Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: LISTA: Punësimet e reja në arsim, 1734 mësuesit që garojnë për parashkollorin, biologjinë dhe arsimin fillor
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > LISTA: Punësimet e reja në arsim, 1734 mësuesit që garojnë për parashkollorin, biologjinë dhe arsimin fillor
KryesoreShoqëri

LISTA: Punësimet e reja në arsim, 1734 mësuesit që garojnë për parashkollorin, biologjinë dhe arsimin fillor

Published: August 9, 2022
Shpërndaje

Edhe 1734 mësues të tjerë do të konkurrojnë përgjatë dy javëve të ardhëshme për të fituar të drejtën e punësimit në një nga shkollat publike të arsimit parauniversitar në vend përgjatë vitit të ri mësimor që do të nisë në shtator. Në listën e radhës të shpallur nga Qendra e Shërbimeve të Arsimit, konfirmohen 567 kandidatët që do të kalojnë në testim për vendet e lira të punës si mësues në arsimin parashkollor, 379 mësuesit që do të konkurrojnë për vendet e lira të punës në lëndën e biologjisë, si dhe 788 arsimtarët që janë në garë për kuotat e lira si mësues në arsimin fillor në të gjitha rrethet e vendit.

Testimet për të treja këto profile do të zhvillohen ndërmjet datave 15 dhe 26 gusht, sipas kalendarit të miratuar nga Qendra e Shërbimeve të Arsimit në secilin specialitet. Sikundër ka ndodhur edhe me lëndet e tjera, për secilin kandidat është përcaktuar data dhe ora konkrete se kur duhet të paraqiten në ambientet e Qëndrës së Shërbimeve të Arsimit për të zhvilluar testin e informatizuar. Datat dhe oraret e testimit për kandidatët që plotësojnë kushtet të hyjnë në testin e punësimit në profilin arsim parashkollor, biologji dhe arsim fillor, i gjeni të detajuara në listën bashkangjitur shkrimit. Kush nuk paraqitet në orarin e përcaktuar e humbet të drejtën e konkurrimit për këtë vit, çka do të thotë se duhet të presë sezonet e radhës për të hyrë sërish në garë për punësimet e reja.

Për të mos rrezikuar përjashtimin nga gara, në ditën e testimit, kandidati duhet të jetë i pajisur me: letërnjoftim (Kartë ID ose Pasaportë, dokumenti origjinal dhe kopje të tyre, si dhe formularin e pjesëmarrjes në testimin e informatizuar të lëshuar nga komisioni i vlerësimit të dosjeve në DRAP. Ndërkohë që në ambientet e provimit duhet të paraqiteni të paktën 30 minuta përpara orarit të përcaktuar për zhvillimin e testit.

- Publicitet -

Lidhur me përmbajtjen e testit, autoritetet sqarojnë se do të jetë i strukturuar në dy pjesë. Pjesa e parë përmban pyetjet në njohjen e dokumenteve zyrtare që kanë të bëjnë me veprimtarinë e mësuesve, njohjen e programeve lëndore përkatëse, metodologjinë e mësimdhënies dhe të të nxënit, në përgjithësi dhe të lëndës, etikën dhe komunikimin e mësuesit në institucionin arsimor, aspekte të drejtshkrimit të gjuhës shqipe. Ndërsa pjesa e dytë do të ketë pyetje rreth njohurive shkencore të lëndës sipas programit orientues përkatëse.

Vlerësimi i kandidatëve, të cilët aplikojnë për t’u punësuar në vendet e lira që krijohen në profilin e tyre në qytetet ku kanë aplikuar, përbëhet nga pikët që ai ka siguruar në fazën e parë të konkurimit nga pikët e dosjes, si dhe pikët e fituara nga testimi. Rezultati i këtyre dy treguesve përbën edhe pikët finale të mësuesit. Mësuesit që kanë siguruar nivelin më të lartë pikëve do të jenë të parët që do të ftohen të zgjedhin vendet e punës, sipas kuotave të lira të raportuara për çdo njësi vendore të arsimit në vend.

“Renditja përfundimtare për çdo lëndë bëhet sipas pikëve totale që nxirren nga shuma e pikëve të marra në vlerësimin e dosjes së aplikimit dhe pikëve të marra në testimin “Mësues për Shqipërinë 2022”. Renditja fillon me kandidatin me më shumë pikë dhe vijon në rendin zbritës. Kandidati i cili në renditjen e përgjithshme sipas profilit, apo lëndës është renditur me numrin më të madh të pikëve, ka të drejtën të zgjedhë i pari vendin e lirë të punës ku do të lidhë kontratën. Ky kandidat me pikët më të larta, ftohet nga komisioni dhe zgjedh një nga vendet e lira me ngarkesë të plotë, të pjesshme, apo dhe të përhershme, sipas preferencave të shprehura edhe prej tij vetë”, sqarohet në udhëzimin e miratuar më herët nga MAS.

Listat:

Arsim fillor

Arsim parashkollor

Biologji

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Nga Knesseti në Kashar
  • Kush e ka të drejtën në epokën dixhitale? Shteti apo ndërgjegjja e qytetarëve të vjedhur?
  • Zjarr i përmasave të mëdha në kodrat e Llamanit në Himarë, tymi mbulon zonën
  • Rama poston fotot nga takimi i Parisit me “Vullnetmirët”
  • Shqipëria, ndër vendet e Europës që ka më pak shtretër në spitale, pavarësisht popullsisë në rënie

Komentet e Fundit

  1. Pol on Krimi dhe “zhvillimi”: Një leksion i aktualitetit shqiptar i shkruar rreth 160 vjet më parë
  2. chp on Misteri i korrikut 2006: Komunikimi i fundit në helikopterin ku vdiq Gramoz Pashko, i biri, mjeku dhe tre ushtarakë të lartë
  3. demo on Jemi në të njëjtën linjë me BE-në, por… Bilanci shqiptar i sanksioneve kundër Moskës
  4. ETNIK on INSTAT: Shqipëria humbi gati një të katërtën e popullsisë në 25 vjet, rënia më e lartë në Europë
  5. Doktorri on Misteri i korrikut 2006: Komunikimi i fundit në helikopterin ku vdiq Gramoz Pashko, i biri, mjeku dhe tre ushtarakë të lartë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?