriton ballit, jo vetëm bojën. Unë e kam deklarue dhe e deklaroj se kam qenë dhe jam kundër Reformës në Drejtësi e cila mbahet me paratë e Aldo Bareve dhe deri tani ka dështuar pasi ajo realizoi vetëm qëllimin e saj sorosian.

Sapo të vijmë në pushtet do ta çmontojmë dhe do të bëjmë një reformë të vërtetë në drejtësi, si ajo e viteve ’90. Përfundimisht, fitorja jonë është e afërt dhe e padiskutueshme. Rama dhe Basha janë të pashpresë. Unë ju pata thënë dikur se marrëveshja Rama-Basha ishte një marrëveshje e shkëlqyer, një fitore e shkëlqyer për PD-në, mirëpo kisha gabue sepse doli se ishte një marrëveshje hileqare, në dëm të PD-së dhe në shërbim të Ramës. Kot e kanë. Nuk do të ketë më kurrë marrëveshje! Ato që them unë s’i luen as topi.

Gjithçka ju kam thënë për Ramën janë të vërteta. Ju pata thënë dikur se Fatos Nano ishte hajdut, drogaxhi, bixhozxhi, vrasës i Azem Hajdarit etj., mirëpo ato ishin për efekte elektorale, sepse, siç e dini, më vonë zotin Nano e bëra mik për kokë. Nuk ishte dhe aq i keq shejtani, megjithëse nuk pranonte të na e lëshonte pushtetin falas në tavolinë. Siç mund ta kujtoni, në vitin 2014 ju pata thënë se “Për PD-në, Ilir Meta është njeriu që përfaqson klanin më të rrezikshëm të trafiqeve në Shqipëri, të trafikut të drogës, të trafikut të fëmijëve dhe të trafikut të vajzave të mitura.

Në historinë e vendit ky mbetet njeriu që me bandat e tij ngjiti Shqipërinë në krye të listës së vendeve të planetit, të trafiqeve të skllavërisë së seksit, fëmijëve, drogës dhe armëve. Mbi këta të dy, Ilirin dhe Monikën, rëndojnë dy varre dhe dy krime të fshehura pas Malit të Dajtit. Nuk do të jetë e largët dita kur Ilir Meta do ta mbyllë jetën e tij pas hekurave të burgjeve”.

Tani, duke parë se Shqipëria është në Rrezik, ne kemi krijuar Frontin e Shpëtimit Kombëtar dhe zotin Meta e kemi bashkëkryetar, prandaj do të shpalosë edhe ai idetë e tij të lirisë e demokracisë, për shpëtimin e Shqipërisë. I dashur popull i 2 marsit, 12 nëntorit, 32 dhjetorit e kështu me radhë. Unë jam Ilir Metaj, dhe jo Meta. Unë kam lindur për të rrëzuar diktatura dhe e kam për nder që kam lindur mbi 1000 metra mbi nivelin e detit. Unë nuk i harroj idealet e dhjetorit 1990. Kam qenë aty se isha kundër atij sistemi…

Për të dalë nga kjo krizë demokracie duhet përmbysje demokratike, një tjetër revolucion. Revolta dhe protesta jonë ka si synim kryesor luftën kundër korrupsionit (Dëgjuesit qeshin: Ha, ha, haaaa!) dhe rikthimin e lirisë së shqiptarëve. Ne do ua kthejmë pushtetin shqiptarëve (“Çfarë talljeje!- thonë edhe analistët e paguar prej tij). Ata duhet të na votojnë kurse ne do iu japim llogari (Dëgjuesit: “si deri tani, o lum miku!”). Gjithë veprimtaria ime 32 vjeçare ka qenë sakrificë sublime për atdheun dhe popullin shqiptar.

Në Shqipëri është instaluar narkoshteti dhe regjimi i krimit. Këtë gjë nuk e shohin vetëm Grupi i Strukturuar Diplomatik. Unë Amerikën e kam xhan. Edhe ambasadoren amerikane e dua shumë. Ja, po i dërgoj një të puthur nga larg… me qetësi e dashuri…

Nëse Amerika ka ndonjë gjë me mua, le të më vrasë, por të gjej kohën kur të jem pas Malit të Dajtit që të mos vrasë edhe të tjerë të pafajshëm (Me mendje: “siç ka bërë shumë herë në Lindjen e Mesme”)… Ah, ju lutem! Marrëdhëniet e mija me SHBA kanë qenë, janë dhe do të jenë të shkëlqyera. Për këtë nuk ka diskutim. Kemi pasur ndonjëherë ndonjë mosmarrëveshje por kjo ka ardhur si rezultat i ndikimeve qeveritare dhe të djalit të Kristaq Ramës. Por, unë i them Edi Ramës t’i bëjë mirë llogaritë. O vagabond! A e di se çfarë të pret? Ne jemi populli i Mujo Ulqinakut, jemi populli i Vojo Kushit (por, edhe i Haxhi Qamilit- thonë disa dëgjues). Ore vagabond! Kush është ky? Ky bën si i fortë. O lepurush! O spurdhjak! Dhe unë jam Ilir Rexhep Metaj (pse, jo Meta?!- pyesin pa zë disa). Me Sali Berishën kemi alkimi të përbashkët. Të më krahasojnë me Sali Berishën gjithë ditën, më bëjnë nder sepse ai është si Ronaldo, si vera që, sa më shumë kalon koha, bëhet më i mirë dhe më demokrat (këtë e kanë vërtetuar këto 32 vjet dhe e konfirmoi edhe statusi non-grata). Përpara për revolucion dhe rikthimin e lirisë e demokracisë.

Tani, si epilog ia vlen të dëgjohet figura shkëlqimtare e PD-së, mishërimi i moralit, idealeve dhe parimeve demokratike, zoti Edi Paloka: Azem Hajdari dhe Sali Berisha janë pjesa më e mirë e historisë tonë (dëgjuesit e heshtur: “merret me mend si janë pjesa tjetër”), të historisë së shqiptarëve gjatë 30 viteve pluralizëm. Nderimi i kësaj historie është detyrim ndaj vlerave dhe bazamentit të parimeve mbi të cilat duhet të ngrihet e ardhmja e këtij vendi (mos o Zot!- ofshajnë zemërpërvëluara nëna e djemve të vrarë dhe të zhdukur).

Respekt e nderim! Tani është e sigurt se PD nuk do hajë bar siç pati paralajmëruar ambasadorja amerikane, znj. Kim, por përshesh me çaj pasi e meriton.

Ajo e meriton Sali Berishën dhe duhet t’ia dijë për nder qeverisë amerikane që duke i treguar asaj partie vlerat e njeriut që e kishte drejtuar dikur, i frymëzoi edhe një herë thuajse të gjithë anëtarët e saj për t’u kthyer tek Baba, me parullat hipokrite: E duam Amerikën dhe i besojmë asaj, por më shumë duam babën. Jo për gjë, por sepse jemi kaq të etur për pushtet saqë, sikur edhe djalli të na e premtojë mundësinë e rikthimit (sa mëkat dhe dhembshuri!) jemi të gatshëm t’i shkojmë mbrapa. Nuk duhet harruar edhe vërejtja për zyrtarin e Departamentit të Shtetit që e cilësonte politikën berishiste si të para 200 vjetëve. Gabim! Kjo është politikë shumë më e vjetër. Është “politika” e Mujit e Halilit.

 

©️Copyright Gazeta DITA

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
16 Comments
  • 3D says:
    November 11, 2022 at 11:26 am

    Çfarë diktature keni përmbus ju mor demagogë komunizmin e përmbysën Dollarët sw po mos të kishte USA Bota sot do të kishte socializmin mjaftë më me pallavra ju keni përmbys diçka të përmbysur

    Reply
  • Llaf Dibre says:
    November 11, 2022 at 11:39 am

    Nje “Kronike mbi gur”-in e sarkofagut te monstres demokraci. Edhe te vdekurit shastisen, ndersa ne,te gjallet, veçse pershtatemi, veçse çevoluojmë si qenie (a kafshe) sociale e politike.

    Reply
  • Sos says:
    November 11, 2022 at 11:59 am

    KOHE ME TE RENDA
    NUK KEMI KALUAR
    QÈ KUR MORI TIMONIN
    LLUMERIA NE DUAR

    QEME FUKARENJ
    NDAJ VOTEN I DHAME
    PARTISE QE DOLI
    NGA PARTIA MEME

    VUAJTEM JO PAK
    SA NE FRON E VUME
    JA NJOHEM SURRATIN
    KUR NA VURI DRUNE

    MASHTROI TE NDERSHMIT
    DJERSEN PATRIOTET
    DALNGADAL FILLOI
    TE PERKRAH TE FORTET

    DJE PA BREKE NE BYTHE
    BEFAS NJE MENGJES
    U BENE MILIONER
    U BERI GJELI VEZE

    KUSH NUK I MBAN MEND
    PREMTIMET E TYRE
    PREMTONIN PARAJSEN
    MASHTRUES PREJ NATYRE

    SOCIALISTE E QUAJTEN
    NE FILLIM DJAJTE
    POR U KATANDISEN
    NE EKTREM TE DJATHTE

    NA E MORRI SHPIRTIN
    ME TAKSA TATIME
    NE LYPSARE NA KTHEU
    KU JE NENA IME

    AS SALA SI BERI
    ZULLUMET E SAJ
    NE PALCE VAJTUR THIKA
    ME PARE CTE WAJ

    TRI HERE JU DHAME VOTEN
    TRI HERE NA MASHTRUAN
    TANI WYRAVITEN
    PRAPATE E DUAN

    SI MIZA NE QYP
    ULERIN I GJATI
    TANI PER RROKADE
    KA ARDHUR SAHATI

    BENI PAK PUSHIM
    MIRE TA KUPTONI
    SE KOLLAJ NGA POPULLI
    NUK MERRET TIMONI

    TA KUPTOJ CARI
    ZOT NE KETE VEND
    ESHTE FUKARAJA
    E TI MBLEDHI MEND

    TI SMUND TE VENDOSESH
    PA PYETUR SOVRANIN
    HERONJTE AMANET
    ATIJ I LAN VATANIN

    ESHTE IMPERATIVE
    WE REFERENDUMI
    TE FUTET PATJETER
    SE NA MORRI LUMI

    E KEMI DETYRE
    PARA HISTORISE
    VOTEN TJA JAPIM
    VETEM SHQIPERISE

    AD EDIT AD SALES
    AS LLUMIT AS HORRIT
    JEMI BUZE GREMINES
    JU HOQEM PETET LAKRORIT

    NA GENJEU SHEJTANI
    E MBAJTEM NE FRON
    MASHTRUES SERVIL
    ESHTE FAJI JONE

    VASHA TRIMERESHA
    E DJEM SI PETRITA
    KA KY VEND PA FUND
    QE NA PRIJNE NGA DRITA

    Reply
  • I doli boja kesaj pune says:
    November 11, 2022 at 12:04 pm

    Ramiz Alia e lejoi pluralizmin. Ishte ai qe priti ne takime James Baker.
    Saliu ishte sekseri i Ramizit.
    Demokracine nuk na e solli shoku i Sokolit dhe Liliana Hoxhes, doktori i perkedhelur i Bllokut, Berisha

    Reply
  • Ethem Lalaj says:
    November 11, 2022 at 12:30 pm

    OK-V.Malaj:Por,Sarkazmat e Tua janë për Ata që kan sy e vesh.Sali Non grata,Gërdalla,Hajduti,Vrasësi 32 vjeçar është personazhi veçantë në PLANET.Ai tashmë është nërë si DERRI PLAGOSUR që çan kë të gjëjë përpara,nuk po pyet as për Amerikën,Anglinë,Gjermaninë..ndërsa edhe “DREJTËSINË E RE”-SPAK+GJKKO..e ka TREDUR që në 92,kur edhe SPAK kërkon prova si ATI tyre shpirtëror,kur 155 prova jan Aty..!
    -Sapo e dëgjova në konferencën e shtypit duke bërë BE e rrufe për E.Ramën si ARMIK,e paprecedent kjo për një TALEBAN i ISIS.
    -Sot 11.11 duke pirë kafe dëgjova 3 militant që do niseshin sot në Tiranë për protestë.
    -Një gazetare e Syrit të ZENIT e pyeti..A do vijnë protestues nga Diaspora,Kosova,MV,M.zi,etj.Unë e përkthej..Nga SËRBIA,RUSIA,GREQIA..!!
    -Në këto kushte..Sb do realizoi Atë që ka thënë..O VDEKJE O LIRI..!
    -Përveç E.Ramës që duhet të marri masa.. Më duhet të them se..DASH që e shpalli Sb non grata dhe po e lë të lirë të bëjë çfar ti doi prapanica me 90 % të popullit,duhet të mbajnë përgjegjësi..dhe të mos mos mroi SPAK padrejtësisht.Pasi Sb duhej arrestuar që në 19 maj 2021 dhe jo të lihej L.Basha në fatin e tij kur vet Amerika e urdhëroi ta përjashtoi nga PD.Dhe situata është kjo që jemi.. TMERR PREJ NON GRATËS.

    Reply
  • Ethem Lalaj says:
    November 11, 2022 at 12:40 pm

    OK-V.Malaj:Por,Sarkazmat e Tua janë për Ata që kan sy e vesh.Sali Non grata,Gërdalla,Hajduti,Vrasësi 32 vjeçar është personazhi veçantë në PLANET.Ai tashmë është nërë si DERRI PLAGOSUR që çan kë të gjëjë përpara,nuk po pyet as për Amerikën,Anglinë,Gjermaninë..ndërsa edhe “DREJTËSINË E RE”-SPAK+GJKKO..e ka TREDUR që në 92,kur edhe SPAK kërkon prova si ATI tyre shpirtëror,kur 155 prova jan Aty..!
    -Sapo e dëgjova në konferencën e shtypit duke bërë BE e rrufe për E.Ramën si ARMIK,e paprecedent kjo për një TALEBAN i ISIS.
    -Sot 11.11 duke pirë kafe dëgjova 3 militant që do niseshin sot në Tiranë për protestë.
    -Një gazetare e Syrit të ZENIT e pyeti..A do vijnë protestues nga Diaspora,Kosova,MV,M.zi,etj.Unë e përkthej..Nga SËRBIA,RUSIA,GREQIA..!!
    -Në këto kushte..Sb do realizoi Atë që ka thënë..O VDEKJE O LIRI..!
    -Përveç E.Ramës që duhet të marri masa.. Më duhet të them se..DASH që e shpalli Sb non grata dhe po e lë të lirë të bëjë çfar ti doi prapanica me 90 % të popullit,duhet të mbajnë përgjegjësi..dhe të mos mbroi SPAK padrejtësisht.Pasi Sb duhej arrestuar që në 19 maj 2021 dhe jo të lihej L.Basha në fatin e tij kur vet Amerika e urdhëroi ta përjashtoi nga PD.Dhe situata është kjo që jemi.. TMERR PREJ NON GRATËS.

    Reply
  • ce says:
    November 11, 2022 at 12:43 pm

    Shih endrra me sy hapur o hunderr se ti jetoke ne hene, foltorja e vicidolit dhe particka e lekut e kane marre rrugen e mutit qysh ne 2017 dhe nuk ka burre nene ta ngreje me e aq me teper perbindeshi i vicidolit qe eshte njeriu me i urryer ne Shqiperi .

    Reply
  • demo says:
    November 11, 2022 at 1:24 pm

    U thashe horrave qe u bashkuan me PD,,klysht e perkedhelur te sigurimit,qe ne 91 shanin mbare e prape Ramiz Aline,..Mosni ere,se Ramiz Alia i vuajti ne kurriz komunistat extremiste,,Mosni ere se Ramizi e solli Demokracine,.Jo,,nga ballist,zogist,carist,fashist,nazist,,me bene mocionist dhe komunist fare,..
    Hani mut nashi,,30 vjet kaluan,Bushtra qe bolli ata horra,,ende nuk eshte shterpezuar.

    Reply
  • Fehmi Berisha says:
    November 11, 2022 at 1:30 pm

    Sa herë Kosova është në agjendë botërore,Sali Berisha me direktivë të ptronit UDB,i jep flaken Shqipërisë.
    Nuk është rastësi kjo.

    Reply
  • kavajsi says:
    November 11, 2022 at 1:43 pm

    Demo,kam shume respekt per ty dhe ate intelektualin por kete radhe nuk jam me ty. E para ate qe nadhe ne te te beje mire ty se ne s’na pelqen. E dyta , ai Ramizi beri mire qe ngordhi se per ne s’beri asgje.Demokracine e solli e para deshtimi i komunizmit ne te gjithe EU dhe populli shqiptar.Ramizi e vetmja gje qe beri ishte prurja ne krye te demokracise nje komunist si Berisha,qe na la me 6 dite buke dhe vrasja qe i beri Demokrateve si ne Shkoder ashtu dhe ne Kavaje.

    Reply
  • Fisniku says:
    November 11, 2022 at 2:48 pm

    Thirrje nga une shqiptari fukara per shqiptaret si une!

    Te dashur bashkatdhetare!
    Prej 32 vjetesh kemi mbajtur mbi sup[e te gjithe partite politike qe u hoqen si antikomuniste!
    Cfare nuk shpifen,cfare nuk shane kunder diktatures komuniste,nuk lane gje ne kembe nga pasurite kombetare qe i grabiten dhe pastaj i shkaterruan si ne kohen e Levizjes CARTISTE,per t’i mbushur mendjen botes se keta “NE KELYSHET E BLLOKUT KOMUNIST” nuk jemi bijte e atyre qe mbajten kete popull 50 nen diktaturen e proletariastit,se nuk jane ata qe kurre nuk e njohen radhen e qumeshtit,se kurre nuk u mungoi mishi,peshku,vera,plazhet,qejfet,qe nuk e njohen kurre fshatin dhe balten,qe hanin buke lepurushi kur te tjeret hanin buke misri me gozhda dhe spango brenda etj!
    U hoqen sikur kishin vuajtur nga te gjitha te mirat qe ua jepte jeta e bllokut,ndaj edhe sot hiqen si te tille,jo per ne por per vete!

    Por cfare fituam ne nga keta DIKTATORE mjeke e piktore zhgarravites?
    Morem mjerimin dhe ngelem pa femijte tane qe moren arratine sa as ne kohen pas vdekjes se Skenderbeut nuk ndodhi keshtu!
    Ikin sot me mijra,aeroportet,portet,pikat kufitare jane plot me njerez,femije pleq e plaka por keta DIKTATORET TANE nuk u bejne pershtypoje keto pamje ,prandaj i quajne me lezet se “Ikin per nje jete me te mire”!
    Neser do shporrim Ramen thote Berisha,por harron se shqiptaret do shpetojne vetem kur te shporren te gjithe bashke!
    Neser ASGJE nuk do ndodhi,sepse shqiptaret nuk jane budallenj edhe pas 32 vjetesh!
    Kane zgjedhur IKJEN,IKJEN,IKJEN PA KTHIM!
    A e di Rama dhe Berisha se une pensionisti ,qe marr pension 146 mije leke te vjetra ne muaj,NUK MBAJ MEND SE KUR E KAM PROVUAR MISHIN NE GJELLE!
    Afrohem prane lokaleve qe pjekin qofte dhe ngopen duke u marre ere atyre!
    Dhe kesaj Rama i thote ,se “Shqiptaret nuk kane vdekur per buken e gojes qe nga koha e Skenderbeut”!
    Mallkuar qofsh per jete o Rama dhe Berisha,dy nga armiqte me te eger te popullit shqiptar!

    Reply
  • Andis says:
    November 11, 2022 at 3:30 pm

    Pjesa me qesharake eshte kur shprehet”Rambot e demokracisë nga Mamurrasi, Bushati e Lazarati “
    Demokracia ka ardhur me Edi Ramen. Dhe Sali Berisha duhet te jape llogari per krimet e panumerta qe i ka bere ketij vendi.

    Reply
  • Aliu nga Selenic says:
    November 11, 2022 at 4:45 pm

    Leri Sarkazmat o Vikltor se derri done plumbe e jo dredha.

    Reply
  • I paemer says:
    November 12, 2022 at 7:32 am

    Te shkruash nga larg sikur shikon filma eshte gjeja me e lehte qe mund ta beje kushdo.
    Shqiptaret kane nevoje per te verteten dhe jo per anesi, sofizma e eksperimente politike qe i kane lodhur prej dekadash.
    Atje ku shitet e blihet vota, shitet e blihet edhe e verteta.

    Reply
  • Jorgji Davidi says:
    November 12, 2022 at 8:01 am

    Ka qene Sali Berisha qe ka shkaktuar te gjitha prapsirat e vuajtjet per 32 vite te ketij populli: me thirrjet “shkatrroheni se eshte e komunizmit”- i vuri zjarrin Shqiperise e shkatrroi ekonomine, djersen gati 50 vjecare te popullit; Saliu futi vjedhjem me dhume e me polici te votes, qe ne maj 1996, pasi humbi Referendumin popullor; ishte Saliu qe lejoi Firmat piramidale, u bente thirrje shqiptareve t’i mbyllnin atje leket, djersen e ballit, ishte Saliu qe kur populli u ngrit ne revolete, ai jo vetem nuk jepte doreheqje te uleshin gjakrat, por i beri karshillek e ma kaprrico rizgjidhej president. Sali Berisha beri grushtin e shtetit me 14 shtator 1998, kur me mitraloz, topa e tanke pushtoi e dogji institucionet, ishte Saliu qe shkaktoi Gerdecin per interesat e tij e te te birit, ku vrane 26 njerez e u plagosen qindra, ishte ai Sali qe shkaktoi vrasjen e 4 njerezve te pafajshem ne bulevard: vetem me deklarimet shpirtezeza ti tij dhe thirrjet per “kokepalaret e Ilir Metes”, ai duhej arrestuar e denuar… Eshte ai Sali qe tere kohen bene vetem THIRRJE PER PERCARJE, LUFTE E VELLAVRASJE midis popullit…. E sa e sa te tjera. Po si i shkojne pas atij njeriu fantazme?! Kete e shpjegon Makiaveli te libri i tij “PRINCI”, Ku konkludon se i shkojne pas ketij lloji njeriu ata qe perfitojne prej tij poste e pasuri… A s’eshte kjo e vertete per pasuesit e Sali Nongrates? Ruajna zot!

    Reply
  • fteri says:
    November 13, 2022 at 6:19 pm

    Format e mashrimit ,të vjedhjes e vrasjes nga Sali Berisha i kan kushtuar shumë shtrejtë popullit tonë.Me ne fitojnë të gjithë !…..hapi firmat piramidale i siguroi shqiptarët se parat e tyre jan të sigurta
    2 milard dollar u zhdukën ,në bankat shqiptare u bllokuan vetëm 250 milon dollar .Po të tjerat ku shkuan ?!…..Kush e beson se në krye të piramidës qëndronte Sudja ,një këpucare pa shkollë !…përveçse vetë gangësterit e agjentit stërvitur kriminelit Sali Brisha që vetë krijoi ose miratoi krijimine firmave “VEFA”.dhe GJallica ,lidhjet e tyre me qeverinë e karaduzit ishin dukshme . /Për të mbajtur pushtetin S.B gjakosi jo njëherë por disa herë popullin , dogji vendin ,vrau mbi 10 mij Shqiptar i vu zjarrin,dyqneve ,vodhi bankat e kursimit ,dogji komisarjatet ,hapi depot e ushtrisë krimi më egër që mund ti bëhet një populli .organizoi kondrabandën e armve dhe municioneve e karburanteve drejt maklit Zi dhe Milosheviçit ,shparalloi tërsisht ushtrinë ,ndau shqiprinë në dy gjysma VERI-JUG KRIMI MË I TMERRËSHËM QË NJË KRYEMINISTËR ARMIK MUND TI BËJË POPULLIT VET,PRA TENTATIVË PËR ASGJESIM DERI NË SHPËRBËRJE VENDIT, FALË NDËRKOMBËTARVE NE SHPËTUAN .Provokimet e PD-së drejtuar nga Sali Berisha ,vrasjet ,vjedhjet e pasurisë ,e çuan shqipërinë në prag katastrofe në 1997-98 ,spiralja e dhunës vazhdoi kur sulmoi me zjarr popullin në sheshë duke kositur degët e pishave mbi kokëm mbetën të vrarë katër veta ,po gërdeci që vrau 26 veta dhe nuk nihte baxhanakun..Në pushtet erdhën njëri pas tjetrit tre kryeministra .Fatos Nano ,.ilir Meta , Pandeli Majko ,Edi Rama në vend të ndëshkonin me burg ,kriminelin Sali për krimet që bëri shqiprisë në 97-98 ,Gërdecin ,21 janari ,formuan qeveri pajtimi e dashurie njëri me tjetrin aktualisht sot jan martuar Iliri Me Saliun ,dmth të gjithë jan një kazan ,llagëm ,një llum që ndihmojnë njëri tjetrin në dëm të popullit që kërkon të vendosim rendin demokratik ,me shpresën se shqipria do gjejë rrugën nga duhet të ecet..Mjaftë më me eksperimente sali Berisha e ka përdhos veten keq zi e më ZI ,Ilir Meta hajduti më i neveritshëm ,bqqqqqqq.Në këto kushte Perendimi Amerika po na shtrinë dorën ,ne me Sali Berishën dhe Ilir Metën po i mbyllin vetes çdo mundësi kur i bashkangjitemi një non grete dhe një hajduti ,30 vjet u vetshkatrruam ,jemi varfëruar deri në copën e bukës.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Themeluesi i FRESSH: Maskat ranë, kryeministri të dorëhiqet, kriminalizoi Kuvendin dhe qeverinë, socialistët e vërtetë janë në protestë
  • Temperaturat në rritje, apeli i mjekëve: Kujdes! Shmangni daljet në orët e pikut
  • Botërori 2026: Anglia ndalet, Uruguai gabon! 7 kombëtaret që kanë siguruar kualifikimin
  • “Askush s’më kuptoi, muret po shemben”, Rama poston foton e çuditshme të vetes dhe këngë si Neroni që dogji Romën
  • Kreu i Veteranëve të UÇK: Dritan Goxhaj nuk ka qenë anëtar i organizatës, firma e letrës

Komentet e Fundit

  1. K R on I quajti ‘hordhi pushtuese’, retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse
  2. Janinë on I quajti ‘hordhi pushtuese’, retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse
  3. Kohë on I quajti ‘hordhi pushtuese’, retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse
  4. Drini on “Askush s’më kuptoi, muret po shemben”, Rama poston foton e çuditshme të vetes dhe këngë si Neroni që dogji Romën
  5. Rexha on I quajti ‘hordhi pushtuese’, retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?